Në kuadër të Programit Interreg IPA II CBC Itali-Shqipëri-Mal i Zi, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA II), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:
– Kontrollor i Zyrës së Nivelit të Parë, Programi IPA II BNK Itali-Shqipëri-Mal i Zi, pozicionuar në Tiranë.
Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit me postë, në adresën: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Kryeministria) Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë, me subjekt: Aplikim për pozicionin Kontrollor në Zyrën FLC IT-AL-MNE, deri më 23 Prill 2022. Çdo aplikim i dorëzuar pas kësaj date nuk do të merret parasysh. Shprehja e interesit nuk mund të bëhet nëpërmjet e-mailit. Vetëm kandidatët që plotësojnë kushtet do të kontaktohen për intervistë.