Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se 284,214 qytetarë i kanë kthyer përgjigje deri më tani, 12 pyetjeve të pyetësorit të Këshillimit Kombëtar.

Kryeministri falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen në këtë kuvendim popullor, teksa i fton të gjithë shqiptarët të japin opinionin e tyre për të bashkëpunuar për çështje me rëndësi strategjike për vendin.

Kush nuk e ka dhënë ende opinionin e vet mund ta japë në linkun www.keshillimikombetar.al dhe përmes postës, nëse tashmë zarfi me pyetësorin i ka mbërritur në shtëpi.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.