Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shkolla e mesme “Ibrahim Muça” në Librazhd ka hapur dyert për nxënësit dhe mësuesit e saj me standarde shumë herë më të larta sesa para rikonstruksionit të saj. Në këtë institucion të dijes jo vetëm janë krijuar kushte dinjitoze për mësimdhënie, por ambientet e saj tashmë janë një mundësi më shumë për banorët e qytetit të Librazhdit, si qendër komunitare për aktivitete sportive pas mbylljes së procesit mësimor.

Gjimnazi “Ibrahim Muça”, përveç bibliotekës dhe laboratorëve ka dhe  një palestër moderne, e konceptuar si një minipallat sporti edhe për komunitetin.

Kryeministri Rama, gatë vizitës së tij në këtë institucion të dijes u ndal në disa klasa e laboratorë ku ishte duke u zhvilluar mësimi. Ai takua edhe me stafin pedagogjik në sallën e re të mësueseve, të cilët vlerësuam pozitivisht ambientet dhe kushtet e reja për një mësimdhënie cilësore.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.