Hapësira e vjetër industriale në Kucovë së shpejti do të kthehet në një park të ri të qytetit. Transformimi i kësaj zone në gjendje të mjerueshme dhe pa asnjë funksion është i shumëpritur nga banorët e bashkisë Kuçovë. Kryeministri Rama i shoqëruar nga deputetja e qarkut Berat, Ermonela Felaj panë nga afër nisjen e punimeve për rikualifikimin urban të kësaj zone.
“Hapësira është goxha e madhe për tu shndërruar në një park dhe besoj do jetë dhe qendra e re e Kuçovës sepse hapësira e lejon këtë”, – tha deputetja Felaj. Ky investim do ta kthejë këtë zonë të degraduar dhe pa asnjë funksion në një qendër të denjë për bashkinë Kuçovë.