Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Plot 316,299 mijë qytetarë shqiptarë i janë përgjigjur pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, në të cilin Qeveria Shqiptare iu adreson 12 pyetje me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama njoftoi se “vijon të zgjerohet pjesëmarrja në Këshillimin Kombëtar, me 316,299 qytetarë tanimë, të cilët deri mbrëmë kanë dhënë përgjigjet për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në këtë kuvendim popullor”.

“11,659 qytetarë janë përgjigjur online në https://keshillimikombetar.al, ndërkohë 204,640 qytetarë kanë kthyer pyetësorët e plotësuar që u kanë mbërritur në banesë me postë”, shkruan Rama.

Më herët, Kryeministri garantoi të gjithë qytetarët që janë përfshirë në pyetësor, se opinioni i tyre do të dëgjohet me respekt.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.