Rama në takime të veçanta me liderë të tjerë politikë në Kosovë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Kosovë ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme takimet me drejtuesit politikë të Prishtinës zyrtare.

Kryeministri Rama, që shoqërohej gjatë kësaj vizite edhe nga ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u takua fillimisht me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministri Rama ka zhvilluar një takim edhe me Kryetarin e Partisë Socilademokrate njëherazi Kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me të cilin kanë biseduar mbi bashkëpunimin për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.

Gjithashtu, Kryeministri u takua edhe me Kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, me të cilin kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit.

Ashtu siç ishte paralajmëruar Kryeministri Rama pas takimeve nuk dha asnjë deklaratë për mediet, por në fund të vizitës do i përgjigjej interesit të saj.