Shqipëria konfirmohet edhe njëherë destinacioni i parapëlqyer i mediave britanike këtë herë me “The Telegraph” që u sugjeron vizitorëve britanikë atraksione interesante të vendit tonë mes bukurisë së egër të natyrës, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë.
Nga fundjavat dinamike në Tiranë tek aventurat e jashtëzakonshme, Shqipëria është e përgatitur për të gjitha.
***
Shqipëria çdo ditë e më shumë po tërheq vëmendjen dhe kureshtjen e shumë shtetasve të huaj për ta eksploruar atë në çdo potencial turistik që mbart.
Përmes një artikulli të publikuar nga “The Telegrafph”, të ndarë dhe nga kryeministri Edi Rama, Shqipëria cilësohet si një “perlë e panjohur të Ballkanit” që nuk duhet lënë pa vizituar dhe që vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet e preferuara për britanikët.
Ne shkrimin e publikuar, e përditshmja britanike u sugjeron vizitorëve britanikë 10 atraksione interesante të vendit tonë mes bukurisë së egër të natyrës, kuzhinës së shkëlqyer dhe historisë.
ARTIKULI I PLOTË: https://www.telegraph.co.uk/travel/destinations/europe/albania/the-best-holidays-in-albania/