Qeveria vendos të mos ketë më kredi të buta për zyrtarët e shtetit

Deklaratë e Ministres së Zhvillimit Urban dhe Turizmit EglantinaGjermeni, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave :

Qeveria sot ka miratuar vendimin  “Për shfuqizimin e VKM-së nr.600 “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civil të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë”

Në fakt, sic kemi bërë të njohur në media, Auditimi i kryer nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit zbuloi fakte tronditëse. Programi i kredive të lehtësuara pёr zyrtarёt dhe funksionarёt politikё u përdor pёr tё mbështetur militantёt dhe njerëzit me pushtet rreth qeverisё, në mënyrë të njëanshme, duke mos adresuar problemet e qytetarëve më në nevojë për strehim dhe me të ardhura të ulëta.

Raporti i auditimit tё brendshëm tё Ministrisë, dёshmoi se zyrtarë kanë përfituar kredi pa plotësuar asnjë lloj kriteri.Konkretisht:

-Janё akorduar dhe lidhur kredi lehtësuese me nivelin maksimal tё pёrfitimit, duke mos bërë asnjë përllogaritje.

-Janë evidentuar raste tё përfitimit tё kredive lehtёsuese nga 2 programe të  strehimit njёkohёsisht.

-Janë gjetur raste tё trajtimit me kredi pёr shtёpi të funksionarёve qё kanë në pronësi 1 ose 2 shtёpi.

-Zyrtarё tё lartё dhe funksionarё politikё kanё përfituar një kredi të dytë për të blerë banesë jashtë vendit të ushtrimit të detyrës,  madje dhe në zona turistike.

Të gjitha këto shkelje, materialet për të cilat i kanë kaluar për hetim prokurorisë,  dëshmojnë qartë se zyrtarët e veshur me pushtet janë trajtuar ndryshe nga qytetarët në nevojë, janë privilegjuar në kundërshtim me ligjet në fuqi.

Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit vendosi sot të mos trajtojë më në mënyrë të privilegjuar zyrtarët e shtetit.

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave parashikon që fondet e planifikuara në buxhetin e shtetit për zyrtarët, të alokohen në kategoritë e tjera më në nevojë për strehim, siç janë familjet që banojnë në ish pronë të subjekteve të shpronësuara të cilët përfitojnë kredi me 0 % interes.

Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave i heq zyrtarëve të lartë të shtetit mundësinë për t’u trajtuar në mënyrë të privilegjuar, përmes kredive te buta per strehim. Falëvendimit të sotëm, privilegjet e trajtimit me kredi të buta do të kalojnë nga zyrtarët e lartë të shtetit, tek qytetarët që kanë më shumë nevojë për këtë strehim.