“Përtej kufijve – drejt një tregu të qëndrueshëm të qëndrueshëm energjie”, është konferenca që bëri bashkë në një diskutim mbi bashkëpunimin në sektorin energjetik, një grup kompanish lider në tregun e energjisë në SHBA dhe BE, me gatishmërinë për t’u përfshirë në zbatimin e planit ambicioz të transformimit të Shqipërisë në eksportues neto të energjisë dhe kampione e Ballkanit për energjinë.
Duke falënderuar pjesëmarrësit për gatishmërinë dhe interesin e treguar në këtë përpjekje të përbashkët, Kryeministri Rama u shpreh:
-“Faleminderit përzemërsisht që ia dolët të mbërrinit në Tiranë dhe të dëshmonit interesin tuaj që së bashku të zhvillojmë atë ç’ka është vërtet program i rëndësishëm ambicioz, ndryshimi për Shqipërinë, program ndryshimi për rajonin dhe as që diskutohet që është vlerë e shtuar që ky ndryshim mund të jetë i mundur përmes kanalizimeve të përpjekjeve dhe energjitë e aktorëve që mbërrijnë dhe vijnë prej SHBA-së, Europës, Azerbajxhanit dhe shpresoj edhe më të tjerë të na bashkohen në të ardhmen.
Disa ditë më parë pata nderin të vizitoja presidentin Aliyev dhe me kënaqësi ndjeva dhe dëshmova në fjalët e tij inversin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin Joniano- Adriatik i cili mund të jetë një tjetër ndryshues i madh i lojës për rajonin tonë, por që në të njëjtën kohë mund të jetë dhe një fuqi, energji e re për Europën që sa më shpejt të jetë e mundur të fitojë një pavarësi prej gazit rus.
Në anën tjetër, me shumë kënaqësi dëshmoj progresin e kryer në punën për shndërrimin e impiantit të Vlorës, termocentralit të Vlorës në një impiant prodhim energjie, në përpunim të energjisë së impiantit. Shumë punë po kryhet për atë energjinë e erës dhe goxha punë masive që është në vijim për ëndrrën e gjatë të hidrocentralit të Skavicës, i cili do rrisë me 20% prodhimin e energjisë nga uji, hidro-ja pra dhe në të njëjtën kohë do të na lejojë dhe na japë neve një shtytje përpara drejt pavarësisë energjetike.
Më duhet të falenderoj ambasadoren amerikane sepse ajo ka qenë gur themeli në hapjen e një dere për punë të vërtetë dhe investimesh vërtetë të mëdha në vendin tonë, që ka të bëjë me pjesën më themelore të jetës sonë të përditshme në ditët e sotme, që është furnizimi me energji dhe varësia energjetike. Më duhet të them se pas 30 vitesh që na kanë furnizuar me parime dhe standarde më së fundmi, SHBA po na jep vërtetë karburant dhe energji.