Shëtitorja buzë detit në Sarandë është transformuar tërësisht në një hapësirë publike moderne, me gjelbërim dhe ndriçim. Ndërsa Saranda përgatitet për të mirëpritur sezonin e ri turistik.
Kryeministri Rama eci sot pasdite përgjatë shëtitores, që është kthyer në vendin më të dashur për qytetarët e Sarandës.
“Jemi në përfundimin e të gjitha punimeve. Është bërë dhe prova për ndriçimin. Në 15 maj do të jetë e përfunduar gjithçka sipas kontratës. Është shtuar edhe hapësira publike e plazheve. Janë mbjellë 120 pisha dhe 22 palma. Infrastruktura nëntokësore është bëre e gjitha e re”’, – shprehen kryetari i Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma, së bashku me inxhinierin drejtues të punimeve.
Në hapësirën e zgjeruar të shëtitores kanë përfituar po ashtu edhe bizneset që ndodhen aty, vlera e pronës së të cilëve është rritur së tepërmi.