Vendime të Këshillit të Ministrave, miratuar në mbledhjen e datës 12 shkurt 2014
V E N D I M
PËR
IDENTIFIKIMIN E SIPËRFAQES SË TOKËS PREJ 25 000 HA, NË PRONËSI SHTETËRORE, DHËNË NË PËRDORIM NJËSIVE TË QEVERISJES VENDORE, E CILA DO TË KALOJË NË FONDIN E KOMPENSIMIT FIZIK, NË DISPOZICION TË AGJENCISË SË KTHIMIT DHE KOMPENSIMIT TË PRONAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 12, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, të shkronjës “b”, të nenit 14, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “c”, të nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, të ministrit të Drejtësisë e të ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, do të kalojë një sipërfaqe toke prej 25 000 (njëzet e pesë mijë) ha, në pronësi shtetërore, dhënë në përdorim njësive të qeverisjes vendore.
2. Ngarkohen Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronës, drejtoritë e administrimit dhe mbrojtjes së tokës, pranë këshillave të qarqeve, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të identifikojnë dhe të vlerësojnë sipërfaqen e tokës, e cila do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
3. Lista për sipërfaqen e tokës në përdorim të njësive të qeverisjes vendore, që do të kalojë në fondin e kompensimit fizik, në dispozicion të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duhet t’i paraqitet për miratim Këshillit të Ministrave pas përfundimit të saj.
4. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, TË PËRFAQËSUAR NGA KOMISIONI EVROPIAN, PËR PROGRAMIN KOMBËTAR PËR VITIN 2013, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT PËR ASISTENCËN E PARAANËTARËSIMIT, KOMPONENTI “ASISTENCA E TRANZICIONIT DHE FORCIMI INSTITUCIONAL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit Evropian, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, të përfaqësuar nga Komisioni Evropian, për Programin Kombëtar për vitin 2013, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit, komponenti “Asistenca e tranzicionit dhe forcimi institucional”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.1114, DATË 30.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJEVE NR.7703, DATË 11.5.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, NR.9136, DATË 11.9.2003, “PËR MBLEDHJEN E KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE E SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR, DHE NR.7870, DATË 13.10.1993, “PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.1114, datë 30.7.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në titull dhe kudo në përmbajtjen e tij, fjalët “… të ligjit nr.7870, datë 13.10.1993, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, …” zëvendësohen me “… të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, …” dhe emërtimi “Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta” zëvendësohet me “Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë”.
2. Në shkronjat “f” dhe “g”, të pikës 1, të kreut I, “Mbrojtja dhe sigurimi i detyrueshëm”, pas fjalëve “… vetëm për degën e pensioneve …” shtohen “… dhe për sigurim shëndetësor …”.
3. Pika 2, e kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë jo më pak se 19 026 (nëntëmbëdhjetë mijë e njëzet e gjashtë) lekë. Paga maksimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë 95 130 (nëntëdhjetë e pesë mijë e njëqind e tridhjetë) lekë. Paga maksimale, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shëndetësore, nga data 1.1.2014, të jetë paga bruto, sipas përcaktimeve në pikën 1, të kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”.
Për të punësuarit, marrëdhëniet e punës të të cilëve rregullohen me ligjin nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, paga minimale mujore për llogaritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shëndetësore është ajo e përcaktuar nga Këshilli i Ministrave, në zbatim të nenit 111, të ligjit të sipërpërmendur, e cila nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale, e përcaktuar në paragrafin e parë, të kësaj pike.”.
4. Në paragrafin e parë, të kreut III, “Llojet, shuma dhe shpërndarja e kontributeve”, fjalët “… dhe të neneve 8, 9, 10, 11 e 12, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, “Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, …” zëvendësohen me “… dhe të neneve 5, 6, 7, 8 dhe 9, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, … ”.
5. Pikat 2, 6, 7, 9, 10, 12 e 13, të kreut III, “Llojet, shuma dhe shpërndarja e kontributeve”, ndryshohen, si më poshtë vijon:
“2. Shuma minimale mujore e kontributit të sigurimit shëndetësor për të vetëpunësuarit dhe për pjesëtarët e familjes, të patrajtuar me pagë, (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të jetë 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore, të përcaktuar në pikën 2, të kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”, e barabartë me 1 294 (një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë.
…
6. I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm, për sigurimet shoqërore, në masën 23% të pagës mujore minimale, prej 19 026 (nëntëmbëdhjetë mijë e njëzet e gjashtë) lekësh, e barabartë me 4 376 (katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
I vetëpunësuari, i vetëpunësuari në ortakëri, i vetëpunësuari, që punëson të tretë (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguan për vete një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4% të dyfishit të pagës minimale mujore të përcaktuar në pikën 2, të kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”, të barabartë me 1 294 (një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë në muaj.
7. I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguan kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore, në masën 23 për qind të pagës mujore minimale prej 19 026 (nëntëmbëdhjetë mijë e njëzet e gjashtë) lekësh, të barabartë me 4 376 (katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë në muaj.
I vetëpunësuari, për pjesëtarët e familjes së tij, mbi 16 vjeç, që nuk trajtohen me pagë, por që punojnë e bashkëjetojnë me të ligjërisht (me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi), duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguan një kontribut të detyrueshëm për sigurimet shëndetësore, në masën 3.4 për qind të dyfishit të pagës minimale mujore të përcaktuar në pikën 2, të kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”, të barabartë me 1 294 (një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë në muaj.
…
9. Personat e vetëpunësuar në veprimtari tregtare apo shërbim ambulant, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, të deklarojnë dhe të paguajnë kontribut minimal mujor në shumën 3 794 (tre mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, nga të cilat 2 500 (dy mijë e pesëqind lekë për sigurime shoqërore dhe 1 294 (një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë për sigurime shëndetësore.
10. Personat mbi moshën 16 vjeç, me të ardhura të rregullta nga pronësia e që nuk janë të punësuar diku tjetër, duke filluar nga data 1.1.2014 e në vazhdim, paguajnë kontribute vetëm për sigurimin shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore të përcaktuar në pikën 2, të kreut II, “Paga bruto dhe paga minimale”, të barabartë me 1 294 (një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë në muaj.
…
12. Paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, është 4 200 (katër mijë e dyqind) lekë.
Të vetëpunësuarit në bujqësi, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, derdhin kontribut mujor për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, në masën 3.4 % të dyfishit të pagës minimale mujore për efekt të kontributeve të sigurimeve shëndetësore të të vetëpunësuarve në bujqësi, të barabartë me një vlerë prej 286 (dyqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekësh në muaj.
13. Për personat, që punojnë si punëtorë shtëpie, nga data 1.1.2014 e në vazhdim, deklarohet dhe paguhet kontribut mujor në shumën 3 794 (tre mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, nga të cilat 2 500 (dy mijë e pesëqind) lekë kontribut i detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe 1 294 (një mijë e dyqind e nëntëdhjetë e katër) lekë, kontribut i detyrueshëm për sigurimet shëndetësore.”.
6. Në fjalinë e parë, të pikës 10, të kreut V, “Pagesa e kontributeve”, pas fjalëve “… sigurimeve shoqërore …” shtohen “… dhe shëndetësore …”.
7. Në kreun VI, “Procedurat e kalimit të kontributit dhe mbledhja e borxheve”, bëhen këto shtesa:
a) Në fjalinë e parë, të pikës 2, pas fjalëve “… Instituti i Sigurimeve Shoqërore … ” shtohen “… dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor …”.
b) Në fund të pikës 3 shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:
“Kontributet e sigurimeve shëndetësore vullnetare derdhen në llogaritë bankare të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.1.2014.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR ANËTARË TË FAMILJES, E TIPIT “A/AF”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/AF”, si anëtar familjeje, për një vit, përjashtuar anëtarët e familjeve të shtetasve të një prej vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, zonës Shengen dhe shtetasve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një kontratë pune të rregullt me një punëdhënës;
b) Do të punojë në biznesin familjar të anëtarit të familjes, i cili ushtron veprimtari ekonomike, si i vetëpunësuar;
c) Është mbi 18 vjeç;
ç) Ka banuar me të huajin pa ndërprerje, për të paktën 3 (tre) vjet;
d) Zotëron një leje qëndrimi për motive të bashkimit familjar;
dh) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/AF”, si anëtar familjeje, nëse:
a) ka një kontratë pune të rregullt me një punëdhënës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin e mëparshëm;
b) vazhdon punën në biznesin familjar;
c) vazhdon të zotërojë leje qëndrimi për motive të bashkimit familjar.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/AF” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi;
c) personi i autorizuar prej punëdhënësit.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/AF”, paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Kontratën e punës nga punëdhënësi apo angazhimin për punësimin në biznesin familjar;
c) Kopjen e lejes së qëndrimit;
ç) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/AF”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes paraardhëse, paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
b) Kontratën e punës nga punëdhënësi, nëse është ndryshuar punëdhënësi i
mëparshëm, ose angazhimin për ta vazhduar punësimin në biznesin familjar;
c) Kopjen e lejes së qëndrimit;
ç) Kopjen e lejes së punës paraardhëse;
d) Pesë fotografi.
6. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, për marrjen e lejes së punës, për herë të parë, ose në pikën 5, të këtij vendimi, në rastin e ripërtëritjes së lejes së punës në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik e nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e origjinës të të huajit.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi e shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4 ose të pikës 5, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, është në rregull, vlerëson nëse ai përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1 ose në pikën 2, të këtij vendimi, dhe e pajis të huajin me lejen e punës të tipit “A/AF”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, ose brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune i ripërtërin lejen e punës të tipit “A/AF”.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit i refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/AF” ose ripërtëritjen e saj të huajit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1, 2 ose 17, të këtij vendimi.
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, apo në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës së tij, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen e të huajit me leje pune të tipit “A/AF” a refuzimin e saj, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ia përcjell Ministrisë së Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/AF”.
16. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/AF”.
17. Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “A/AF” bëhen kur i huaji gjendet në një nga situatat e parashikuara në nenet 80 dhe 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
18. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/AF”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
19. Leja e punës e tipit “A/AF” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
20. I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/AF”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
21. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/AF”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tre mijë) lekësh.
22. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
23. Vendimi nr.352, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për anëtarë të familjes”, shfuqizohet.
24. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN ME CERTIFIKATË REGJISTRIMI NË PUNË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, e 73, pika 4, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. I huaji pajiset me certifikatë regjistrimi në punë, nëse plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3, të nenit 73, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
2. Kërkesa për pajisje me certifikatë regjistrimi në punë bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
3. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, për t’u pajisur me certifikatë regjistrimi në punë, duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën për pajisje me certifikatë regjistrimi në punë, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Fotokopjen e dokumentit të identifikimit;
c) Një kontratë pune ose vërtetim nga punëdhënësi, i huaj ose shqiptar;
ç) Pesë fotografi;
d) Për kategoritë e përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 2, dhe shkronjën “b”, të pikës 3, të nenit 73, të ligjit nr.108/2013, ”Për të huajt”, i huaji duhet të paraqesë një kopje të marrëveshjes dypalëshe qeveritare ose të marrëveshjes ndërmjet institucioneve arsimore.
4. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën për për t’u pajisur me certifikatë regjistrimi në punë dhe dokumentacionin e parashikuar në pikën 3, të tij:
a) pranë drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kur i huaji është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
5. Nëse kërkesa paraqitet në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ajo, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 2, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur nga personat e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, është i plotë apo, pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, i përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3, të nenit 73, të ligjit nr.108/2013, e pajis të huajin me certifikatën e regjistrimit në punë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
7. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur personit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 5, të tij.
8. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, refuzon kërkesën për pajisjen me certifikatë regjistrimi në punë të personit, të përcaktuar në pikën 2 të këtij vendimi, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk i plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1, 2 dhe 3, të nenit 73, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
9. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
10. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për pranimin/refuzimin e të huajit për pajisje me certifikatë regjistrimi në punë, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 5, 6, 7 e 8, të këtij vendimi.
11. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pranimin/refuzimin e kërkesës së të huajit për t’u pajisur me certifikatë regjistrimi në punë.
12. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pranimin/refuzimin e kërkesës së të huajit, për pajisje me certifikatë regjistrimi në punë.
13. Të huajit i refuzohet pajisja me certifikatë regjistrimi në punë edhe nëse vërtetohet njëri nga rastet e përcaktuar në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
14. Të huajit i anulohet pajisja me certifikatë regjistrimi në punë, nëse vërtetohet njëri nga rastet e përcaktuar në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
15. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet pajisja me certifikatë regjistrimi në punë, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
16. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, bën regjistrimin e të huajve, shtetas të BE-së, që plotësojnë kushtet e punësimit për përjashtim nga detyrimi i pajisjes me leje pune, sipas neneve 72, shkronja “a”, dhe 73, pikat 1, 2 e 3, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
17. Vendimi nr.360, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për dokumentacionin dhe procedurën për përjashtimin nga detyrimi për pajisjen me leje pune”, shfuqizohet.
18. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PËRHERSHME TË PUNËS, TË TIPIT “D”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e përhershme, e tipit “D”, pasi të ketë marrë lejen e dytë, me afat dyvjeçar, nëse plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 103, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, si më poshtë vijon:
a) Ka qëndruar dhe është punësuar ligjërisht dhe pa ndërprerje për 5 (pesë) vjet, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë;
b) Ka leje pune parardhëse njëvjeçare, si dhe dy leje pune dyvjeçare, të njëpasnjëshme;
c) Lejet e mëparshme nuk janë të tipeve të përcaktuara në shkronjën “a”, të pikës 4, të nenit nr.103, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
ç) Ka të ardhura vetjake, të qëndrueshme dhe të mjaftueshme, për vete
dhe për anëtarët e familjes në ngarkim, në shumën e pagës minimale
vjetore të shtetasit shqiptar;
d) Ka derdhur sigurime të plota shoqërore dhe shëndetësore për vete dhe
për anëtarët e familjes në ngarkim;
dh) Ka strehim të përshtatshëm për vete dhe anëtarët e familjes në
ngarkim;
e) Ka njohuri të mira të gjuhës e të kulturës shqiptare.
2. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “D” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
3. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në
aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Kopjen e kontratës individuale të punës;
c) Kopjet e lejeve të punës paraardhëse;
ç) Kopjen e lejes së qëndrimit;
d) Vërtetimin e gjendjes së llogarisë bankare;
dh) Vërtetimin për derdhjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për
vete dhe për anëtarët e familjes në ngarkim;
e) Kontratën e pronësisë ose të marrjes me qira të mjediseve të banimit;
ë) Pesë fotografi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të tipit “D”, paraqesin dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.
5. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune me leje pune, të tipit “D”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “D” të huajit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, ose është në kushtet e pikës 10, të këtij vendimi.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për pajisjen me leje pune të vazhdueshme të tipit “D”, për personat e parashikuar në nenin 51, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 5, 6, 7 e 8, të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi bëhet sipas përcaktimeve në pikat 1 e 3, të këtij vendimi.
10. Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “D” bëhet kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara përkatësisht në nenet 80, pika 1, dhe 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
11. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “D”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
12. Leja e punës e tipit “D” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenet 7 e 8, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
13. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “D”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
14. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për dhënien e lejes së punës.
15. Vendimi nr.356, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes për punë të vazhdueshme”, shfuqizohet.
16. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNONJËS ME KUAKIFIKIM TË LARTË, TË TIPIT “A/KL”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, dhe 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/KL”, si punonjës me kualifikim të lartë, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një kontratë pune me një punëdhënës, në përputhje me formimin
e tij profesional për një profesion, për të cilin kërkohen cilësi dhe
kualifikim i veçantë, me kohëzgjatje së paku 2-vjeçare në Republikën
e Shqipërisë;
b) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së
Shqipërisë, që do të thotë me vizë, sipas llojeve të përcaktuara në
nenet 21 e 22, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
c) Plotëson kushtet e përcaktuara në legjislacionin kombëtar në fuqi për
ushtrimin e një profesioni të rregulluar në Republikën e Shqipërisë, të
specifikuar në kontratën e punës;
ç) Për profesionet e parregulluara, nëse paraqet dokumentet që vërtetojnë
kualifikimet e larta profesionale në profesionin apo sektorin e
specifikuar në kontratën e punës;
d) Nëse paga minimale e përcaktuar në kontratën e tij të punës me
punëdhënësin është sa trefishi i pagës minimale bruto mujore, e
përcaktuar sipas legjislacionit kombëtar në fuqi.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/KL”, si punonjës me kualifikim të lartë, për një afat 3-vjeçar, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një kontratë pune të vlefshme, në përputhje me formimin e tij
profesional, për një afat 3-vjeçar, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin, që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/KL”;
b) Plotëson kushtet e shkronjave “c”, “ç” dhe “d”, të pikës 1, të këtij vendimi.
c) Është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/KL” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/KL”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në
aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi ;
b) Vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për punëdhënësin, ku ai do të punësohet;
c) Kopjen origjinale të kontratës individuale të punës, ku të plotësohen
kushtet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi;
ç) Dokumente që vërtetojnë kualifikimet e larta profesionale në
profesionin apo sektorin e përcaktuar në kontratën e punës;
d) Kopjen e pasaportës;
dh) Autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
e) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/KL”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
b) Kopjen e kontratës individuale të punës me afatin kohor të përcaktuar deri në tre vjet;
c) Autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
ç) Pesë fotografi.
6. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikat 4 e 5, të këtij vendimi, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi,verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat e këtij vendimi, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune me leje pune të tipit “A/KL”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/KL” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8, të këtij vendimi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21, të këtij vendimi.
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “A/KL”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/KL”.
16. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/KL”.
17. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/KL”, paraqesin, 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse
punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë
ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
18. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/KL” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin bëhet sipas përcaktimeve në pikat 1, 2, 5, 8 e 21, të këtij vendimi,
19. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/KL” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
20. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/KL”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
21. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/KL”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
22. Leja e punës e tipit “A/KL” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
23. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/KL” për herë të parë, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
24. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/KL” për herë të parë, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tre mijë) lekësh.
25. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
26. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONITE TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËTOR SHTËPIAK, TË TIPIT “A/PSH”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2 e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/PSH”, si punëtor shtëpiak, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
a) ka një kontratë pune me një punëdhënës në përputhje me formimin e tij;
b) ka hyrë ose qëndron në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, që do të thotë me vizë, të llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/PSH”, si punëtor shtëpiak, nëse:
a) ka një kontratë pune të vlefshme në përputhje me punën e ushtruar prej tij, si punëtor shtëpiak, në rajonin gjeografik ku ka përfituar lejen e mëparshme të punës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/PSH”;
b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) ka një vërtetim nga organet tatimore se ka shlyer të gjitha detyrimet për taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë.
3. Kërkesa për pajisjen e të huajit me leje pune të tipit “A/PSH” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit, për herë të parë, me leje pune të tipit “A/PSH”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formularit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Vendimin e gjykatës/ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të personit fizik/juridik ose çdo personi tjetër, punëdhënës ku ai do të punësohet;
c) Kopjen origjinale të kontratës individuale të punës, e cila duhet të përmbajë, përveç elementeve të përcaktuara në pikën 3, të nenit 21, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës së Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, edhe kushtet e akomodimit dhe të ushqimit të punëtorit shtëpiak;
ç) Vërtetimin nga punëdhënësit/organet tatimore për të ardhurat mujore të familjes së punëdhënësit të punëtorit shtëpiak, të cilat duhet të jenë pesë herë më shumë se paga me të cilën do të shpërblehet punëtori shtëpiak, sipas kontratës së punës;
d) Kopjen e pasaportës së punëdhënësit;
dh) Kopjen e pasaportës së punëmarrësit;
e) Autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
ë) Pesë fotografi;
f) Dëshminë për formimin profesional të punëmarrësit, nëse ka të tillë për vendin e punës, sipas legjislacionit në vendin e origjinës ose të vendit ku ai është me qëndrim të ligjshëm.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/PSH”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
b) Kopjen e kontratës individuale të punës, e cila duhet të përmbajë, përveç elementeve të përcaktuara në pikën 3, të nenit 21, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, edhe kushtet e akomodimit e të ushqimit të punëtorit shtëpiak;
c) Vërtetimin nga punëdhënësit/organet tatimore për të ardhurat mujore të familjes së punëdhënësit të punëtorit shtëpiak, të cilat duhet të jenë pesë herë më shumë se paga me të cilën do të shpërblehet punëtori shtëpiak, sipas kontratës së punës;
ç) Autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
d) Pesë fotografi;
dh) Vërtetimin nga organet tatimore për shlyerjen e detyrimeve për taksat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, për pagesën e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për punëtorin shtëpiak.
6. Nëse punëtori shtëpiak, i cili kërkon të pajiset me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/PSH”, ndryshon punëdhënësin, personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës, paraqesin dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij.
7. Personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 të tij:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës ka vendbanimin punëdhënësi tek i cili do të punësohet, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
8. Zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
9. Zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, verifikon:
a) shlyerjen e detyrimeve në organet tatimore, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, si individ, kur nuk kryen aktivitet ekonomik;
b) shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji, kur kryen aktivitet ekonomik.
10. Zyra përkatëse e punësimit e pajis të huajin, për herë të parë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune njëvjeçare të tipit “A/PSH”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, nëse:
a) dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar, vlerësohet i rregullt;
b) përmbushen kriteret e përcaktuara në pikat 1 dhe 9, të këtij vendimi;
c) i huaji paraqet, në çastin e marrjes së lejes së punës të tipit “A/PSH” dokumentin e regjistrimit në organet tatimore, shoqëruar me NIPT-in e punëdhënësit.
11. Zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 8, të këtij vendimi.
12. Zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/PSH” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se:
a) nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 dhe 9, të këtij vendimi;
b) pozicioni i punës që i ofrohet, në rajonin gjeografik ku ndodhet punëdhënësi, mund të plotësohet nga kategoritë e përcaktuara në pikën 2, të nenit 84, të ligjit nr.108/2013;
c) është në kushtet e parashikuara në pikën 20, të këtij vendimi.
13. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të së huajit, ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e origjinës të të huajit, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë përgjegjëse për çështjet e migracionit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
14. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë përgjegjëse për çështjet e migracionit, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur zyrës përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
15. Zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “A/PSH”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 8, 9, 10, 11 e 12, të këtij vendimi.
16. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/PSH”.
17. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/PSH”.
18. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/PSH”, paraqesin brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5 ose 6, të këtij vendimi, në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ka vendbanimin.
19. Zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/PSH” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 8, 9, 10, 11 e 12 të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5 ose 6, 9 dhe 20 të këtij vendimi. Afati i vlefshmërisë së lejes së ripërtërirë të punës, për punëtorët shtëpiakë, është njëvjeçar.
20. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/PSH” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
21. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/PSH”, nëse vërtetohet njëri nga rastet e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
22. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/PSH”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
23. Leja e punës e tipit “A/PSH” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
24. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/PSH”, për herë të parë, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
25. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/PSH”, për herë të parë, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tre mijë) lekësh.
26. Drejtoria përgjegjëse për çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës të tipit “A/PSH”.
27. Vendimi nr.518, datë 6.7.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurave për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen e anulimin e lejes së punës të tipit C/PSH”, shfuqizohet.
28. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME KONTRAKTUESE, TË TIPIT “C/SHK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, në zbatim të pikës 2, të nenit 86, dhe të pikës 1, të nenit 105, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “C/SHK”, për shërbime kontraktuese, për një kohëzgjatje jo më shumë se 90 (nëntëdhjetë) ditë brenda një viti kalendarik, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
a) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 102, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
c) Ka një kontratë të rregullt pune për shërbime kontraktuese me punëdhënësin, përftues të shërbimeve, në Republikën e Shqipërisë për kategoritë e parashikuara në nenin 102, të ligjit nr.108/2013.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit C/SHK, për shërbime kontraktuese, nëse:
a) bën pjesë në kategorinë e përcaktuar në pikën 5, të nenit 102 , të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
b) ka një kontratë të rregullt pune, jo më shumë se 90 (nëntëdhjetë) ditë për vitin në vazhdim, me një punëdhënës, përftues shërbimesh, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin e mëparshëm;
c) punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënësi i mëparshëm, nuk ka kryer shkelje të legjislacionit të punës, në vitin kalendarik pararendës.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “C/SHK”, bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, përftues i shërbimeve, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi;
ç) përfaqësuesit e autoriteteve kompetente shtetërore, që marrin në
mbrojtje kategoritë e përcaktuara në nenin 102, të ligjit nr.108/2013.
“Për të huajt”.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “C/SHK”, paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Kopjen e kontratës individuale të punës, për kategoritë e përcaktuara në nenin 102, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
c) Kopjen e pasaportës të të huajit ofrues të shërbimeve;
ç) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “C/SHK”, për shërbime kontraktore, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes paraardhëse paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale;
b) Kopjen e kontratës së punës, nëse ka ndryshuar punëdhënësi;
c) Kopjen e pasaportës së të huajit ofrues të shërbimeve;
ç) Pesë fotografi.
6. Personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4, të tij, për pajisjen për herë të parë me leje pune, ose në pikën 5, të këtij vendimi, në rast ripërtëritjeje të lejes së punës:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi pranë të cilit do të punësohet e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2, të tij, e pajis të huajin me leje pune të tipit “C/SHK”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, ose ia ripërtërin atë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen të huajit kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “C/SHK” ose ripërtëritjen e saj subjektit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 apo 2, të këtij vendimi ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 17, të tij.
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “C/SHK”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C/SHK”.
16. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C/SHK”.
17. Anulimi ose refuzimi i lejes së punës të tipit “C/SHK” apo ripërtëritjes së saj bëhen kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara në nenet 80, pika 1, dhe 81, pika 2, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
18. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “C/SHK”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
19. Leja e punës e tipit “C/SHK” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
20. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “C/SHK”, dhe i përket kategorive të përcaktuara në nenin 102, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 4 000 (katër mijë) lekësh.
21. I huaji, të cilit i rinovohet leja e punës e tipit “C/SHK” dhe i përket kategorisë së përcaktuar në pikën 5, të nenit 102, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 2 000 (dy mijë) lekësh.
22. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
23. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS, PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR TË TRANSFERUARIT BRENDA NDËRMARRJES, TË TIPIT “A/TN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/TN”, si i transferuar brenda ndërmarrjes/shoqërisë, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
a) Ka një marrëdhënie pune me ndërmarrjen/shoqërinë që e transferon përkohësisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 89, të ligjit nr.108/2013, të paktën për një periudhë 12-mujore, që paraprin menjëherë këtë transferim;
b) Ka kualifikimin profesional përkatës, në përputhje me detyrën, që do të kryejë në ndërmarrjen/degën e shoqërisë;
c) Kryen detyrat, ka njohuritë dhe plotëson kushtet sipas përcaktimeve të dhëna në nenin 89, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
ç) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/TN” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, pranë të cilit i huaji transferohet brenda ndërmarrjes/shoqërisë;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi, i përcaktuar në shkronjën “b”.
3. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Kopjen e aktit të njohjes së personalitetit juridik të ndërmarrjes/shoqërisë mëmë, të përkthyer në gjuhën shqipe e të noterizuar;
c) Kopjen e kontratës individuale të punës, të lidhur me ndërmarrjen/shoqërinë mëmë, ku të vërtetohet se ka një periudhë pune jo më pak se 12 muaj në këtë ndërmarrje/shoqëri, të përkthyer në gjuhën shqipe e të noterizuar;
ç) Kopjen e kontratës individuale të punës, të lidhur me ndërmarrjen/shoqërinë mëmë, nëse marrëdhënia juridike e punës është në vazhdim;
d) Deklaratën e transferimit brenda ndërmarrjes nga punëdhënësi i huaj, sipas nenit 90, të ligjit nr.108/2013;
dh) Certifikatën dhe dëshminë për njohuritë e specializuara, të përkthyera në gjuhë shqipe dhe të noterizuara;
e) Kopjen e pasaportës;
ë) Autorizimin nga punëdhënësi, i përcaktuar në shkronjën “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, për personin e autorizuar;
f) Pesë fotografi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3, të tij:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës subjekti pranë të cilit do të transferohet ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse subjekti pranë të cilit do të transferohet e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose në përfaqësinë që mbulon vendin e tij të origjinës, të qëndrimit.
5. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë se Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
7. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6 të tij, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/TN”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisjen me leje pune të tipit “A/TN” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6, të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 15 të tij.
10. Nëse kërkesa paraqitet në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
11. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “A/TN”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9, të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin vlerësimi bëhet sipas përcaktimeve në pikat 1, 3, 6 e 15, të tij.
13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/TN”.
14. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/TN”.
15. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/TN” edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
16. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/TN”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
17. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/TN”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
18. Leja e punës, e tipit A/TN, përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78 të Ligjit Nr.108/2013 “Për të huajt”.
19. I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/TN”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
20. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
21. Vendimi nr.356, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/TN””, shfuqizohet.
22. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR SPORTISTË, TË TIPIT “A/SP”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/SP”, si sportist, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një kontratë pune me një punëdhënës/klub sportiv, në përputhje me
profesionin e tij;
b) Ka hyrë dhe qëndron në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së
Shqipërisë, që do të thotë me vizë, sipas llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/SP”, si sportist, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një kontratë pune të vlefshme, në përputhje me profesionin e tij si sportist, në rajonin gjeografik ku ka përfituar lejen e mëparshme të punës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin/klubin sportiv, që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/SP”;
b) Është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) Për punësimin e tij është marrë federimi nga federata përkatëse sportive, pas kërkesës së paraqitur nga klubi sportiv.
3. Kërkesa për pajisjen e të huajit me leje pune të tipit “A/SP”, si sportist, bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi/klubi sportiv, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi/klubi sportiv.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit për herë të parë me leje pune të tipit “A/SP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për punëdhënësin/klubin sportiv, ku ai do të punësohet;
c) Kopjen origjinale të kontratës individuale të punës;
ç) Kopjen e pasaportës;
d) Miratimin me shkrim të federatës përkatëse të sportit;
dh) Autorizimin nga punëdhënësi/klubi sportiv për personin e autorizuar;
e) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për pajisjen e të huajit me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/SP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit;
b) Kopjen e kontratës individuale të punës;
c) Autorizimin nga punëdhënësi/klubi sportiv për personin e autorizuar;
ç) Pesë fotografi;
d) Miratimin e federatës përkatëse sportive;
dh) Fotokopjen e lejes paraardhëse të qëndrimit.
6. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, në:
a) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të
origjinës, ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit e pajis të huajin për herë të parë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune njëvjeçare të tipit “A/SP”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi:
a) nëse dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar;
b) kur përmbushen kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8, të këtij vendimi.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/SP” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8, të këtij vendimi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21, të këtij vendimi.
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit A/SP ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin me shkrim për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SP”.
16. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SP”.
17. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP”, paraqesin 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
18. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21, të këtij vendimi.
19. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/SP” apo refuzimin e saj, për të huajt, të cilët kanë përfituar leje pune, sipas ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21, të këtij vendimi. Afati i vlefshmërisë së lejes së ripërtërirë të punës për sportistët është njëvjeçar.
20. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës e tipit “A/SP” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
21. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/SP”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
22. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pasi njoftohet nga autoritetet shtetërore përgjegjëse për vërtetimin e njërës nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, merr vendim për anulimin e lejes së punës.
23. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/SP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
24. Leja e punës e tipit “A/SP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
25. I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/SP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
26. I huaji, të cilit i ripërtërihet për herë të parë leja e punës e tipit “A/SP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tre mijë) lekësh.
27. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
28. Vendimi nr.467 datë 29.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit e të procedurave për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së tipit “C/SP””, shfuqizohet.
29. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI I VETËPUNËSUAR, TË TIPIT “B/VP”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 8, të nenit 71, pikës 2, të nenit 86, dhe pikës 1, të nenit 105, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “B/VP”, e kufizuar në kohë, hapësirë dhe profesion, sipas përcaktimeve në lejen e përfituar për ushtrim të aktivitetit, si i vetëpunësuar, për veprimtari të pavarur ekonomike, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
a) Veprimtaria e tij ka përfitim ekonomik për zhvillimin e tregut të punës;
b) Veprimtaria është e përshtatshme në një sektor specifik, për rajonin gjeografik ku ajo do të ushtrohet, mbështetur në rezultatet e studimit të tregut të punës nga zyra përkatëse e punësimit;
c) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/VP’, si i vetëpunësuar, nëse:
a) veprimtaria ekonomike që ai kryen është në të njëjtat kushte për të cilat i është dhënë leja e mëparshme e tipit “B/VP”;
b) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “B/VP” bëhet nga:
a) i huaji,
b) personi i autorizuar prej tij.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “B/VP”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit, të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Statusin dhe aktin e themelimit (për shoqëritë) ose vërtetim regjistrimi në QKR (për personat fizikë);
c) Autorizimin për personin e autorizuar prej tij;
ç) Kopjen e pasaportës;
d) Pesë fotografi.
5. I huaji, i cili kërkon ripërtëritjen e lejes së punës së tipit “B/VP”, paraqet brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes së punës dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën me të dhënat personale;
b) Deklaratën personale, ku deklaron se vazhdon të zotërojë të njëjtën veprimtari ekonomike, për të cilën është pajisur me lejen e mëparshme të tipit “B/VP”;
c) Autorizimin për personin e autorizuar prej tij;
ç) Pesë fotografi.
6. Personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4, të tij:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse investitori do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike të tij në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose pranë përfaqësisë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, është në rregull, vlerëson se përmbushen kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “B/VP’, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “B/VP” të huajit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 21, të tij.
11. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
12. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit me leje pune të tipit “B/VP”, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9 e 10, të këtij vendimi.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/VP”.
15. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/VP”.
16. Personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP”, paraqesin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës i huaji do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse i huaji do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
17. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga investitori, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP”:
a) verifikon shlyerjen e detyrimeve në organet tatimore, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, ku ai është i vetëpunësuar;
b) kërkon nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në nivel rajonal, një vlerësim nëse i vetëpunësuari ka zbatuar legjislacionin e punës, për periudhën e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të punës të tipit “B/VP”, ose ka shlyer shkeljet e konstatuara në aktin e fundit të inspektimit në punë.
18. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17, të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5 e 17, të tij.
19. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/VP” apo refuzimin e saj, për të huajt që kanë përfituar leje pune sipas ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17, të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2 e 5, të tij. Afati i vlefshmërisë së lejes së punës, të ripërtërirë, të tipit “B/VP” të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 149, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, për kategorinë së cilës i përket i huaji.
20. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “B/VP” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
21. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “B/VP”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
22. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “B/VP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
23. Leja e punës e tipit “B/VP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
24. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “B/VP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
25. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/VP”, para marrjes së saj, detyrohet të paguajë tarifën prej 10 000 (dhjetë mijë) lekësh.
26 Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
27. Vendimi nr.351, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit e të procedurës, për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës, për veprimtari të pavarur ekonomike, si i vetëpunësuar”, shfuqizohet.
28. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR FORMIM PROFESIONAL, TË TIPIT “A/FP”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/FP”, për formim profesional, për kohëzgjatjen e kursit të formimit, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
a) Ka një ofertë për kryerjen e një kursi të formimit profesional;
b) Kursi i formimit, që do të kryejë, është i lidhur ngushtë me rritjen e aftësive dhe kualifikimin e tij;
c) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë;
ç) Subjekti, ofrues i formimit profesional, është i licencuar nga Qendra Kombëtare e Licencimit;
d) Ka një garanci pasurore të depozituar në emër të tij, për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, për kohën e zgjatjes së kursit.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës, e tipit “A/FP”, për formim profesional, vetëm një herë, dhe për kohëzgjatjen e nevojshme për të fituar këtë formim, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një ofertë për kryerjen e një kursi të formimit profesional, por jo domosdoshmërisht nga subjekti prej të cilit ka përfituar lejen e parë “A/FP”;
b) Kursi i formimit, që do të kryejë, është i lidhur ngushtë me rritjen e aftësive dhe kualifikimin e tij;
c) Subjekti, ofrues i formimit profesional, është i licencuar nga QKL-ja, nëse është i ndryshëm nga ofruesi i kursit të mëparshëm;
ç) Ka garanci pasurore të depozituar në emër të tij, për mbulimin e shpenzimeve të jetesës, për kohën e zgjatjes së kursit;
d) Ka qëndrim të ligjshëm në Republikën e Shqipërisë.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/FP”, bëhet nga:
a) i huaji;
b) subjekti, ofrues i formimit profesional, i cili ka bërë ofertën e kursit për të huajin;
c) personi i autorizuar nga subjekti, ofrues i formimit profesional.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/FP”, paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Vërtetimin e regjistrimit në kursin e formimit profesional, lëshuar nga subjekti, ofrues i formimit;
c) Dokumentin për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohën e kryerjes së kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës);
ç) Kopjen e pasaportës;
d) Autorizimin nga subjekti, ofrues i formimit, për personin e autorizuar;
dh) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/FP”, për formim profesional, 30 (tridhjetë) ditë para përfundimit të lejes paraardhëse, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
b) Kopjen e certifikatës, që vërteton se ka ndjekur e ka përfunduar kursin e mëparshëm të formimit profesional, të lëshuar nga ofruesi i kursit;
c) Dokumentin për llogarinë bankare, në vlerën e pagës minimale mujore, për kohëzgjatjen e kursit (për të vërtetuar mundësinë e përballimit të jetesës);
ç) Kopjen e pasaportës;
d) Pesë fotografi.
6. Personat e përcaktuar në pikën 3 të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin për pajisjen për herë të parë me leje pune të tipit “A/FP”, për formimin profesional, ose për ripërtëritjen e lejes së punës, sipas parashikimeve, përkatësisht, të pikave 4 e 5, të këtij vendimi:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës zhvillon veprimtarinë subjekti, ofrues i kursit të formimit, nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse subjekti, ofrues i kursit të formimit, e zhvillon veprimtarinë në më shumë së një rajon gjeografik e nëse është me qëndrim të ligjshëm, në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2, të këtij vendimi, e pajis të huajin me lejen e punës të tipit “A/FP”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi, ose ia ripërtërin atij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune, lejen e punës të tipit “A/FP”.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/FP” ose ripërtëritjen e saj subjektit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 apo 2, të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 17, të tij.
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës së të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit me leje pune të tipit “A/FP”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/FP”.
16. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/FP”.
17. Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “A/FP”, apo ripërtëritja e saj bëhen edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, apo në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
18. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/FP”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
19. Leja e punës e tipit “A/FP” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
20. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/FP”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 1 000 (një mijë) lekësh.
21. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit, për dhënien e lejes së punës.
22. Vendimi nr.358, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për formim profesional”, shfuqizohet.
23. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURES PËR PAJISJEN, RIPËRTËRITJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËMARRËS, TË TIPIT “A/P”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/P”, si punëmarrës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një kontratë pune me një punëdhënës, në përputhje me formimin e tij
profesional;
b) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë,
që do të thotë me vizë, sipas llojeve të përcaktuara në nenet 21 e 22, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
c) Pozicioni i punës, që i ofrohet në rajonin gjeografik ku punëdhënësi i tij
ushtron veprimtarinë ekonomike, nuk mund të plotësohet nga kategoritë e përcaktuara në pikën 2, të nenit 84, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/P”, si punëmarrës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një kontratë individuale pune të vlefshme, në përputhje me formimin e tij profesional, në rajonin gjeografik ku ka përfituar lejen e mëparshme të punës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/P”;
b) Është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/P” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/P”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formularit të dhënë
në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Vendimin e gjykatës për regjistrimin e personit juridik ose ekstraktin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për punëdhënësin, ku ai do të punësohet;
c) Kopjen origjinale të kontratës individuale të punës;
ç) Kopjen e pasaportës;
d) Autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
dh) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/P”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
Kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
a) Kopjen e kontratës individuale të punës;
b) Autorizimin nga punëdhënësi për personin e autorizuar;
ç) Pesë fotografi.
6. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4, të tij në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të
cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, kur kërkesa paraqitet pranë tyre, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, verifikon me organet përkatëse shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8, të tij vendimi, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/P”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/P” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8, të këtij vendimi, ose është në kushtet e parashikuara në pikën 21, të tij;
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin e origjinës të të huajit ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës të të huajit, kjo e fundit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “A/P”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/P”.
16. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/P”.
17. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P”, paraqesin, 30 (tridhjetë) ditë para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të
cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse
punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, e ushtron veprimtarinë
ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik.
18. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P” apo refuzimin e saj, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21, të tij.
19. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/P” apo refuzimin e saj, për të huajt, të cilët kanë përfituar leje pune, sipas ligjit nr.9959, datë 17.7.2008, “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi, ndërsa vlerësimi për kriteret dhe dokumentacionin do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5, 8 e 21, të tij.
Afati i vlefshmërisë së lejes së ripërtërirë të punës të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 76, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
20. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/P” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
21. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/P”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
22. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/P”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
23. Leja e punës e tipit “A/P” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
24. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/P” për herë të parë, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
25. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/P”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tre mijë) lekësh.
26. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
27. Vendimi nr.359, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/P””, shfuqizohet.
28. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR VEPRIMTARI TË PAVARUR EKONOMIKE, SI INVESTITOR, TË TIPIT “B/I”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “B/I”, si investitor, për veprimtari të pavarur ekonomike, me një afat kohor trevjeçar, nëse:
a) plotëson kriteret, sipas nenit 100, pika 1, shkronjat “a”, “b”, “c” e “ç”, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
b) ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/I”, si investitor, nëse:
a) veprimtaria ekonomike që ai kryen është zhvilluar dhe vazhdon të zhvillohet në kushtet për të cilat i është dhënë leja e mëparshme e punës e tipit “B/I”;
b) ka qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit ‘B/I” bëhet nga:
a) i huaji;
b) personi i autorizuar prej tij.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin, për të përfituar për herë të parë leje pune të tipit “B/I”, dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit, të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Statutin dhe aktin e themelimit të shoqërisë, ku në përmbajtje të rezultojë se investitori bën një investim, të paktën, në vlerën 200 000 (dyqind mijë) euro;
c) Kopjen e pasaportës;
ç) Planin e biznesit, ku të parashikohen se, gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes së punës të tipit “B/I”, do të investojë 200 000 (dyqind mijë) euro, si dhe vendet e reja të punës që do të hapen;
d) Autorizimin nga i huaji për personin e autorizuar;
dh) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për të ripërtërirë lejen e punës të tipit “B/I’, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
b) Deklaratën personale se i huaji vazhdon të ruajë investimin prej 200 000 (dyqind mijë) eurosh në biznesin e tij;
c) Dokumente që vërtetojnë se gjatë periudhës së vlefshmërisë së lejes së mëparshme të punës ka investuar jo më pak se 200 000 (dyqind mijë) euro dhe se aktiviteti nuk është me humbje;
ç) Autorizimin nga i huaji për personin e autorizuar.
6. Personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar sipas pikës 4, të tij, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, kur investitori do të ushtrojë veprimtari ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo, pas plotësimit të tij nga i huaji, brenda afatit të caktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, e pajis të huajin me leje pune të tipit ‘B/I”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi brenda 10 (dhjetë) ditëve.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen të huajit kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “B/I” investitorit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi ose është në kushtet e pikës 21, të tij.
11. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
12. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “B/I”, ndjek procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9 e 10, të këtij vendimi.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/I”.
15. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “B/I”.
16. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/I”, paraqesin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, dokumentacionin e përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës investitori do të ushtrojë veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse investitori do ta ushtrojë veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
17. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga investitori për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “B/I”:
a) verifikon shlyerjen e detyrimeve në organet tatimore, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punëdhënësit, ku ai është investitor;
b) kërkon nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, në nivel rajonal, një vlerësim nëse punëdhënësi, pranë të cilit i huaji është investitor, ka zbatuar legjislacionin e punës, për periudhën e vlefshmërisë së lejes së mëparshme të punës të tipit “B/I”, ose ka shlyer shkeljet e konstatuara në aktin e fundit të inspektimit në punë.
18. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen apo refuzimin e lejes së punës të tipit “B/I”, brenda një afati prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9 e 10, të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2, 5 e 17, të tij.
19. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen apo refuzimin e lejes së punës të tipit “B/I”, për të huajt që kanë përfituar leje pune sipas ligjit nr.9959, datë17.7.2008, “Për të huajt”, ndjek procedurat e parashikuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 17, të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin vlerësimi do të bëhet sipas përcaktimeve në pikat 2 e 5, të tij. Afati i vlefshmërisë së ripërtëritjes së lejes së punës të tipit “B/I” të jetë në përputhje me përcaktimet e nenit 149, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
20.Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës e tipit “B/I” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
21.Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “B/I”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
22. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “B/I”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
23. Leja e punës e tipit “B/I” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
24. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “B/I”, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekësh.
25. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “B/I”, para marrjes së saj detyrohet të paguajë tarifën prej 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekësh.
26.Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
27. Vendimi nr.355, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për veprimtari të pavarura ekonomike, si investitor”, shfuqizohet.
28. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR RASTE TË VEÇANTA, TË TIPIT “C”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt’, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “C”, për raste të veçanta, deri në një vit, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
a) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Bën pjesë në njërën prej kategorive të përcaktuara në nenin 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
c) Ka një kontratë të rregullt pune me një punëdhënës (për kategoritë e parashikuara në pikën 1, të nenit 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të cilat e disponojnë një të tillë).
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës, e tipit “C” për raste të veçanta, nëse:
a) vazhdon të bëjë pjesë në njërën nga kategoritë e përcaktuara në nenin 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
b) ka një kontratë të rregullt pune me një punëdhënës, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin e mëparshëm;
c) punëdhënësi, i cili nuk është punëdhënësi i mëparshëm, nuk ka kryer shkelje të legjislacionit të punës në vitin kalendarik paraardhës.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “C” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi;
ç) përfaqësuesit e autoriteteve kompetente shtetërore, që marrin në mbrojtje kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b”, “c”, “ç” dhe “d”, të nenit 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “C”, paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Kopjen e kontratës individuale të punës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “b”, “c”, “d”, të nenit 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
c) Kopjen e pasaportës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “a”, “b”, “c”, e “d”, të nenit 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
ç) Dokumentin e identifikimit (kartë refugjati), për kategorinë e përcaktuar në shkronjën “ç”, të nenit 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
d) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “C”, për raste të veçanta, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes paraardhëse paraqesin dokumentacionin, si më poshtë vijon:
a) Kërkesën e të huajit, me të dhënat personale;
b) Kopjen e kontratës së punës, nëse ka ndryshuar punëdhënësi;
c) Kopjen e pasaportës, për kategoritë e përcaktuara në shkronjat “a”, “b” e “c”, të nenit 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”;
ç) Pesë fotografi.
6. Personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4 ose në pikën 5, të tij, për pajisjen për herë të parë me leje pune, në rast ripërtëritjeje të lejes së punës:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet, ushtron veprimtarinë ekonomike, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi pranë të cilit do të punësohet e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik, nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin e tij të origjinës ose pranë përfaqësisë doplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5 të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo është i tillë pas plotësimit të tij, brenda afatit të përcaktuar, nga personat e përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, dhe përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2 të tij, e pajis të huajin me leje pune të tipit “C”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi, ose i ripërtërin atij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune, lejen e punës të tipit “C”.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen të huajit kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “C” ose ripërtëritjen e saj subjektit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 apo 2, të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 17, të tij.
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin të huajit të lejes së punës të tipit “C”, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 7, 8, 9, 10 e 11, të këtij vendimi.
15. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C”.
16. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “C”.
17. Anulimi ose refuzimi i lejes së punës të tipit “C” apo ripërtëritjes së saj bëhen kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara në nenet 80, pika 1, dhe 81, pika 2, të ligjit nr.108/2013 ,“Për të huajt”.
18. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “C”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
19. Leja e punës e tipit “C” përfundon, nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
20. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “C” dhe i përket kategorive të përcaktuara në shkronjat “b” e “c”, të nenit 101, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, para marrjes se lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
21. I huaji, të cilit i rinovohet leja e punës e tipit “C” dhe i përket kategorive të përcaktuara në shkronjat “b” e “c” të nenit 101, të ligjit nr.108/2013 “Për të huajt”, para marrjes së lejes së punës detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tre mijë) lekësh.
22. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
23. Vendimi nr.354, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për raste të veçanta”, shfuqizohet.
24. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR PUNËSIM NDËRKUFITAR, TË TIPIT “A/NK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/NK”, për punësim ndërkufitar, apo i ripërtërihet ajo nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ka një kontratë pune për kryerjen e një pune në zonën gjeografike kufitare të territorit të Republikës së Shqipërisë, nëse është me statusin e punëmarrësit, ose ka një veprimtari ekonomike në një zonë gjeografike kufitare të territorit të Republikës së Shqipërisë, nëse është me statusin e punëdhënësit/të vetëpunësuarit.
b) Ka vendbanimin në vendin e origjinës.
c) Kthehet në vendin e origjinës çdo ditë ose të paktën 1 herë në javë.
ç) Hyn në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/NK” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, pranë të cilit i huaji do të punësohet;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi, i përcaktuar në shkronjën “b”, të kësaj pike.
3. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën me të dhënat personale sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i
bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Vërtetimin nga organet përkatëse që është me vendbanim në vendin e origjinës;
c) Kontratën origjinale, individuale të punës, të lidhur me punëdhënësin, nëse është me statusin e punëmarrësit;
ç) Kopjen e pasaportës;
d) Autorizimin nga punëdhënësi, i përcaktuar në shkronjën “b”, të pikës 2, të këtij vendimi, për personin e autorizuar;
dh) Pesë fotografi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës është punëdhënësi apo ushtrohet veprimtaria ekonomike, nëse i huaji ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
5. Zyra përkatëse e punësimit, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e dokumentacionit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
7. Zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit, brenda afatit të përcaktuar, është në rregull, si dhe nëse vlerëson se i huaji i përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6, të këtij vendimi, e pajis atë, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/NK”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
8. Zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi.
9. Zyra përkatëse e punësimit i refuzon të huajit kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/NK”, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6, të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 13, të këtij vendimi.
10.Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/NK”, paraqesin, brenda 30 (tridhjetë) ditëve përpara mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet i huaji, ushtron veprimtarinë ekonomike:
a) kërkesën;
b) dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi.
11.Zyra përkatëse e punësimit, për ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/NK” apo për refuzimin e saj ndjek, brenda një periudhe prej 30 (tridhjetë) ditësh pune, procedurat e parashikuara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9, të këtij vendimi, ndërsa për kriteret dhe dokumentacionin, vlerësimi bëhet sipas përcaktimeve të pikave 1 e 10, të këtij vendimi.
12.Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/NK” apo ripërtëritja e saj edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
13.Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/NK”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
14.I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/NK”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
15.Leja e punës e tipit “A/NK” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
16.I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/NK”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
17.I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/NK”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tre mijë) lekësh.
18.Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
19.Vendimi nr.348, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/NK””, shfuqizohet.
20.Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN, RIPËRTËRITJEN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS PËR STUDENTË, TË TIPIT “A/S”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, e 86, pika 2, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune për studentë, e tipit “A/S”, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Ndjek studime të rregullta universitare;
b) Ka një kontratë pune me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme;
c) Punësimi i të huajit (studentit) si punëmarrës, gjatë vitit akademik, bëhet vetëm me kohë të përcaktuar, sipas legjislacionit në fuqi;
ç) Punësimi i të huajit (studentit) si punëmarrës bëhet me kohë normale, gjatë pushimeve të shkollës, sipas legjislacionit në fuqi;
d) I huaji (studenti) punon deri në 20 (njëzet) orë në javë;
dh) I huaji ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/S”, si student çdo vit, jo domosdoshmërisht me të njëjtin punëdhënës, nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
a) Vazhdon studimet e rregullta universitare;
b) Ka përfunduar me sukses studimet në vitin pararendës;
c) Ka një kontratë pune me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose
të pjesshme, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin e mëparshëm;
ç) Institucioni përgjegjës, pranë të cilit kryen studimet, ka dhënë pëlqimin për kontratën e punës;
d) I huaji (studenti) punon deri në 20 (njëzet) orë në javë;
dh) I huaji ka qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/S” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/S”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Kontratën e rregullt të punës me një punëdhënës, me kohë të përcaktuar ose të pjesshme;
c) Vërtetimin nga institucioni arsimor ku ndjek studimet se është student;
ç) Kopjen e lejes së qëndrimit;
d) Kopjen e pasaportës;
dh) Pesë fotografi.
5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, të cilët kërkojnë ripërtëritjen e lejes së punës të tipit “A/S”, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para përfundimit të lejes së mëparshme, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën me të dhënat personale;
b) Kontratën e rregullt të punës me një punëdhënës, me kohë të
përcaktuar ose të pjesshme;
c) Vërtetimin nga institucioni arsimor, pranë të cilit ndjek studimet, për
kryerjen me sukses të studimeve të vitit pararendës;
ç) Kopjen e pasaportës;
d) Pesë fotografi.
6. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, për pajisjen për herë të parë me leje pune ose të përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi, në rast të ripërtëritjes së lejes së punës, në:
a) zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës punëdhënësi, pranë
të cilit do të punësohet i huaji, ushtron veprimtarinë ekonomike dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet i huaji, e ushtron veprimtarinë ekonomike në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës, ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës të të huajit.
7. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikave 4 ose 5, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e tij brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, është në rregull e nëse vlerëson se përmbushen kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2, të këtij vendimi, e pajis të huajin me lejen e punës të tipit “A/S”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2 bashkëlidhur këtij vendimi ose, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune, ia ripërtërin atij lejen e punës të tipit “A/S”.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje ose ripërtëritje të lejes së punës të tipit “A/S” studentit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 ose 2, të këtij vendimi, ose është në kushtet e pikës 15, të këtij vendimi.
12. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), ia përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
13. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
14. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/S”.
15. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/S”.
16. Anulimi dhe refuzimi i lejes së punës të tipit “A/S” apo ripërtëritja e saj bëhen kur i huaji është në njërën nga situatat e parashikuara në nenet 77 e 80, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
17. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/S”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në nenin 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
18. Leja e punës e tipit “A/S” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
19. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
20. Vendimi nr.353, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin, ripërtëritjen dhe anulimin e lejes së punës për studentë”, shfuqizohet.
21. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNËTOR STINOR, TË TIPIT “A/PS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/PS”, si punëtor stinor, nëse plotëson kriteret, si më poshtë vijon:
a) Ka një marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe vendit të tij të origjinës;
b) Nuk është me banim të vazhdueshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) Ka një kontratë pune me afat deri në gjashtë muaj, për atë vit
kalendarik, me një punëdhënës, në kuadër të marrëveshjes ndërmjet
Republikës së Shqipërisë dhe vendit të tij të origjinës;
ç) Ka një ndërprerje kohore prej gjashtë muajsh nga punësimi i fundit
stinor, në vitin pasardhës kalendarik;
d) Është rikthyer në vendin e tij të origjinës, pas punësimit të fundit
stinor, në vitin paraardhës kalendarik.
2. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/PS” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, me të cilin i huaji ka një kontratë pune;
c) personi i autorizuar nga punëdhënësi.
3. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, duhet të paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën, me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Kopjen e kontratës individuale të punës;
c) Kopjen e pasaportës;
ç) Autorizimin nga punëdhënësi, për personin e autorizuar;
d) Pesë fotografi.
4. Personat e përmendur në pikën 2 paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, në përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës.
5. Përfaqësia diplomatike e Republikës së Shqipërisë në vendin e origjinës të të huajit, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme (Qendrës Kombëtare të Vizave), e përcjell dokumentacionin e paraqitur pranë saj në drejtorinë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
6. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, e përcjell dokumentacionin e paraqitur në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrën përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale që ato kanë.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pasi shqyrton dokumentacionin dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e këtij dokumentacioni brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pasi merr dokumentacionin e plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar, vlerëson nëse ai i përmbush kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, dhe e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune, me leje pune të tipit “A/PS”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
10. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon të huajit pajisjen me leje pune të tipit “A/PS”, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1, të tij, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 13, të këtij vendimi.
11. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/PS”.
12. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/PS”.
13. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/PS” edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
14. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit A/PS, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
15. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/PS’, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
16. Leja e punës e tipit “A/PS” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
17. I huaji, i cili pajiset me leje pune të tipit “A/PS”, para marrjes së kësaj lejeje detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh.
18. Drejtoria që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
19. Vendimi nr.349, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit “A/PS””, shfuqizohet.
20. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, PËR SHËRBIME VULLNETARE, TË TIPIT “A/SHV”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, e 86, pika 2, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/SHV”, si person që kryen shërbime vullnetare në kuadër të shkëmbimeve rinore ose si person i punësuar sipas skemave të shërbimeve vullnetare, nëse plotëson kriteret mëposhtme:
a) Ka një marrëveshje në organizatën jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë për shërbimin vullnetar që do të ofrohet dhe për përgjegjësitë e kësaj organizate për këtë të huaj për sigurimin e jetës, sigurimet shëndetësore dhe shpenzimet e udhëtimit;
b) Shërbimi është tërësisht vullnetar për të huajt që do të ofrojnë shërbime vullnetare;
c) Ka një marrëveshje ndërshtetërore me shtetin e origjinës të të huajit, si persona të punësuar në kuadër të shkëmbimeve rinore apo skemave të shërbimeve vullnetare, ku të jenë përcaktuar përgjegjësitë e palëve për këtë të huaj për sigurimin e jetës, sigurimet shëndetësore dhe shpenzimet e udhëtimit;
ç) Ka një kontratë pune, si i punësuar, për të huajt që vijnë në kuadër të shkëmbimeve rinore apo skemave të shërbimeve vullnetare;
d) Kohëzgjatja e përgjithshme e qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë të mos jetë më shumë se një vit;
dh) Organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë, punëdhënësi për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore apo skemave të shërbimeve vullnetare, nuk kanë kryer shkelje të legjislacionit të punës në vitin kalendarik paraardhës;
e) Organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë, a punëdhënësi për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore kanë shlyer të gjitha detyrimet tatimore, të sigurimeve shoqërore e shëndetësore për vitin kalendarik paraardhës;
ë) Organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë, ka burime të mjaftueshme për financimin e shërbimit vullnetar;
f) Ka hyrë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.
2. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/SHV” bëhet nga:
a) i huaji;
b) punëdhënësi, pranë të cilit do të punësohet në kuadër të shkëmbimeve rinore;
c) organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt, që do të jenë në shërbim vullnetar;
ç) personi i autorizuar nga punëdhënësi/organizata jofitimprurëse, që ofron shërbime vullnetare bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/SHV”, paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm:
a) Kërkesën me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) Kopjen e përkthyer e të noterizuar të marrëveshjes me organizatën jofitimprurëse, që ofron shërbime bamirësie në territorin e Republikës së Shqipërisë për të huajt, që do të shërbejnë vullnetarisht;
c) Kopjen e përkthyer e të noterizuar të marrëveshjes ndërshtetërore me shtetin e origjinës të të huajit, për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore;
ç) Deklaratën se shërbimi vullnetar, që do të ofrojë, do të jetë pa shpërblim;
d) Kopjen e kontratës individuale të punës për të punësuarit në kuadër të shkëmbimeve rinore;
dh) Dokumentin bankar për burimin e financimit të shërbimit vullnetar të bamirësisë, që ofron organizata jofitimprurëse;
e) Kopjen e përkthyer e të noterizuar të policës së sigurimit të jetës;
ë) Kopjen e pasaportës;
f) Autorizimin nga punëdhënësi/organizata jofitimprurëse për personin e autorizuar;
g) Pesë fotografi.
4. Personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi:
a) në zyrën përkatëse të punësimit, në territorin e së cilës organizata jofitimprurëse ushtron veprimtarinë dhe nëse i huaji, që do të marrë pjesë në shërbimin vullnetar, është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit, nëse organizata jofitimprurëse e ushtron veprimtarinë në më shumë se një rajon gjeografik dhe nëse i huaji, që do të marrë pjesë në shërbimin vullnetar, është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë;
c) pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e tij të origjinës ose në përfaqësinë diplomatike që mbulon vendin e tij të origjinës për të huajin, i cili është në vendin e origjinës dhe do të vijë për shërbim vullnetar apo në kuadër të shkëmbimeve rinore.
5. Nëse kërkesa paraqitet pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, autoriteti përkatës, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 3, të këtij vendimi, i kërkon të huajit plotësimin e këtij dokumentacioni, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.
6. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, verifikon shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëse vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij brenda afatit të përcaktuar është i rregullt, vlerëson nëse i huaji i përmbush kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6, të këtij vendimi, dhe e pajis atë brenda 10 (dhjetë) ditëve pune me leje pune të tipit “A/SHV”, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia kthen kërkesën dhe dokumentacionin e paraqitur të huajit, nëse ai nuk e ka plotësuar atë brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij vendimi.
9. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/SHV” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 6, të këtij vendimi, ose është në kushtet e përcaktuara në pikën 15, të këtij vendimi.
10. Nëse kërkesa është paraqitur pranë përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, ajo, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
11. Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, nëpërmjet drejtorisë që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, ia përcjell dokumentacionin e paraqitur Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyrës përkatëse të punësimit, sipas kompetencës territoriale, që ato kanë.
12. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, për pajisjen/refuzimin e të huajit me leje pune të tipit “A/SHV”, ndjekin procedurat e përcaktuara në pikat 5, 6, 7, 8 e 9, të këtij vendimi.
13. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit/zyra përkatëse e punësimit, nëpërmjet Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, e përcjell në Ministrinë e Punëve të Jashtme njoftimin për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SHV”.
14. Ministria e Punëve të Jashtme njofton përfaqësinë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, në vendin e origjinës të të huajit, për pajisjen/refuzimin e lejes së punës të tipit “A/SHV”.
15. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës e tipit “A/SHV” edhe nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
16. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/SHV” nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
17. I huaji, të cilit i refuzohet ose anulohet leja e punës e tipit “A/SHV”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
18. Leja e punës e tipit “A/SHV” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”.
19. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për dhënien e lejes së punës.
20. Vendimi nr.350, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës të tipit A/SHV”, shfuqizohet.
21. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe zyrat përkatëse të punësimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I PROJEKTIT “PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMIT TË TIRANËS SË MADHE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë.22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i projektit “Përmirësimi i sistemit të kanalizimit të Tiranës së Madhe”.
2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizimeve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për tokë bujqësore me sipërfaqe 148 971 (njëqind e dyzet e tetë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e një) m2, vlerësuar me çmimin konfirmuar nga AKKP-ja prej 448 (katërqind e dyzet e tetë) lekë/m2, me vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 66 739 008 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetë) lekësh.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 240 000 (një milion e dyqind e dyzet mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizimeve.
5. Vlera totale e shpronësimit, prej 66 739 008 (gjashtëdhjetë e gjashtë milionë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë mijë e tetë) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2014 për Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizimeve.
6. Likuidimi i pronarëve të fillojë pas çeljes së fondit të përcaktuar në pikën 5, të këtij vendimi.
7. Pronarët e pasurive për të cilat është bërë shënimi “Konfirmuar nga ZVRPP-ja”, të likuidohen, për efekt shpronësimi, në bazë të dokumentacionit të plotë të pronësisë (certifikatë, hartë kadastrale dhe kartelë të rifreskuar), që do të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizimeve.
8. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizimeve të kryejë likuidimet, për efekt shpronësimi, në bazë të pikave 5, 6 dhe 7, të këtij vendimi.
9. Brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Ujësjellës – Kanalizimeve, të fillojnë procedurat për hedhjen e trupit të rrugës në hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit që do t’i vihet në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizimeve dhe, me fillimin e procesit të likuidimit, të fillojë edhe procesi i kalimit të pronësisë, për pasuritë e shpronësuara, në favor të shtetit.
10. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, të pezullojnë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së trupit të rrugës në hartat kadastrale, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
11. Ngarkohen Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës – Kanalizimeve, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.545, DATË 11.8.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE NË KRYEMINISTRI, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT, KOMISIONIT QENDROR TË ZGJEDHJEVE, PROKURORINË E PËRGJITHSHME, DISA INSTITUCIONE TË PAVARURA, INSTITUCIONET NË VARËSI TË KRYEMINISTRIT, INSTITUCIONET NË VARËSI TË MINISTRAVE TË LINJËS DHE ADMINISTRATËN E PREFEKTIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 18 e 29, të ligjit nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, dhe të ligjit nr.185/2013, “Për buxhetin e vitit 2014”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.545, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në lidhjen nr.3, që përmendet në pikën 3, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
– Ndarjet “Kryeministria”, “Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”, “Ministria e Punëve Publike dhe Transportit” dhe “Avokati i Prokurimeve” shfuqizohen;
– Në ndarjen “Ministria e Brendshme”, emërtesa “Koordinator në Departamentin e Administratës Publike” shfuqizohet.
b) Pas lidhjes nr.3 shtohet lidhja nr.3/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
c) Pika 4/2 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4/2. Në Kryeministri, pozicionet “Drejtor i Departamentit të Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit” dhe “Drejtor i Departamentit të Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj”, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj, pozicionet “Drejtor njësie, jurist, koordinator dhe inspektor në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit” dhe “Drejtor njësie, drejtor drejtorie dhe koordinator në Departamentin e Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj”, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.”.
ç) Lidhja nr.6/8, që përmendet në pikën 10/8, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
d) Tabela I “Për Teatrin Kombëtar dhe Drejtorinë Artistike të Teatrit të Operas dhe Baletit në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor”, e lidhjes nr.7/1, që përmendet në pikën 11/1, zëvendësohet me tabelën me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
dh) Lidhja nr.9, që përmendet në pikën 13, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
e) Lidhja nr.9/4, që përmendet në pikën 13/4, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Efektet financiare për nëpunësit për institucionet përkatëse të fillojnë:
a) Për parashikimin e tabelës I, të lidhjes nr.7/1, nga data 15 korrik 2013;
b) Për të gjitha parashikimet e tjera nga momenti i emërimit të nëpunësve në detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË ZYRAVE, NGA DREJTORIA E ADMINISTRIMIT DHE SHITJES SË PRONAVE PUBLIKE, NË MINISTRINË E FINANCAVE, TE KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi të zyrave në katin e pestë të godinës së ish-shtëpisë botuese “Naim Frashëri”, Tiranë, të cilat janë në përgjegjësi administrimi të Drejtorisë së Administrimit dhe Shitjes së Pronave Publike, në Ministrinë e Financave, te Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për t’u përdorur si mjedise pune nga ky institucion.
2. Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i ndalohet ta ndryshojë destinacionin e pronës së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohen ministri i Financave, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kryeregjistruesi i Zyrës për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave, si më poshtë vijon:
a) Znj. Diana Shtylla, përfaqësuese e Bankës së Shqipërisë;
b) Z. Endrit Lami, përfaqësues i Ministrisë së Financave;
c) Znj. Majlinda Dhuka dhe znj. Jolta Kaçani, përfaqësuese të përdoruesve kryesorë të statistikave zyrtare;
ç) Z. Dhimitër Tole, përfaqësues i botës akademike;
d) Znj. Mirela Muça, përfaqësuese e shoqërisë civile;
dh) Znj. Vilma Nushi, përfaqësuese e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.