Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Që ne jemi më të gjatë se normalisht këtë e dimë, por që edhe ky tavan nuk është aq i lartë sa duhet edhe kjo është e sigurt. Ajo që nuk dimë është që e ka fajin projektuesi apo tenderi që e ka ulur tavanin.

Megjithatë dikur, shumë vite më parë, unë vija rregullisht këtu, se bëja vaksinat për alergjinë. Në rrugën e makinave edhe atëherë kishte rrugë makinash, por në fakt kishte vetëm hije pishash dhe njerëz që lëviznin në këmbë, por që lëviznin shumë urtë. Në korridore më kujtohet, kishte shumë pastërti dhe pothuajse nuk kishte fare asnjë zhurmë dhe kur në korridor shfaqej një nga profesorët e mëdhenj, atëherë të dukej sikur ishe përpara një monumenti të gjallë, përpara të cilit të gjithë përuleshin me respekt. Buxheti i spitalit, nuk kam pikë dyshimi, se ishte shumë herë më i varfër atëherë se sot, por sot spitali ngjan më pak si spital se atëherë.

Para pak kohësh mu desh të vizitoj një mik të shtrenjtë, në një spital në Paris. Spitali kishte shekuj që ndodhej aty. As dyert, as dritaret, as dyshemeja e korridoreve nuk kishin lëvizur nga vendi me shekuj. Edhe oborri i gjelbëruar rreth e rrotull ishte mbjellë shekuj përpara dhe po të shikoje, dyert dhe dritaret ishin të lyera me smalto të bardhë njësoj si dyert dhe dritaret, shumë vite më parë, të spitalit këtu. E, kur po përgatisja këtë fjalë, më shkonin e vinin me këmbëngulje në mendje, fjalët e Nolit: “Ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatani, mjeri mileti.”

Zor të gjendet besoj në Shqipërinë e rrënimit të sotëm institucional, një sektor tjetër ku rrënimi të jetë më i prekshëm, por edhe më prekës për njeriun, sesa shëndetësia. Zor të gjendet një shëmbëlltyrë më kuptimplotë e këtij rrënimi sesa ky spital; zemra e sektorit; qendra e gravitetit të shëndetësisë shqiptare; pika historike e referimit për shkencën e mjekësisë shqiptare; vendi ku kanë lindur dhe janë kultivuar vlerat dhe ku kanë bërë piedestalet e punës së tyre të lavdishme, figurat historike të shëndetësisë shqiptare; hapësira ku referohen të gjithë edhe ata që janë të sektorit, por edhe qytetarët, sapo flitet për shërbim mjekësor shqiptar. Dhe sot, jo vetëm për ata që jetojnë në Shqipëri, por edhe për shumë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe që vijnë këtu fatkeqësisht zor se gjendet një shëmbëlltyrë më kuptimplotë e degradimit të shtetit shqiptar dhe institucioneve publike, sesa ky spital që mund të quhet me plot gojën; një nga gjëndrat më të mëdha tumorale të kancerit të korrupsionit në Shqipëri.

Në këtë spital ka rënë sistemi, madje troç, ka rënë gjithë shteti. Prandaj edhe ka rënë përtokë edhe imuniteti nga korrupsioni që ushqehet me gjakun e të sëmurëve dhe të familjeve të të sëmurëve. Ky spital mbahet në këmbë vetëm falë një grushti mjekësh e personeli. Mjekësh që janë jetimët shqiptarë të Hipokratit dhe as e kanë braktisur misionin human dhe as janë braktisur akoma nga pasioni, që në të ritë e tyre i ka çuar drejt bluzës së bardhë. Këtë spital e mbajnë ende më këmbë themelet e hapura me përkushtim profesional, por edhe atdhetar, nga etërit e mjekësisë shqiptare, të cilët të gjithë me radhë kishin mundësi të mos vinin fare në Shqipëri dhe ta bënin karrierën e tyre gjetkë, por preferuan të vijnë në Shqipëri e ta ndërtojnë karrierën e tyre këtu, duke provuar se mjekësia në radhën më të parë e deri në pikën më të fundit, përpara se të jetë aparatura është mision e pasion human dhe duke bërë mrekullira që sot duken si iluzione. Ndërkohë që sot nuk mungojnë aparaturat. Dhe po ashtu, e mbajnë në këmbë këtë spital sot edhe ëndrrat e atyre të rinjve që në mes të asaj turmës së çoroditur që hyn e del në universitet, e jetojnë mjekësinë më shumë sesa një zanat dhe kanë gjetur nëpër profesorët e këtushëm, pikat e referimit për të mos u dorëzuar.

