Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 30 Dhjetor 2025:
V E N D I M
PËR
KRIJIMIN E BAZËS SË TË DHËNAVE SHTETËRORE TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT TË INFORMACIONIT TË ARSIMIT TË LARTË (SMIAL)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Krijimin e bazës së të dhënave shtetërore të Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë (në vijim SMIAL).
2. Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.
3. Të dhënat e bazës shtetërore ndahen në të dhëna parësore dhe dytësore, si më poshtë vijon:
a) Të dhënat parësore të SMIAL-it konsiderohen të dhënat e mbledhura nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, që kanë të bëjnë me:
i. të dhënat e regjistrimit të studentëve në çdo program studimi;
ii. numrin e identifikimit të matrikullimit të studentit;
iii. informacionin për statusin për pajisjen me numër matrikullimi;
iv. mbështetjen financiare dhe kreditë studentore;
v. strukturën e institucioneve të arsimit të lartë;
vi. hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e IAL-ve, degëve, njësive kryesore dhe bazë e të programeve të studimit;
vii. programet e studimit me profilet e tyre, si dhe kuotat e pranimit në to;
viii. certifikimin e kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore për kuotat e pranimit në programet e studimit të ofruara nga IAL-të;
ix. udhëheqjet shkencore në programet e studimit për fitimin e gradës shkencore “Doktor”;
x. projektstatutet dhe ndryshimet statutore të IAL-ve;
xi. informacione për aktet e hapjes/riorganizimit dhe akreditimit të parë e periodik të IAL-ve e të programeve të studimit;
xii. regjistrimin e formave të diplomave dhe certifikatave, të cilat lëshohen nga institucionet e arsimit të lartë;
xiii. pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë me regjistrat themeltarë, të arritjeve akademike e të lëshimit të diplomave dhe të certifikatave;
xiv. njohjen e njësimin e diplomave dhe të certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë;
xv. njohjen e titujve akademikë të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë të huaj.
b) Të dhënat dytësore të SMIAL-it konsiderohen të dhënat që merren nga Regjistri Kombëtar i Gjendjes Civile, Regjistri Elektronik Kombëtar për të Huajt në Republikën e Shqipërisë, Regjistri Tregtar dhe nga Sistemi i Tatimit Elektronik, si më poshtë vijon:
i. Emri, atësia, amësia, mbiemri;
ii. Numri i identifikimit personal;
iii. Datëlindja, gjinia, vendlindja;
iv. Statusi civil;
v. Adresa e vendbanimit;
vi. Shtetësia;
vii. Të dhënat personale të studentëve të huaj;
viii. Të dhënat NUIS/NIPT të institucioneve publike dhe jopublike të arsimit të lartë.
4. Dhënës të informacionit për SMIAL-in janë institucionet e arsimit të lartë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë dhe ministria përgjegjëse për arsimin.
5. Sistemi SMIAL ndërvepron me:
a) bazën e të dhënave shtetërore të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile;
b) Sistemin e Provimit të Shtetit dhe provimeve të tjera të digjitalizuara;
c) Regjistrin Elektronik Kombëtar për të Huajt në Republikën e Shqipërisë;
ç) Regjistrin Tregtar dhe Sistemin e Tatimit Elektronik.
6. Institucioni administrues siguron që përpunimi i të dhënave personale në SMIAL të kryhet në përputhje me parimet dhe kërkesat e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, duke garantuar ligjshmërinë, drejtësinë, transparencën, minimizimin e të dhënave, saktësinë dhe ruajtjen e tyre, vetëm për periudhën e nevojshme për të përmbushur qëllimin e grumbullimit. Pas përfundimit të afatit të përcaktuar të ruajtjes, të dhënat personale fshihen ose anonimizohen, sipas procedurave të miratuara nga institucioni administrues, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
7. Niveli i aksesimit në sistemin SMIAL bazohet në rolet e krijuara të përdoruesve:
a) Ministria përgjegjëse për arsimin për:
i. hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e IAL-ve, degëve, njësive kryesore e të programeve të studimit, si lexues, konfirmues dhe përditësues;
ii. certifikimin e kapaciteteve akademike e infrastrukturore në sistem dhe kuotat e pranimit në programet e studimit të ofruara nga IAL-të, si lexues dhe konfirmues;
iii. udhëheqjet shkencore në programet e studimit për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, si lexues dhe konfirmues;
iv. projektstatutet dhe ndryshimet statutore të IAL-ve, si lexues e konfirmues.
b) Qendra e Shërbimeve Arsimore për:
i. hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e IAL-ve, degëve, njësive kryesore dhe bazë e të programeve të studimit, si lexues;
ii. programet e studimit me profilet e tyre, si dhe kuotat e pranimit në to, si lexues;
iii. të dhënat e regjistrimit të studentëve në çdo program studimi, si lexues dhe konfirmues;
iv. gjenerimin, numrin e identifikimit të matrikullimit të studentit, si krijues;
v. certifikimin e kapaciteteve akademike dhe infrastrukturore për kuotat e pranimit në programet e studimit të ofruara nga IAL-të, si lexues;
vi. udhëheqjet shkencore në programet e studimit për fitimin e gradës shkencore “Doktor”, si lexues;
vii. regjistrimin e formave të diplomave dhe të certifikatave, të cilat lëshohen nga institucionet e arsimit të lartë, si lexues e konfirmues;
viii. pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë me regjistrat themeltarë, të arritjeve akademike e të lëshimit të diplomave dhe certifikatave, si lexues dhe konfirmues;
ix. njohjen e njësimin e diplomave e të certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja të arsimit të lartë, si lexues dhe konfirmues;
x. njohjen e titujve akademikë, të lëshuar nga institucionet e arsimit të lartë të huaj, si lexues dhe konfirmues.
c) Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për:
i. hapjen, riorganizimin dhe mbylljen e IAL-ve, degëve, njësive kryesore dhe bazë e të programeve të studimit, si lexues;
ii. të dhënat për akreditimin e parë të IAL-ve e të programeve të studimit, si lexues dhe përditësues;
iii. të dhënat për akreditimin periodik të IAL-ve e të programeve të studimit, si lexues dhe përditësues.
ç) Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë për:
i. të dhënat për mbështetjen financiare të studentëve, si lexues dhe konfirmues;
ii. të dhënat për kreditë studentore, si lexues dhe konfirmues.
d) Institucioni i arsimit të lartë për:
i. të dhënat për strukturën organizative të institucioneve të arsimit të lartë, njësitë, programet e studimit dhe profilet e tyre, si krijues;
ii. projektstatutet dhe ndryshimet statutore të IAL-ve, si krijues e përditësues;
iii. kuotat dhe rialokimet e tyre, në bazë të certifikimit të tyre nga ministria përgjegjëse për arsimin, për çdo program studimi dhe profil, si krijues;
iv. të dhënat për regjistrimin, transferimin, pezullimin, çregjistrimin e diplomimin e studentëve, si krijues dhe përditësues;
v. të dhënat e studentëve për pajisjen me numër matrikullimi, si krijues dhe përditësues;
vi. mbështetjen financiare dhe kredinë studentore, si krijues dhe përditësues;
vii. regjistrimin e formave të diplomave e të certifikatave, të cilat lëshohen nga institucionet e arsimit të lartë, si krijues dhe përditësues;
viii. pajisjen e institucioneve të arsimit të lartë me regjistrat themeltarë të arritjeve akademike dhe të lëshimit të diplomave e të certifikatave, si krijues dhe përditësues.
8. Organizimi e funksionimi i brendshëm i sistemit dhe i bazës së të dhënave të SMIAL-it përcaktohen e miratohen me rregullore të brendshme të institucionit administrues, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazën e të dhënave shtetërore”.
9. Palët zbatojnë masat e duhura teknike dhe organizative për të siguruar një nivel sigurie të përshtatshëm ndaj rrezikut, për çdo veprim në regjistër lidhur me aksesin, ndryshimin, korrigjimin, përhapjen e të dhënave personale, me qëllim garantimin e gjurmueshmërisë, konfidencialitetit, integritetit, disponueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e sistemeve e të shërbimeve të përpunimit.
10. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë dhe institucionet e arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKINË SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 37 228 725 (tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.
2. Efekti financiar përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, të cilat i transferohen Bashkisë Shijak në formën e transfertës së pakushtëzuar.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË SHKOLLËS SË MESME TË BASHKUAR “RAMAZAN KARAJ”, BASHKIA KRUJË, DHE CAKTIMIN E BASHKISË KRUJË SI NJËSI ZBATUESE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” e “iii”, dhe 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 315 401 450,36 (treqind e pesëmbëdhjetë milionë e katërqind e një mijë e katërqind e pesëdhjetë presje tridhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të shkollës së mesme të bashkuar “Ramazan Karaj”, Bashkia Krujë.
2. Bashkisë Krujë, në buxhetin e vitit 2025, i transferohet fondi në masën 63 080 290 (gjashtëdhjetë e tre milionë e tetëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025.
3. Caktimin e Bashkisë Krujë si njësi zbatuese sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E KODIT TË ETIKËS NË SHKENCË DHE NË KËRKIM SHKENCOR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 30, të ligjit nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Kodit të Etikës në Shkencë dhe në Kërkim Shkencor, që zbatohet në zonën evropiane të kërkimit, në përputhje me Kodin Evropian të Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor, i cili rregullon normat e etikës në shkencë dhe në kërkim shkencor, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet e shkencës dhe të kërkimit shkencor, subjektet publike dhe jopublike të kërkimit shkencor dhe punonjësit kërkimorë-shkencorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KOMPENSIMIN E TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONISTËVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 800 (një mijë e tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të plotë urban, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë urban dhe pension të reduktuar të pleqërisë, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension pleqërie me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuar në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92, pension pleqërie si nënë me shumë fëmijë, të caktuar në bazë të pikës 2, të nenit 31, dhe pension pleqërie të reduktuar, të caktuar në bazë nenit 31/1, të këtij ligji.
ç) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.150/2014, “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë”;
d) Personat që përfitojnë pension për shkak të profesionit, të caktuar në bazë të ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës dhe të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”.
2. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 800 (tetëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 22 000 (njëzet e dy mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie të pjesshëm urban, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 34 e 95, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) Personat që përfitojnë pension pleqërie, me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2015 e në vijim, të caktuara në bazë të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, që nuk plotësojnë periudhën e domosdoshme të sigurimit të parashikuar në nenin 92 të këtij ligji;
ç) Personat që përfitojnë pension social të caktuar, në bazë të nenit 5/1, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
3. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 1 000 (një mijë) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, sipas kategorive të mëposhtme:
a) Personat që përfitojnë pension pleqërie të caktuar në bazë të ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar;
b) Personat që përfitojnë pension pleqërie rural, me datë lindjeje të së drejtës deri në datën 31.12.2014, të caktuar në bazë të neneve 31, 34, 93, 95 dhe të paragrafit të dytë të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
4. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 600 (gjashtëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 30 000 (tridhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension invaliditeti, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
5. Përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore deri në 700 (shtatëqind) lekë në muaj personat me të ardhura deri në 18 000 (tetëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj në datën 31.12.2025, që përfitojnë pension familjar, të caktuar sipas ligjit nr.4171, datë 13.9.1966, “Për sigurimet shoqërore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.4976, datë 29.6.1972, “Për pensionet e anëtarëve të kooperativave bujqësore në Republikën Popullore të Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ligjit nr.8455, datë 4.2.1999, “Për një trajtim të veçantë të familjeve të pilotëve, që humbasin jetën në përmbushje të detyrës, gjatë fluturimit”, të ndryshuar.
6. Masa individuale e kompensimeve të parashikuara në këtë vendim do të përfitohet deri në plotësimin e vlerës së të ardhurave të parashikuar në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.
Për të gjitha rastet që kompensimi i parashikuar sjell si pasojë tejkalimin e vlerës së të ardhurave sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, masa individuale e kompensimit do të llogaritet si diferencë e të ardhurave të parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, me shumën e të ardhurave mujore të përfituesve, sipas përcaktimeve në këtë vendim.
7. Në kuptim të këtij vendimi, të ardhurat mujore të përfituesve të pensioneve, sipas pikave 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi, përfshijnë:
a) masën e pensionit;
b) shtesën mbi pensionin e posaçëm shtetëror, të parashikuar në nenin 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
c) shtesën mbi pensionin e pleqërisë të caktuar sipas nenit 33, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ç) trajtimet e veçanta financiare, sipas neneve 5/1/a, 5/1/b, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
d) përfitimet sipas dekretit nr.758, datë 1.2.1994, “Për një mbrojtje të veçantë të ushtarakut”, të miratuar me ligjin nr.7799, datë 24.2.1994, të Kuvendit Popullor, dhe ligjit nr.8097, datë 21.3.1996, “Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit”, të ndryshuar, ligjit nr.10139, datë 15.5.2009, “Për pensionet shtetërore suplementare të punonjësve të universiteteve, të shkollave të larta, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në Republikën e Shqipërisë, të cilët kanë tituj shkencorë”, ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, ligjit nr.9128, datë 29.7.2003, “Për një trajtim të veçantë financiar të pilotëve fluturues në pension”, të ndryshuar, ligjit nr.9361, datë 24.3.2005, “Për një trajtim të veçantë financiar të efektivave, oficerë dhe nënoficerë lundrues, të nëndetëseve dhe palombarëve të Forcave Detare, në pension”, ligjit nr.29/2019, “Për trajtimin financiar, suplementar të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë, të punonjësve të industrisë së naftës e të gazit dhe të punonjësve që kanë punuar në metalurgji”, ligjit nr.129/2021, “Për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës””;
dh) kompensimet sipas vendimit nr.763, datë 27.11.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.401, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, vendimit nr.17, datë 20.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”, vendimit nr.415, datë 27.4.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”, vendimit nr.474, datë 30.6.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për rritjen e pensioneve”.
8. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, të cilët kanë datë lindjeje të së drejtës për pension deri në datën 31.12.2025, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç”, “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën 31.12.2025 të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi.
9. Kompensimi shtesë për të ardhurat mujore, sipas këtij vendimi, u jepet edhe personave që do t’u caktohet pension nga data 1.1.2026 e në vazhdim, me kusht që data e lindjes së të drejtës për pension të jetë deri në datën 31.12.2026, përfshirë edhe këtë datë, me kusht që masa e pensionit dhe përfitimet e përmendura në shkronjat “b”, “c”, “ ç” “d” dhe “dh”, të pikës 7, të këtij vendimi, në datën e lindjes së të drejtës për pension të mos kalojnë të ardhurat e parashikuara në pikat 1, 2, 3, 4 dhe 5 të këtij vendimi. Personave, që do u caktohet pension me datë lindjeje të së drejtës nga data 1.1.2027 e në vazhdim, nuk janë subjekte përfituese sipas këtij vendimi.
10. Kompensimet e përfituara sipas këtij vendimi nuk do të jenë objekt ndryshimi, në rastet e indeksimit të pensioneve me vendime të Këshillit të Ministrave.
11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi llogariten në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, të cilat ndahen:
a) 9 728 460 000 (nëntë miliardë e shtatëqind e njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, për mbulimin e pagesave të kompensimit të të ardhurave mujore të pensionistëve;
b) 72 500 000 (shtatëdhjetë e dy milionë e pesëqind mijë) lekë shpenzime administrative për procedurat teknike të zbatimit të këtij vendimi dhe për pagesën e komisioneve të shërbimit të pagesave të pensioneve nga Posta Shqiptare, sh.a., dhe bankat e nivelit të dytë.
12. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, në shumën 9 800 960 000 (nëntë miliardë e tetëqind milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë, do të përballohen nga buxheti i shtetit, i planifikuar në buxhetin për sigurimet shoqërore, për vitin 2026.
13. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.1.2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË, ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË DHE INOVACIONIT, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ADRIATIC BAY INVESTMENT GROUP”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË SHTETËRORE NR.1/10, ME EMËRTIMIN “REPARTI USHTARAK 2001 – ISH-DEPO E MINAVE DURRËS”, ZONA KADASTRALE 1574, ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 52 010 M2, ME VENDNDODHJE NË PORTO-ROMANO, DURRËS, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Adriatic Bay Investment Group”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë shtetërore nr.1/10, me emërtimin “Reparti ushtarak 2001 – ish-Depo e Minave Durrës”, zona kadastrale 1574, me sipërfaqe të përgjithshme 52 010 (pesëdhjetë e dy mijë e dhjetë) m2, me vendndodhje në Porto-Romano, Durrës, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Mbrojtjes, me afat 20 (njëzet) vjet, sipas kartelës së pasurisë, hartës kadastrale, genplanit dhe tekstit të projektkontratës, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT, PËR BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E LUFTËS KUNDËR KRIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, për bashkëpunimin në fushën e luftës kundër krimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË KONFEDERATËS ZVICERANE, TË PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA ZVICERANE PËR ZHVILLIM DHE BASHKËPUNIM (SDC) E DEPARTAMENTIT FEDERAL TË PUNËVE TË JASHTME TË ZVICRËS, DUKE VEPRUAR NËPËRMJET AMBASADËS ZVICERANE NË SHQIPËRI, PËR PROMOVIMIN E SHËNDETIT DHE PARANDALIMIN E SËMUNDJEVE JO TË TRANSMETUESHME NË SHKOLLA – SHKOLLAT PËR SHËNDETIN, FAZA E DALJES 1 MAJ 2025 – 31 DHJETOR 2027, NJË PROJEKT DYPALËSH BASHKËPUNIMI DHE ZHVILLIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe të ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) e Departamentit Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, duke vepruar nëpërmjet Ambasadës Zvicerane në Shqipëri, për promovimin e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve jo të transmetueshme në shkolla – Shkollat për shëndetin, faza e daljes 1 maj 2025 – 31 dhjetor 2027, një projekt dypalësh bashkëpunimi dhe zhvillimi, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MBËSHTETJEN FINANCIARE TË DISA KATEGORIVE TË VEÇANTA, PËR VITIN 2025
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Përfitojnë mbështetje financiare për vitin 2025, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë, kategoritë e mëposhtme:
a) Familjet dhe individët, që trajtohen me ndihmë ekonomike sipas nenit 7, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, përfshirë edhe ata që përfitojnë nga fondi shtesë mbi fondin e kushtëzuar për ndihmën ekonomike;
b) Fëmijët pa kujdes prindëror, të vendosur në familje kujdestare;
c) Personat me aftësi të kufizuara, sipas shkronjave “b” dhe “c”, të nenit 8, të ligjit nr.57/2019, “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar;
ç) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Statusi i invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar;
d) Individët përfitues të statusit, sipas ligjit nr.8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar;
dh) Ndihmësit personalë të përfituesve të pagesave të aftësisë së kufizuar, sipas shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të kësaj pike.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, llogariten në shumën 2 227 500 000 (dy miliardë e dyqind e njëzet e shtatë milionë e pesëqind mijë) lekë dhe përballohen nga buxheti i akorduar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për vitin 2025.
3. Mbështetjet financiare të patërhequra parashkruhen pas datës 30.6.2026.
4. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR BASHKËPUNIMIN TEKNIK 2024 PËR PROJEKTIN “GREEN VJOSA (VJOSA E GJELBËR) – ZHVILLIM RAJONAL I GJELBËR DHE GJITHËPËRFSHIRËS NË ZONËN E UJËMBLEDHËSIT TË PARKUT KOMBËTAR TË VJOSËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për bashkëpunimin teknik 2024 për projektin “Green Vjosa (Vjosa e Gjelbër) – zhvillim rajonal i gjelbër dhe gjithëpërfshirës në zonën e ujëmbledhësit të Parkut Kombëtar të Vjosës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.15, DATË 9.1.2025, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE SHËNDETËSORE SPITALORE NGA SKEMA E DETYRUESHME E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR PËR VITIN 2025”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 53, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shtojca nr.2, bashkëlidhur vendimit nr.15, datë 9.1.2025, të Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2025”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Financave dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.78, DATË 7.2.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MASËN, KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT TË NJË PAKETE TË VEÇANTË HIGJIENO-SANITARE, PËR INVALIDËT PARAPLEGJIKË DHE TETRAPLEGJIKË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të vendimit nr.78, datë 7.2.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, togfjalëshi “… 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj …” zëvendësohet me “… 20 480 (njëzet mijë e katërqind e tetëdhjetë) lekë në muaj …”.
2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për çështjet sociale, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.465, DATË 26.7.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR PËRMIRËSIMIN E NIVELIT TË KONTROLLIT TË MJETEVE MOTORIKE E RIMORKIOVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 88, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 7, të vendimit nr.465, datë 26.7.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, data “… 31 dhjetor 2025.” zëvendësohet me “… 31 dhjetor 2026.”.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E NORMAVE, STANDARTEVE, ÇMIMEVE BAZË DHE PRAKTIKAVE MË TË MIRA NË FUSHËN E PYJEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 15, të ligjit nr.57/2020, “Për pyjet”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e normave teknike, standardeve, çmimeve bazë dhe praktikave më të mira në fushën e pyjeve, të unifikuara për njësi të punimeve, sipas operacioneve që kryhen në pyje e kullota, të përcaktuara në lidhjet nr.1 e nr.2, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Normat e punimeve caktohen duke u bazuar në volumet standarde të punës dhe në parametrat teknikë në fushën e pyjeve e kullotave, mbështetur në praktikat më të mira.
3. Normat teknike ndahen në norma minimale e norma maksimale ditore dhe përcaktohen sipas:
a) largësisë dhe mënyrës së mbërritjes në objektin e punës;
b) volumit të punimeve;
c) sasisë së punës për njësi;
ç) vështirësisë së operacionit të punës.
4. Standardet përcaktohen bazuar në cilësinë e punës, mjetet e përdorura, kohën e nevojshme dhe kushtet në të cilat kryhen operacionet e punës.
5. Praktikat më të mira, në kuptim të këtij vendimi, përfshijnë tërësinë e normave të punës, standardeve teknike, procedurave operative dhe metodave të provuara, të përcaktuara nga institucionet kompetente e normuese në fushën e pyjeve e kullotave, të cilat synojnë realizimin e punimeve pyjore dhe kullosore, në mënyrë të qëndrueshme, efikase e të sigurt.
Këto praktika përfshijnë edhe punime restauruese të natyrës e të ekosistemeve, që lidhen me ndryshimin e përdorimit të tokës, duke ofruar zgjidhje, bazuar në natyrë dhe në përputhje me kërkesat për mbrojtjen e mjedisit, biodiversitetit dhe për shfrytëzimin racional të burimeve natyrore.
6. Çmimet bazë për normat përkatëse të punimeve në pyje e kullota ndahen në 4 (katër) kategori, sipas nivelit të vështirësisë dhe natyrës së operacioneve, me koeficientët përkatës të indeksimit, kundrejt çmimeve të kategorisë së parë.
7. Çmimet e kategorisë së parë i referohen masës së pagës minimale mujore, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, dhe janë të detyrueshme për t’u zbatuar në të gjithë territorin nga çdo person juridik ose fizik, vendas apo i huaj.
8. Koeficientët dhe kategorizimi përcaktohen në lidhjen nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
9. Çmimet bazë janë vlerat e llogaritura për njësi të punimeve sipas operacioneve dhe shërbejnë si referencë për:
a) hartimin e preventivave të projekteve të studimit dhe të zbatimit;
b) planifikimin e buxhetit vjetor të investimeve dhe të shërbimeve nga administrata publike qendrore dhe vendore;
c) llogaritjen e çmimeve dhe kostove nga subjektet sipërmarrëse, që ushtrojnë veprimtari në fushën e pyjeve e të kullotave.
10. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Pyjeve dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. AGIM NURI BAJKO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. AGUSTIN PJETËR KOLA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. AISHE DAUT STARI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. EDERA KABIL ALIBEGAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. KOSTANDIN ALEKO KAMBERI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. KOSTANDIN LLAZAR SHKURTI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. KUJTIM REXHEP VORPSI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. LEONARD SIFI TOSKA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. NIKOLIN LUIGJ GURAKUQI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. RAPO SELMAN TAO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR ZNJ. SHEGUSHE HYSNI BEBETI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. VASILLAQ THOMA RUCI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. VIRXHIL ATHANAS KARAJA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE DHE TË KRITEREVE PËR FINANCIMIN E AKTIVITETEVE SPORTIVE ME KARAKTER NDËRKOMBËTAR ME IMPAKT SOCIAL, KULTUROR, EKONOMIK DHE TURISTIK NË VEND, NË RASTET KUR ZHVILLOHEN NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 13, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Ky vendim përcakton procedurat dhe kriteret për financimin e aktiviteteve sportive me karakter ndërkombetar me impakt social, kulturor, ekonomik dhe turistik në vend, në rastet kur zhvillohen në territorin e Republikës së Shqipërisë.
II. KRITERET PËR FINANCIMIN E AKTIVITETEVE SPORTIVE ME KARAKTER NDËRKOMBËTAR
Subjekti aplikues, për financimin e aktiviteteve sportive me karakter ndërkombëtar, duhet të plotësojë këto kritere:
a) Regjistrimi ligjor i subjektit të jetë, sipas legjislacionit në fuqi, vendas ose të huaj, dhe ushtrimi i veprimtarisë të jetë në përputhje me objektin e tij;
b) Të jetë dhënë njohja zyrtare e aktivitetit ndërkombëtar nga federata ndërkombëtare përkatëse, e dokumentuar me vërtetim zyrtar dhe e vlefshme për periudhën e zhvillimit të aktivitetit ndërkombëtar;
c) Të ketë marrë dakordësinë e federatës ndërkombëtare ose të ketë marrëveshje partneriteti ndërkombëtare;
ç) Të ketë eksperienca të ngjashme në organizimin e aktiviteteve sportive me karakter ndërkombëtar;
d) Të ketë kapacitetet organizative, administrative dhe menaxheriale, përfshirë strukturën organizative, stafin dhe përvojën në organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare të ngjashme;
dh) Aktiviteti ndërkombëtar të ketë ndikim ekonomik, turistik dhe mediatik, përfshirë numrin e pjesëmarrësve ndërkombëtarë, delegacioneve dhe ekspozimin ndërkombëtar të Republikës së Shqipërisë.
III. PROCEDURAT E APLIKIMIT PËR FINANCIMIN E AKTIVITETEVE SPORTIVE ME KARAKTER NDËRKOMBËTAR
1. Subjektet aplikuese përgjatë të gjithë vitit buxhetor paraqesin kërkesë për financim pranë ministrisë përgjegjëse për sportin, shoqëruar me dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Vendimmarrjn e brendshme të subjektit aplikues, të miratuar nga organi drejtues kompetent, për realizimin e aktivitetit ndërkombëtar sportiv;
b) Programin e detajuar të aktivitetit ndërkombëtar, përfshirë kohëzgjatjen, strukturën e garave, disiplinat sportive dhe kalendarin e zhvillimit;
c) Vërtetimin nga federata ndërkombëtare për njohjen e aktivitetit ndërkombëtar;
ç) Planin teknik të detajuar të organizimit të aktivitetit ndërkombëtar;
d) Planin financiar të detajuar.
2. Për vlerësimin e aplikimeve të paraqitura pranë ministrisë përgjegjëse për sportin ngrihet një komision ad hoc vlerësimi, i përbërë nga 5 (pesë) anëtarë, i cili ngrihet brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së aplikimit. Pas përfundimit të afatit të aplikimit, komisioni brenda 7 (shtatë) ditëve, nëse konstaton parregullsi, njofton aplikuesit, duke iu caktuar afatin 5 (pesë)-ditor për plotësimin e tyre.
3. Komisioni i Vlerësimit, brenda një afati prej 30 (tridhjetë) ditësh nga ngritja e tij shqyrton dokumentacionin e paraqitur, zhvillon negociatat për kushtet e kontratës, propozon miratimin ose mosmiratimin e aktivitetit dhe i paraqet ministrit përgjegjës për sportin raportin e detajuar për miratimin ose jo të aktivitetit. Subjekti aplikues njoftohet për vendimin brenda 7 (shtatë) ditësh nga data e miratimit. Aplikuesit mund të ankimojnë vendimmarrjen e komisionit të vlerësimit brenda 5 (pesë) ditëve te ministri përgjegjës për sportin.
4. Pas lidhjes së kontratës, çdo pagesë e ministrisë përgjegjëse për sportin për subjektet përfituese bëhet pas paraqitjes së kërkesës së këtij të fundit dhe në përputhje me parashikimet e kontratës, përfshirë edhe pagesën e tarifës së pjesëmarrjes (fee), në rast parashikimi në kontratë.
5. Ministria përgjegjëse për sportin autorizon kryerjen e pagesës pas dorëzimit nga subjekti përfitues të dokumentacionit të mëposhtëm:
a) Kërkesës për pagesë;
b) Faturës së lëshuar nga subjekti kontraktor, sipas rregullave në fuqi në vendin e regjistrimit si person juridik;
c) Në rast se në kontratë do të parashikohet tarifë pjesëmarrjeje (fee), ministria përgjegjëse për sportin kryen pagesën bazuar në faturën e lëshuar, sipas përcaktimeve në kontratë për vlerën e tarifës së pjesëmarrjes (fee).
6. Për monitorimin e aktivitetit sportiv me karakter ndërkombëtar ngrihet grupi i monitorimit, i cili përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, të cilët caktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për sportin.
7. Përjashtimisht, aktivitetet sportive me karakter ndërkombëtar, për të cilat fondet janë parashikuar në ligjin nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, financohen në përputhje me parashikimet e këtij vendimi. Në këtë rast, aplikuesit shoqërojnë kërkesën për aplikim me dokumentacionin e parashikuar në kreun II, të këtij vendimi, shoqëruar me dokumentacionin financiar justifikues. Ministri përgjegjës për sportin urdhëron kryerjen e pagesës nëpërmjet thesarit në bankën e nivelit të dytë ose Bankën e Shqipërisë, përfshirë transfertat e huaja, të deklaruar nga përfituesi.
IV. DISPOZITA TË FUNDIT
Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROCEDURAVE TË IDENTIFIKIMIT, KLASIFIKIMIT, PËRSHKALLËZIMIT DHE MENAXHIMIT TË KRIZËS KIBERNETIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 9, të nenit 28, të ligjit nr.25/2024, “Për sigurinë kibernetike”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e procedurave të identifikimit, klasifikimit, përshkallëzimit dhe menaxhimit të krizës kibernetike, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, CSIRT-et sektoriale, CSIRT-et pranë operatorëve të infrastrukturave të informacionit dhe të gjitha strukturat e institucionet përgjegjëse, që kanë role dhe përgjegjësi specifike të përcaktuara në procedurën e identifikimit, klasifikimit, përshkallëzimit dhe menaxhimit të krizës kibernetike, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROGRAMIT TË PËRGJITHSHËM ANALITIK TË PROJEKTAKTEVE, QË DO TË PARAQITEN PËR SHQYRTIM NË KËSHILLIN E MINISTRAVE GJATË VITIT 2026
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e programit të përgjithshëm analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave gjatë vitit 2026, sipas tabelave që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT, PËR NDRYSHIMIN E MARRËVESHJES SË 6 PRILLIT 2010, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE EVAZIONIT FISKAL PËR TAKSAT MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.10287, DATË 10.6.2010
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të protokollit, për ndryshimin e marrëveshjes së 6 prillit 2010, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe evazionit fiskal për taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin, ratifikuar me ligjin nr.10287, datë 10.6.2010, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.355, DATË 20.4.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN E PRONËS SHTETËRORE NË ZONËN KADASTRALE NR.2085, KARAVASTA E RE, NJËSIA ADMINISTRATIVE REMAS, BASHKIA DIVJAKË, NË FONDIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE DHE VËNIEN NË DISPOZICION PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “NGRITJA E PLANTACIONIT ME SHEGË, GOJI BERRY, KIVI, RRUSH, DARDHË ETJ., SI DHE ZHVILLIMIN E AGROTURIZMIT NË NJË SIPËRFAQE RRETH 131 HA, NË ZONËN E KARAVASTASË, BASHKIA DIVJAKË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.355, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin e pronës shtetërore në zonën kadastrale nr.2085, Karavasta e Re, njësia administrative Remas, Bashkia Divjakë, në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike dhe vënien në dispozicion për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Ngritja e plantacionit me shegë, goji berry, kivi, rrush, dardhë etj., si dhe zhvillimin e agroturizmit në një sipërfaqe rreth 131 ha, në zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
a) Në titull dhe në pikat 2, 4 dhe 5, pas fjalëve “… në një sipërfaqe rreth 131 ha … “ shtohen “… dhe të aktivitetit agrivoltaik në një sipërfaqe prej 68.6 ha …”.
