Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 8 Shkurt 2023:
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.75/2014, “PËR SHËRBIMIN PRIVAT TË SIGURISË FIZIKE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
1. Kudo në ligj, emërtimet “Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL)” dhe “Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)” zëvendësohen me emërtimin “Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB)”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. “DVP” është Drejtoria Vendore e Policisë”.
2. Pas pikës 16 shtohet pika 16/1, me këtë përmbajtje:
“16/1. “Përgjegjësi i shërbimit” është punonjësi i shërbimit i caktuar në detyrë nga titullari i subjektit pas kryerjes së trajnimit të specializuar dhe ka për detyrë planifikimin, organizimin dhe kontrollin e shërbimit për një objekt ose grup objektesh.”.
3. Pika 18 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“18. “Qendra e Menaxhimit të Shërbimeve (QMSH)”, është ambienti i kompletuar me personel të specializuar, mjete dhe pajisje elektronike që shërben për menaxhimin dhe monitorimin e veprimtarisë të sigurisë fizike.”.
4. Pika 19 shfuqizohet.
5. Pika 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“20. “QKB” është Qendra Kombëtare e Biznesit.”.
6. Pika 21 shfuqizohet.
7. Pas pikës 23 shtohet pika 23/1, me këtë përmbajtje:
“23/1. “QTP (Qendra e Trajnimit Privat)” është subjekti i licencuar që ofron trajnime të punonjësve të shërbimit privat të sigurisë fizike.”.
8. Pas pikës 26 shtohet pika 26/1, me këtë përmbajtje:
“26/1. “Trajner” është specialisti për trajnimin e punonjësve të SHPSF-së, i kualifikuar dhe certifikuar nga institucioni arsimor përgjegjës për arsimin, formimin dhe trajnimin e punonjësve të Policisë së Shtetit.”.
9. Pas pikës 27 shtohen pikat 28 dhe 29, me këtë përmbajtje:
“28. “Vlerësimi i riskut” është procesi i mbledhjes dhe analizimit të informacioneve dhe të dhënave për identifikimin e rreziqeve të mundshme për jetën dhe shëndetin e personave të cilët kërkojnë mbrojtje fizike të afërt apo truprojë.
29. “Zyra e menaxhimit të shërbimit” është ambienti i kompletuar me pajisjet e nevojshme që shërben për mbajtjen, administrimin e dokumentacionit, armatimit e pajisjeve të tjera të shërbimit dhe për instruktimin e punonjësve të shërbimit.”.
Neni 3
Në nenin 5 bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në pikën 1, pas shkurtimit “… SHPSF-së …” shtohen fjalët “… dhe QTP-së …”.
2. Pikat 5 dhe 6 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“5. Certifikata për titullarin e subjektit, për drejtuesin teknik dhe punonjësin e shërbimit është e vlefshme për 5 vjet me të drejtë ripërtëritjeje.
6. Ngritja, funksionimi, kompetencat, përbërja e komisionit dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për certifikim/licencim rregullohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin e sigurinë publike.”.
3. Pika 7 shfuqizohet.
Neni 4
Në nenin 6 bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
1. Në pikën 1, pas shkurtimit “… SHPSF-ve …” shtohen fjalët “… dhe QTP-ve …”.
2. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit publikon në Regjistrin Kombëtar të Licencave dhe Lejeve vendimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për miratimin, refuzimin dhe shfuqizimin e licencës, bazuar në propozimin e KSHKCL-së.”.
Neni 5
Në nenin 7 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Licencat sipas këtij ligji ndahen në tre nënkategori:
2. Pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) Nënkategoria 1.3.C, “Trajnimi privat i punonjësve të SHPSF-së”, e cila ushtrohet në të gjithë territorin e vendit.”.
Neni 6
Në nenin 8, pas nënkategorisë “1.3.B” shtohen fjalët “… dhe 1.3.C …”.
Neni 7
Pikat 1 dhe 2, të nenit 9, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Certifikatat për titullarin dhe drejtuesin teknik të SHPSF-së dhe QTP-së jepen sipas nënkategorive të licencës 1.3A, 1.3B dhe 1.3C.
2. Certifikatat për punonjësin e shërbimit të SHPSF-së jepen sipas nënkategorive të licencës 1.3A, 1.3B.”.
Neni 8
Shkronja “c”, e nenit 10, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.”.
Neni 9
Në nenin 11 bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 bëhen ndryshimet e mëposhtme:
a) Shkronja “a” shfuqizohet.
b) Shkronjat “ç”, “dh” dhe “e” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“ç) Të jetë me arsim të lartë dhe të ketë mbi 3 vjet përvojë pune në funksione të nivelit menaxhues në institucionet shtetërore të sigurisë dhe mbrojtjes.
“dh) Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje.
“e) Të mos jetë shkarkuar nga detyra për shkaqe disiplinore në 3 vitet e fundit nga data e kërkesës.”.
c) Pika 2 shfuqizohet.
Neni 10
Në pikën 1, të nenit 12, bëhen disa ndryshime:
1. Shkronja “ç” shfuqizohet.
2. Shkronjat “d”, “e” dhe “ë” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“d) të ketë përfunduar arsimin bazë;
“e) të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
“ë) të mos jetë shkarkuar nga detyra për shkaqe disiplinore në 3 vitet e fundit nga data e kërkesës.”.
Neni 11
Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 13
1. Shtetasi i huaj gëzon të drejtën të certifikohet si titullar i subjektit nëse plotëson, përveç kritereve të veçanta të përcaktuara në këtë ligj, edhe kriteret e mëposhtme:
a) Të jetë i pajisur me leje unike sipas parashikimeve të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”;
b) Të përmbushë kriterin e besueshmërisë, sipas kuptimit të këtij ligji.
2. Shtetasi i huaj gëzon të drejtën të certifikohet si drejtues teknik dhe punonjës shërbimi i subjektit nëse plotëson, përveç kritereve të veçanta të përcaktuara në këtë ligj, edhe kriteret e mëposhtme:
a) Të jetë i pajisur me leje unike sipas parashikimeve të ligjit nr.79/2021 “Për të huajt”;
b) Të marrë miratimin paraprak nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
c) Të përmbushë kriterin e besueshmërisë, sipas kuptimit të këtij ligji.”.
Neni 12
Neni 14 ndryshohet si më poshtë:
“Neni14
1. Për pajisjen me licencë të nënkategorive 1.3.A, 1.3.B dhe 1.3.C, subjekti duhet të plotësojë këto kritere:
a) Të jetë i regjistruar në QKB, si sh.a., ose sh.p.k., dhe të ketë përcaktuar më parë drejtuesin teknik për nënkategorinë që do të licencohet.
b) Titullari i subjektit të jetë i pajisur me certifikatën e nënkategorisë për të cilën do të licencohet.
c) Drejtuesi teknik të jetë i pajisur me certifikatën e nënkategorisë së subjektit ku do të punësohet, si dhe të jetë punësuar me kohë të plotë pune në subjektin e SHPSF-së/QTP-së.
ç) Të jetë lidhur kontratë pune ndërmjet titullarit dhe drejtuesit teknik.”.
2. Për nevoja të veçanta pune ose në rastet e ushtrimit të aktivitetit të SHPSF-së në territorin e mbi 3 qarqeve dhe me mbi 300 punonjës shërbimi, subjekti mund të punësojë më shumë se një drejtues teknik për secilën nënkategori licence.
3. Dokumentet provuese për përmbushjen e kritereve për ushtrimin e aktivitetit 1.3.A, 1.3B, 1.3 C, si dhe për punësimin e më shumë se një drejtuesi teknik përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.”.
Neni 13
Pika 5, e nenit 16, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“5. Ankimi ndaj vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për refuzimin ose shfuqizimin e certifikatës dhe licencës pas shqyrtimit të ankimit administrativ bëhet në gjykatën administrative.”.
Neni 14
Pikat 1, 2, 3 dhe 6, të nenit 17, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“1. Ripërtëritja e afatit të certifikatës për titullarin e subjektit dhe drejtuesin teknik të SHPSF-së dhe QTP-së si dhe punonjësin e shërbimit të SHPSF-së bëhet me mbarimin e afatit 5-vjeçar nga koha e dhënies së saj.”
“2. Kërkesa për ripërtëritjen e certifikatës bëhet 90 ditë kalendarike para datës së përfundimit të afatit.”
“3. Ripërtëritja e certifikatës bëhet pasi rishqyrtohen kriteret e certifikimit sipas kërkesave të këtij ligji.”
“6. Mosripërtëritja e certifikatës nuk e heq të drejtën e kërkesës për pajisje me certifikatë të re.”.
Neni 15
Në nenin 18 bëhen ndryshimi dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Nënkontraktimi i kësaj veprimtarie lejohet vetëm duke respektuar të njëjtat kushte dhe kritere të pranuara në kontratën bazë të SHPSF-së, pas miratimit paraprak nga struktura përgjegjëse për sigurinë publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.”.
