Saranda, një nga qytetet bregdetare me potencial të fuqishëm turistik, po kalon stafetën tek të rinjtë sipërmarrës në fushën e turizmit, me shembuj mbresëlënës të bizneseve të suksesshme.
Kryeministri Rama, e nisi ditën sot nga Saranda me një bashkëbisedim me të rinj e të reja, shumë syresh të rikthyer nga emigracioni në qytetin e lindjes, për të ndërtuar historitë e tyre të suksesit.
Në takim merrte pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi.
* * *
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit dhe që ta themi deri në fund të vërteten, kur ishim aty ulur dhe po shikoja që po vinit thashë çfarë janë këta kalamaj, mos i keni marrë për figurantë apo çfarë janë këta? Dhe ishte njeri, ai me ato flokët rruar komplet mbrapa kokën dhe tha e shikon atë, ka dy hotele! Ai ishte më i shkurtër se Erion Brace, i ri fare. Dhe më vjen shumë mirë që kuptoj që këtu është komplet një gjeneratë e re që ka marrë në dorë një pjesë të konsiderueshme të biznesit në Sarandë.
Dhe po më thoshte Olti që një pjesë e atyre që janë punonjës në bashki nga ana tjetër kanë bizneset e tyre të mikpritjes dhe kjo thoshte Olti është një garanci që nuk janë aty thjeshtë për të marrë rrogën, por janë dhe për të kontribuar për qytetin sepse përmes bashkisë përmirësojnë qytetin dhe për punën e tyre.
Kështu që dua ta filloj me një shprehje respekti dhe admirimi për atë që ju bëni dhe dua t’jua siguroj që unë edhe ne jemi absolutisht të bindur për potencialin akoma të pashfrytëzuar që ka Saranda dhe për nevojat që ka Saranda përsa i përket rritjes së cilësisë së hapësirës urbane.
Hapësira urbane në Sarandë është ngushtuar shumë në të shkuarën por koha na ka treguar që nuk është domosdoshmërisht diçka e pashpresë, përkundrazi dhe fakt që pavarësisht intensitetit të madh që ka Saranda vazhdon të jetë një pikë referimi, vazhdon të jetë trend për të huajt, është shumë domethënës.
Përpara sesa të vinim këtu ne kaluam në gjithë këtë rrugën e re që është bërë pjesërisht pedonale, pjesërisht ende për makinat deri kur të mbyllet investimi te Rruga 6 se këtu jeni i vetmi vend në botë që i keni rrugët me numra si keni me emra. Kjo tregon që llogarinë e keni të parën pastaj vijnë emrat. Rruga 1, rruga 2, rruga 5, rruga 6.
Kështu që Rrugën 6 e kemi vendosur në plan të investimeve. Nuk e nisëm vetëm për shkak të zgjedhjeve të ligjit që ndalon të gjitha llojet e prokurimeve në periudhën 4 muaj para zgjedhjeje, një absurditet më vete, por e kemi bërë dhe këtë siç kemi bërë dhe gjëra të tjera në atë ligj, pavarësisht se unë i thoja këtyre të mive bëni çfarë të doni në ligj, shkruani dhe që do mbylleni brenda në shtëpi 4 muaj dhe prapë kur të fitojmë, do thonë na i vodhën.
Kështu që, këto janë të kota, por nejse kjo është temë tjetër. Rëndësi ka që Rrugën 6 do ta fillojmë menjëherë pas zgjedhjeve, besoj nga gushti sepse duhet të filloje prokurimi dhe procedura, me qëllim që gjithë këtë pjesë që kemi shtruar me pllaka ta kthejmë në një rrugë këmbësore ku aksesi për bizneset të jetë vetëm për orët kur ju duhet për furnizimet dhe të rritet shumë vlera e qytetit për shkak se bëhet dhe një shëtitore e brendshme përveç shëtitores buzë detit që është në fakt sot i vetmi shkarkim i masës së njerëzve që duan të ecin në qytet.
Përtej kësaj, unë besoj që është koha të mendohet dhe ju takon juve që ta mendoni shtrirjen e biznesit më në thellësi për të thyer sezonin dhe për të pasur dhe një degë të bizneseve tuaja turistike hoteliere në territoret brenda, flas këtu për zonat e Delvines, të Finiqit, të Konispolit ku ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ndërtuar agroturizma, për të ndërtuar struktura hoteliere dimërore për shëndetin, për relaksin, për të gjitha ato që janë shërbime që paguhen shumë dhe që kërkojnë në radhë të parë natyrë, kërkojnë mjedise të qeta dhe kërkojnë atë oxhakun me zjarr.
Për këtë dhe për më shumë se kaq kini parasysh që Fondi i financimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që u vu në dispozicion që është 250 milionë euro dhe që është funksional sot nga Banka e Shqipërisë, linja e kredisë e BSH me 70% garanci për kolateralin nga ana e qeverisë dhe me një interes që shkon nën 3% sot që flasim, është në dispozicion për të bërë të tilla investime sepse besoj që është ende mundësia. Kini parasysh që në momentin që ne hyjmë në BE se ne do hyjmë në BE, të gjitha pronat do të pësojnë një rritje çmime dyfish, menjëherë, siç ka treguar historia e të gjitha vendeve që kanë hyrë para nesh.