b) Në pikën 3, pas fjalëve “… nr.6/9, datë 24.6.2020 …” shtohen “… dhe vendimin nr.6 /16, datë 30.10.2023 …”.
c) Kudo në vendim, emërtimi “Ministria e Financave dhe Ekonomisë” zëvendësohet me “Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit”.
2. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Bashkia Divjakë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Lushnjë dhe investitori strategjik “Agro Iliria Group”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.428, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E TARIFAVE DHE TË MËNYRËS SË PËRDORIMIT TË TYRE PËR SHËRBIMET QË KRYHEN NGA SEKRETARIATI TEKNIK I KËSHILLIT KOMBËTAR TË TERRITORIT DHE UJIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 46/1, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në kreun I, të vendimit nr.428, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave dhe të mënyrës së përdorimit të tyre për shërbimet që kryhen nga sekretariati teknik i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit”, të ndryshuar, bëhen shtesat e mëposhtme:
1. Pas shkronjës “f”, të pikës 3, shtohet shkronja “g”, me këtë përmbajtje:
“g) certifikata për përfundimin e punimeve të karabinasë.”.
2. Në pikën 4 bëhen këto shtesa:
a) Në fillim të shkronjës “a” shtohen fjalët “… për kërkesat për leje zhvillimi, …”;
b) Në fillim të shkronjës “b” shtohen fjalët “… për kërkesat për leje zhvillimi, …”;
c) Pas shkronjës “b”, të pikës 4, shtohen shkronjat “c” dhe “d”, me këtë përmbajtje:
“a) për kërkesat për ndryshimin / rishikimin e lejeve të zhvillimit, kur ndryshimi apo rishikimi i lejes së zhvillimit kryhet brenda kufirit të miratuar me një leje zhvillimi dhe nuk shoqërohet me shtim të sipërfaqes së përgjithshme të pronës apo kur kërkesa për ndryshimin / rishikimin e lejeve të zhvillimit shoqërohet me zvogëlim të sipërfaqes së miratuar me një leje zhvillimi, tarifa është fikse, në masën 300 000 (treqind mijë) lekë;
b) për kërkesat për ndryshimin / rishikimin e lejeve të zhvillimit, kur ndryshimi apo rishikimi i lejes së zhvillimit shoqërohet me shtim të sipërfaqes së përgjithshme të pronës, tarifa llogaritet si total i tarifës fikse, në masën 300 000 (treqind mijë) lekë, dhe shtohet vlera prej 100 (njëqind) lekë për m2, vetëm për sipërfaqen shtesë.”.
3. Pas fjalisë së parë të pikës 8/1 shtohen fjalitë, me këtë përmbajtje:
“Në rast se ndërmjet situacionit përfundimtar të punimeve dhe preventivit fillestar të investimit të deklaruar nuk ka diferencë apo vlera e situacionit përfundimtar është më e vogël sesa vlera e preventivit fillestar ose në rastet e certifikatave të veçanta, sipas përcaktimeve të pikës 8, të nenit 42, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, tarifa është fikse, në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë. Tarifa për shqyrtimin e kërkesave për lëshimin e certifikatave për përfundimin e punimeve të karabinasë është fikse, në masën 300 000 (treqind mijë) lekë.”.
II. Dispozitë kalimtare
Agjencia e Zhvillimit të Territorit merr të gjitha masat për lëshimin e faturave, sipas tarifave të përcaktuara në këtë vendim, për të gjitha vendimmarrjet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, që nënshkruhen pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
III. Ngarkohet Agjencia e Zhvillimit të Territorit për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.493, DATË 21.7.2022, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË OBJEKTEVE ARSIMORE NË BASHKINË KAVAJË DHE CAKTIMIN E BASHKISË KAVAJË SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarjet “i” dhe “iii”, 16 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.493, datë 21.7.2022, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të objekteve arsimore në Bashkinë Kavajë dhe caktimin e Bashkisë Kavajë si njësi zbatuese”, të ndryshuar, bëhen shtesa dhe ndryshimi i mëposhtëm:
a) Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2, me këtë përmbajtje:
“2/2. Bashkisë Kavajë, në buxhetin e vitit 2025, i transferohet fondi në formën e transfertës së pakushtëzuar, në masën 161 122 007,65 (njëqind e gjashtëdhjetë e një milionë e njëqind e njëzet e dy mijë e shtatë presje gjashtëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të 2 (dy) objekteve arsimore në Bashkinë Kavajë, i cili do të përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Rindërtimi i kopshtit/çerdhes në fshatin Luz i Vogël, Bashkia Kavajë, në masën 34 658 401 (tridhjetë e katër milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind e një) lekë pa TVSH;
b) Rindërtimi i kopshtit/çerdhes në fshatin Golem, Bashkia Kavajë, në masën 126 463 606,65 (njëqind e njëzet e gjashtë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e gjashtë presje gjashtëdhjetë e pesë) lekë pa TVSH.”.
b) Në pikën 3, togfjalëshi “… sipas pikave 1, 2 dhe 2/1 …” zëvendësohet me “… sipas pikave 1, 2 , 2/1 dhe 2/2 …”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Bashkia Kavajë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.789, DATË 15.12.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRITERET, MËNYRËN E SHPËRBLIMIT DHE TRAJTIMIN E SPORTISTËVE, QË PËRFITOJNË STATUSIN E NIVELIT TË LARTË, DHE TRAJNERËVE TË TYRE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 27, të ligjit nr.79/2017, “Për sportin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit , Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.789, datë 15.12.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret, mënyrën e shpërblimit dhe trajtimin e sportistëve, që përfitojnë statusin e nivelit të lartë, dhe trajnerëve të tyre”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 4 bëhen shtesat e mëposhtme:
a) Pas fjalëve “Masa e shpërblimit financiar …” shtohen “… për sportet olimpike ,…”;
b) Pas fjalëve “… ndërkombëtare/kombëtare e atij sporti …” shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Për sportet joolimpike, shpërblimi financiar është në masën 40 (dyzet) % të vlerave të përcaktuara në tabelën I dhe në masën 100% të vlerave të përcaktuara në tabelën II.”.
2. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:
“4/1. Sportisti shpërblehet financiarisht vetëm për një rezultat sportiv të arritur në veprimtaritë ndërkombëtare zyrtare, Kampionat Botëror, Evropian, Ballkanik, gjatë vitit kalendarik, në një disiplinë, sipas tabelës nr.I. Në sportin e peshëngritjes, sportisti i klasifikuar në dygarësh shpërblehet vetëm për rezultatin përfundimtar, në masën 100%.”.
3. Në fund të pikës 6 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Kategoria “të rinj” përcaktohet nga niveli “Junior Championship” i kampionatit ndërkombëtar ose në moshat U-16, U-17, U-18, U-19 vetëm në rastet kur mungon kategoria “Junior Championship” në federatat përkatëse ndërkombëtare.”.
4. Në pikën 9, togfjalëshi “… 2 500 (dy mijë e pesëqind) …” zëvendësohet me “… 3 500 (tre mijë e pesëqind) …”.
5. Pika 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“13. Për shpërblimin financiar dhe trajtimin e sportistit të nivelit të lartë, për sportet individuale, që ka arritur rezultate në veprimtaritë ndërkombëtare, sipas tabelës nr.I, federata shqiptare sportive përkatëse aplikon në portalin unik qeveritar “e-Albania”. Në aplikim përcaktohet rezultati përfundimtar në veprimtarinë ndërkombëtare, në të cilën sportisti ka marrë pjesë, si dhe deklarimi i federatës që sportisti nuk ka rekorde pozitive të doping-ut, të konfirmuar nga Organizata Kombëtare Antidoping. Ministria përgjegjëse për sportin verifikon përmbushjen e kritereve pas marrjes së kërkesës dhe, në rast të të metave në aplikim, aplikuesi ka të drejtën për plotësimin e tyre brenda afatit shtatëditor.”.
6. Pas pikës 13 shtohet pika 13/1, me këtë përmbajtje:
“13/1. Federata duhet të kryejë pagesën e shpërblimit të sportistit dhe trajnerit brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga disbursimi i fondeve nga ministria përgjegjëse për sportin.”.
7. Pika 17/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“17/1. Procedura e aplikimit sipas këtij vendimi, nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, zbatohet pasi ministria përgjegjëse për sportin të publikojë në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare realizimin e shërbimit elektronik. Deri në këtë njoftim, aplikimet do të dorëzohen në formë shkresore pranë ministrisë përgjegjëse për sportin.”.
II. Tabela nr.1, bashkëlidhur vendimit, zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
III. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe organizatat sportive shqiptare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.837, DATË 26.12.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE NË BASHKITË DURRËS, KAMZË, MIRDITË, SHIJAK, KRUJË DHE VORË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimin nr.837, datë 26.12.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit për financimin e rindërtimit të banesave individuale në bashkitë Durrës, Kamzë, Mirditë, Shijak, Krujë dhe Vorë”, bëhen këto shtesa:
1. Pas pikës 2 shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:
“2/1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, për vitin 2025, nga bashkitë Durrës, Shijak, Krujë dhe Vorë, në masën 501 942 235 (pesëqind e një milionë e nëntëqind e dyzet e dy mijë e dyqind e tridhjetë e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, sipas detajimit të mëposhtëm:
a) Bashkisë Durrës i transferohet fondi, në masën 136 643 876 (njëqind e tridhjetë e gjashtë milionë e gjashtëqind e dyzet e tre mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH;
b) Bashkisë Shijak i transferohet fondi, në masën 46 682 144 (dyzet e gjashtë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e dy mijë e njëqind e dyzet e katër) lekë pa TVSH;
c) Bashkisë Krujë i transferohet fondi, në masën 177 818 041 (njëqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e tetëmbëdhjetë mijë e dyzet e një) lekë pa TVSH;
ç) Bashkisë Vorë i transferohet fondi, në masën 140 798 174 (njëqind e dyzet milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë pa TVSH.”
2. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Efekti financiar, për vitin 2025, përballohet nga shpenzimet buxhetore të fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2025, dhe i transferohet bashkive Durrës, Shijak, Krujë dhe Vorë në formën e transfertës së pakushtëzuar.”.
II. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe bashkitë Durrës, Shijak, Krujë dhe Vorë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.684, DATË 6.11.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E SHOQËRISË AKSIONARE “ENTI KOMBËTAR I OPERIMIT RRUGOR”, SH.A.”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 105, të ligjit nr.9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar, të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, dhe të nenit 5, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pas pikës 14, të vendimit nr.684, datë 6.11.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e shoqërisë aksionare “Enti Kombëtar i Operimit Rrugor”, sh.a.”, shtohet pika 14/1, me këtë përmbajtje:
“14/1. Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë në programin “Transporti rrugor”, i shtohet fondi në vlerën 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë për rritje të kapitalit të EKORR, sh.a.-së, për mbulimin e veprimtarisë operacionale, i cili përballohet nga fondi rezervë i buxhetit, për vitin 2025.”.
2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STANDARDEVE E TË KRITEREVE QË MUNDËSOJNË ZBATIMIN E PARIMIT TË SHKENCËS SË HAPUR DHE JANË NË PËRPUTHJE ME POLITIKAT E ZONËS EVROPIANE TË KËRKIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 5, të ligjit nr.109/2024, “Për shkencën dhe kërkimin shkencor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. TË PËRGJITHSHME
1. Zbatimi i parimit të shkencës së hapur nga institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor në Republikën e Shqipërisë realizohet në përputhje me standardet dhe kriteret e parashikuara në këtë vendim, të cilat janë në përputhje me ato të zonës evropiane të kërkimit.
2. Zbatimi i parimit të shkencës së hapur në të gjithë veprimtarinë e kërkimit shkencor synon rritjen e bashkëpunimit kërkimor-shkencor dhe shkëmbimin e informacionit në dobi të shkencës dhe shoqërisë, duke e bërë veprimtarinë e kërkimit shkencor të arritshme dhe transparente për të gjithë.
II. STANDARDET E SHKENCËS SË HAPUR
Qasja e hapur në veprimtarinë e kërkimit shkencor gjen zbatim në:
1. Publikimet shkencore, si më poshtë vijon
a) Institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor ofrojnë qasje të hapur në versionet digjitale të botimeve shkencore dhe rezultateve të kërkimit shkencor në rastin kur veprimtaritë e kërkimit shkencor financohen apo bashkëfinancohen me fonde publike.
b) Institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor, menjëherë pas publikimit të një punimi shkencor, e bëjnë atë të disponueshëm me akses të hapur, së bashku me të dhënat përkatëse të kërkimit dhe rezultatet e tjera kërkimore. Publikimi bëhet me akses të lirë, të menjëhershëm dhe të pakushtëzuar, sipas fushës së kërkimit shkencor në të cilën kërkuesi kryen hulumtimin.
c) Qasja e hapur zbatohet duke mundësuar:
i. një format digjital, përmbajtja e të cilit mund të lexohet dhe të përpunohet lehtësisht nga kompjuterat ose dorëshkrimi i dorëzuar nga autori për botim, i depozituar në një arkiv digjital të sigurt për botimet shkencore;
ii. akses të menjëhershëm të hapur në botimin shkencor të ruajtur në arkivin digjital të cituar në nënndarjen “i”, të kësaj shkronje;
iii. ngarkimin e publikimeve në një databazë shtetërore të të dhënave.
ç) Modalitetet e ruajtjes së arkivave digjitalë të sigurt për botime shkencore janë të njëjta me ato të Zonës Evropiane të Kërkimit si dhe ato ndërkombëtare.
d) Çdo publikim shkencor, fizik dhe digjital, i financuar nga fonde të buxhetit të shtetit, publikohet në gjuhën shqipe dhe në një prej gjuhëve zyrtare të Bashkimit Evropian.
2. Të dhënat e kërkimit dhe rezultatet e tjera të kërkimit në formatin digjital, si më poshtë vijon:
a) Në kushtet e financimit apo bashkëfinancimit nga fonde publike dhe të aksesit të hapur në botimet shkencore, institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor kanë detyrim:
i. të hartojnë dhe të përditësojnë periodikisht një plan për menaxhimin e të dhënave kërkimore (PMDK);
ii. të menaxhojnë të dhënat e kërkimit shkencor dhe rezultatet e tjera të kërkimit shkencor të krijuara në kuadër të një bashkëfinancimi publik, duke ofruar përdorueshmëri kohore afatgjatë në ruajtjen e të dhënave, në përputhje me parimet që bëjnë të dhënat e kërkimit dhe rezultatet e tjera kërkimore të gjetshme, të aksesueshme, të ndërveprueshme dhe të ripërdorshme;
iii. të mundësojnë një qasje të hapur në të dhënat e kërkimit shkencor dhe rezultatet e tjera të kërkimit shkencor, në përputhje me parimin “e hapur sa është e mundur dhe e mbyllur për aq sa është e nevojshme”. Qasja plotësisht e hapur në të dhënat dhe rezultatet e veprimtarive kërkimore-shkencore kufizohet në rastet e cenimit të pronësisë intelektuale, mbrojtjes së të dhënave personale, të kufizimeve të vendosura në marrëveshjen e grantit apo kufizimeve të tjera të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi.
b) Në çdo rast të dhënat, si autorësia, data e publikimit, data e rishikimit, madhësia e skedarit, imazhet, videot dhe faqet e internetit duhet të jenë me qasje plotësisht të hapur.
c) Financuesit e veprimtarive të kërkimit shkencor dhe institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor zbatojnë praktika që janë në përputhje me rekomandimet e Zonës Evropiane të Kërkimit lidhur me dokumentacionin ligjor të detyrueshëm dhe me ruajtjen e të dhënave shkencore në arkiva digjitalë të sigurt dhe të koduar.
3. Infrastrukturën e kërkimit shkencor, si më poshtë vijon:
a) Infrastruktura e kërkimit shkencor funksionon në përputhje me rekomandimet e Zonës Evropiane të Kërkimit si dhe vendeve ku parimi i shkencës së hapur është i zbatueshëm.
b) Infrastruktura e hapur e kërkimit shkencor përbëhet nga:
i. qendra të dhënash specifike dhe të përgjithshme për domain-in me arkiva digjitalë të sigurt;
ii. arkiva digjitalë të sigurt të institucioneve që zhvillojnë kërkim shkencor për ruajtjen e aksesit të hapur në të dhënat dhe rezultatet e veprimtarive të kërkimit shkencor;
iii. platforma botuese shkencore me akses të hapur.
c) Institucionet e kërkimit shkencor, institutet dhe njësitë e veçanta të kërkimit shkencor që përfitojnë infrastrukturë kërkimore-shkencore të financuar apo të bashkëfinancuar me fonde publike, kanë detyrimin të mundësojnë qasjen dhe përdorimin e hapur të databazave kombëtare të kërkimit shkencor.
III. KRITERET E SHKENCËS SË HAPUR
1. Kriteret e përgjithshme që mundësojnë zbatimin e parimit të shkencës së hapur gjatë veprimtarisë kërkimore-shkencore nga institucionet janë, si më poshtë vijon:
a) Veprimtaria kërkimore-shkencore zhvillohet dhe publikohet në mënyrë transparente, duke mundësuar shqyrtim të hapur, kritikë shkencore dhe riprodhueshmëri të plotë, me qëllim garantimin e saktësisë dhe besueshmërisë së rezultateve të publikuara.
b) Veprimtaria kërkimore-shkencore zhvillohet duke garantuar barazi të plotë në qasje, pjesëmarrje, kontribute dhe përfitime për të gjithë kërkuesit dhe palët e interesuara, duke siguruar mundësi të barabarta dhe duke shmangur çdo formë diskriminimi.
c) Veprimtaria kërkimore-shkencore zhvillohet me përgjegjësi dhe llogaridhënie, duke siguruar që rezultatet e saj të jenë të matshme, të justifikueshme dhe të orientuara drejt ndikimit pozitiv në zhvillimin e shoqërisë.
ç) Veprimtaria kërkimore-shkencore zhvillohet duke siguruar reciprocitet dhe përfshirje të plotë, që garanton rritjen dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet e veprimtarisë kërkimore-shkencore.
d) Veprimtaria kërkimore-shkencore zhvillohet duke garantuar fleksibilitet, duke nxitur diversitetin në zgjedhjen dhe ndjekjen e rrugëve të ndryshme për realizimin e parimit të shkencës së hapur.
dh) Veprimtaria kërkimore-shkencore zhvillohet duke garantuar qëndrueshmëri përmes sigurimit të praktikave, shërbimeve, infrastrukturave dhe modeleve afatgjata të financimit, të dokumentuara dhe të mbështetura nga politika institucionale dhe kombëtare.
2. Kritere të veçanta që mundësojnë zbatimin e parimit të shkencës së hapur gjatë veprimtarisë kërkimore-shkencore nga institucionet janë, si më poshtë vijon:
a) Qasja e hapur (Open Access) detyron aplikimin e parimeve “FAIR”, ku të dhënat e veprimtarisë kërkimore-shkencore janë të gjetshme, të aksesueshme, të ndërveprueshme dhe të ripërdorshme.
b) Të dhënat e hapura (Open Data) detyrojnë publikimin e të dhënave mbi të cilat është realizuar veprimtaria kërkimore – shkencore.
c) Metodologjia e hapur (Open Methodology) detyron publikimin e metodave dhe teknikave që janë përdorur gjatë realizimit të veprimtarisë kërkimore – shkencore.
ç) Rekomandimi i kolegëve (Open Peer Review) detyron publikimin e rekomandimeve nga kërkues të tjerë kërkimorë – shkencorë.
d) Shkenca qytetare dhe bashkëpunimi (Collaboration for Citizen Science) detyron publikimin e subjekteve publike ose private, që kanë kontribut në veprimtarinë kërkimore – shkencore.
dh)Integriteti kërkimor (Research Integrity) detyron zbatimin e standardeve më të larta kërkimore – shkencore dhe etike në veprimtarinë kërkimore – shkencore.
e) Vlerësimi rigoroz (Rigourous Evaluation) cakton metodat e matjes etike, cilësore dhe sasiore të veprimtarisë kërkimore – shkencore sipas udhëzuesit ndërkombëtar TOP Transparence (Transparency and Openness Promotion – Guideline).
IV. DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
1. Zbatimi i përcaktimeve të këtij vendimi lidhur me kriteret e shkencës së hapur do të jetë në fuqi deri në aderimin në Bashkimin Evropian ku në vijim zbatohen përcaktimet e bëra në rregulloren e BE 2021/695 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, të datës 28 prill 2021, “Për themelimin e programit Horizon Europe – programi kornizë për kërkimin dhe inovacionin, përcaktimin e rregullave për pjesëmarrjen dhe përhapjen, si dhe shfuqizimin e rregulloreve (BE) nr.1290/2013 dhe (BE) nr.1291/2013”.
2. Ngarkohen ministria përgjegjëse për kërkimin shkencor, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit dhe institucionet që zhvillojnë kërkim shkencor, të financuara apo të bashkëfinancuara me fonde publike, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E RASTEVE, KUSHTEVE DHE PROCEDURAVE TË MARRJES SË VENDIMIT PËR PËRFSHIRJEN E SUBJEKTIT NË REGJISTRIN E POSAÇËM TË SUBJEKTEVE TË PËRJASHTUARA NGA VEPRIMTARITË PRODHUESE TË ARMËVE DHE TË TEKNOLOGJIVE USHTARAKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikës 2, të nenit 34, të ligjit nr.87/2024, “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky vendim ka për objekt:
a) përcaktimin e rasteve dhe kushteve për përfshirjen në Regjistrin e Posaçëm të Subjekteve të Përjashtuara (në vijim “Regjistri”) të individëve apo të subjekteve juridike, që kanë shkelur dispozitat ligjore dhe nënligjore në fushën e industrisë së mbrojtjes, që përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare ose që janë të sanksionuara nga organizatat ndërkombëtare për transaksione financiare apo operacione tregtare, në kundërshtim me legjislacionin kombëtar e ndërkombëtar;
b) përcaktimin e procedurave administrative për përfshirjen dhe heqjen e subjekteve nga Regjistri, duke garantuar një proces të drejtë, të qartë e të hapur në çdo fazë të tij;
c) ngritjen, administrimin dhe mirëmbajtjen e Regjistrit nga Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes (në vijim AIM) për qëllime institucionale të administratës publike, me synim pasqyrimin dhe përditësimin e vazhdueshëm të listës së individëve e të subjekteve juridike të përjashtuara.
Neni 2
Qëllimi
Ky vendim ka për qëllim të garantojë sigurinë kombëtare dhe përputhshmërinë me detyrimet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet krijimit të një mekanizmi transparent dhe efektiv për identifikimin, përfshirjen e publikimin e individëve e të subjekteve, që përfshihen në Regjistrin e Posaçëm të Subjekteve të Përjashtuara.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij vendimi, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Subjekt i përjashtuar”, çdo individ ose subjekt, i licencuar, në fazë licencimi ose edhe pa licencë në Republikën e Shqipërisë, i cili ka shkelur dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi për industrinë e mbrojtjes, që përbën kërcënim për sigurinë kombëtare ose është i sanksionuar nga organizatat ndërkombëtare për kryerjen e transaksioneve financiare e të operacioneve tregtare, në kundërshtim me legjislacionin kombëtar e ndërkombëtar, për të cilin është marrë vendimi për përjashtim.
2. “Shkelje ligjore”, çdo veprim apo mosveprim i kryer në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake e çdo akt tjetër ligjor të aplikueshëm në fushën e industrisë së mbrojtjes.
3. “Kërcënim për sigurinë kombëtare”, çdo rast që i referohet veprimeve ose lidhjeve të subjekteve të përjashtuara, që mund të rrezikojnë ose cenojnë sigurinë kombëtare e ndërkombëtare përmes veprimtarive të tyre, përfshirë këtu edhe aktivitete në fushën e terrorizmit ose krimit të organizuar.
II. KUSHTET DHE RASTET E PËRFSHIRJES
Neni 4
Rastet dhe kushtet e përfshirjes në Regjistër
1. Në Regjistër përfshihen subjektet e licencuara, subjektet në proces licencimi, si dhe çdo subjekt fizik apo juridik që operon në sektorin e mbrojtjes, kur plotësojnë një ose më shumë nga rastet e mëposhtme:
a) Cenojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Shqipërisë;
b) Veprimtaria, sjellja ose statusi i tyre përbën rrezik real, të vazhdueshëm ose të përsëritur për sigurinë kombëtare, rendin publik, integritetin e industrisë së mbrojtjes ose përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare;
c) Dështojnë të ndërmarrin masa korrigjuese ose nuk bashkëpunojnë me Agjencinë për sqarimin apo eliminimin e rrethanave që kanë çuar në identifikimin e shkeljes.
2. Përfshirja në Regjistër bëhet kur plotësohen një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme:
a) Ekzistojnë të dhëna të verifikueshme dhe të dokumentuara, që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të subjektit në veprime ose mosveprime, që komprometojnë interesat themelorë të mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë;
b) Subjekti është përfshirë në listat e sanksioneve ndërkombëtare të miratuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE), NATO-ja ose partnerë të tjerë strategjikë;
c) Subjekti është përfshirë në listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit në Shqipëri, me vendim të Këshillit të Ministrave;
ç) Ekziston një vendim gjyqësor i formës së prerë ndaj anëtarëve të Asamblesë së Aksionarëve për kryerjen e veprave penale, që lidhen me fushën e mbrojtjes, përfshirë krime kundër shtetit, rendit kushtetues, pavarësisë, krime kundër njerëzimit, vepra me qëllime terroriste apo që cenojnë marrëdhëniet ndërkombëtare;
d) Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për përjashtimin e subjektit për arsye të interesit publik, sigurisë kombëtare ose për përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë.
III. PROCEDURAT ADMINISTRATIVE
Neni 5
Procedura
1. Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes kryen verifikimet e nevojshme dhe njofton paraprakisht subjektin, vendas ose të huaj, për faktet e konstatuara dhe arsyet e mundshme të përjashtimit. Komunikimi bëhet me shkrim, në gjuhën shqipe ose në një gjuhë të huaj, të përcaktuar, rast pas rasti, dhe i jepet subjektit një afat jo më pak se 5 (pesë) ditë kalendarike për të paraqitur pretendimet e tij me shkrim.
2. Pas administrimit të pretendimeve sipas pikës 1, të këtij neni, Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes ka një afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh kalendarike për të marrë vendimin për përfshirjen ose jo të subjektit në Regjistër.
3. Vendimi përfshin:
a) të dhënat identifikuese të subjektit;
b) përshkrimin e shkeljes;
c) bazën ligjore ku mbështetet masa;
ç) kohëzgjatjen e masës;
d) të drejtën e subjektit për ankimin administrativ.
4. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe i njoftohet subjektit dhe Ministrisë së Mbrojtjes.
5. Vendimi publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
6. Subjekti i përjashtuar ka të drejtë të paraqesë kërkesë për rishqyrtim të masës nga data e hyrjes në fuqi të saj, duke bashkëngjitur prova për ndryshimin e rrethanave që kanë çuar në marrjen e vendimit.
7. Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes, me vendim të arsyetuar, vendos heqjen e subjektit nga Regjistri kur provohet se kushtet që çuan në përjashtim kanë ndryshuar ose janë zhdukur.
8. Vendimi për heqjen nga Regjistri i komunikohet subjektit dhe publikohet në faqen zyrtare të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Neni 6
Autoriteti përgjegjës për Regjistrin
1. Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes është organi përgjegjës për administrimin e Regjistrit, në përputhje me dispozitat e këtij vendimi dhe legjislacionin në fuqi.
2. Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes mbikëqyr, siguron dhe është përgjegjëse për realizimin e të gjitha procedurave të regjistrimit dhe të përjashtimit të subjekteve, në përputhje me ligjin dhe parimet e transparencës, proporcionalitetit dhe mbrojtjes së interesave kombëtare.
3. Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes shqyrton kërkesat për heqjen nga Regjistri të subjekteve, në përputhje me rastet dhe kushtet e përcaktuara nga ky vendim.
IV. REGJISTRI I SUBJEKTEVE TË PËRJASHTUARA
Neni 7
Përmbajtja dhe publikimi i Regjistrit
1. Regjistri përmban të dhëna për të gjitha subjektet e përjashtuara, të cilat kanë kryer veprimet për t’u konsideruar si të tilla, duke përfshirë informacion për:
a) numrin e identifikimit për personin tatimpagues (NIPT), emrin tregtar, të dhënat për pronësinë e subjektit dhe adresën e selisë;
b) të dhëna për sanksione ndërkombëtare të vendosura ndaj subjektit, nëse ka.
2. Regjistri publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes.
3. Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes kryen përditësimin e Regjistrit sa herë që ka ndryshime në statusin e subjektit.
V. PASOJAT DHE MJETET JURIDIKE
Neni 8
Efektet e përjashtimit
Me përfshirjen në Regjistër, subjektit të përjashtuar i ndalohet të ushtrojë çdo veprimtari, që lidhet me prodhimin, tregtimin, blerjen apo transferimin e produkteve dhe të teknologjive ushtarake, i anulohen ose i shfuqizohen, sipas Kodit të Procedurave Administrative, të gjitha licencat dhe autorizimet ekzistuese dhe i ndalohet aplikimi për licenca të reja.
Neni 9
E drejta e ankimit administrativ
1. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike nga njoftimi i vendimit të Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes, subjekti i përjashtuar ka të drejtë të paraqesë ankim administrativ me shkrim pranë Komisionit të Ankimit Administrativ në Ministrinë e Mbrojtjes.
2. Paraqitja e ankimit administrativ pezullon ekzekutimin e vendimit, përveç rasteve kur Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes vlerëson se zbatimi i menjëhershëm është i domosdoshëm për interesin publik, sigurinë kombëtare, rendin publik ose mbrojtjen e shëndetit publik, sipas parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative.
3. Komisioni i Ankimit Administrativ shqyrton ankimin dhe merr vendim të arsyetuar, brenda një afati jo më shumë se 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga paraqitja e tij.
4. Vendimi i Komisionit të Ankimit Administrativ i komunikohet subjektit dhe Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes dhe është i detyrueshëm për zbatim.
VI. DISPOZITA TË FUNDIT
Neni 10
Institucionet që ngarkohen për zbatimin e vendimit
Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Neni 11
Hyrja në fuqi
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA