Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

VENDIME TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, MIRATUAR NË DATËN 26 DHJETOR 2013

 

1. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës për ekzekutimin e ndërsjellë të vendimeve gjyqësore në çështjet penale.

2. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës, për ndihmën e ndërsjellë në çështjet civile dhe penale.

3. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së ekstradimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

4. Për miratimin e buxhetit të vitit 2014 për Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

5. Për një ndryshim në vendimin nr.660, datë 12.9.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për transferimin e aksioneve të shoqërive të ujësjellës -kanalizimeve njësive të qeverisjes vendore”, të ndryshuar.

6. Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2013, miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë, për mbulimin e shpenzimeve të kurimit të z. Mirjan Hakani.

7. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, për programin ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA) për vitin 2013.

8. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, për programin ndërkufitar Shqipëri – Mali i Zi, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA) për vitin 2012.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.