Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 3 Maj 2017:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “FUQIZIMI I QENDRËS TRAUMATOLOGJIKE KOMBËTARE TË TIRANËS””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E NDRYSHIMIT TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE ARTIGIANCASSA, S.P.A., PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT “FUQIZIMI I QENDRËS TRAUMATOLOGJIKE KOMBËTARE TË TIRANËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Artigiancassa, S.p.A., për financimin e programit “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META