Kur Kroacia hyri në BE, një muaj mbrapa gjithçka kërceu dyfish sepse prona e patundshme bëhet objekt interesi për një popullatë që është qindra miliona njerëz. Nuk është më interes thjeshtë i popullatës që banon këtu ose i atyre që kanë filluar ta shikojnë Sarandën ose Shqipërinë si një vend, ku blejnë, por që janë akoma shumë pak, janë raste që rriten çdo ditë, por janë pak, në krahasim me çfarë ndodh kur hyn në BE.
Është njësoj si një qytet i ri t’i shtohet Shqipërisë dhe të ketë potencialet që ka Shqipëria. Parafytyroni se çfarë interesi do kishte kur edhe pse dyfishohen janë prapë shumë më lirë se cc‘janë në vendet e zhvilluara të BE. Kështu që, çfarëdo investimi që bëni sot është një investim që, jo pas 50 vjetësh, por pas 5 vitesh, pas 7 vitesh, pas 10 vitesh dhe ju jeni të gjithë 30, 25, 35 vjeç këtu, do t’ju kthehet në një mirësi shumë të madhe.
Dhe unë do ju inkurajoja ta bënit këtë gjë. Tjetra që kemi diskutuar është dhe rritja e gamës së aktiviteteve që zhvillohen gjatë sezonit, që Olti ka filluar t’i diversifikojë dhe të organizojë më shumë aktivitete dhe të krijojë më shumë arsye për të dalë, për të vizituar, por besoj se ka shumë potencial për të krijuar aktivitete të reja kulturore, artistike dhe për të krijuar guida dhe atraksione të reja, duke shfrytëzuar çdo potencial që ka këtu.
Nuk dua të zgjatem unë më shumë se e kemi organizuar këtë takim dhe si bashkëbisedim në prag të sezonit. Kini parasysh se për sezonin kemi nxjerrë një vendim të ri përsa i përket shfrytëzimit të plazheve sepse ky ka qenë një problem shumë i madh që kemi pasur në vijim dhe vitin e kaluar u bë skandal fare, me uzurpimin total të plazheve nga subjekte private, në këtë rast dhe nga ju, që t’i themi gjërat siç janë. Dhe kemi vendosur një raport të ri në shfrytëzimin e plazheve për t’i dhënë subjekteve private mundësinë që të ushtrojnë aktivitetet e tyre, po për ti dhënë edhe qytetareve mundësinë që të kenë plazhin e tyre ne rast se duan të shkojnë në një plazh që është public.
Nga ana tjetër, ju jeni shumë të mirëpritur që të kërkoni akoma më shumë, por ne duhet ta shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe këtu e kam fjalën për të gjithë ata nga ju, që kanë hotele, duhet të shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe me një buzëqeshje të lehtë që tregon mirëkuptim do duhet të pranoni që bëni shumë hile me deklarimin e shtretërve të zënë.
Këtë duhet ta pranoni dhe e kuptoj nga disa fytyra që po buzëqeshin lehtë tani. Bëni shumë hile me këtë, mirëpo çështja është që kjo hileja na pengon që të bëjmë më shumë për qytetin dhe për qytetet sepse nuk i jepet mundësia bashkisë të mbledhë të ardhurat që i takojnë nga okupimi i shtretërve. Nuk mund të pretendojë njeri në Ksamil apo në Sarandë që në korrik ka shtretër bosh, nuk e pretendon dot, por po të shikosh deklarimet tuaja duket sikur jetoni në një krizë permanente.
Ne kemi ulur TVSH-në enkas për të nxitur formalizimin. E kishim 20% TVSH, e kemi bërë 6%, është TVSH më e ulët në Mesdhe dhe në rajon, më e ulët se Mali i Zi, më e ulët se Kroacia, më e ulët se Greqia dhe prapë se prapë ju bëni sikur nuk kuptoni.
Megjithatë, për të hyrë në një proces normalizimi të kësaj situate dhe nga ana tjetër për të evituar atë që unë jam dakord me ju, është gjëja më e bezdisshme që ti je i angazhuar në sezon të bësh maksimumin me klientët dhe kur të vijnë tek dera inspektorët dhe fillojnë të trokasin nëpër dyer për të parë dhomat a janë të zëna apo jo, fillojnë me regjistrat, është bezdi e madhe.
Mirëpo, si i bëhet kësaj pune, që dhe inspektorë të mos vijnë, por edhe hileja të mos vazhdojë me këto figurat kaq të pastra dhe kaq të qeta që bëjnë sikur nuk kuptojnë? Atëherë ne, duke bërë edhe një konsultim me ekspertizë ndërkombëtare kemi vendosur që t’i japim një opsion të gjitha strukturave hoteliere për të pranuar një para-deklarim me marrëveshje që për periudhën e pikut të paguajnë, nëse nuk duan asnjë kontroll, të paguajnë 65%. 65% është, besoj, shumë e ulët në raport me të vërtetën, por ne duan ta fillojmë me 65% uniformë dhe kush paguan 65% të zënë për gjithë periudhën maj-shtator, në mos gabohem, nuk ka asnjë kontroll, por ka mbrapa dhe 30% e periudhës së dimrit që bën një lloj balance për të krijuar edhe mundësinë që të vazhdojnë të mbahen ato minimumet e stafeve etj.
