Nxënësit e shkollës “Refat Keli” në Poliçan do të mësojnë në kushte tërësisht të transformuara, që nga klasat, sallat, palestra, si dhe qendra e aktiviteteve kulturore e deri tek ngrohja qendrore, deri dje e munguar.
Kryeministri Edi Rama pa nga afër shkollën e rikonstruktuar falë investimit prej afro 54 milionë lekë nga buxheti i shtetit, e cila sot ka pësuar një ndryshim rrënjësor të të gjitha ambienteve.
“Ishte shumë, shumë keq. Ishte një sistem pa ngrohje. Tani u bë me sistem kapot dhe me sistem kaldaje. Fëmijët tanë sot rrinë me kushte shumë komode, europiane,” u shpreh ndër të tjera Kryetari i Bashkisë Poliçan, Adratik Zotkaj.
Rikonstruksioni i shkollës “Refat Keli” ishte pjesë e programit të qeverisë për transformimin e infrastrukturës arsimore dhe modernizimin e kushteve të edukimit për 58 shkolla në të gjithë vendin.