Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Plot 367,326 mijë qytetarë shqiptarë i janë përgjigjur pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, në të cilin Qeveria Shqiptare iu adreson 12 pyetje me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama njoftoi se “kush ende nuk është përfshirë le të bashkohet me 367,326 qytetarët, të cilët kanë dhënë përgjigjet e tyre për 12 pyetjet që adreson qeveria shqiptare në pyetësorin e Këshillimit Kombëtar”.

Kreu i qeverisë falenderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen dhe fton shqiptarët të japin opinionin e tyre në linkun https://keshillimikombetar.al.

Më herët, Kryeministri u shpreh se “ky kuvendim popullor është një diskutim me njerzillëk e atdhedashuri, mbi çështje shumë konkrete që kërkojnë vendimmarrje konkrete.”

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.