Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 31 Gusht 2022:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E DYTË SHTESË TË KONVENTËS PËR KRIMIN KIBERNETIK MBI BASHKËPUNIMIN E ZGJERUAR DHE ZBULIMIN E PROVAVE ELEKTRONIKE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E DYTË SHTESË TË KONVENTËS PËR KRIMIN KIBERNETIK MBI BASHKËPUNIMIN E ZGJERUAR DHE ZBULIMIN E PROVAVE ELEKTRONIKE
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike, që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA