Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e datës 30 shtator 2015
V E N D I M
PËR
VËNIEN NË DISPOZICION TË SHOQËRISË TRANS ADRIATIC PIPELINE AG (TAP AG), NËPËRMJET MARRJES NË PËRDORIM DHE KRIJIMIT TË SERVITUTIT TË PËRHERSHËM NË SIPËRFAQET E TOKAVE SHTETËRORE QË PREKEN NGA NDËRTIMI I KORRIDORIT TË NDËRTIMIT DHE KORRIDORIT TË SISTEMIT TË GAZSJELLËSIT, TË PROJEKTIT TË GAZSJELLËSIT TRANS ADRIATIK (PROJEKTI TAP)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 16 e 27.1, të marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës dhe të pjesëve 1 e 3, të shtojcës 1, të marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), ratifikuar me ligjin nr.116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), si dhe të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP)”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Vënien në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG) të sipërfaqeve të tokës shtetërore, nëpërmjet marrjes në përdorim të përkohshëm, me kontratë qiraje për korridorin e ndërtimit, si dhe nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit, me qëllim ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, që nuk është toka e infrastrukturës brenda korridorit të ndërtimit, të cilat do të shërbejnë në ndërtimin e projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP).
2. Sipërfaqja totale e tokës shtetërore referuar destinacioneve që përfshihen në pikën 1 është 2 774 749.00 (dy milionë e shtatëqind e shtatëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e dyzet e nëntë) m2 dhe vihet në dispozicion të projektit TAP, me dhe pa kompensim, sipas kushteve të mëposhtme:
a) Nëpërmjet marrjes në përdorim të përkohshëm me kompensim për korridorin e ndërtimit, me gjerësi përgjithësisht 52 metra, i nevojshëm për ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, të sipërfaqeve prej 1 899 013.00 (një milion e tetëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e trembëdhjetë) m2, për tokat shtetërore publike, të kategorizuara si truall, toka bujqësore, sipërfaqe të fondit pyjor dhe kullosor, tokat shtetërore jopublike të përcaktuara sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit. Marrja në përdorim të përkohshëm bëhet për një periudhë 24-mujore, me kompensim, nëpërmjet pagesës së qirasë, të llogaritur sipas planit të rehabilitimit të jetesës.
b) Nëpërmjet marrjes në përdorim të përkohshëm pa kompensim për korridorin e ndërtimit, me gjerësi përgjithësisht 52 metra, i nevojshëm për ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, të sipërfaqeve prej 512 205 (pesëqind e dymbëdhjetë mijë e dyqind e pesë) m2, për tokat shtetërore që gjenden në shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve apo rrjedhave të tjera ujore, liqeneve dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, tokat e kategorizuara rrugë automobilistike si dhe tokat e kategorizuara shkëmbore, të përcaktuara në shtojcën 2 bashkëlidhur këtij vendimi referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit. Marrja në përdorim të përkohshëm bëhet për një periudhë 24-mujore pa kompensim.
c) Nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm me kompensim për krijimin e servitutit të kalimit në Korridorin e Sistemit të Gazsjellësit, me gjerësi përgjithësisht 8 metra, të sipërfaqeve prej 289 672.00 (dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy) m2, për tokat shtetërore publike, të kategorizuara si truall, toka bujqësore, sipërfaqe të fondit pyjor dhe kullosor,  tokat shtetërore jopublike të përcaktuara sipas shtojcës 1 bashkëlidhur këtij vendimi referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit. Marrja në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit bëhet me kompensim, të llogaritur sipas planit të rehabilitimit të jetesës.
ç) Nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm pa kompensim për krijimin e servitutit të kalimit në Korridorin e Sistemit të Gazsjellësit, me gjerësi përgjithësisht 8 metra, të sipërfaqeve prej 73 859 (shtatëdhjetë e tre mijë e tetëqind e pesëdhjetë e nëntë) m2, për tokat shtetërore që gjenden në shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve apo rrjedhave të tjera ujore, liqeneve dhe rezervuarëve natyrorë ose artificialë, tokat e kategorizuara rrugë automobilistike si dhe tokat e kategorizuara shkëmbore, të përcaktuara sipas shtojcës 2 bashkëlidhur këtij vendimi referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit. Marrja në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit bëhet pa kompensim.
3. Vlera e kompensimit për sipërfaqen totale prej 2 188 685.00 (dy milionë e njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë) m2, marrë në përdorim sipas shkronjave “a” dhe “c”, të pikës 2, të këtij vendimi, është 189 797 528.79 (njëqind e tetëdhjetë e nëntë milionë e shtatëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e njëzet e tetë pikë shtatëdhjetë e nëntë) lekë.
