KRYEMINISTRI EDI RAMA ISHTE KËTË TË DIEL NË QARKUN E BERATIT, KU PA NGA AFËR SITUATËN E KRIJUAR NGA KUSHTET E RËNDA ATMOSFERIKE.
URA VAJGURORE, QYTET QË PËRSHKOHET NGA LUMI OSUM DHE FUSHAT E SË CILËS PËRMBYTESHIN ÇDO DIMËR, KËTË VIT I SHPËTOI KATASTROFËS SË MUNDSHME FALË INVESTIMEVE TË BËRA NË INFRASTRUKTURËS MBROJTËSE TË LUMIT. KRYEMINISTRI RAMA, I SHOQËRUARA NGA KRYETARJA E BASHKISË SË URËS VAJGURORE, JULIANA MEMAJ DHE MINISTRI I MINISTËR I TURIZMIT DHE MJEDISIT, BLENDI KLOSI VLERËSUAN KOORDINIMIN E TË GJITHË INSTITUCIONEVE PËR KALIMIN ME SUKSES TË KËSAJ SITUATE TË VËSHTIRË.
KRYETARJA E BASHKISË MEMAJ THA SE INVESTIMET E BËRA E KALUAN ME SUKSES KËTË PROVË TË VËSHTIRË TË MOTIT. KRYEMINISTRI RAMA THEKSOI SE INVESTIMET NË INFRASTRUKTURËN MBROJTËSE DO VAZHDOJË TË JENË PRIORITET. FAZA TJETËR DO JETË PËRQENDRIMI NË FORCIMIN E TË GJITHË PIKAVE TË TJERA TË DOBËTA QË U SHFAQËN KËTË HERË.
“EDHE KËTU NË KËTË ZONË ËSHTË PROVË E QARTË E VLERËS SË MADHE QË KA PASUR GJITHË PROGRAMI I INVESTIMEVE MBROJTËSE, PASTRIMI TË KANALEVE, NDËRTIMI I GJITHË DIGËS POSHTË, QË I SHPËTOI PRAKTIKISHT ATA QË PËRMBYTESHIN 20 VJET ME RADHË. TANI JEMI DUKE IDENTIFIKUAR TË GJITHA PIKAT E DOBËTA DHE TË VAZHDOJMË TË NDËRHYJMË EDHE TEK KËTO NË MËNYRË QË TË KEMI MAKSIMUMIN E MUNDËSISË MBROJTËSE, PAVARËSISHT SE KUR VJEN SHIU NË ATË FORMË ËSHTË NJËSOJ SI TË HEDHËSH NJË FUÇI ME UJË NË LAVAMAN” U SHPREH KRYEMINISTRI RAMA.
***
NË VAZHDIM TË INSPEKTIMIT NË KËTË QARK, KRYEMINISTRI RAMA U NDAL EDHE NË SPITALIN RAJONAL TË BERATIT, I CILI SI TË GJITHË SPITALET NË VEND KA KALUAR NË GATISHMËRI, ME SHËRBIM TË PËRFORCUAR. I SHOQËRUAR NGA MINISTRJA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, OGERTA MANASTIRLIU, KREU I QEVERISË U NJOH ME TË GJITHA MASAT E MARRA NGA KY SPITAL, PËR TË PËRBALLUAR ÇDO FLUKS TË MUNDSHËM.
***
PEDONALJA E QYTETIT TË BERATIT SOT, PAS 72 ORËSH, NUK KA SHENJA TË PËRMBYTJES. GJITHÇKA ËSHTË MË E QETË EDHE NË RRUGËN KRYESORE, E CILA I ËSHTË RIKTHYER NORMALITETIT NË LËVIZJEN E MJETEVE DHE KËMBËSORËVE. KRYEMINISTRI EDI RAMA, I SHOQËRUAR NGA KRYETARI I BASHKISË PETRIT SINAJ, MINISTRI I TURIZMIT DHE MJEDISIT BLENDI KLOSI, SI DHE DEPUTETË TË ZONËS, ECËN PËRGJATË SAJ, PËR TË PARË NGA AFËR SITUATËN.