Kështu që, të gjithë ata që do ta pranojnë këtë marrëveshje, nuk do kenë asnjë kontroll nga ana e tatimeve dhe paguajnë 65% dhe 30%. Është bërë konsultim me operatorë, janë parë disa praktika dhe për të mos hyrë me forcë dhe për të mos krijuar shqetësime tek biznesi juaj sepse është shumë e rëndësishme kjo pjesë, por edhe për të filluar një formalizim gradual, ky është një opsion që ju mund ta zgjidhni dhe të thoni “Dakord, në rregull” ose nëse nuk zgjidhni këtë opsion dhe thoni “Jo, unë nuk e pranoj këtë”, atëherë do përballeni me kontrollet që do jenë shumë më të ashpra nga pikëpamja e sanksioneve.
Kjo është gjëja dhe përgjithësisht është pritur mirë kjo gjë. Nuk e di se si e konceptoni ju, si e shikoni ju. Unë e di që ju do donit ta kishit zero, por kjo nuk është e mundur, kështu që me këto të dyja besoj që vendosim një lloj rendi punësh dhe patjetër që i gjithë kontributi juaj nga taksa e okupimit të shtretërve kthehet prapë tek ju, nuk diskutohet, sepse eshtë direkt e ardhur e bashkisë që kthehet përsëri për ato gjëra që janë të nevojshme për ju, është një pjesë kuptohet, sepse pjesën tjetër e financon qeveria dhe ne do të vazhdojmë të financojmë projekte për Sarandën.
Janë një sërë që do vazhdojnë të financohen dhe kështu besoj që jemi të dy palët në harmoni dhe arrijmë qëllimin bashkërisht.
Cilido që dëshiron të kundërshtojë ose të aprovojë ose të kritikojë është i mirëpritur.
* * *
Më pas të rinjtë marrin fjalën duke treguar ekperiencat e tyre.
Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit! Dua të shtoj dhe diçka që kini parasysh se mbase emri ju krijon një ide të gabuar, edhe pse ligji që ne kemi kaluar me emrin Paketa e Maleve i referohet në radhe të parë maleve, por në tërësi është një ligj, që i referohet territoreve të brendshme të vendit, që do të thotë edhe territoreve brenda gjithë rajonit po themi Sarandë, ku përfshihet Delvina, Konispoli, Finiqi dhe ku ka një potencial të madh për të investuar. Dhe kini parasysh në ligjin “Paketa e Maleve” e para edhe pse këtu është pak më ndryshe, jo komplet ndryshe, mjafton një dëshmi e miratuara nga Këshilli Bashkiak përsa i përket pronës, që mund të mos ketë hipotekën për shkaqet që i dimë, që lidhen me 7501 dhe mjafton ajo dëshmi për të bërë menjëherë marrëveshjen me shtetin, për të marrë lejen e ndërtimit dhe për të filluar investimin. Marrëveshja bazohet tek një transaksion simbolik me një euro, ndërkohë që ajo pronë është e jotja ose e atij me të cilin ti ke bërë marrëveshjen tënde për investimin dhe në momentin kur mbaron investimi, prona është e jotja e hipotekuar dhe çdo lloj problematike që me gjasë mund të lindi më pas, nuk ka lidhje me ty, është një problematikë qe e trajton shteti më këdo që mund të dali pretendent.
E dyta që duhet të keni parasysh është që 500 të parët që do të futen në aplikim për të zhvilluar një pronë për agroturizëm, për agropërpunim ose për çfarëdo zhvillimi tjetër me natyrë rurale që kërkon një investim po, kryesisht, agroturizëm do të ketë një periudhë 10 pa asnjë taksë, pa TVSH, pa asnjë taksë, jo për TVSH-n më duket se është 6%. Është 6% për arsye të të qenit në sistem, po pa asnjë taksë. Dhe 501, pastaj do paguaj taksën normalisht, siç paguani edhe ju në hotelet tuaja.
Kështu që shikojeni këtë si mundësi dhe përsa i përket asaj që tha vajza, unë jam shumë, unë jam 100% dakord që. Patjetër që kur shkon jashtë ose kur je jashtë, ka disa gjëra që janë të stabilizuara, por nga ana tjetër, horizonti nuk është i hapur, ndërsa këtu mund të ketë akoma disa gjëra që nuk janë të stabilizuara, por horizonti është i hapur dhe siç tregon historia e secilit prej jush për ata që kanë vizion, ide dhe kurajo, Shqipëria është vendi ideal për të investuar. Sepse të jep mundësinë që pastaj të fitosh shumë më tepër se ç’mund të fitosh duke qëndruar jashtë dhe duke punuar për të tjerët, aq më tepër që ju e dini më mirë sesa të gjithë të tjerët që sot juve në strukturat tuaja jepni paga që janë 100% konkurruese me pagat e Greqisë për të njëjtat punë.
–Kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi: Meqë jemi tek agroturizimi dhe turizmi i qëndrueshëm, këtu kemi edhe një pjesëtar të një biznesi që është një agroturizëm në Finiq, ku personalisht e di shumë mirë dhe jam munduar ta promovoj, sepse ia vlen të promovohen këto biznese familjare që ndërtojnë atje ku realisht është e vështirë.
– Në zonën e Finiqit, ne kemi një biznes familjar në sektorin e kulinarisë. Ushqimet që ne ofrojmë atje janë ushqime shqiptare 100%, gjëra tradicionale domethënë. Unë kam investuar në atë zonë pasi jam kthyer nga Gjermania. Ne kemi rreth 1 vit e gjysmë që operojmë në atë biznes edhe jemi shumë të kënaqur nga progresi. Në zonën tonë mundohemi domethënë që të sjellim sa më shumë turistë, ta zhvillojmë atë zonë në sektorin e turizmit. Gjithashtu, atje po ndërtohen bujtina, domethënë, bizneset po marrin hov. Janë duke u zhvilluar edhe jam i lumtur domethënë që kam investuar në vendin tim dhe shpresoj që të bëj një progres sa më të madh.
– Unë para se të ikja kisha një ëndërr, të kisha restorantin tim. Tani që u ktheva, me një shokun tim investuam së bashku dhe kemi krijuar një restorant në të cilin në pikun e sezonit punësojmë diku tek 50 persona. Edhe rrogat i kemi të mira. Miqtë tanë nga Greqia kur i dëgjojnë thonë të vijmë të punojmë tek ju dhe po ta mendosh, të vijë dikush, të gjitha të paguara me akomodimin e të iki me 20.000 euro në shtëpinë e tij, nuk besoj se i kursen në Gjermani apo diku tjetër.
– Përshëndetje. Kam jetuar 17 vjet në Amerikë dhe jam kthyer para disa vitesh e merrem me imobiliare dhe në ndërtim. Kam punuar 18 orë në ditë në SHBA dhe po të punosh kaq shumë këtu, jam i sigurtë se arritjet do jenë më të mëdha. Amerikën e gjen vërtetë këtu nëse punon këtu, se këtu ka shumë opsione, ka shumë mënyra për të bërë sukses. Ne punojmë edhe me turistët dhe ne promovojmë Shqipërinë. Ortaku im është nga Polonia dhe ai ka marrë rezidencën këtu, punon këtu me familjen. Unë mendoj që të themi dhe të këqijat e Sarandës, si për shembull të rregullohet uji. Po s’pati pompa, këtu uji mbaron dhe turistët mbeten pa larë. Është mirë që të shikohet ky problem.
Kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi: Është e vërtetë ajo që thatë për ujin, po uji nuk është një problem vetëm në Sarandë, por në të gjithë Shqipërinë dhe pse vitet e fundit, kjo çështje ka pasur përmirësime të ndjeshme. Disa investime u bënë vjet, janë bërë parvjet, e po bëhen sërish në Ksamil. Ujin 24 orë akoma nuk e kemi mundësinë, por kjo do kohën e vet. Jemi shpresëplotë që do realizohet dhe kjo.
Kryeministri Edi Rama: Për çështjen e ujit duhet të them që është nga pikëpamja e volumit të investimit dhe nga pikëpamja e kompleksitetit, vërtetë një çështje jo e lehtë, por kini parasysh që kur ne kemi marrë detyrën kishte vetëm 4 zona urbane Shqipëria që kishin ujë 24 orë, vetëm 4. Uji 24 orë nuk ka pasur asnjëherë në Shqipëri, as në kohën përpara. Sot jemi ne 43 zona urbane dhe 98 rurale, ku kemi ujë 24 orë, por kemi 11 të tjera në kantier dhe janë edhe plus 5 pastaj që duhen filluar investimet.
Në Sarandë kemi fokusin për ta realizuar këtë gjë se është e domosdoshme, jam shumë dakord. Janë bërë disa investime në vazhdimësi, por të pamjaftueshme edhe për një arsye tjetër se këtu ndërkohë që ti rrit furnizimin, rritet edhe kërkesa domethënë si të thuash na ka vënë përfund kërkesa në mënyrë të vazhdueshme. Është ana sfiduese e një kërkese të rritur, por jam absolutisht 100% i bindur që ajo, që the është shumë thjeshtësisht e nevojshme dhe do e kemi në fokus patjetër dhe qëllimi është që me mandatin e katërt të mbyllej kjo historia e ujit dhe e kemi mundësinë ta mbyllim, se kemi dhe financimet, kemi dhe projektet dhe çfarë ka mbetur do mbyllet.
Nga ana tjetër, ajo që the, që Amerika është këtu në një kuptim është shumë e vërtetë për faktin që ka akoma shumë hapësirë të pa sistemuar me rregulla. Në momentin që ne hymë në BE, këto hapësira do jenë më të sistemuara, por ka dhe këtë pjesën tjetër pastaj që këto fitimet e shpejta bëhen më të vështira dhe ato që tha djali është absolutisht e vërtetë.
Në Amerikë sot nuk diskutohet që mund të arrish të fitosh dhe të kursesh. Në Europë të jesh një emigrant ose më keq akoma, dikush që shkon atje dhe që s’ke pasaportë europiane megjithëse shkon atje me vizë, s’ke leje qëndrimi dhe duhet të kërkosh azil dhe në pritje të azilit të kërkosh një punë dhe të pretendosh që do kursesh, është e pamundur. Është absolutisht e pamundur sepse situata në vendet më të zhvilluara të Europës është e tillë që nuk e krijon dot këtë mundësi për shkak të kostove të jashtëzakonshme, në raport me çfarë fitohet dhe ajo që the, unë e kam dëgjuar ekzaktësisht njësoj nga djali që me shumë bujari më bëri shoferin në Londër se unë s’di t’i jap makinës. Një shqiptar nga Maqedonia e Madhe që ka shkuar prej shumë vitesh, ka ndërtuar një kompani shërbimi me vetura. Kishte 130 veta në punë, të gjithë llojet e kombësive dhe më tha: sot që unë kam kompaninë time, por sot që të mbijetosh këtu si i huaj pa dy punë në ditë, harroje. Dhe po të them tha të mbijetosh, nuk po them të jetosh sepse me dy punë në ditë që do shkosh në 6 të mëngjesit se sa të shkosh deri te puna se nuk është si këtu që e ke punën te ana tjetër e rrugës dhe do kthehesh në 10, në 11 të natës dhe thjeshtë do kesh mjaftueshëm që të mbyllësh muajin, muajin tjetër do e fillosh nga e para. Nuk ka shans që të bësh më shumë sesa kaq. Përjashto ata që bëjnë punë shumë specifike, për ata që arrijnë të shkojnë shumë lartë. Ndërkohë këtu është hapur mundësi në rast se i drejtohesh sektorit privat dhe më tepër akoma mendoj se miniera e pashfrytëzuar akoma këtu është fshati.
Kush ka në fshat një tokë, kush ka në fshat një rrënojë, në çfarëdo fshati të Shqipërisë, më i largëti i mundshmi dhe rri andej në vend që të vijë dhe të hapë një derë atje dhe të presë e të përcjellë njerëz, bën gabim të madh sipas meje. Ose më saktë i bën llogaritë shumë gabim sepse ajo që ka Shqipëria që është bekim është që kudo është e bukur dhe në momentin që ti hap një derë sado larg me këtë turizëm që kemi ne do gjenden njerëz që do vijnë atje dhe njerëzit që do vijnë atje do ta sjellin atje ty tregun. Ndërkohë që, nëqoftëse ti mendon si të bësh bujqësi atje mund të jetë komplet e pamundur, por nëse ti bën turizëm atje është gjëja, jo vetëm e mundur, por është gjëja më e bukur që mund të bësh. Prandaj ju thashë që, duke parë se çfarë ka ndodhur në vende të tjera, juve që jeni këtu baza e këtij turizmit urban dhe që keni mundësi që të vazhdoni të investoni, përveç investimeve të tjera që mund të imagjinoni këtu në breg, nëse shkoni futeni në fshat tani, sot pa pritur që të hyjmë në BE dhe të vijnë shokët e atij pastaj nga Polonia dhe nga Holanda dhe t’i marrin t’i bëjnë gjërat atje, se pastaj ata janë njësoj si ne, mirëpo ata vijnë me të tjera forca. Sot do bëni një investim që do ju shërbejë shumë sot dhe nesër nëse e shisni do jetë shumë më shumë sesa pastiçeria besoj.
-Në Ksamil u bë një plan për plazhet, sic ju përmendët, që të jenë publike, u bë një aplikim në bashki për hotelet që të aplikojnë për disa shezllonë që të akomodojnë klientët e tyre. Tani unë nuk e di sesi do ndodhë kjo, por në Ksamil janë duke ndodhur disa gjëra që unë dëshiroj t’i them. Këta pronarë të këtyre restoranteve po bëjnë kontratat me hotele sikur me demek janë duke i marrë me qera dhe u premtojnë pronarëve të hoteleve t’u paguajnë taksat e bashkisë, t’u paguajnë tatimet, detyrime të tjera cfarë kanë. Një nga hotelet jam dhe unë.
Kryeministri Edi Rama: Tani, se po thosha, sicc tha Romeo aty, Amerika. Pra, është kjo lufta e vazhdueshme e të gjithëve për të zënë hapësirë në kuptimin për të bërë biznes, për të fituar etj, por është shumë mirë që e ngrite këtë ccështje sepse kjo do jetë dhe një eksperiencë e re këtë vit, do jetë shumë më mirë se cc’ishte vjet sepse është krijuar një raport i qartë midis plazheve që do menaxhohen nga strukturat private dhe plazhet publike, bashkitë kanë marrë përsipër të bëjnë disa gjëra shumë të mira, bashkia e Lezhës, e Vlorës, e Durrësit, e Sarandës besoj njësoj. Saranda ka pasur plazhin publik historikisht dhe e ka mbajtur këtu, por aty ku ka më shumë hapësira, bashkitë do kenë ofertën e tyre me ccadra dhe me shezllonë kush do, kush nuk do thjesht mund të vërë peshqirin, ndërkohë që, sa i përket Ksamilit që sot është bërë trend botëror, nuk është cështje… se 5 persona në një dhomë me 20 euro aty, shumë mirë që na e the, nuk besoj se do funksionojë për faktin se pavarësisht se ata mund të bëjnë kontratë me hotelin, restorantet nuk mund të kenë plazhe, kjo është shumë e qartë dhe nuk ka për t’u funksionuar kjo lloj marrëveshje.
Natyrisht që do duhet të ushtrojmë më shumë kontrolle. Problemi i kontrolleve është gjithmonë që kontrollet, ju e dini më mirë se unë, janë bezdi e madhe dhe mirë është që gjërat të bëhen pa pasur nevojë të bëhen kontrolle, por në rastin konkret këtu duhet të ushtrojmë kontrolle dhe gjëja më e rëndësishme është që vetë ju, sicc bëre ti, të jeni në mbështetje të këtij procesi, duke bërë me dije autoritetet vendore ose qëndrore se ccfarë po ndodh. Është shumë e rëndësishme sepse kontrollet kanë dhe anën tjetër të medaljes dhe ju e dini shumë mirë që kontrollet fizike janë dhe një burim marrëdhëniesh që mund të degjenerojnë në rryshfet.
Për këtë arsye, ne po bëjmë dhe diccka tjetër që ka të bëjë me biznesin, me të gjithë ju që pasi kemi krijuar fiskalizimin që tani të gjithë ju keni kasën që transmeton në 24 orë ccdo transaksion. Ne tani po krijojmë, bashkë me Microsoft modelin e Inteligjencës Artificiale që do të bëjë atë që sot e bëjnë fizikisht inspektorët për të parë nëse ti e ke shkelur kasën, atë butonin në mënyrë të rregullt apo ke bërë hile. Modeli është duke u trajnuar dhe rezultatet janë fantastike që do të thotë që gjithë procesi do jetë i mbikëqyrur në shkallë kombëtare nga një inspektor virtual.
Kjo do të ndihmojë shumë që kontrollet në biznes të jenë minimale dhe që të ardhurat dhe raporti midis biznesit dhe shtetit të jetë shumë më transparent.
Ndërkohë që përsa i përket plazheve, do fillojmë tani projektin, kemi mbyllur marrëveshjen.Kemi miratuar financimin me Emiratet e Bashkuara për të gjithë mbikëqyrjen me kamera inteligjente të rrugëve dhe të shkollave dhe aty kemi edhe plazhet, por aktualisht unë isha pashë disa stimulime që po bëjnë në bazën e Kuçovës. Aktualisht po bëjmë planin e mbikëqyrjes së plazheve me dron dhe në mënyrë të përditshme do të marrim informacion mbi pikërisht mënyrën se si administrohet hapësira e plazheve. Dhe po bëjmë edhe disa trajnime të tjera me këta të gjeo-hapsirës që bëjnë si të thuash filmimin e dronit e marrin dhe e fusin në atë rrjetën e përllogaritjes së hapësirës dhe besoj që, sigurisht do ketë prapë sfida se aty ku sa del rregulli del dhe hilja, por edhe shqiptarët janë njisha për të qenë kreativ në raport me rregullin por jam i bindur që do të jetë shumë i mirën dhe faleminderit për sinjalizimin. Nuk e di ti je në dijeni të kësaj loje që po zhvillohet atje.
–Kryetari i bashkisë së Sarandës, Oltion Çaçi: Kryeministër Ksamili ka specifikë tjetër se është ndoshta nga të vetmit plazhe në Shqipëri që është i gjithi i krijuar dhe ndoshta nga të paktat vend enë Shqipëri që anë të detit nuk ka hotele, kështu që është pak specifike me Ksamili. E kemi diskutuar edhe me ministren që do trajtuar pak më ndryshe sepse për nga natyra se si është e ndërtuar se ka natyral, kështu që është i krijuar dhe i investuar nga njerëzit privat. Edhe hoteli nuk është afër detit, plazhit është shumë larg dhe nuk e gjen dot kush është vijë e parë, kush është vijë e dytë, e tretë e katërt.
Kryeministri Edi Rama: Jam dakord me këtë dhe nuk po them po tani aty në Ksamil po pres të shikoj shezlong në ujë tani se deri te vija e ujit. Unë po pres tani të mbushet edhe uji me shezlong që të jen tip varkash që njerëzit të shtrihen, tua vënë dhe çmimin 1000 euro. 1000 euro çmimi i shezlonit dhe pastaj noti të zhvillohet nën ujë me bombola oksigjeni se mbi ujë do të bëhet plazhi i krijuar. Ca muhabeti është ky tani plazh i krijuar. “Ah iku ora, se ky ka një problem, ky është si shqiponjë me dy koka, se një kokë e ka në administrimin e Sarandës, një kokë e ka te hoteli i mamasë në Qerret. Kështu që, ky ka dy koka është si shqiponjë dhe shef, po mirë mo darkod në Golem. Shef edhe nga këtej edhe nga andej dhe kjo ka të mirën e madhe që ky i kupton shumë mirë, i kupton më mirë se kushdo nga ne ata që janë në industri, ua di më mirë se ne të gjitha hallet, ua di dhe hilet nuk diskutohet edhe nga ana tjetër iu qan edhe hallin. Kështu që, të gjitha bashkë.
Ka edhe një të vërtetë tjetër që është e vërteta e vajzës që gjithsesi duhet bërë një kompromis pozitiv atje për të pasur edhe pak hapësirë për ata që nuk duan të futen në regjimin e kazermës me shezlonget. Ku unë nuk e di domethënë se si ndodh, por ma ha mendja aty po të futesh me familjen ne fund të 15 ditëshit mund të dalësh me ndonjë familje tjetër, se janë kaq ngjitur edhe aty duhet bërë një gjykatë për divorcet në kohë reale që “u ndava me këtë, u bashkova me atë.” Tani të bëjmë bashkimin e atij tjetrit me atë tjetrën në mënyrë që të gjithë të dalin të lumtur nga Ksamili.
– Kryeministër unë doja të flisja për dy gjëra: e para është, mendoj se duhet të punojmë më fuqishëm në infrastrukture, që do me thënë problemi i ujit që ju folët jeni duke punuar dhe një problematike tjetër që është parkimet në Sarandë. Kur planifikoni rrugën, ju lutem mendoni për parkimet sepse një turist që vjen, bëhet stres për ta parkimi.
Kryeministri Edi Rama: Desha të shtoj sepse realisht problemi i parkimeve është kudo për shkak të rritjes eksponenciale të numrit të turistëve, përpara se të vinim këtu, ishim duke parë parkimin që po bëhet në hyrje tek rruga 5. Po, 5-a është ajo rruga, se ju me numra i doni rrugët. Është një parkim që po bëhet atje deri në hyrje, është parkim për 14 autobus që mos futen, se autobusët e komplikojnë dhe më shumë, edhe ka edhe 100 makina. Por ideja për vijimin është që pak nga pak ne të ndërtojmë parkime dhe kemi një sërë parkimesh me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, që nga Lezhë deri në Himarë, në Vlorë e kështu me radhë, të ndërtojmë parkime të cilat nga ana tjetër të jenë edhe vende shërbimi për të dhënë aty me qera motoçikleta, biçikleta; për të dhënë makina elektrike, për të pasur shërbime me makina elektrike që marrin e çojnë, domethënë është një proces që do marrë kohën e vet, por që ka filluar dhe faktikisht në Sarandë po bëhet modeli i parë.
E dyta, për sa i përket çështjes së kulturës që e preka pak po ti e shtjellove më shumë, kemi folur për sallën dhe do bëjmë investimin tek salla, tek teatri. Ajo salla i ka 500 vende dhe ma ha mendja me këto kushtet dhe standardet e sotme mund të shkojë në 450 nuk ka rëndësi, po është goxha për të pasur aktivitete ndërkohë që tek ish-materniteti është bërë projekti dhe do bëjmë muzeun e botës nënujore që në fakt do jetë si një qendër kulturore jo vetëm thjesht një muze dhe aty do jenë edhe klasat e trajnimit edhe të regjistrimeve për sportet ujore, pra aty mund të regjistrohesh, mund të marrësh mësime teorike dhe pastaj të bësh trajnime e kështu. Kështu që i kemi të gjitha këto në atë programin e zhvillimit të Sarandës, por në mbyllje do thosha që duke parë, une nuk e prisja me thënë të drejtën këtë lloj takimi, është shumë frymëzues edhe faleminderit ju të gjithë që folët dhe me siguri këtu ka plot të tjerë që kanë të njëjtën eksperiencë dhe duke parë këtë, unë mendoj që Saranda duhet ta bëjë modelin e parë dhe Olti do ta bëjë modelin e parë të një kuvendi të të kthyerve, sepse gjëja më e rëndësishme dhe gjëja më e lënë pas dore kur diskutojmë emigrimin, është që emigrimi hap një problem apo hap një plagë në aspektin emocional në momentin kur ndodh ose në vitin kur ndodh por është një bekim imadh për vendin kur emigrantët, një pjesë kthehen prapa sepse emigrantët nuk sjellin thjesht disa kursime, emigrantët sjellin dije të reja dhe sjellin një mënyrë të të parit të botës që është komplet tjetër nga çfarë ti e ke kur jeton i mbyllur në një vend dhe të gjitha vendet që e kanë pasur këtë moment që ne na qëlloi ta jetojmë të fundit se ne të fundit dolëm nga rrethimi, i kanë parë hajrin këtij po themi, investimi individual që bëjnë shumë njerëz sepse të dalësh, të ikësh, të kërkosh një jetë tjetër më të mirë diku tjetër është një investim individual, por i bashkuar në shumë individë ky kthehet në investim kolektiv, kur vijnë këtu dhe faktikisht çdo emigrant që kthehet është një burim njerëzor jashtëzakonisht i çmuar kështu që nëse Olti dhe ju dhe Saranda e ndërton këtë “këshillin e të kthyerve” se ka dhe një gjë që tha zonja, unë e kam parë vetë dhe prandaj bëmë dhe panairin e parë të punës në Athinë, do bëjmë prapë në vjeshtë, se ka dhe një gjë, ju keni qenë vetë në Greqi dhe me siguri e dini më mirë se unë po unë të paktën kam mundur të kuptoj nga komunikimet që nuk i besojnë, nuk e besojnë ata këtë që thoni ju. Kjo e gjitha që po zhvillohet këtu, ata e shohin dhe nuk e besojnë. Ata mendojnë që në Shqipëri nuk të japin lekët, nuk të paguajnë rrogën, nuk të trajtojnë fare etj, etj; punëtorët trajtohen si kafshë. Domethënë është një mënyrë e të menduarit që është krijuar qoftë nga gjithë pocaqia që flitet këtu përditë po qoftë edhe nga.. është dhe një dëshirë e brendshme për të mos e besuar sepse pastaj duket sikur ça bëj unë akoma këtu? Ça bëj akoma unë në Greqi? Atëherë fillon e i jep argumenta vetes ‘’po lëre mo, se s’është kështu atje’’, ‘’ja këta që folën kush e di ça janë, aktorë’’ . ‘’Nuk është e vërtetë, zonja s’ka mundësi të ketë qenë në Greqi e të vijë këtu dhe të ketë hapur dhe restorant. Me siguri do jetë ndonjë, më fal, pastruese e bashkisë që do e kenë marrë të bëjë sikur është emigrante e kthyer’’. Ky ça emigranti ky? Ky me siguri ndonjë kriminel që merret me skafe edhe me këto që merrem unë, drogë e këto dhe ja ku e kanë marrë tani dhe thonë ‘’fol ti, bëj sikur ke qenë në Amerikë’’. Ai tjetri çfarë,me një polak trafikant atje dhe flasin, domethënë është tendenca për të mos e besuar.
