Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Sot në orën 14:30 në Kryeministri do të zhvillohet takimi i dytë i Task Forcës për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017.

Rendi i ditës i mbledhjes së Task Forcës do të jetë

1.    Diskutim mbi informacionin e kërkuar nga ministritë, institucionet e tyre të varësisë, prefekturat, bashkitë dhe entet publike apo shoqëritë shtetërore të zotëruara apo kontrolluara nga shteti;
2.    Shqetësime të ngritura nga KQZ lidhur me pengesa në pjesëmarrjen e punonjësve shtetërorë si komisionerë në KZAZ, KQV and GNV;
3.    Rasti Gjoza sipas kërkesës së subjektit zgjedhor LSI;
4.    Diskutime mbi informacione për tërheqje shumash të mëdha të parave gjatë muajit Maj 2017 nga bankat e nivelit të dytë;
5.    Çështje të tjera

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.