Më shumë se 398 mijë qytetarë shqiptarë i janë përgjigjur deri më tani pyetësorit të Këshillimit Kombëtar në të cilin kërkohet mendimi i tyre për çështje të rëndësishme për zhvillimin e vendit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama njoftoi se “398,610 qytetarë janë përfshirë deri tani në Këshillimin Kombëtar ku kanë dhënë opinionet e tyre përmes platformës www.keshillimikombetar.al dhe kanë kthyer me postë pyetësorët e plotësuar” .
Kreu i Qeverisë falenderon të gjithë shqiptarët për pjesëmarrjen dhe fton ata që ende nuk kanë marrë pjesë, të japin opinionin e tyre për të mësuar, bashkëpunuar dhe mbështetur njëri-tjetrin si qytetarë.
Më herët, Kryeministri garantoi të gjithë qytetarët që janë përfshirë në këtë kuvendim të madh popullor, se mendimi i tyre do të dëgjohet me respekt.