2. Pas pikës 2 shtohen pikat 3 dhe 4, me këtë përmbajtje:
“3. Subjektet e SHPSF-së, që ushtrojnë veprimtari të ruajtjes së personave fizikë/juridikë, përpara lidhjes së kontratës së shërbimit, paraqesin kërkesë me shkrim për miratim, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë për kryerjen e vlerësimit të riskut të subjektit që kërkon ruajtje të afërt. Në rast se Drejtoria Vendore e Policisë, pas vlerësimit të riskut vendos refuzimin e kërkesës, subjekti ka të drejtë të paraqesë ankim pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.
4. Ngritja, funksionimi dhe përbërja e komisionit të vlerësimit të riskut, si dhe formati i vlerësimit të riskut përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.”.
Neni 16
Në nenin 19, pas shkurtimit “… SHPSF-ve …” shtohen fjalët “… dhe QTP-ve …”.
Neni 17
Në pikën 1, të nenit 20, bëhen shtesa dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Pas shkurtimit “… SHPSF-së …” shtohen fjalët “… dhe QTP-së …”.
2. Shkronjat “a” dhe “b” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) kryejnë monitorimin nëpërmjet dokumentacionit për aktivitetin e shoqërive të sigurisë fizike dhe qendrave të trajnimit të punonjësve të SHPSF-së;
“b) kryejnë inspektime në terren për veprimtarinë e shoqërive të sigurisë fizike dhe qendrave të trajnimit të punonjësve të SHPSF-së.”.
3. Në shkronjën “dh”, fjalët “… vendosin gjoba në vend …” hiqen.
Neni 18
Neni 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 22
Menaxhimi i shërbimit të SHPSF-së
1. Për menaxhimin e shërbimit të SHPSF-së, subjekti i licencuar duhet të plotësojë këto kushte:
a) Të ngrejë strukturën e QMSH-së për nënkategorinë ose nënkategoritë përkatëse, e cila miratohet para fillimit të aktivitetit nga struktura përgjegjëse e Policisë së Shtetit.
b) Të ngrejë zyrën e menaxhimit të shërbimit në qarkun ku ushtron aktivitetin e SHPSF-së e cila miratohet para fillimit të aktivitetit nga struktura përgjegjëse e Policisë së Shtetit.
2. Procedurat e miratimit, funksionimit, standardet e Qendrës së Menaxhimit të Shërbimit dhe Zyrës së Menaxhimit të Shërbimit të SHSF-së përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin e sigurinë publike.”.
Neni 19
Në nenin 24 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Shkronjat “a”, “k”, “ll”, “m” ndryshohen, si më poshtë vijon:
“a) të marrë masa për zhvillimin e aktivitetit për të cilin është licencuar, në përputhje me kushtet e kriteret e vendosura në këtë ligj;
k) të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit për çdo ngjarje të ndodhur gjatë kryerjes së veprimtarisë;
ll) titullari i një subjekti të SHPSF-së nuk mund të jetë titullar i më shumë se një subjekti të SHPSF-së;
m) të njoftojë menjëherë strukturën e policisë kur bëhet largimi i drejtuesit teknik, si dhe të aplikojë për zëvendësimin e tij brenda 15 ditëve. Kompetencat në mungesë i kalojnë përkohësisht përgjegjësit të shërbimit me urdhër të titullarit të subjektit deri në miratimin e drejtuesit teknik.”.
2. Shkronjat “c” dhe “f” shfuqizohen.
3. Pas shkronjës “m” shtohen shkronjat “n”, “nj”, “o”, “p” dhe “q”, me këtë përmbajtje:
“n) zbaton detyrimet kontraktuale në lidhje me numrin e vendrojave, numrin e punonjësve për çdo vendroje, grupet verifikuese, si dhe për pajisjet sinjalizuese alarmi, kamera sigurie ose qen shërbimi;
nj) njofton Policinë e Shtetit, brenda 10 ditëve për çregjistrimin e subjektit si dhe për çdo ndryshim faktik të të dhënave të veprimtarisë së tij;
o) njofton Policinë e Shtetit për ndryshimet faktike të cilat kanë të bëjnë me kriteret e licencimit;
p) njofton menjëherë Policinë e Shtetit për lidhjen e kontratave të reja, si dhe për çdo ndryshim që pëson kontrata e lidhur që ka të bëjë me aftësinë e sigurisë fizike të objektit dhe, brenda 30 ditëve, dorëzon kopje të saj në strukturat vendore të Policisë. Lidhur me detyrimin për njoftimin mbi kontratat e reja, subjekti i SHPSF-së ruan të drejtën për të mos njoftuar strukturën vendore mbi çmimin e kontratës së lidhur, me përjashtim të rasteve kur kërkohet shprehimisht nga strukturat e Policisë së Shtetit për qëllime statistikore;
q) ruan dokumentacionin e aktivitetit të subjektit në arkiv, sipas rregullave të përcaktuara në ligjin në ligjin nr.9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”.”.
Neni 20
Pas nenit 24 shtohet neni 24/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 24/1
Titullari i Qendrës së Trajnimit Privat
1. Titullari i Qendrës së Trajnimit Privat të punonjësve të SHPSF-së është përfaqësuesi ligjor i subjektit të licencuar dhe kryen këto detyra:
a) Merr masa për zhvillimin e aktivitetit për të cilin është licencuar, në përputhje me kushtet e kriteret e vendosura në këtë ligj;
b) Trajnon dhe pajis me certifikatë punonjësit e shërbimit që kryejnë kursin e plotë të trajnimit dhe që shpallen fitues në testimin përfundimtar, sipas programit të miratuar;
c) Lidh kontrata individuale pune me trajnerët e certifikuar për trajnime në fushën e SHPSF-ve;
ç) Aplikon për ripërtëritjen e certifikatës jo më vonë se 90 ditë para përfundimit të afatit;
d) Informon çdo 3 muaj strukturat e Policisë së Shtetit për veprimtarinë e QTP-së;
dh) Ruan dokumentacionin e aktivitetit të subjektit në arkiv, sipas rregullave të përcaktuara në ligjin përkatës;
e) Punëson në veprimtarinë e QTP-së vetëm trajnerë të certifikuar për trajnime në fushën e SHPSF-ve;
ë) Njofton menjëherë strukturën e policisë kur bëhet largimi i drejtuesit teknik dhe për çdo trajner, si dhe brenda 15 ditëve duhet të aplikojë për zëvendësimin e tyre;
e) Njofton Policinë e Shtetit brenda 10 ditëve për çregjistrimin e subjektit;
f) Njofton Policinë e Shtetit për ndryshimet që ka bërë në QKB, të cilat kanë të bëjnë me kriteret e licencimit;
gj) Përdor aktivitetin e qendrës vetëm për qëllimin për të cilin është licencuar.
2. Titullari i një subjekti QTP nuk mund të jetë titullar i më shumë se një subjekti të QTP-së.”.
Neni 21
Në nenin 25 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Drejtuesi teknik i SHPSF-së dhe QTP-së është drejtuesi më i lartë teknik për drejtimin, menaxhimin dhe kontrollin e veprimtarisë.”.
2. Në pikën 4, pas shkurtimit “… SHPSF-së …” shtohen fjlalët “… dhe QTP-së …”.
Neni 22
Neni 26 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 26
1. Drejtuesi teknik i nënkategorive 1.3.A, 1.3.B dhe 1.3.C është përgjegjës për drejtimin, menaxhimin, kontrollin e shërbimit privat të sigurisë fizike dhe të veprimtarisë së subjektit.
2. Drejtuesi teknik i SHPSF-së kryen këto detyra:
a) Asiston për aspekte teknike titullarin e SHPSF-së në nënshkrimin e marrëveshjes apo kontratës me palën kontraktuese për objektin që merr në ruajtje shoqëria;
b) Harton rregullat e funksionimit të veprimtarisë, sipas nënkategorive të licencave të përfituara;
c) Është përgjegjës për njohjen e punonjësve vartës me legjislacionin përkatës dhe për organizimin e trajnimit të tyre;
ç) Përpilon plandislokimet me skemat e ruajtjes për çdo objekt në ruajtje dhe për situata emergjente parashikon plane të veçanta;
d) Është përgjegjës për informimin në kohë të strukturave të Policisë së Shtetit për çdo ngjarje të ndodhur, si dhe siguron bashkëpunimin e vazhdueshëm për probleme që lidhen me sigurinë e objektit në ruajtje dhe për situata emergjente planifikon plane të veçanta;
dh) Është përgjegjës për planifikimin, organizimin, menaxhimin, kontrollin, inspektimin, përpilimin e dokumentacionit, sigurimin e armatimit dhe të pajisjeve përkatëse të shërbimit të sigurisë fizike;
e) Harton planin e masave për aktivitetet sportive dhe aktivitete të tjera, të cilin e dërgon për vlerësim paraprak në Komisariatin e Policisë në territorin e të cilit zhvillohet aktiviteti, si dhe është përgjegjës për marrjen e masave të sigurisë në mjediset përkatëse;
ë) Ka përgjegjësinë të konstatojë dhe të analizojë të metat e dobësitë e punonjësit të shërbimit, t’ua bëjë ato të njohura administratorit dhe strukturave vendore të Policisë së Shtetit, si dhe të marrë masa për shmangien dhe përmirësimin e tyre;
f) Jep masa disiplinore ndaj punonjësit të shërbimit, sipas kuptimit të këtij ligji;
g) Zbaton detyrimet ligjore për planifikimin e trajnimeve, njoftimin e punonjësve dhe mundësimin e pjesëmarrjes së tyre në trajnim;
gj) Parandalon planifikimin në shërbim të punonjësit të papajisur me uniformë, armatim dhe pajisje shërbimi;
h) Merr masa për ruajtjen e vendit të ngjarjes, në rastin kur ndodh një vepër penale në territorin e objektit që ka në ruajtje, duke njoftuar Policinë e Shtetit dhe duke bashkëpunuar me të;
i) Aplikon për ripërtëritje certifikate në Policinë e Shtetit, 90 ditë para datës së përfundimit të afatit.
3. Drejtuesi teknik i QTP-së kryen këto detyra:
a) Harton rregullat e funksionimit të veprimtarisë, sipas nënkategorisë së licencës të përfituar;
b) Është përgjegjës për njohjen e punonjësve vartës me legjislacionin përkatës dhe për organizimin e trajnimit të tyre;
c) Zbaton detyrimet ligjore për planifikimin e trajnimeve, njoftimin e punonjësve dhe mundësimin e pjesëmarrjes së tyre në trajnim;
ç) Aplikon për ripërtëritje certifikate në Policinë e Shtetit, 90 ditë para datës së përfundimit të afatit.”.
Neni 23
Pas nenit 26 shtohet neni 26/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 26/1
Përgjegjësi i shërbimit
1. Përgjegjësi i shërbimit është punonjësi i shërbimit i caktuar në detyrë nga titullari i subjektit të SHPSF-së dhe është në varësi të drejtpërdrejtë të drejtuesit teknik, i cili merret me planifikimin, organizimin dhe kontrollin e shërbimit për një objekt ose disa objekte të caktuara dhe kryen këto detyra:
a) Është përgjegjës për planifikimin, organizimin dhe kontrollin e shërbimit në një objekt ose disa objekte të caktuara;
b) Planëzon shërbimet për ruajtjen e objektit, personit fizik apo shoqërimin e vlerave monetare në lëvizje;
c) Merr masa dhe parandalon planëzimin në shërbim të punonjësve të shërbimit pa uniformë, armatim dhe pajisje shërbimi;
ç) Mban sipas rregullores armatimin personal, uniformën e shërbimit, simbolet e SHPSF-së, mjetet speciale dhe mjetet e shërbimit dhe t’i përdorë ato vetëm gjate kryerjes së detyrës;
d) Përdor armën sipas legjislacionit në fuqi;
dh) Vihet në dispozicion të strukturave të Policisë së Shtetit, sa herë që kërkohet, për parandalimin e veprave penale dhe zbulimin e ngjarjeve të ndodhura në objektet në ruajtje apo që kanë lidhje me detyrën;
e) Ka përgjegjësi të konstatojë të metat dhe dobësitë e punonjësve të shërbimit, duke ia bërë të njohura titullarit, drejtuesit teknik dhe strukturave të policisë vendore;
ë) Merr masa për ruajtjen e vendit të ngjarjes, për rastet kur vepra penale ka ndodhur në territorin e objektit në ruajtje si dhe njofton Policinë e Shtetit, duke bashkëpunuar me strukturat e saj;
f) Komunikon me transparencë, etikë dhe në përputhje me kërkesat e akteve ligjore me qytetarët, eprorët dhe me autoritetet ligjzbatuese;
g) Nuk përdor mjetet e transportit të caktuara për shërbim për interesa personale, për vete dhe për të tretët;
gj) Ruan dhe mirëmban mjetet e ndërlidhjes, të ndriçimit, si dhe pajisjet e tjera të dhëna për përmbushjen e detyrës;
h) Ruan cilësitë morale, kodin etik për komunikim dhe sjellje qytetare, si dhe nuk përdor gjatë shërbimit pije alkoolike.