4. Krijimi i servitutit të kalimit në Korridorin e Sistemit të Gazsjellësit, sipas shkronjave “c” dhe “ç”, të pikës 2, të këtij vendimi, i nënshtrohet këtyre kufizimeve:
a) Ndalimit të ndërtimit të strukturave në tokë urbane;
b) Ndalimit të mbjelljes së pemëve (kultura shumӫvjeçare) apo plugimit të tokës në thellësi në tokë bujqësore;
c) Ndalimit të ndërtimit të strukturave apo mbjelljes së pemëve në tokë kullotë;
ç) Ndalimit të mbjelljes së pemëve në tokë pyll.
5. Sipërfaqja e tokës shtetërore, me gjerësi përgjithësisht prej 52 m për korridorin e ndërtimit, si dhe sipërfaqja me gjerësi përgjithësisht prej 8 metra për Korridorin e Sistemit të Gazsjellësit, sipas përcaktimeve të pikës 2, të këtij vendimi, përfshihet në territorin administrativ të njësive të qeverisjes vendore, si më poshtë vijon:
a) Në territorin administrativ të Bashkisë Berat, të Qarkut të Beratit, për:
i.  sipërfaqen truall në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 1 253 (një mijë e dyqind e pesëdhjetë e tre) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 382 556 (treqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekësh;
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë e pemëtore dhe ledh e ullishte) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 127 635 (njëqind  e njëzet e shtatë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 (tetë) metra, në total 19 928.00 (nëntëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e njëzet e tetë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 28 476 501.00 (njëzet e tetë milionë e katërqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e një) lekësh;
iii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 235 635.00 (dyqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e pesë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 (tetë) metra, në total 35 467.00 (tridhjetë e pesë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 11 164 884.25 (njëmbëdhjetë milionë e njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e tetëqind e tetëdhjetë e katër pikë njëzet e pesë) lekësh;
iv. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 1 157.00 (një mijë e njëqind e pesëdhjetë e shtatë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 155.00 (njëqind e pesëdhjetë e pesë) m2,, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 114 473.00 (njëqind e katërmbëdhjetë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e tre) lekësh;
v. sipërfaqen pa fryt, varreza në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 5 479 (pesë mijë e katërqind e shtatëdhjetë e nëntë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 596 (pesëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2, pa kompensim;
vi. sipërfaqen ujore (përrua, kanal, kënetë, lumë, zallishte), me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 26 072 (njëzet e gjashtë mijë e shtatëdhjetë e dy) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra në total 3 309 (tre mijë e treqind e nëntë) m2, pa kompensim;
vii. sipërfaqen rrugë automobilistike në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 41 757 (dyzet e një mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e shtatë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total         5 359 (pesë mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë) m2, pa kompensim.
b) Në territorin administrativ të Bashkisë Ura – Vajgurore, të Qarkut të Beratit, për:
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë, ullishte dhe vreshtë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 4 439.00 (katër mijë e katërqind e tridhjetë e nëntë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 238.00 (dyqind e tridhjetë e tetë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 932 896.75 (nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e gjashtë pikë shtatëdhjetë e pesë) lekësh;
ii. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 57 777.00 (pesëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 9 526.00 (nëntë mijë e pesëqind e njëzet e gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 5 043 457.00 (pesë milionë e dyzet e tre mijë e katërqind e pesëdhjetë e shtatë) lekësh;
iii. sipërfaqen ujore (përrua, kanal) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 17 147 (shtatëmbëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e shtatë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total           1 922 (një mijë e nëntëqind e njëzet e dy) m2, pa kompensim;
iv. sipërfaqen rrugë automobilistike në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 9 140 (nëntë mijë e njëqind e dyzet) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 1 676 (një mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) m2, pa kompensim.
c) Në territorin administrativ të Bashkisë Poliçan, të Qarkut të Beratit, për:
i. sipërfaqen truall në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 660.00 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 132.00 (njëqind e tridhjetë e dy) m2, me vlerë të përgjithshme prej 269 016.00 (dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëmbëdhjetë) lekësh;
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë, pemëtore dhe ullishte) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 54 730.00 (pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e tridhjetë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 8 940.00 (tetë mijë e nëntëqind e dyzet) m2, me vlerë të përgjithshme prej 11 580 386.75 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e tetëdhjetë mijë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë pikë shtatëdhjetë e pesë) lekësh;
iii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 47 332.00 (dyzet e shtatë mijë e treqind e tridhjetë e dy) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 6 780.00 (gjashtë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 2 260 788.75 (dy milionë e dyqind e gjashtëdhjetë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e tetë pikë shtatëdhjetë e pesë) lekësh;
iv. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 47 676.00 (dyzet e shtatë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 7 554.00 (shtatë mijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej            4 247 959.25 (katër milionë e dyqind e dyzet e shtatë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë njëzet e pesë) lekësh;
v. sipërfaqen varreza në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 971 (nëntëqind e shtatëdhjetë e një) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 3 (tre) m2, pa kompensim;
vi. sipërfaqen ujore (përrua, kanal, moçal, lumë, ranishte) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 42 428 (dyzet e dy  mijë e katërqind e njëzet e tetë)  m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 5 835 (pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e pesë) m2, pa kompensim;
vii. sipërfaqen rrugë automobilistike në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 23 042 (njëzet e tre mijë e dyzet e dy) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 2 946 (dy mijë e nëntëqind e dyzet e gjashtë) m2, pa kompensim.