“Qytetarët e shëndetshëm janë aseti më i madh që ka një vend”, thoshte Çurçilli. Ndërsa një shëndetësi e sëmurë prej korrupsionit është mallkimi më i madh për njerëzit e një vendi, mund të shtojmë ne.

430 mijë dollarë barna të skaduar vetëm në një vit. 6 milionë dollarë aparatura të reja jashtë përdorimit, gjysma të prishura dhe gjysma që nuk janë vënë akoma në punë. Një universitet mjekësor i lindur nga orekse elektorale dhe i kthyer në vatër konfliktesh për shkak të politikës, apo qindra njerëz të punësuar me kontrata në fushatë që t’u marrin votën familjare. 29 bare e restorante mu brenda në godinat e spitalit, pa llogaritur kioskat, tezgat, parkingjet, pazaret në oborret e spitalit. Duhan dhe alkool gjithandej. Si të ishte zonë e lirë për duhanxhinjtë e jo spital. Spital quhet ky!? A mund të jetë ky spital, krenaria e shërbimit tonë shëndetësor!? A mund të jetë ky vend, Shqipëria, kaq e varfër në aspirata, sa t’u ofrojë të sëmurëve këtë spital, si mundësinë e tyre më të mirë për të shpëtuar nga halli i tyre?! Shqipëria nuk është një vend i pasur, por nuk ka qenë më e pasur kur ka pasur një spital që për kohën e djeshme dukej spital dhe ishte spital, pavarësisht se nuk kishte para. Ndërkohë që ky as duket si spital dhe as është spital për kohën e sotme, pavarësisht sa shumë para janë hedhur gjithë këto vite, 20 vjet rresht, për ta bërë të duket si spital e për ta bërë të jetë spital bashkëkohor.

Gjithsesi, unë dua të nënvizoj një shifër, për të treguar çfarë barre financiare i ngarkon publikut, sot, ky spital, përtej cenimit dramatik të imazhit të të gjithë sektorit publik dhe përtej dështimit spektakolar në ofrimin e një kujdesi shëndetësor bashkëkohor si vlerë shoqërore, si vlerë sociale, si vlerë kulturore në Shqipërinë e shekullit të 21-të.

Detyrime të prapambetura ndaj furnizuesve të barnave, materialeve mjekësore apo shërbimeve të ndryshme në të gjithë sistemin shëndetësor sot, që janë pjesë e atij malit të borxhit që ne do ta kapërcejmë me çdo kusht, për ta rivënë në lëvizje ekonominë e vendin, janë 30 milionë dollarë. E, nga 30 milionë dollarë në total, 22 milionë dollarë i ka vetëm ky spital, detyrime. Pa llogaritur këtu, ato që thashë më përpara; pa llogaritur këtu pajisjet 3.3 milionë që nuk janë në gjendje pune dhe 2.7 milionë që janë prishur dhe pa llogaritur këtu, gjithë ato para që praktikisht i ka marrë lumi, për shkak se barnat janë të skaduar para se të përdoren, 430 mijë dollarë në vetëm një vit.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut. Borxhi ynë është rreth 600 milionë në total dhe kriza aktuale e financave e ka vendosur buxhetin e shtetit në një vështirësi shumë të madhe, por ka vendosur gjithë ekonominë në një vështirësi shumë të madhe. Megjithatë, unë hyj ndër ata që besojnë se mund të jetë pak, por kjo nuk do të thotë që ky është besim i gabuar, që ky spital, në radhë të parë nuk ka nevojë për më shumë lekë. Ky spital, në radhë të parë ka nevojë për një tjetër sistem. Në këtë spital nuk mungojnë kapacitetet. Në këtë spital mungon sistemi.

Pavarësisht se ne kemi trashëguar një barrë shumë të madhe, në shumë drejtime dhe pavarësisht se barra e 600 milionë dollarëve borxh, afërsisht, është një barrë që nuk e vumë ne në kurriz të qeverisë shqiptare, ne sot ne jemi qeveria shqiptare. Kjo është barra jonë. Nuk do të rrimë të qahemi se kush na e vuri këtë barrë në kurriz. As nuk do justifikohemi përpara jush dhe as përpara njerëzve që vijnë këtu për të marrë shërbim, me faktin se janë 22 milionë dollarë borxhe që i ka QSUT-ja dhe ne nuk kemi çfarë bëjmë. Jo! Në asnjë mënyrë, ne nuk do ta bëjmë këtë! Ne do t’i lajme këto borxhe, menjëherë. Sepse, përndryshe, është e kotë të kërkojmë më shumë nga të tjerët, në rast se qeveria e këtij vendi nuk bën detyrën e vet dhe nuk merr përgjegjësinë e vet. Ky është prioriteti më emergjent: Të lajmë të gjitha borxhet e sistemit shëndetësor, të 30 milionë dollarët dhe të lajmë të gjitha borxhet e QSUT-së.

QSUT-ja duhet të hyjë në sezonin e ri pa borxhe dhe sigurisht pasi të lajë borxhet, duhet të mbështetet, por të mbështetet jo më për të bërë tendera që të shtrojmë dysheme të tjera mbi dysheme, apo të bëjmë tavane të tjera të ulëta, ose të porosisim barna, sipas lidhjeve të shkurtra, por brenda një sistemi të ri organizimi. Padyshim që nuk është i vetmi prioritet, prioriteti financiar emergjent. Në këtë fushë ku rindërtimi duhet të jetë shumë i thellë, do fillojë nga shumë thellë, duhet të jetë përveçse material, shpirtëror. Duke bërë të mundur që spitalet të mos jenë vetëm hapësirat e parandalimit, diagnostifikimit apo të shërbimit, por të jenë hapësira të një solidariteti shoqëror e të një fryme evropiane të marrëdhënieve mes mjekëve, personelit shëndetësor, administratës me qytetarin dhe pacientët. Në dijeninë time, këtu, marrëdhënia mes mjekëve dhe personelit shëndetësor, nga njëra anë dhe administratës, nga ana tjetër, është inekzistente. Në dijeninë time, mjekët janë jashtë debatit dhe nuk janë pjesë e organizimit të sistemit. Janë vetëm elektrone të lira që lëvizin në një hapësirë kaotike, ndërkohë që vendimmarrja është gjetkë. Ashtu sikundër nga ana tjetër, e gjitha kjo shkon dhe shkarkohet tek pacientët, qytetarët, familjarët, të afërmit dhe të tjerët që i drejtohen spitalit.

Shërbimi i pritjes dhe i pranimit dhe i gjithë komunikimi me pacientët është i papranueshëm. Nuk ka asnjë lloj formalizimi, nuk ka asnjë lloj koordinimi. Radha është sfilitëse. Paguhet për të kapërcyer radhën. E hap derën kush të mundet, e hap derën si të mundet, e hap derën kur të mundet. Ndërkohë që shumë të tjerë as munden dhe as kanë mundësi ta hapin derën. Komunikimi me qytetarët dhe me pacientët duhet të bazohet tek një Kod Etik. Këtu nuk ka Kod Etik. Mungon. Që duhet hartuar me shpejtësi, në përputhje me standardet bashkëkohore, që nga normat etike të marrëdhënies së spitalit me të interesuarit, tek rregullat e ndërveprimit të brendshëm dhe kriteret e performancës për çdo individ dhe për çdo shërbim. Midis administratës së spitalit dhe trupës mjekësore e personelit shëndetësor duhet të ketë dialog, duhet të ketë përgjegjësi reciproke. Ashtu sikundër, midis qeverisë dhe këtij spitali e gjithë shërbimit shëndetësor shqiptar duhet të ketë dialog e përgjegjësi reciproke, për të pasur partneritet. Nuk ka partneritet, bazuar në “kush është më i fortë”. Nuk mund të ketë partneritet mes një qeverie që nuk paguan borxhet dhe sipërmarrjes që po i merret fryma nga borxhet. Nuk mund të ketë partneritet mes një qeverie që nuk ka vizion, nuk ka përkushtim e nuk merr përgjegjësinë e vet karshi trupës mjekësore e spitalit dhe një trupe mjekësore që sot është e braktisur si trupë, pavarësisht se secili si individ përpiqet të mbijetojë.