2. Kriteret, standardet dhe procedurat për përzgjedhjen e përgjegjësit të shërbimit përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.”.
Neni 24
Paragrafi i parë, i nenit 27, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Punonjësi i shërbimit privat të sigurisë fizike është punonjës i certifikuar në fushën e shërbimeve të sigurisë fizike dhe ka këto përgjegjësi:”.
Neni 25
Pika 1, e nenit 28, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Verifikimi i besueshmërisë për personat që aplikojnë për titullar subjekti dhe drejtues teknik të SHPSF-së dhe QTP-së, për punonjës shërbimi të SHPSF-së dhe për trajner të QTP-së kryhet nga strukturat përgjegjëse të Policisë së Shtetit në raport me të dhënat e regjistrave fizikë e elektronikë në administrim të Policisë së Shtetit dhe në regjistrat fizikë e elektronikë te të cilat Policia e Shtetit ka akses.”.
Neni 26
Në nenin 29 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Trajnimet e punonjësve të SHPSF-së në Qendrën e Trajnimit Privat të punonjësve të SHPSF-së kryhen nga trajneri i certifikuar nga institucioni arsimor policor, sipas programit të miratuar të trajnimit. Trajneri i QTP-së duhet të jetë me arsim të lartë dhe të ketë mbi 5 vjet përvojë pune në institucionet shtetërore të sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe të mos jetë shkarkuar nga detyra për shkaqe disiplinore në 3 vitet e fundit nga koha e kërkesës.”.
2. Pika 2 shfuqizohet.
3. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Procedurat për miratimin e programeve, certifikimin e trajnerit për Qendrën e Trajnimit të punonjësve të SHPSF-së dhe përgjegjësitë e tij përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike.”.
Neni 27
Në nenin 30 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 1, fjalët “… titullari i SHPSF-së, drejtuesi teknik dhe punonjësi i shërbimit …” zëvendësohen me “… titullari dhe drejtuesi teknik i SHPSF-së dhe QTP-së si dhe punonjësi i shërbimit i SHPSF-së …”.
2. Në pikën 2, pas shkurtimit “… SHPSF-së …” shtohen fjalët “… dhe QTP-së …”.
Neni 28
Në pikat 1 dhe 3, të nenit 31, pas shkurtimit “… SHPSF-së …” shtohen fjalët “… dhe QTP-së …”.
Neni 29
Pika 2, e nenit 32, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Të dhënat e siguruara nga përdorimi i këtyre pajisjeve trajtohen sipas kërkesave të legjislacionit për masat shtesë të sigurisë publike dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.”.
Neni 30
Pika 1, e nenit 34, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Në veprimtarinë e sigurisë fizike të drejtën e mbajtjes së armëve të zjarrit dhe municionit e kanë drejtuesi teknikë dhe punonjësit e shërbimit të pajisur me autorizim përkatës nga Policia e Shtetit, sipas kërkesave të ligjit nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar, dhe që është:
a) autorizimi për mbajtje arme në shërbim, që nënkupton të drejtën e drejtuesit teknik dhe punonjësit të shërbimit për mbajtjen e armës gjatë kohës së punës, vetëm në ambientet e punës apo të shërbimit;
b) autorizimi për mbajtje arme në lëvizje, që nënkupton të drejtën e punonjësit te shërbimit, truprojës për mbajtjen e armës vetëm gjatë kryerjes së detyrës, edhe jashtë qendrës së banimit apo të punës/shërbimit.”.
Neni 31
Neni 37 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 37
1. Subjekti i SHPSF-së për realizimin e shërbimit vë në dispozicion të punonjësve të shërbimit mjete e pajisje shërbimi të pajisura me autorizim nga Drejtoria Vendore e Policisë. Për realizimin e shërbimit të transportit të vlerave monetare, sendeve të çmuara dhe shërbimit të ruajtjes së afërt/truprojë, të personave fizikë/juridikë, subjektet përdorin automjete të blinduara sipas standardeve evropiane të pajisura me autorizim me afat 5-vjeçar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ndalohet dhënia me qira, huapërdorja dhe nënkontraktimi i mjeteve të blinduara për personat fizikë e juridikë.
2. Lloji i mjeteve, pajisjeve, automjeteve të shërbimit, automjeteve të blinduara, si dhe mënyra e lëshimit të autorizimit për automjetet e blinduara përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për rendin dhe sigurinë.”.
