Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në kuadër të Projektit EUSAIR, Facility Point i financuar nga Programi Interreg IPA ADRION 2021-2027, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (Shqipëri), fton të gjithë të interesuarit për shprehje interesi për pozicionin vakant të punës si në vijim:

 

– Nëpunës i Projektit Facility Point, EUSAIR, Programi IPA ADRION 2021-2027, pozicionuar në Tiranë.

 

Procedura e Aplikimit:

 

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet e aplikimit si më poshtë:

  • Letër motivimi në anglisht;
  • Curriculum vitae (CV) në formatin Europass në anglisht;
  • Fotokopje të Diplomave Universitare (nuk është e nevojshme të jenë të përkthyera);
  • Fotokopje të Pasaportës;
  • Certifikatë Familjare;
  • Dëshmi Penaliteti;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Certifikata të trajnimeve, aftësive kompjuterike dhe gjuhësore;
  • Dokumente të tjera relevante mbi eksperiencat e mëparshme, të tilla si: letra reference, certifikata, etj.

 

Për më shumë detaje mbi këtë pozicion si edhe kualifikimet e kërkuara, lutemi të konsultoni Termat e Referencës bashkëlidhur këtij njoftimi.

 

Kandidatët e interesuar duhet t’i dorëzojnë dokumentet e aplikimit brenda datës  21 Mars 2024ora 16:30, në adresën si në vijim: Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës Rruga “Kuvajt”, Tiranë, Shqipëri. 

 

Subjekti: Aplikim për pozicionin “Nëpunës i Projektit Facility Point, EUSAIR, Programi IPA ADRION 2021-2027″.

 

Vetëm kandidatët e short-listuar do të kontaktohen për intervistë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.