Ne kemi parë shfaqje shumë të shëmtuara në të shkuarën, mjekësh të arrestuar me çimka, deklaratash për luftë kundër korrupsionit bazuar në gjueti shtrigash, hapësira spitali të mbushur me spiunë, për të kapur në flagrancë mjekë që marrin bakshish. Kjo nuk është rruga për të shëruar tumorin e madh të kancerit të korrupsionit, që është ky spital. Ne nuk mund ta shërojmë dot këtë tumor, në qoftë se vendosemi ballë përballë si kundërshtarë. Ne, këtë tumor mund ta shërojmë, në qoftë se së bashku përcaktojmë diagnozën e duhur, terapinë e duhur dhe ndërmarrim të gjithë hapat për ta ekzekutuar atë terapi nga fillimi deri në fund, duke bërë edhe operacionet e dhimbshme, të duhura. Pra, duke e modernizuar sistemin që sot nuk garanton dot askënd. Sistemi sot nuk garanton dot mjekun, nuk garanton dot personelin shëndetësor mbështetës, nuk garanton dot publikun, nuk garanton dot efektivitetin dhe transparencën e parave që mund të hidhen pafund këtu, po që pafundësisht do të prodhojnë vetëm korrupsion, në rast se nuk e ndryshojmë nga rrënjët këtë sistem.

Mendësia administruese e derisotme nuk na përket. Ne kemi një mendësi tjetër. Kjo mendësi administruese është e para që do të çrrënjoset nga mënyra, në rrugën e administrimit të spitalit. Ne nuk mund të pranojmë më, as keqadministrimin e medikamenteve dhe të aparaturave mjekësore, që është bërë sëmundje kronike në QSUT, ku konstatohen mangësi të tmerrshme në planifikim dhe në detajim, bazuar jo në projeksione reale dhe mbështetur jo në protokolle mjekësore.

Administrimi i barnave dhe i gjitha mallrave mjekësore përmes gjithë hallkave është tërësisht i pakontrolluar dhe kur mendon se ky është një zinxhir që përbën 70 % të fondeve të buxhetit të shtetit për këtë shërbim, është e papranueshme. Vetëm 10 farmaci përmes një sistemi on line, nuk mjaftojnë për të garantuar asgjë, në një rreth të mbyllur njerëzish që nuk duhet të jenë nesër thjesht persona, por duhet të jenë përfaqësues të institucioneve brenda institucionit dhe duhet të ekzekutojnë një proces të institucionalizuar brenda një sistemi modern funksionimi. Nuk janë njerëzit që e korruptojnë një sistem, është sistemi që i korrupton njerëzit. Pa ndryshuar sistemin, çdo përpjekje dhe çdo aksion i pjesshëm për të luftuar korrupsionin është krejtësisht i kotë.

Unë nuk besoj se ka njeri këtu -sidomos ato që janë më me eksperiencë -që ka nevojë të dëgjojë nga unë apo qeveria, leksione për mënyrën se si duhet të funksionojë spitali. Nuk jemi në vitin “0”, nuk jemi as në vitin ’91. Jemi në një kohë kur një eksperiencë e dyfishtë, ajo e para ’90-ës dhe ajo e pas ‘90, ajo e spitalit të dikurshëm që funksiononte shumë më mirë se ky i sotmi dhe ajo e spitaleve të panumërta – që shumëkush këtu ka vizituar dhe ka parë nga afër, është këtu, është e plotë dhe është e mjaftueshme që ne të biem dakord, pa humbur kohë, se çfarë duhet bërë dhe të fillojmë ta bëjmë.

Furnizimi efektiv me barna dhe me materiale mjekësore të spitaleve duhet të jetë normë, jo diçka për t’i rënë gjoksit dhe për t’u lëvduar. Ne duhet t’i japim një rëndësi të veçantë hartimit korrekt dhe shkencor, si dhe zbatimit të protokolleve të mjekimit, me procedura standarde të punës, që nuk ekzistojnë akoma zyrtarisht. Ky është një hap i domosdoshëm për të rritur transparencën, për të rritur verifikueshmërinë dhe për të garantuar një llogaridhënie të bazuar në sistem dhe jo të bazuar në arbitraritet dhe në gjueti shtrigash.

I kemi dhënë besim një drejtoreje të re të Qendrës Spitalore Universitare që nuk vjen nga sistemi. Nuk është as e rastësishme dhe as e paqëllimshme. Në këndvështrimin tonë, njeriu që drejton Qendrën Spitalore Universitare nuk ka pse të jetë mjek dhe nuk duhet të jetë mjek. Duhet të jetë një individ që t’i përfaqësojë dhe t’i mbroje interesat e sektorit duke qenë këtu, për të mbrojtur interesat e publikut dhe duke garantuar “dialog, dialog, dialog”, “përgjegjësi, përgjegjësi, përgjegjësi” reciprokisht dhe “partneritet, partneritet, partneritet”. Dialog, mes drejtorisë dhe administratës dhe mjekëve e personelit shëndetësor; përgjegjësi reciprokisht; drejtoria dhe administrata përgjegjësitë e veta, mjekët dhe personelit shëndetësor përgjegjësitë e veta dhe partneritet mes kësaj shtylle të rëndësishme të sektorit publik shqiptar dhe qeverisë shqiptare, përmes administratës së këtushme që përfaqëson qeverinë shqiptare.

Në këtë proces duhet të hidhen bazat për planifikime reale dhe transparente. Nuk besoj se mund të ketë shoqëri demokratikisht të shëndetshme, jashtë bashkëpunimit mes protagonistëve dhe faktorëve në çdo sektor. Prandaj, unë dua mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj intensiv për t’i dhënë jetë një procesi rimëkëmbjeje të QSUT-së, sa më shpejt dhe në çdo drejtim duke ndalur një orë e më parë inercinë e rrënimit dhe duke nisur së bashku punën drejt autonomisë spitalore.

Deri më sot, kanë kaluar shumë vite dhe sistemi shëndetësor ka mbetur në mes. Mes të një shteti padron që ka menduar se i ka ditur të gjitha dhe është përpjekur t’i bëjë të gjitha dhe një trupe mjekësore dhe personeli shëndetësor që ka bërë çfarë ka ditur dhe shpeshherë e ka bërë atë gabim, jo në raport me profesionin, por në raport me përfaqësimin e interesit publik përballë qytetarëve. Autonomia spitalore është përgjigja. Spitalet, ndërmarrje me pjesëmarrjen direkte të trupës mjekësore dhe të personelit shëndetësor janë përgjigja. Por ne të gjithë e dimë se për të shkuar tek kjo përgjigje, duhet të hedhim një sërë hapash. Objektivi ynë është që, në harkun e këtyre viteve që kemi mandatin për të qeverisur ne t’i plotësojmë të gjithë këto hapa dhe autonomia spitalore të jetë e garantuar dhe e pacenueshme më në planifikimin e buxheteve  dhe në administrimin e buxheteve, nga politika apo nga ministri i radhës.

Nga ana tjetër, dua t’u siguroj që ne do të fillojmë hap pas hapi, realizimin e programit tonë tërësor, ju e njihni programin tonë. Unë e di që ka mbështetje, ka dhe skepticizëm. Jam i bindur që skepticizmi, ai dashamirësi apo ai profesionali, nuk është i paargumentuar, por ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër.  Shqipëria, nuk mundet më të vazhdojë me sistemin e sigurimeve shëndetësore. Ka falimentuar ai sistem këtu dhe arsyet janë shumë më të thella, sesa një qeveri apo një zinxhir qeverish. Janë arsye, besoj unë, kulturore në radhë të parë. Ndërkohë, që eksperienca  e vendeve në zhvillim, por edhe e shumë vendeve të zhvilluara tregon se kthimi drejt sistemit shëndetësor me mbulim universal, është tendencë.

Ndërkohë që ne nuk kemi rrugë tjetër. Kjo është e vetmja rrugë e arsyeshme për të pasur një shërbim shëndetësor që iu përgjigjet nevojave të qytetarëve, jo sipas xhepit, por sipas nevojës. Do të fillojmë menjëherë qysh në fillim të vitit të ardhshëm nga ulja e çmimit të barnave. Nuk do të pranojmë më të blejmë për spitalet, barna që shiten “sa frëngu pulën”, madje do të shkojmë edhe më larg, do të vendosim tavan për barnat që shiten në Shqipëri. Nuk do të lejojmë që në Shqipëri të shiten barna tre herë më të shtrenjtë sesa në vendi i origjinës.  Kjo është e papranueshme dhe nuk jemi ne të parët që e bëjmë. Besoj që Shqipëria ka mbetur nga të fundit që nuk e bën. Do ta heqim TVSH-në e 10 % mbi ilaçet dhe do ta heqim menjëherë qysh në paketën e parë fiskale sepse është pjesë e kësaj nevoje për të ulur çmimin e barnave. Por është shumë e rëndësishme që së bashku të shkojmë përpara pa humbur kohë për vendosjen e standardeve të qeverisjes klinike; përdorimin e plotë të protokolleve të mjekimit, si hapa të parë për të shkuar drejt autonomisë spitalore. Ajo çka sot e pengon autonominë spitalore është në radhë të parë mungesa e protokolleve dhe është planifikimi opshe “tamam me veshë” si Laver Bariu që i bie shumë bukur asaj klarinete, por pa partiturë, ndërkohë që shtetit i duhet partiturë dhe spitalit i duhet partiturë për të pasur mundësinë që t’i marrë pastaj fondet dhe t’i planifikojë dhe ekzekutojë vetë, autonom, nga vullneti politik i një qeverie apo i një ministri.

Nga ana tjetër, më duket me fort rëndësi, që një orë e më parë, ne të hapim një bashkëbisedim për të vendosur bashkërisht harmonizimin e shërbimit spitalor në QSUT, me nevojën në rritje për të pasur një gjeneratë tjetër specialistësh të mirëfilltë të shëndetësisë; për të pasur ata që do të trashëgojnë dijet e mëdha, që sot e gjithë ditën janë këtu si kapital njerëzor, por që me ndryshimin e gjeneratave nuk është e thënë që të jenë prapë nesër, në qoftë se ne nuk e bëjmë sot të sigurt urën e kalimit të këtyre dijeve. Në këtë aspekt, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, ne duam të hapim me ju një dialog për fatin e universitetit mjekësor. Nuk kemi një recetë të gatshme dhe nuk duam të vijmë tek ju me receta të gatshme. Nuk jemi ne, nuk është qeveria, nuk është kryeministri, nuk është ministri, nuk është as vetë vetëm drejtorja e QSUT-së që do të garantojë rimëkëmbjen e QSUT-së. QSUT është fat i përbashkët, është mision i përbashkët, është detyrim i përbashkët dhe QSUT mund të rimëkëmbet vetëm përmes dialogut, përgjegjësive reciproke dhe partneritetit me ju. Po kështu edhe ajo që do të bëjmë me universitetin mjekësor kërkon patjetër dëgjimin tuaj shumë të vëmendshëm. Këtu ka njerëz me eksperienca të jashtëzakonshme, jo vetëm si mjekë, por edhe si pedagogë, me eksperienca përpara dhe prapa kohës kur ky spital ishte spital. Ne kemi nevojë t’i dëgjojmë të gjithë. Sigurisht, do të dëgjojmë dhe do të vendosim. Përpara se të vendosim, ne do të dëgjojmë. E sigurt është një gjë, që universiteti mjekësor nuk mund të jetë një zgjatim i një procesi krejtësisht të papranueshëm politik dhe nuk mund ta rrisim si pjellë të politikës dhe të fushatës elektorale. Në rast se do të vendosim që do të qëndrojë i tillë dhe nuk do të kthehet fakultet siç ishte, sigurisht, që do të bëjmë të gjithë ndërhyrjet e nevojshme që të jetë Universiteti Mjekësor dhe të mos jetë degë e Partisë Socialiste në qeveri.