Neni 32
Pika 4, e nenit 38, shfuqizohet.
Neni 33
Neni 39 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 39
1. Për shkeljet e dispozitave të këtij ligji jepen, përkatësisht, këto lloj masash administrative:
a) Për subjektin e licencuar të SHPSF-së dhe QTP-së:
i. vërejtje;
ii. vërejtje me paralajmërim për heqje licence;
iii. gjobë;
iv. heqje e licencës.
b) Për titullarin e subjektit dhe drejtuesin teknik të SHPSF-së dhe QTP-së:
i. vërejtje;
ii. vërejtje me paralajmërim për heqje certifikate;
iii. heqje e certifikatës.
c) Për punonjësin e shërbimit dhe përgjegjësin e shërbimit të SHPSF-së:
i. vërejtje;
ii. vërejtje me paralajmërim për heqje certifikate;
ii. heqje e certifikatës.
2. Masa “vërejtje” jepet në këto raste:
a) Sjellja e parregullt gjatë kohës së punës me eprorët, kolegët dhe me publikun;
b) Mosbindja ndaj urdhrave të eprorëve;
c) Shkelja e rregullave të etikës në punë;
ç) Mbajtja e papërshtatshme e uniformës gjatë shërbimit;
d) Keqpërdorimi i autorizimit gjatë kryerjes së detyrës, kur nuk ka sjellë pasoja të rënda;
dh) Kryerja e veprimeve që cenojnë punëdhënësin gjatë dhe jashtë orarit të punës.
3. Masa “vërejtje me paralajmërim për heqje certifikate” është shkelje e lehtë disiplinore dhe jepet në këto raste:
a) Mospërmbushja e detyrave;
b) Mosbindja ndaj urdhrave të eprorëve, e kryer më shumë se një herë;
c) Shkelja e përsëritur e rregullave të etikës në punë;
ç) Keqpërdorimi i autorizimit gjatë kryerjes së detyrës, kur ka sjellë pasoja të rënda;
d) Braktisja e punës ose mungesa e pajustifikuar në punë, kur mungesa ka sjellë pasoja të rënda.
4. Masa “vërejtje me paralajmërim për heqje licence” jepet ndaj subjektit në këto raste:
a) Moszbatimi i prashikimeve të pikës 1, të nenit 34, kur është konstatuar më shumë se një herë;
b) Shkelja e parashikimeve të pikës 3, të nenit 23, kur është konstatuar më shumë se një herë;
c) Shkelja për rastet e parashikuara në nenin 40, pika 1, shkronjat “ç”, “dh”, “e” dhe “ë” nga ana e titullarit të subjektit, kur nuk janë shkaktuar pasoja të rënda.”.
Neni 34
Në nenin 40 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Në titull dhe në paragrafin e parë, pas shkurtimit “… SHPSF-së …” shtohen fjalët “… dhe QTP-së …”.
2. Shkronja “ç” ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Kur është dënuar administrativisht me masën “gjobë” ose “vërejtje me paralajmërim për heqje licence” për të njëjtën shkelje më shumë se 2 herë brenda vitit kalendarik.”.
3. Pas shkronjës “gj” shtohen shkronjat “h” dhe “i”, me këtë përmbajtje:
“h) Kur afati i vlefshmërisë së certifikatës së titullarit ka përfunduar dhe ai nuk ka aplikuar brenda afateve ligjore për certifikim, konsiderohet se aktiviteti ushtrohet pa titullar subjekti të certifikuar.
i) Kur afati i vlefshmërisë së certifikatës së drejtuesit teknik ka përfunduar dhe ai nuk ka aplikuar brenda afateve ligjore për certifikim, konsiderohet se aktiviteti ushtrohet pa drejtues teknik të certifikuar.”.
4. Shkronja “f” shfuqizohet.
5. Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:
“3. Masa administrative me gjobë e vendosur sipas shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij neni, nuk aplikohet për shkeljet e punonjësve të shërbimit dhe përgjegjësit të shërbimit.”.
Neni 35
Shkronja “ç”, e pikës 1, të nenit 41, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ç) Kur është dënuar administrativisht me masën “gjobë” apo me masën “vërejtje me paralajmërim për heqje licence”, për të njëjtën shkelje më shumë se 2 herë brenda vitit kalendarik.”.
Neni 36
Shkronjat “c” dhe “d”, të nenit 42, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“c) Me propozim të arsyetuar të drejtuesit teknik të subjektit.
d) Kur është dënuar administrativisht me masën “Vërejtje” apo me masën “Vërejtje me paralajmërim për heqje certifikate” për të njëjtën shkelje më shumë se 2 herë brenda vitit kalendarik.”.
