Udhëzim i miratuar në datën 6 gusht 2014
U DH Ë Z I M
PËR
MIRATIMIN E KOSTOS MESATARE TË NDËRTIMIT TË BANESAVE NGA ENTI KOMBËTAR I BANESAVE, PËR VITIN 2014
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “dh”, të nenit 34/1, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale për strehimin e banorëve të zonave urbane”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
U DH Ë Z O N:
1. Kostoja mesatare e ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave, në shkallë republike, për vitin 2014, të jetë 39 482 (tridhjetë e nëntë mijë e katërqind e tetëdhjetë e dy) lekë/m², për sipërfaqe shfrytëzimi.
2. Kostoja mesatare e ndërtimit dhe vlera mesatare e apartamenteve në tregun e lirë të banesave, sipas qyteteve, për vitin 2014, të jetë sipas tabelave nr.1, nr.2 e nr.3, që i bashkëlidhen këtij udhëzimi.
3. Për qytetet për të cilat nuk janë nxjerrë vlerat e kostos mesatare të ndërtimit të merren vlerat e kostos së ndërtimit të qytetit më të afërt, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi.
4. Vlerat mesatare të banesave në tregun e lirë nuk mund të përdoren për t’iu refereuar zonave të afërta.
Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI