Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

* * *

EKONOMIA

Ekonomia shqiptare sot ka një rritje të qëndrueshme. Kjo na dha mundësinë të rrisnim pagat dhe pensionet dhe të shtojmë mbështetjen për shtresat në nevojë.

Rritja ekonomike

  • E morëm vendin me PBB – MË PAK SE 10 MILIARDË EURO
  • E kemi çuar PBB – 27 MILIARDË EURO
  • Kemi objektiv ta bëjmë 35 miliardë euro në fund të dekadës.

Vlerësime pozitive ndërkombëtare

  • Standard & Poor’s: “BB” me perspektivë të qëndrueshme
  • Moody’s: “Ba3” me perspektivë të qëndrueshme

Tregojnë stabilitet makroekonomik dhe besueshmëri në rritje.

Rritje ekonomike e qëndrueshme

  • Parashikim: ~3.5% rritje në 2026
  • Shqipëria ndër ekonomitë me performancë të lartë në rajon

Perspektivë afatgjatë

  • +32% rritje e PBB deri në 2030 – Shqipëria në grupin e ekonomive me rritje të shpejtë
  • Të arrijmë ta çojmë 35 miliardë euro në 2030

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.