Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit Niko Peleshi është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Ministrave e datës 27 shtator 2013.
Në këtë mbledhje u miratuan këto vendime:

1.    Kalimi në administrim i ish Repartit Ushtarak 1005 me vendndodhje në Shishtufinë nga Ministria e Mbrojtjes te Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ky vendim bëhet me qëllim akomodimin e 37 familjeve rome që jetojnë pranë ish Ndërmarrjes së Dekorit.

Kjo është një krizë që vazhdon tashmë prej disa muajsh  dhe në mbledhjen e 3-të të saj qeveria vendos për strehimin dhe akomodimin e tyre.

2.    Shfuqizimin e vendimit  të qeverisë të datës 7 gusht për heqjen nga fondi pyjor kullosor të “Mali i Rrencit- Kakariq” Lezhë. Në mbledhjen e sotme qeveria e riktheu këtë pronë në fondin pyjor kullosor.

Një nga angazhimet e qeverisë Rama është shfuqizimi i vendimeve të qeverisë të marra pas datës 23 qershor. Ky vendim i mësipërm është në kuadër të këtij procesi.

3.    Lirimin nga detyra të znj. Kreuza Leka nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjensisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe emërimin në këtë detyrë të znj. Adelina Greca.

 

4.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Financave.

 

5.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Drejtësisë.

 

6.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

 

7.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Kulturës.

 

8.    Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

 

9.    Për një ndryshim dhe shtesë në vendimin nr.833, datë 18.9.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.