Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në kuadër të forcimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë, u firmosën sot gjatë vizitës së Kryeministrit Rama në Ankara, disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi dypalëshe në fushën e mjedisit, mbrojtjes, medias dhe komunikimit.

* * *

-Protokoll Bashkëpunimi midis Televizionit të Turqisë TRT dhe Radio Televizionit Shqiptar.

-Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Drejtorisë së Komunikimeve presidenciale të Republikës së Turqisë dhe Agjencisë për Media dhe Informim të Republikës së  Shqipërisë.

-Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit. 

-Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

-Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

-Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.