Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

* * *

Rinia shqiptare është sot një nga asetet më të mëdha kombëtare dhe njëkohësisht garancia më e fortë për të ardhmen europiane të vendit. Për këtë arsye, politikat e viteve të fundit janë fokusuar në krijimin e mundësive reale për arsim cilësor, punësim dinjitoz dhe përfshirje aktive në jetën shoqërore. Një hap i rëndësishëm ka qenë afrimi i të rinjve me administratën publike, përmes Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, ku më të mirët janë integruar si pjesë e saj, duke sjellë energji të re dhe ide inovative në institucionet shtetërore. Paralelisht, investimi në aftësitë digjitale dhe në arsimin modern ka krijuar një brez të ri të përgatitur për sfidat e ekonomisë globale, përmes iniciativave si TUMO Center for Creative Technologies dhe École 42, të cilat po e vendosin Shqipërinë në hartën e edukimit inovativ. Një tjetër drejtim i rëndësishëm është mbështetja e sipërmarrjes rinore dhe inovacionit, përmes financimeve, kredive të buta dhe programeve që nxisin krijimin e bizneseve të reja. Po ashtu, për herë të parë do të krijohet një kuadër i plotë për vullnetarizmin, duke e njohur atë si përvojë pune dhe duke i dhënë vlerë angazhimit qytetar të të rinjve.

 

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.