Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

SHPALLJE

NJOFTIM PËR KANDIDIM

PËR

PËRZGJEDHJEN E KANDIDATËVE PËR ANËTAR TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE, PËRFAQËSUES TË MEDIAS

Në mbështetje të ligjit nr.17/2018, “Për statistikat zyrtare”, dhe të pikës 2, të vendimit nr.670, datë 7.11.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, të përfaqësimit, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”, shpallim njoftimin për kandidim për anëtar të Këshillit të Statistikave.

Konkurrimi është i hapur për përfaqësuesin që i përket medias.

Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për anëtar të Këshillit të Statistikave, përfaqësues të medias, janë, si më poshtë vijon:

Kandidati për anëtar, përfaqësues i medias:

i. Të jetë nga radhët e medias kombëtare;
ii. Të jetë i punësuar me kohë të plotë;
iii. Të ketë përvojë në punë jo më pak se 10 (dhjetë) vite në fushën e gazetarisë ekonomike.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Të jetë person i padënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar.

Shënim: Kandidatët për anëtar në Këshillin e Statistikave duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë dokumentacionin që provon plotësimin e kritereve, sipas këtij njoftimi.

Afati i dorëzimit të aplikimit është deri më 16.6.2023, dhe të dorëzohet në adresën e Kryeministrisë. Kandidatët e kualifikuar do të njoftohen nëpërmjet e-mail-it.

Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.1. 1000
Tiranë, Shqipëri
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
tel: 04 22 77 401

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.