Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Plot 330,799 mijë qytetarë shqiptarë i janë përgjigjur pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, në të cilin Qeveria Shqiptare iu adreson 12 pyetje me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama njoftoi se “330,799 ishte deri mbrëmë numri i qytetarëve që e kanë dhënë opinionin e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al”.

Kreu i Qeverisë fton të gjithë shqiptarët të dëgjojnë njëri-tjetrin me anë të këtij kuvendimi popullor.

Më herët, Kryeministri theksoi se Këshillimi Kombëtar është një shprehje e re e vullnetit të mirë për t’i përshirë në vendimmarrjet e qeverisë, të gjithë qytetarët pa dallime partiake.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.