Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

U zhvillua sot takimi inagurues i Komitetit të Përbashkët Konsultativ me Komitetin Ekonomik dhe Social të Bashkimit Europian, i cili mblodhi së bashku përfaqësues të punëdhënësve, punëmarrësve dhe shoqërisë civile për të forcuar dialogun social dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE-së.

Takimi, të cilin e përshëndeti dhe Kryeministri Rama është një një hap i rëndësishëm në rrugën e integrimit europian të Shqipërisë.

* * *

Kryeministri Edi Rama: Faleminderit shumë! Ka një detyrim kur nis fjalën të thuash që është kënaqësi, po unë vërtet, vërtet kam shumë kënaqësi që gjendem sot këtu me Presidentin e Komitetit Ekonomik Social Europian, zotin Ropke.

Mund të them me mikun tonë të dashur dhe me mikun e dashur Oliver të gjendem këtu për këtë takim çelës të këtij komiteti të përbashkët këshillimor midis Shqipërisë dhe Komitetit Ekonomik Social Europian.

Ne e vlerësojmë këtë veçanërisht sepse falë mënyrës së hapur dhe gatishmërisë së Presidentit dhe ekipit të tij jemi mirëpritur brenda kështjellës së Brukselit si të barabartë  dhe madje na është dhënë mundësia për t’u ndjerë, se si është kjo ndjesia i të qenit i barabartë në këtë kështjellë.

Kështu që kjo është diçka tepër e veçantë.

Nga ana tjetër jam entuziast vërtet që komiteti do të shërbejë për qëllimin e ndihmës, për qëllimin që të nxitë aktorët tanë të rriten dhe që bëhen një pjesë e rëndësishme e anëtarësisë së Shqipërisë dhe pjesëmarrjes së Shqipërisë në jetën e familjes europiane si anëtare e barabartë shpejt, besoj dhe dëshiroj.

Ka qenë një rrugë e gjatë siç u përmend me elegancë nga presidenti, me shumë situata ku e gjetëm vetën të mbërthyer.  Por më duhet të them që tashmë po lëmë apo po jetojmë një moment në kohë, kur Brukseli dhe Bashkimi Europian na kanë suprizuar me vullnetin e tyre mjaft të fortë e gatishmërinë mjaft të qartë për të na marrë brenda.

Që kur kujtoj prej herës së parë kur e nisëm këtë rrugëtim të gjatë më shumë se 30 vjet më parë, është herë e parë që kur kujtoj që yjet tona janë në një linjë me yjet e Bashkimit Europian, jo vetëm sa i takon të ardhmes dhe perspektives, por edhe sa i takon së tashmes. Sepse sigurisht që Bashkimi Europian ka qenë shumë i kujdesshëm të thotë që vendi ynë është në Europë, një ditë do të jemi në Europë, që horizonti është vendi ku do të bashkohemi.

Por nuk e kemi ndjerë kurrë atë që ndjejmë së fundmi, gatishmërinë për ta bërë këtë realitet dhe për ta bërë realitet tani.

Sigurisht, kjo lidhet, jo vetëm me punën tonë të mirë, por edhe me situatën e përgjithshme brenda komitentit tonë dhe përtej tij. Por ajo që përpiqem t’u them çdo ditë bashkëpunëtoreve të mi dhe njerëzve është që dera është hapur. Duhet të përfitojmë nga ky shans dhe të bëjmë maksimumin për të qenë brenda, kur kjo derë të mbyllet sërish. Sepse ne e dimë shumë mirë si funksionon. Kështjella hap dyert dhe pastaj mbyll dyert. Dhe ka nga ata që janë më të shpejtë që kanë hyrë dhe e kanë gjetur brenda veten kur dera është mbyllur dhe ata që kanë mbetur jashtë.

Ka shumë njerëz që sot përpiqen të thonë që nuk do të ndodhë dhe ajo çfarë po përpiqemi t’u themi që duhet të mobilizohemi, duhet të bëjmë më të mirën për t’i vënë të gjitha energjitë në këtë drejtim, është thjeshtë një iluzion thonë, apo është propagandë, po ku e di unë se çfarë sepse nuk ka ndodhur në 12 vjet, atëherë pse duhet të ndodhë në 4 vitet e ardhshme. Por sigurisht këta njerëz nuk janë shumë mirë të informuar që Mali i Zi i ka çelur negociatat që në 2012-ën, Serbia i ka çelur që në 2014-ën, Maqedonia e Veriut kishte një emër tjetër, kur u bën vend kandidat në 2005-ën dhe sot ne e gjejmë veten tonë në pararojë pasi çelem negociatat vitin e kaluar dhe këtë vit siç tha dhe zoti Ropke kemi një shans të mirë që të hapim të gjithë grup kapitujt.