Pa dashur të zgjatem më shumë, sepse kemi menduar që të ketë dhe një kohë, -drejtoresha e dëshironte dhe ne ramë dakord me kënaqësi – për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja, në qoftë se do të ketë. Dua të shtoj vetëm një gjë. Ne nuk do të kursejmë mbështetjen për QSUT-në, sepse ne besojmë tek modelet, besojmë tek ripërtëritja sipas modeleve dhe nuk ka vend tjetër dhe nuk ka pikë më strategjike, për të ndërtuar një model të ndryshimit dhe të rilindjes së sistemit shëndetësor në Shqipëri, sesa QSUT.

Për këtë arsye, ne e dimë që ka nevojë të shtohet financimi publik për shëndetësinë në tërësi dhe ne e dimë që edhe këtu është e nevojshme të shtohen financimet publike dhe do ta bëjmë. Por dua që ta dini hapur dhe troç, se do ta bëjmë vetëm atëherë kur ne të garantohemi se fondet që merr kjo qendër spitalore shfrytëzohen të gjitha me efektivitet, dhe prandaj lind nevoja për të pasur më shumë. Dhe jo duke parë që fondet që merr kjo qendër, shkojnë gjysma dhe treçereku në drejtim të paditur dhe të shtojmë pastaj edhe të tjera. Nuk do të shtojmë financimin për QSUT-në apo për sistemin shëndetësor në përgjithësi, për të shtuar paratë që i merr korrupsioni. Do të shtojmë financim për të shtuar paratë që i merr shërbimi. Do ta bëjmë këtë me siguri.

Ndërkohë, besoj se ne ndjehemi, por edhe ju duhet të ndjeheni pjesë e të njëjtës anije. E të njëjtës anije që duhet të dalë medoemos nga cektina plot llum ku ka ngecur dhe duhet të fillojë të lundrojë, drejt atij horizonti, ku të gjithë bashkë duam ta çojmë shërbimin shëndetësor në Shqipëri. Do të ketë dallgë, do të ketë përplasje, do të ketë moskuptim, do të ketë operacione të dhimbshme, por të gjithë këto janë të domosdoshme. Kush më shumë se ju dhe kush më mirë se ju mund të na kuptojë kur themi që, përpara një të sëmuri mjalti i ëmbël i gënjeshtrave “mos u mërzit se do të bëhesh më mirë” është vetë vdekja dhe ilaçi i hidhur i të vërtetave që “je për thikë, miku im” është vetë jeta.

Shërbimi shëndetësor shqiptar është për “thikë”, nuk është për “mjaltë” dhe ne do ta operojmë. Me gjithë këta kirurgë që kemi këtu, si kemi në fushat e tjera, me gjithë këta njerëz të mësuar të bëjnë operacione të forta dhe jo fort të ndjeshëm, për arsye të punës, që të tërhiqen përpara dhimbjeve, unë jam i bindur që ne do t’ja dalim. Sigurisht, ka një ndryshim, tjetër është kur operon të tjerët dhe tjetër është kur të operojnë ty, por kjo është jeta, siç do të thoshte profesor Petrela: “C’est la vie”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.