Në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Territorial Shqipëri – Kosovë 2021-2027, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA III), Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës SASPAC (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:
1 (një) Financier i Sekretariatit të Përbashkët Teknik (JTS) për programin IPA BNK Shqipëri-Kosovë 2021-2027, pozicionuar në Lezhë.
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:
- Letër motivimi në anglisht;
- Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
- Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
- Fotokopje të Pasaportës ose Kartës së Identitetit;
- Dëshmi Penaliteti;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
- Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj.
Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.
Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës 11 tetor 2024, ora 14:00, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri.
Subjekti: Application for the “Financial Officer of the Joint Technical Secretariat (JTS) of the IPA Cross-Border Cooperation Programme Albania-Kosovo 2021-2027”.