Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

V E N D I M

PËR

DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.203, DATË 26.2.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURAT QË PËRDOREN PËR LIDHJEN E KONTRATAVE QË DIKTOHEN NGA INTERESA THELBËSORË TË SHTETIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 79 e vijues të Kodit Civil , të nenit 6, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.8457, datë 11.2.1999, “Për informacionin e klasifikuar “sekret shtetëror””, të ndryshuar, të pikës 5, të nenit 7, të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, dhe të ligjit nr.10107, datë 30.3.3009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.203, datë 26.2.2020, të Këshillit të Ministrave, shtohet kreu VIII, me këtë përmbajtje:

“VIII DISPOZITA KALIMTARE PËR PROCEDURAT QË LIDHEN ME EPIDEMINË E SHKAKTUAR NGA INFEKSIONI COVID-19

1. “Autoritetet kontraktore”, të referuara në shkronjën “a”, të kreut III, të këtij vendimi, janë Kryeministria, të gjitha ministritë dhe institucionet e varësisë së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të deleguara me urdhër të ministrit përkatës.

2. Për procedurën e drejtpërdrejtë, të përcaktuar në nënndarjen IV.1, të kreut IV, të këtij vendimi, nuk zbatohen dispozitat e parashikuara për procedurën e ankimit.

3. Komisioni i vlerësimit, i përcaktuar në pikën 2, të kreut V, të këtij vendimi, kryesohet nga një nëpunës i nivelit drejtues të lartë të autoritetit kontraktor dhe ka në përbërje të tij nëpunës me arsim të lartë.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.