Mbledhja e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, u përmbyll me nënshkrimin e disa marrëveshjeve dhe protokolleve të bashkëpunimit dypalësh:
- Memorandumi i Bashkëpunimit Ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës të Republikës së Kosovës mbi Bashkëpunimin në Fushën e Transportit Hekurudhor.
- Marrëveshja ndërmjet Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës për Vlerësimin e Krijimit të Fondit të Përbashkët në Mbështetje të Luginës së Preshevës.
- Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim dhe Ndihmë të Ndërsjellë në Raste Fatkeqësish Natyrore dhe Fatkeqësive të Tjera.
- Protokolli për Ndryshim dhe Shtesë në Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.
- Protokolli Ndryshues të Marrëveshjes së Bashkëpunimit Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë Lidhur me Tatimet mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal.
- Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës për Mobilitetin në Punë.
- Memorandumi për Bashkëpunim në Krijimin e Korridorit Digjital 5G, dhe Lehtësimin e Lëvizjes në të Ardhmen Ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë të Ekonomisë dhe Ambientit të Republikës së Kosovës.
- Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës për Themelimin e Ligës së Përbashkët të Basketbollit Ndërmjet Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.
- Memorandumi për Bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Kosovës për Platformën e Përbashkët Digjitale të Arsimit Parauniversitar.
- Kalendari i Përbashkët Kulturor Vjetor mes Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.
- Marrëveshja për Bashkëprodhim të Filmit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.
- Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Kulturës të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës.
- Protokolli Shtesë i Marrëveshjes së Bashkëpunimit në Fushën e Shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në Përballje me COVID-19.