Rruga Peshkëpi – Selenicë, pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës

Rruga Peshkëpi – Selenicë është investimi me i fundit që bëhet pjesë integrale e korridorit të ri të Lumit të Vlorës. Kryeministri Rama inspektoi sot kantierin e kësaj vepre.

Me një gjatësi rreth 15 km, ajo do të lidhë zonën me rrjetin rrugor që lidh bregun e detit, qytetin e Vlorës dhe zonën e Kurveleshit, deri në Tepelenë e Gjirokastër.

Drejtori i ARRSH-së, Dritan Agolli tha se rruga rruga do të zgjerohet dh rikualifikihet cilësisht, duke përmirësuar edhe të gjithë parametrat teknikë. “Punimet kanë filluar me ritëm të mirë dhe shpresojmë që në harkun e 7 muajve, rruga të jetë e gatshme për përdorim,” – tha Agolli.

Rruga, deklaroi Kryeministri, nuk është thjesht një aks rrugor, por një rrugë zhvillimi.
“Kjo rrugë që financohet nga FSHZH-ja do të bëhet pjesë integrale e aksit tashmë komplet të hapur e drejt përfundimit të Lumit të Vlorës, në mënyrë që edhe Selenica si pjesë e kësaj zone kaq fantastike, të integrohet në jo thjesht rrugën e një lëvizjeje, por rrugën e një zhvillimi të ri që do marrë gjithë kjo zonë si rezultat i heqjes së bllokimit dhjetëra vjeçar, për shkak të mungesës së aksesit në rrugë”.