KRYETARI I BASHKISË PETRIT SINAJ THA SE FALË KANALIZIMEVE TË REJA, QË FUNKSIONUAN SHUMË MIRË, U MËNJANUA MË E KEQJA, PASI PRURJET ISHIN TË KRAHASUESHME ME ATO TË KATASTROFËS NATYRORE TË VITIT 1962. “TANI NUK DALLOHET QË KA QENË E PËRMBYTUR. AKOMA NUK ËSHTË PASTRUAR GJITHÇKA, POR PEDONALJA DHE RRUGA JANË PASTRUAR. PRURJET KANË QËNË SHUMË TË MËDHA, GATI ME NIVELET E ’62-T%. KANALIZIMET FUNKSIONUAN MIRË, SIDOMOS TEK STADIUMI VJETËR DHE TEK STADIUMI I RI FUNKSIONUAN NË MËNYRË TË SHKËLQYER. NUK PATËM ASNJË LLOJ PROBLEMI. NËSE NUK DO TË ISHTE KANALIZIMI SITUATA DO TË ISHTE SHUMË E RËNDË.”
MINISTRI I TURIZMIT DHE MJEDISIT BLENDI KLOSI INFORMOI SE NË DATËN 16 DHJETOR DO TË ORGANIZOHET NJË AKSION I MADH PËR PASTRIMIN E LUMIT, PËR TË CILIN DO TË KËRKOHET EDHE BASHKËPUNIMI I TAP, SI DHE I BIZNESEVE LOKALE. “NË DATËN 16 DO TË ORGANIZOJMË NJË AKSION TË MADH QË TË PASTROJMË LUMIN. BESOJ KOMPANIA TAP DO NA NDIHMOJË ME GJITHË MJETET QË KA. PO ASHTU DO I KËRKOJMË TË GJITHË BIZNESIT LOKAL QË TË NA OFROJË MJETET DHE ME NDIHMËN E SPECIALISTËVE TË BASHKISË DO TË BËJMË NJË PASTRIM NGA URA NË URË. PASTAJ PËR TË PASUR NJË FAZË TË DYTË NGA UZNOVA DERI NË DALJE TË URËS VAJGURORE. GJITHASHTU, KEMI ORGANIZUAR QË TË MBJELLIM NJË NUMËR TË KONSIDERUESHËM PEMËSH, TË CILAT KANË QËNË PJESË E SHTRATIT TË LUMIT, POR JANË DËMTUAR GJATË VITEVE, TË CILAT MUND TË NDIHMOJNË MË SHUMË NË MBROJTJEN E SISTEMIT. NË DATËN 16 DO TË NA BASHKOHEN TË GJITHA SHKOLLAT, PO ASHTU DHE GJITHË SHOQËRIA PËR TË PATUR NJË PASTRIM TË PLOTË TË QYTETIT.
KRYEMINISTRI U NDAL GJITHASHTU EDHE NË QENDRËN E NGRITUR PËR PRITJEN E QYTETARËVE, BANESAT E TË CILËVE JANË TË PËRMBYTURA, SI DHE U TAKUA ME PJESËTARË TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË ANGAZHUAR PREJ 3 DITËSH ME PËRBALLIMIN E SITUATËS.
* * *
ZONA BUJQËSORE E KUTALLISË NË QARKUN E BERATIT, KU JANË PASTRUAR 80% E KANALEVE KULLUES FALË FLOTË SË RE TË EKSKAVATORËVE DHE NGA INVESTIMET MBROJTËSE TË LUMIT NUK PATI ASNJË FUSHË PRODHUESE TË DËMTUAR. I SHOQËRUAR NGA MINISTRI I TURIZMIT DHE MJEDISIT, BLENDI KLOSI DHE KRYETAREN E BASHKISË SË URËS VAJGURORE, JULIANA MEMAJ, KREMINISTRI EDI RAMA U TAKUA ME BANORË TË KUTALLISË. “KËTU NË KËTË BASHKI JANË PASTRUAR RRETH 80% E KANALEVE QË KISHIN 20 E CA VJET TË BLLOKUARA”, U SHPREH KRYEMINISTRI RAMA.
KRYEMINISTRI RAMA, , THEKOI SE NË KËTË MANDAT FOKUSI DO TË JETË TEK FORCIMI I PIKAVE TË DOBËTA QË DOLËN NGA PËRMBYTJET E KËTIJ VITI. “PO BËJMË NJË PROGRAM TË RI FINANCIMI TË EMERGJENCËS DHE DO SHKOJMË NË TË GJITHA ATO PIKAT E DOBËTA, PASI KEMI ZGJIDHUR NJË PJESË TË PIKAVE TË NXEHTA TË 2015 E JAM I BINDUR QË DO KEMI NJË AFTËSI MBROJTËSE SHUMË MË TË MADHE”, THA KRYEMINISTRI RAMA.