Shqipëria po piketon një pozicionim të ri strategjik në sektorin digjital, duke u kthyer në një qendër inovacioni në rajon për ecurinë dhe progresin digjital, falë mbështetjes së kompanive franceze, punë, e cila ka nisur me një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e Inteligjencës Artificiale, të nënshkruar ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, në prill të vitit të kaluar.
Sipas kësaj marrëveshje, kjo detyrë i është besuar “Inetum Consulting” një firme franceze që ofron shërbime konsulence për kompani private dhe institucione publike, duke i ndihmuar ato në projekte të rëndësishme transformimi dhe zhvillimi. Me një ekip prej 450 ekspertësh nga fusha të ndryshme, kompania operon në disa vende të Evropës, si Franca, Spanja dhe Belgjika, si dhe në Afrikën e Veriut, në Marok.
Përmes këtij bashkëpunimi është arritur të krijohet edhe “Projekti Udhërrëfyes Dixhital Francezo-Shqiptar”, që parashikon mes të tjerash shfrytëzimin dhe përmirësimin e hapësirave teknologjike ekzistuese për të tërhequr investitorë, sigurimin e financimeve të nevojshme dhe përforcimin e kuadrit rregullativ.
Për të prezantuar përpjekjet e përbashkëta dhe për të forcuar bashkëpunimin dypalësh në sektorin dixhital, në kuadër të Javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale të Gjelbër, organizuar në kujdesin e ambasadores franceze të Shqipëri Catherine Suard,- u zhvillua në COD, Sesioni plenar i Projektit Udhërrëfyes Dixhital Francezo-Shqiptar, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Rama, Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja, si dhe të gjithë aktorëve të përfshirë në projekt, veçanërisht drejtuesit e projekteve dhe partnerët francezë.
* * *
Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë! Është kënaqësi e vërtet që gjendem këtu me ju dhe është një dëshpërim i madh t’iu flasësh anglisht francezëve, por ja qe kështu janë gjërat. Unë do vazhdoj në anglisht. Dhe së pari, të mos harrojmë Katrin, ambasadorja më tha: duhet të kesh shumë kujdes dhe të falënderosh Sabrinen sepse ajo është njeriu më i rëndësishëm në sallë. Në fakt po prisja që Sabrina të merrte fjalën, por duhet të jetë shumë e rëndësishme që të mos marrë fjalën.
Kështu që Sabrina faleminderit shumë për gjithçka!
Dua të falënderoj Emanuelën për durimin e madh e për punën e zellshme të bërë së bashku me ekipin e saj e po kështu edhe që çeli për të gjithë ne një dritare të re mundësie. Dua të falënderoj po kështu të gjithë ata që gjenden në këtë sallë që vijnë nga sektori privat dhe nga institucionet. Në këtë moment mjaft përcaktues për botën, për Europën dhe po kështu edhe për Shqipërinë ndihemi shumë të inkurajuar vërtetë që po, është e vërtetë që Franca më së fundi po kryeson në diçka që prej një kohe shumë të gjatë dhe për ne është vërtetë një dhuratë që ta ndajmë këtë rrugëtim me Francën dhe të përpiqemi që të marrim ide, mendje, nga pala franceze për mënyrën sesi ta çojmë më parë inovacionin tonë.
Jam shumë krenar për atë që kemi bërë deri më tani. Besoj fort që teknologjia e re dhe mjetet e teknologjisë së re janë një bekim i madh i vendeve më pak të zhvilluara apo atyre në zhvillim sepse mund të na japin instrumentet për të bërë kapërcime të jashtëzakonshme përpara. Për shembull reformimi i administratës publike, shndërrimi i të gjitha proceseve të ndërveprimit me shtete që në epokën pa teknologji do të kishin qenë procese krejt të ndryshme që do të kishin kërkuar nga ne, po aq shekuj, sa i janë dashur Francës për të patur një administratë publike të zellshme, shumë të zellshme meqë ra fjala. E pabesueshme për të bllokuar frymën sipërmarrëse të Francës.
Rrugëtimi ynë zu fill praktikisht nga zero. Zero kapacitete. Sot kemi krijuar një platformë, e cila në fakt ka hequr të gjitha zyrat e pritjes, zyrat e kontaktit me qytetarë dhe qytetarët shqiptare nuk kanë më pse të rrinë radhëve dhe të humbasin një sasi të jashtëzakonshme kohe, energjie po edhe “bakshish” që është termi turk për këtë frazë, për të marrë një leje, një licencë, por dhe dokumente që vërtetojnë që janë gjallë.
Ndërkohë që, çdo gjë tani është në internet. Numri i përdoruesve është i jashtëzakonshëm sepse shkon shumë përtej numrit të banoreve dhe të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, nga Italia, në Greqi dhe deri në Australi mund të marrin shërbime nga qeveria dhe administrata për qëllime të marrjes së dokumentacioneve.
Nga ana tjetër kemi ecur shumë përpara tanimë në procesin e integrimit europian dhe kërkojmë të bëhemi anëtarë brenda kësaj dekade. Kemi po kështu një plan mjaft ambicioz bashke me Komisionin Europian për të përmbyllur negociatat brenda 2027-ës. Është një dritare e jashtëzakonshme mundësish edhe jam i sigurtë që nuk do qëndroje hapur gjithmonë, kështu që duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të mos ta humbur.
