Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Agjencia Shtetërore të Pogramimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës ju fton

të aplikoni për projekte të përbashkëta në kuadër të shpalljes së thirrjes së parë për projekt-propozime të Programit IPA BNK Maqedoni e Veriut-Shqipëri 2021-2027.

Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është të promovojë marrëdhëniet e mira fqinjësore, të nxisë integrimin në Bashkimin Evropian dhe të kontribuojë në zhvillimin social, ekonomik dhe territorial të zonë ndërkufitare të Programit duke përmirësuar mbrojtjen e mjedisit, reagimin ndaj katastrofave dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm natyror dhe kulturor.

Fondet në dispozicion për këtë thirrje janë në vlerën 2,890,000 EUR me fokus në prioritetet tematike të mëposhtme (PT):

PT1: Mbrojtja e mjedisit, adaptimi dhe zbutja e ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut

PT2: Turizmi dhe trashëgimia kulturore dhe natyrore

Çdo partneritet projekti duhet të përfshijë të paktën një institucion publik (për çdo vend), si aplikant lider ose bashkë-aplikant.

Afati i fundit për dorëzimin e projekt-propozimeve është data 26 Qershor 2024.

Paketa e aplikimit mund të shkarkohet nga faqja e mëposhtme e internetit:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/prospect-details/181076PROSPECTSEN?isExactMatch=true&status=31094501,31094502&frameworkProgramme=111111&order=DESC&pageNumber=1&pageSize=50&sortBy=startDate

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.