Shkolla e rilindur e Sukthit “Njazi Mastori”, nga një epiqendër e përmbytjeve pas çdo shiu, është kthyer sot në një qendër shembullore komunitare, me kopshtin pranë e me mjediset sportive. Sipas standardeve më të mira europiane, shkolla i vjen në shërbim 950 nxënësve, 110 fëmijëve dhe komunitetit, po ashtu.
Gjatë inspektimit sot, Kryeministri Rama vizitoi godinën e re të shkollës “Njazi Mastori”, shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin Ahmetaj dhe vlerësoi punën e kryer në këtë shkollë dhe jo vetëm. Kryeministri Rama theksoi se problematikat më të mëdha të kësaj shkolle ishte infrastruktura dhe zhvillimi I mësimit me dy turne, problematika këto tashmë të zgjidhura.