Ndaj është ky moment në kohë me të cilin ne duhet të merremi dhe nuk mund jem më mirënjohës e kaq dhe kam vërtet për presidentin, për ekipin e tij.

Meqë ra fjala, më duhet ta them kanë edhe një buzëqeshje krejt ndryshe nga buzëqeshja tipike zyrtare e Brukselit, është ndryshe. Ndoshta sepse punojnë me pjesën më të lirë të shoqërisë evropiane që është shoqëria civile, sindikata.

Duhet të jetë shumë interesante që të jesh një sindikalist sepse ke shansin të thuash çdo gjë të keqe për qeverinë, po në fakt nuk e ke për detyrë që të ndreqësh asgjë që qeveria ka për detyrë të ndreqë, kështu që do doja të isha një sindikalist. Dhe jam i sigurt që do të isha dhimbja më e madhe e kokës e qeverisë që drejtohet nga unë.

Megjithatë dua ta mbyll duke thënë se presidenti Ropke është një prej miqve më të dashur të Shqipërisë, e kolegëve, E po kështu është, jam i sigurt, fati më i mirë që na ka rënë, sepse ai shpejt do të zëvendësohet, por ajo çfarë ka ndërtuar shpresoj që nuk do të shkatërrohet, por do të shërbejë si një themel për të ndërtuar më tej. Dhe rrugëtimi ynë është një rrugëtim të cilin e konsiderojmë si një bekim unik, e që vjen me faktin që jemi në zemër të Europës, e që mund të shfrytëzojmë të gjitha njohuritë e instrumentet e Bashkimit Europian për të punuar dhe për t’u siguruar që të jetojmë një transformim të thellë.

E them gjithmonë që kur kthehesh në të shkuarën e Shqipërisë dhe përpiqesh të gjesh se kush ka patur një të shkuar të krahasueshme me tonën, se i takon dhimbjes, a errësirës të duhet të dalësh jashtë Europë për ta gjetur këtë. Ka ngjashmëri me vende ku Europa dhe bota perëndimore është përpjekur të ndryshojë rrjedhën e historisë, por ka dështuar. Afganistani, Iraku apo ç’emër të doni, por unë besoj që arsyeja kryesore se këto ndërhyrje kanë dështuar nuk ka të bëjë me atë që thuhet zakonisht. Mendoj që arsyeja kryesore është se këto vende nuk kanë bekimin që të jenë në mes të Europës dhe që të kenë Bashkimin Europian në derën ngjitur që ju jep njohurinë, dijen për ndërtimin e shtetit. Dijen për mënyrën sesi të ndërtohet një shtet demokratik, si të ndërtohen institucionet sepse në fund të fundit e gjithë fjala është për institucionet.

Dihet shumë mirë dhe pa BE dhe pa këtë burim të jashtëzakonshëm dijeje, jam i sigurt që mbështetur në historinë tonë, mbështetur në atë që çka na është dhënë nga historia jonë, kurrë s’do ishim në gjendje të ishim ku jemi sot. Dolëm të lirë 30 e kusur vite më parë por liria është diçka dhe demokracia është diçka tjetër.

Kështu që, besoj se po të nxjerrësh nga tabloja BE dhe të përpiqesh të përfytyrosh çfarë do të ishte Shqipëria sot, është e pamundur të besohet që do ishim këtu ku jemi. Sigurisht kemi dhe shumë më tepër për të bërë, kjo është afërmendsh, por arsyeja pse po e përgëzoj kaq shumë BE është të ngushëlloj veten e të ngushëlloj të tjerët për dhimbjet me të cilat duhet përballur kur duhet të merresh me BE.

Fundi është pozitiv, por rrugëtimi nuk është kaq pozitiv. Pra rrugëtimi është mjaft i dhimbshëm por të duhet ta kalosh dhe ne po përpiqemi dhe po ia dalim me sukses në përballimin e dhimbjes dhe po i japim vetes të gjitha arsyet për të ecur përpara pa u dorëzuar.

Ky takim sot më jep mua kënaqësi e na jep neve kënaqësi shumë sepse është një tablo konkrete, është një ngjarje konkrete që na bën të kuptojmë se si ndihesh të jesh së bashku dhe si ndihemi që jemi së bashku. Faleminderit zoti president që keni qenë një sindikalist i vërtetë duke thyer tavanet e xhamit në Bruksel për ne dhe natyrisht duke përdorur teknikat tuaja të sindikalistit që ne i vlerësojmë shumë në këtë raste

Kështu që, nuk e di se cila do të jetë puna juaj e ardhshme por të jesh i sigurte që Shqipëria do t’ju ofrojë gjithmonë një punë nëqoftëse Brukseli do të hakmerret dhe do të përpiqet që t’ju lërë pas dore.

Sa herë të keni nevojë për një punë, ejani në Shqipëri. Mund t’ju ofroj ccdo punë, përveç times!

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.