E përditshmja britanike “The Times” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, ku thekson se vendi ynë është kthyer në destinacion të nivelit të lartë.
“Shqipëria në fokus të prestigjiozes britanike “The Times”, jo vetëm si një vend me plazhe magjepsëse e rërë të bardhë, por tanimë edhe si ofruese e përvojave të turizmit të nivelit të lartë me rritjen e numrit të hoteleve luksoze”, tha Rama.
“Investitorë të fuqishëm po i kthejnë sytë nga Shqipëria ku tanimë kemi disa marka ndërkombëtare si Melía, Radisson, Marriott, Hilton, Swiss Hotel, Intercontinental apo Hyatt, krejt të pamendueshme deri disa vjet më parë, e ku me finalizmin e aeroportit të Vlorës vendi ynë do të jetë edhe më shumë në qendër të vëmendjes së turistëve nga e gjithë bota”, shkruan Kryeministri Rama në rrjetin social Facebook.
Artikulli i plotë: https://www.thetimes.com/article/16a5e881-9afe-4f02-954e-a73cfd8fccd6?shareToken=8e682bc27f33dca374a22e531c798838