Neni 37
Në nenin 43 bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Në pikën 1, pas shkurtimit “… SHPSF-së …” shtohen fjalët “… ose QTP-së …” dhe pas shkurtimit “… SHPSF …” shtohen fjalët “… ose për QTP-në …”.
2. Në pikat 2 dhe 3, pas shkurtimit “… SHPSF-së …” shtohen fjalët “… ose QTP …”.
Neni 38
Në nenin 44 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Për shkeljet e konstatuara për moszbatim të kërkesave të nenit 24, shkronjat “b”, “d”, “dh”, “e”, “ë”, “g”, “k”, ‘m”, “n”, “nj”, “o”, “p”, “q”, nenit 24/1 shkronjat “c”, “e”, “f”, dënohet me gjobë nga 50 000 (pesëdhjetë mijë) deri 100 000 (njëqind mijë) lekë”.
2. Pika 3 riformulohet, si më poshtë vijon:
“3) Për shkeljet e konstatuara ndaj drejtuesit teknik, të parashikuara nga neni 26, subjekti dënohet me gjobë nga 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.”.
3. Pas pikës 3 shtohen pikat 3/1 dhe 3/2, me këtë përmbajtje:
“3/1. Për shkeljet e konstatuara ndaj përgjegjësit të shërbimit, të parashikuara nga neni 26/1, subjekti dënohet me gjobë në masën nga 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë.
3/2. Për shkeljet e konstatuara ndaj punonjësit të shërbimit, të parashikuara nga neni 23, pika 1 dhe 2, neni 27, neni 33, pika 1, neni 34, pika 1, subjekti dënohet me gjobë në masën nga 5 000 (pesë mijë) deri në 20 000 (njëzet mijë) lekë.”.
Neni 39
Neni 45 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 45
Masa administrative për drejtuesin teknik
Për shkeljet e konstatuara për moszbatim të kërkesave të këtij ligji, sipas nenit 26, pikat 2, shkronjat “b”, “d”, ”dh”, “e”, “ë”, “f” “g”, “gj”, “h” , e 3, shkronja “c”, nenit 32, pika 2, dhe nenit 33, pika 5, drejtuesit teknik i jepet masë administrative “vërejtje” ose “vërejtje me paralajmërim për heqje certifikate.”.
Neni 40
Pas nenit 45 shtohet neni 45/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 45/1
45/1. Për shkeljet e konstatuara për moszbatim të kërkesave të këtij ligji, sipas nenit 26/1, shkronjat “b”, “c”, “d”, “e”, “f”, “g”, “gj”, përgjegjësi i shërbimit dënohet me masën “Vërejtje” ose “Vërejtje me paralajmërim për heqje certifikate.”.
Neni 41
Neni 46 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 46
Masa administrative për punonjësin e shërbimit
Për shkeljet e konstatuara për moszbatim të kërkesave të neneve 23, pikat 1 dhe 2, 27, 33, pikat 1 e 5, 34, pika 1, të këtij ligji, punonjësi i shërbimit dënohet me masën “Vërejtje” ose “Vërejtje me paralajmërim për heqje certifikate”.”.
Neni 42
Neni 47 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 47
1. Dhënia e masave administrative sipas neneve 44, 45 dhe 45/1 të këtij ligji është kompetencë e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë ose drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit mbi bazën e konstatimeve të shkeljeve gjatë inspektimeve të kryera nga strukturat vendore ose qendrore.
2. Dhënia e masave administrative sipas neneve 42 dhe 46 është kompetencë e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë.
3. Dhënia e masave administrative, sipas nenit 39, pika 1, shkronja “a”, nënndarjet “i” dhe “ii”, dhe “b”, nënndarjet “i” dhe “ii”; neneve 40 dhe 41 të këtij ligji është kompetencë e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.”.
Neni 43
Aktet nënligjore
Ngarkohet ministri përgjegjës për rendin dhe sigurinë publike, që brenda 6 muajve të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 5, pika 6; nenit 14, pika 3; neni 18, pika 4; neni 22, pika 2, neni 26/1, pika 2, neni 29, pika 4, neni 37, pika 2, të këtij ligji.
Neni 44
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.75/2014, “PËR SHËRBIMIN PRIVAT TË SIGURISË FIZIKE””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.75/2014, “Për shërbimin privat të sigurisë fizike””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA