Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Fjala e plotë e drejtuesit qendror të Zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore

Faleminderit zoti zëvendëskryeministër!
Atëherë përgjatë një përmbledhje të situatës pas ditës dhe natës së mbrëmshme, në lidhje me sigurinë e jetës së njerëzve, vijon akoma të kurohen 26 persona nëpër spitale, nga të cilët 20 në spitalin e traumës, 3 në durrës,  dhe 3 jashtë vendit. 1500 fëmijë po marrin kujdesin e duhur nga 300 psikologë dhe punonjës socialë. Përsa i takon strehimit të banorëve numri ka shkuar rreth 12mijë persona të cilët janë akomoduar në hotelet, çadra qendra sociale, palestra etj. Përkatësisht kemi 4000 mijë persona në hotele, numri ndryshon është 3975 numri i fundit mbrëmë. Në palestra janë akoma 254 persona. Numri i personave në çadra është rreth 6500. Në qendra sociale 395. Në Kosovë 769, dhe akomodime të tjera janë 436. Përsa i takon dëmeve, në 26 shkolla me rreth 10300 nxënës, janë vlerësuar dëme të rënda. Nga këto 15 shkolla janë në Durrës. 2në lezhë dhe 9 në Tiranë. Nga objektet në qarkun e durrësit 659 objekte janë inspektuar numri është në rritje, nga të 242 janë të pabanueshme, dhe 27 nga këto janë për t’u prishur. Në qarkun e Tiranës janë të dëmtuara 525 pallate dhe 3921 banesa plus dhe 146 biznese. Në qarkun e Lezhës rreth 400 banesa rezultojnë të dëmtuara, 138 janë me dëme të mesme, 53 pallate të dëmtuara rëndë, 13 institucione me dëme të rënda, dhe 3 institucione me dëme të mesme. Puna do vazhdojë instensivisht dhe prioritetet mbeten akoma të ditës së djeshme, pra përfundimi i vlerësimit të objekteve publike, kryesisht shkollave, çerdheve dhe kopshteve, garantimi i cilësisë së ujit të pijshëm, kryesisht në zonën e Thumanës, Bubqit, edhe në disa resorte ku kemi strehuar njerëz. Kontakti dhe prezenca, tek familjet e viktimave. U mor vendimi për tú strehuar dhe do ndiqet besoj sot, përfundon për të gjitha familjet e prekura, me viktima. Një rëndësi shumë të veçantë ka në këtë fazë intensifikimi I vlerësimit të dëmeve, dhe shtimi i ekspertëve për gjendjen fizike i të gjithë objekteve të prekuara nga tërmeti. Këtu kemi një intensitet të shtuar të ekspertëve qoftë vendorë, qoftë ndërkombëtarë. Çdo ditë po vijnë grupe inxhinierësh dhe ekpertësh dhe i atashohen grupeve që kanë dalë në terren për verifikimin e gjendjes fizike, dhe përfitoj nga rasti t’I bëj thirrje të gjithë banorëve që asnjë banesë nuk do të mbetet e paverifikuar, dhe ju lutem duhet pak durim, në mënyrë që të krehim të gjithë zonën pa bërë asnjë dallim. Priotet tjetër është hartimi i listës së ndërtuesve, të pallateve me dëme, dhe këtu mund t’ju them që dje nga takimi që pati parmbrëmë kryeministri, me ndërtuesit e pallateve që janë dëmtuar, për bashkinë e durrësit, dje kanë shprehur gadishmërinë, 12 pronarë, që të investojnë në rikuperimin e dëmeve, në rindërtimin, e atyre pallateve që nuk kanë marrë goditje në strukturë. Sot do vazhdojmë me proçedura të përshpejtuara për projektet dhe lejet përkatëse, në mënyrë që të fillojmë menjëherë. Po përgatitet dhe duhet të përgatitet sa më shpejt një udhëzim për bashkitë e prekura për  trajtimin e bonusit të qirasë që është shumë i rëndësishëm, për periudhën tranzitore nga momenti I shkaktimit të krizës deri në momentin kur të përfundojë akomodimi përfundimtar, I personave të cilëve u janë dëmtuar banesat. Përsa I përket ndihmave., mbrëmë kemi patur ndihma që kanë ardhur nga Turqia, kryesisht tenda dhe mallrat e tjerë, nga Kroacia ku kanë qenë kryesisht kite të ndihmës së parë. Nga Mali i Zi tenda dhe batanije, dhe vazhdojnë nga Kosova me ilaçe dhe një pjesë ushqime. Përsa I përket Platformës së bashkëqeverisjes, nga dje është vënë në dispozicion për të gjithë shqetësimet e qytetarëve dhe kemi një përpunim të përqendruar të gjithë shqetësimeve që vijne nga të tre qarqet e vendit dhe është një instrument mjaft efikas dhe që u bëj thirrje ta përdorin të gjithë njerëzit për të shperhur çdo lloj kërkese apo pakënaqësie, që mund të kenë në këtë periudhë emergjence. Puna me IKMT për prishjen e objekteve të cilat janë rrezik për të gjithë ambietin ku ndodhen dhe kanë paralizuar funksionimin e jetës për gjithë ambientin rreth e qark do vazhdojë. Deritani kemi shembur, 20 objekte në bazë të gjithë proçedurave, që anga akt-konstatimit dhe përgatitjen e dosjeve proçeduriale nga policia gjyqësore përpara ndërhyrjes së shembjes me fiksimin e vendit të ngjarjes me marrjen e provave. Në këto 20 janë 8 në thumanë dhe 12 në Durrës, përsa i përket vizitat mjekësore në vendet apo përqendrim ku janë përqëndruar banorët e prekur nga tërmeti janë kryer rreth 6200 vizita mjekësore dhe qendrat shëndetësore funksionojnë 24/7 të ngritura pranë këtyre qendrave. Nga bashkia e Tiranës morën lajmin që këshilli bashkiak ka miratuar bonusin e qirasë për 1 vit, për 1082 familjet e prekura. Bashkia e Tiranës është ndoshta pak rasti i mirë, do shohim dhe po shohim gjatë ditës së sotme mundësitë për bashkitë e tjera që nuk kanë një fond banese në dispozicion të kësaj përmase.kështu që do të vazhdojme me trajtimin që kemi deritani për qarkun e Lezhës dhe qarkun e Durrësit. Donacionet janë gjithmonë në rritje, por kjo është një çështje që besoj se do komunikohet në një moment tjetër sepse është shumë dinamike situata. Faleminderit zvkryeministër.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.