Po, patjetër, ti s’ke pse ofendohesh që themi të vërtetën këtu. Sa të pastrehë ka Shqipëria? More, po kur thonë ‘’po vdesin për bukë’’, e ke dëgjuar? Në rregull pra, unë po them ça thonë pra, ‘’po vdesim për bukë, jemi në rrugë’’. Shqipëria për shkak të faktit që në 91 u bë privatizimi i menjëhershëm i të gjitha shtëpive që ishin të komunizmit se kjo është baza por edhe për shkak të ndërtimeve që janë bërë, Shqipëria është vendi me numrin më të madh sot në Europë, të pronarëve të shtëpive, pra 94% e popullit shqiptar jeton në shtëpinë e vet. Është çmenduri. Tani çështja është që duhet për ta thënë seriozisht, duhet të punojmë shumë me informimin dhe nëse bëhet një ‘’këshill’’ i tillë e para një herë për bashkinë është mbajtje vazhdimisht në aktualitet se rreziku kryesor për ata që drejtojnë është humbja e kontaktit me realitetin dhe gjëja më e habitshme për mua dhe unë kam qenë kryetar bashkie, kryetar bashkie është puna më e vështirë dhe më e bukur që mund të bësh në shërbimin publik, sepse është shumë e lidhur drejtpërdrejtë me çdo gjë që ndodh atë ditë, jo me plane të mëdha etj, por ajo që shoh unë, është që ndodh me kryetarët e bashkisë, sidomos ato që janë në qytete të vogla, që humbin kontaktin me realitetin. Se si mund të jesh në një qytet të vogël dhe të humbësh kontaktin me realitetin unë nuk e di. Mbyllen atje, rrinë me po të njëjtën njerëz, e bën ky? Jo, se ky ka dhe Qerretin prandaj lëviz, ndaj është shumë e rëndësishme për ta mbajtur këtë lloj kanali të hapur sepse ju jeni në jetën reale përditë, plus keni dhe gjithë kulturën e punës dhe gjithë llojet e gjërave që i keni parë andej dhe tani thoni pse mos bëjmë dhe këtë, pse mos bëjmë dhe atë. Dhe informacioni është kryesor. S’kemi krah punë të mjaftueshëm, është e vërtetë por ama, kemi shumë krah pune nëse arrijmë të çajmë rrethimin e paragjykimeve dhe të keqinformimit me ata që janë jashtë. Nëse ata që janë në Greqi dhe bëjnë punëra që ju i keni këtu, e kuptojnë që e vërteta është kjo që po thoni ju, jo ajo që dëgjojnë përditë, që këtu vriten njerëzit rrugëve, atëherë patjetër që ata do vijnë këtu, pse do rrijnë atje ? Dhe këtu nuk është çështja që të vijnë doemos të rrijnë përgjithmonë, këtu çështja është që në periudhën kur këtu ka punë plot dhe ka punë të paguar më mirë se atje, të vijnë këtu. Është shumë e thjeshtë dhe pastaj mund të shkojnë prapë atje nëse i kanë të lidhura gjërat se the dhe një gjë që është shumë specifike. Ah e the ti po më duket se e the ti, që momentin kur pastaj bëhen dhe me fëmijë edhe kur fëmijët pastaj kërkojnë gjithë atë vëmendje dhe gjithë ato shpenzime se është shkolla, është ajo e kjo, atëherë bëhet akoma më e vështirë për të kuptuar se si mund të lëvizet.
Unë ju falenderoj realisht shumë dhe shpresoj shumë që herës tjetër kur të vij, të bëjmë një takim tjetër bashkë se kam shumë dëshirë t’i dëgjoj dhe të tjerët. Shumë faleminderit!