Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në të gjithë vendin po vijon vaksinimi masiv i popullsisë në grupmoshën +60 vjeç, me të sëmurët kronikë si prioritet, ndërkohë që pritet të mbërrijnë edhe sasitë e reja të vaksinave. Kryeministri Edi Rama ishte sot, në Kamzë për të parë nga afër ecurinë e procesit.

“Sot arrijmë në 300 mijë vaksinime. Mbi 200 mijë të moshuar tani kanë kryer dozën e parë të vaksinës,” – përditësoi të dhënat Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në fundjavë pritet të mbërrijnë edhe 90 800 vaksina AstraZeneca. Ndërsa procesi i vaksinimit vijon në qendra të përqendruara të vaksinimit dhe në qendra shëndetësore në të gjithë territorin e vendit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.