Duke përdorur inteligjencën artificiale po e bëjmë këtë punë në një mënyrë shumë të ndryshme, me një shpejtësi krejt tjetër sepse vetëm për të transpozuar korpusin ligjor të Bashkimit Europian sikur edhe mekanikisht në korpusin kombëtar legjislativ do të kërkonte një ushtri përkthyesish, një ushtri hartuesish, ligj shkruesish e shumë njerëz të tjerë.
Për Kroacinë që në fakt pati një rekord mbresëlënës, për tu bërë anëtar në BE iu deshën 7 vjet, ne duam ta bëjmë edhe më shpejtë sepse po krijojmë modelin që jo vetëm transpozon në kohë reale, por është i aftë të na japë atë çfarë quhet pajtueshmëria me legjislacionin tonë.
Po kështu, është e aftë që tu japë atyre njerëzve që duhet të përgatisin gjithçka për qeverinë për parlamentin aftësinë që në një afër mënyre të shohin si në një pasqyrë ngjashmërisë apo mospërputhjeve e asaj çfarë kemi këtu dhe çfarë vjen nga BE.
Një pjesë tjetër e këtij modeli është ajo çfarë po pilotojmë tashmë në Ministrinë e Drejtësisë ku po gërmojmë në pirgjet masive të ligjeve, sa më shumë na duhet shteti i së drejtës aq më shumë ligje duhet të kemi, këtë e dimë nga italianët, për të identifikuar të gjitha mbivendosjet sepse nuk është fort e rrallë që diçka që ti meriton ta marrësh nga një ligj se merr dot se një ligj tjetër thotë jo. Është një punë e jashtëzakonshme që manualisht do të ishte e pamundur dhe që po bëhet tashme përmes inteligjencës artificiale.
Blendi përmendi prokurimet. Ne nisëm nga një vend shumë i zymtë, ishim të fundit në rajon sa i takon cilësisë së integritetit të prokurimeve. Ndërkohë bazuar në vlerësimin e fundit të SIGMA-s që vepron në emër të BE jemi kryeses në rajon tashme me 80 nga 100 pikë. Ndërkohë që vendi i dytë është me 70 pikë dhe kjo për cilësinë dhe integritetin e prokurimeve, por ne jemi më ambicioz sesa kaq. Po punojmë me Microsoft-in për të përgatitur prokurimin me inteligjencë artificiale 360 gradë, që praktikisht do jetë modeli i parë në Europë i prokurimeve pa kontakt njerëzor në 95% të procesit. Shpresojmë që deri në fund të vitit tjetër ajo do të jetë gati për të funksionuar e pastaj asnjë vend mesdhetar i BE nuk mundet të na thotë që kemi probleme me integritetin e prokurimeve publike sepse mund t’i sfidojmë e pastaj do të ndiheshin në turp.
Pra çdo gjë po shkon në drejtimin e duhur, por thënë kjo, ajo çfarë po vjen tashmë këtu përmes kësaj dore atipike të ngrohtë franceze është tejet e mirëpritur sepse hapja e këtyre tre drejtimeve të mëparshme që theksoj Emanuela nga fabrika e inteligjencës artificiale për t’u bërë kampion në qeverisjen elektronike, është e jashtëzakonshme deri tek qendra e të dhënave të turizmit e logjistike, e deri te qendra e të dhënave tregtare dhe shtuar të gjitha këtyre çdo gjë do të funksionojë me energji të gjelbër që është diçka tjetër e jashtëzakonshme. Deri më sot s’kemi bërë plan për ndonjë objekt bërthamor, kështu që besojmë tek objektet bërthamore të Francës të na ndihmojnë kur kemi nevojë, iu besojmë, kemi besim te ju.
E di Katerin sa më pak mbretëror bëheni, aq më njerëzor dukeni kështu që ka një lloj humanizmi nga pala franceze së fundmi. Jemi shumë të lumtur që ta shohim Francën të bëhet më njerëzore, më humane.
Së fundmi në radhë, po jo nga rëndësia, më duhet t’u them shumë faleminderit disa njerëzve, sidomos disa njerëzve këtu që janë thelbësor për ekosistemin që punojnë si fqinj të mitë te piramida, që janë djemtë e “Plug&Play” të jashtëzakonshëm. Ata që punojnë te TUMO, e po kështu po presim që të çelim dyert e “Ecole42”.
Kam qenë atje, kam parë kaq shumë tryeza me kompjuter që presin njerëzit të vijnë, por baza është krijuar, do të jetë një mundësi tjetër e jashtëzakonshme për një tjetër kategori njerëzish që do të donin që të formonin dhe të edukonin veten me sfidat e epokës së re. Pak a shumë kjo është ajo çka munda të shkëpus nga fjalimi shumë i gjatë i përgatitur nga ekipi im.
Ah meqë është për përmbyllje, Sabrina faleminderit, faleminderit të gjithëve dhe edhe njëherë ndihemi vërtet të inkurajuar të ecim dorë për dorë me Francën, është diçka e jashtëzakonshme, do të përpiqemi ta meritojmë besimin tuaj, do të përpiqemi që të jemi në gjendje të ecim krah jush edhe kur të bëheni sërish mbretëror.
Faleminderit!