Vendim i Këshillit të Ministrave:
VENDIM
PËR
CAKTIMIN E DITËS SË HËNË, DATË 27.11.2023, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Caktimin e ditës se hënë, datë 27.11.2023, dite pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.
2. Dita e punës, e datës 27.11.2023, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda tremujorit te parë të vitit pasardhës.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZEVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU