Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Thirrje për shprehje interesi: Pozicion vakant në kuadër të Programit Interreg Euro MED 2021-2027

Pika Kombëtare e Kontaktit 

Në kuadër të Programit Interreg Euro MED 2021-2027, i bashkëfinancuara nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:

  • Një (1) Pikë Kombëtare e Kontaktit për Programin Interreg Euro MED 2021-2027, pozicionuar në Tiranë.

Procedura e Aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht;
  • Curriculum Vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
  • Fotokopje të Pasaportës;
  • Certifikatë Familjare;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj.

 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 01Tetor, ora 8:30, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri. 

Subjekti: Aplikim për pozicionin “Pika Kombëtare e Kontaktit”, Programi Interreg Euro MED”.

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të njoftohen për intervistë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.