Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 6 Prill 2022:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR ADMINISTRIMIN E NËNZONAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE DHE PEIZAZHIT KULTUROR, PJESË E PARKUT KOMBËTAR TË BUTRINTIT, NDËRMJET MINISTRISË SË KULTURËS DHE FONDACIONIT PËR MENAXHIMIN E BUTRINTIT”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 5, të nenit 172, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES PËR ADMINISTRIMIN E NËNZONAVE TË TRASHËGIMISË KULTURORE DHE PEIZAZHIT KULTUROR, PJESË E PARKUT KOMBËTAR TË BUTRINTIT, NDËRMJET MINISTRISË SË KULTURËS DHE FONDACIONIT PËR MENAXHIMIN E BUTRINTIT
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, dhe të pikës 5, të nenit 172, të ligjit nr.27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E BASHKIMIT EVROPIAN HORIZONT EVROPA – PROGRAMI KUADËR PËR KËRKIMIN DHE INOVACIONIN”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian Horizont Evropa – programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E BASHKIMIT EVROPIAN HORIZONT EVROPA – PROGRAMI KUADËR PËR KËRKIMIN DHE INOVACIONIN
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian Horizont Evropa – programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA