Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu kanë vizituar familjen e Hysen Zhupanit në Shijak, shtëpia e të cilit është rindërtuar nga e para në vetëm 3 javë. Në fillim të muajit shtator Kryeministri Rama dhe ministrja Manastirliu panë nga afër gjendjen mjaft të rënduar në të cilën ndodhej kjo familje me 5 anëtarë. Brenda një muaji filloi të vihej në zbatim projekti, për ta rikthyer ndërtesën e rrënuar në një banesë me kushte bashkëkohore. “Ne kemi bërë një listë të këtyre familjeve, disa  janë në proces, do fillojmë të tjera, do t’i ndihmojmë, sepse ashtu, në atë gjendjen ekstreme, nuk janë shumë, për fat të mirë,” tha ndër të tjera Kryeministri Rama. ​

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.