Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u morën këto vendime:
1- Krijimi i Task-Forcës për marrjen e masave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.
Ky vendim ka për qëllim krijimin, përcaktimin e përbërjes, të kompetencave dhe të mënyrës së funksionimit të Task – Forcës për Mbrojtjen e Territorit, si një organizëm në nivel kombëtar, në kuadër të marrjes së masave të menjëhershme për rehabilitimin dhe mbrojtjen mjedisore të territorit, nën drejtimin e Ministrit të Punëve të Brendshme.
2- Emërim në detyrë të z. Arben Isaraj, Zëvendësministër i Drejtësisë.
3- Largimin nga detyra dhe lënien e gradës “Drejtor i Përgjithshëm” të z. Hysni Burgaj dhe emërimin në këtë detyrë dhe gradë të z. Artan Didi.
4– Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Lezhës, z. Pal Dajçi dhe emërimin në këtë detyrë të z. Nrec Deda.
5– Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Vlorës, z. Eduart Veçani dhe emërimin në këtë detyrë të z. Besnik Dervishi.
6- Emërimin e znj. Sonila Qato, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
7- Lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Artan Gjergji, dhe emërimin në këtë detyrë të z. Afrim Bakaj.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u përcaktuan gjithashtu fushat e përgjegjësisë shtetërore për: Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe për Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.