Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Rindërtimi, vijon edhe me procesin e nënshkrimit të kontratave individuale me familjet, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti. Sot, ky proces vijoi me firmosjen e 10 kontratat e porosive për 10 familjet e para që do të strehohen në lagjen e re KombinArt, Tiranë.

Në prani të noteres, kryefamiljarët e familjeve që do të strehohen në lagjen e re KombinArt nënshkruan kontratat e porosisë për banesat përfituese.

Akti i nënshkrimit u ndoq nga Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.

Lagjja e re KombinArt do të jetë një lagje model, ku përveç strehimit të familjeve që u goditën në strehën e tyre natën e 26 nëntorit, do të jetë edhe një zonë dedikuar artit e kulturës, me një koncept urban modern Ajo nuk do të shihet më si një periferi e Tiranës, as lagje strehimi, por si një nga lagjet më moderne dhe model urban. Ndërsa familjet e prekura do të marrin banesa të reja, më të mëdha e të forta se ato që Iu dëmtuan, me kushte dhe standarde bashkohore.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.