ç) Në territorin administrativ të Bashkisë Skrapar, të Qarkut të Beratit, për:
i. sipërfaqen truall (truall) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 298.00 (dyqind e nëntëdhjetë e tetë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 56 000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh;
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë e pemëtore dhe ledh) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 175 419.00 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e nëntëmbëdhjetë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 28 100.00 (njëzet e tetë mijë e njëqind) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej       14 664 267.25 (katërmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë njëzet e pesë) lekësh;
iii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 444 193.00 (katërqind e dyzet e katër mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tre) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 67 649.00 (gjashtëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e dyzet e nëntë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 34 270 958.54 (tridhjetë e katër milionë e dyqind e shtatëdhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e tetë pikë pesëdhjetë e katër) lekësh;
iv. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 168 430.00 (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e katërqind e tridhjetë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 24 550.00 (njëzet e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë) m2, me vlerë të përgjithshme prej 8 059 607.75 (tetë milionë e pesëdhjetë e nëntë mijë e gjashtëqind e shtatë pikë shtatëdhjetë e pesë) lekësh;
v. sipërfaqen pa fryt në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 7 945 (shtatë mijë e nëntëqind e dyzet e pesë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 1 042 (një mijë e dyzet e dy) m2, pa kompensim;
vi. sipërfaqen ujore (kanal dhe lumë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 76 363 (shtatëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e gjashtëdhjetë e tre) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 14 103 (katërmbëdhjetë mijë e njëqind e tre) m2, pa kompensim;
vii. sipërfaqen rrugë automobilistike në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 29 540 (njëzet e nëntë mijë e pesëqind e dyzet) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 2 755 (dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e pesë) m2, pa kompensim.
d) Në territorin administrativ të Bashkisë Devoll, të Qarkut të Korçës, për:
i. sipërfaqen truall në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 546.00 (pesëqind e dyzet gjashtë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 20.00 (njëzet) m2, me vlerë të përgjithshme prej 191 952.00 (njëqind e nëntëdhjetë e një mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy) lekësh;
ii. sipërfaqen tokë bujqësore (arë e mekan dhe mezhdë e rripe) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 36 896.00 (tridhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e gjashtë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 5 598.00 (pesë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë) m2, me vlerë të përgjithshme prej   3 187 907.00 (tre milionë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e shtatë) lekësh;
iii. sipërfaqen shkëmbore në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 5 261 (pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e një) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 1 106 (një mijë e njëqind e gjashtë) m2, pa kompensim;
iv. sipërfaqen ujore (përrua, kanal, moçal, lumë dhe ranishte) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 31 381 (tridhjetë e një mijë e treqind e tetëdhjetë e një) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht  8 metra, në total 4 683  (katër mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre) m2, pa kompensim;
v. sipërfaqen rrugë automobilistike në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 20 608 (njëzet mijë e gjashtëqind e tetë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 4 031 (katër mijë e tridhjetë e një) m2, pa kompensim.
dh) Në territorin administrativ të Bashkisë Korçë, të Qarkut të Korçës, për;
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë, ledh dhe vreshtë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 118 852.00 (njëqind e tetëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 18 375.00 (tetëmbëdhjetë mijë e treqind e shtatëdhjetë e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 15 026 948.00 (pesëmbëdhjetë milionë e njëzet e gjashtë mijë e nëntëqind e dyzet e tetë) lekësh;
ii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 3 669.00 (tre mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 260.00 (dyqind e gjashtëdhjetë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 378 807.00 (treqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e shtatë) lekësh;
iii. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 171 379.00 (njëqind e shtatëdhjetë e një mijë e treqind e shtatëdhjetë e nëntë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 26 400.00 (njëzet e gjashtë mijë e katërqind) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 11 880 200.00 (njëmbëdhjetë milionë e tetëqind e tetëdhjetë mijë e dyqind) lekësh;
iv. sipërfaqen shkëmbore, mal, varreza në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 14 887 (katërmbëdhjetë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 1 881 (një mijë e tetëqind e tetëdhjetë e një) m2, pa kompensim;
v. sipërfaqen ujore (përrua, kanal, kënetë, lumë) me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 44 555 (dyzet e katër mijë e pesëqind e pesëdhjetë e pesë)  m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 5 847 (pesë mijë e tetëqind e dyzet e shtatë) m2, pa kompensim;
vi. sipërfaqen rrugë automobilistike në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 20 626 (njëzet mijë e gjashtëqind e njëzet e gjashtë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 2 614 (dy mijë e gjashtëqind e katërmbëdhjetë) m2, pa kompensim.
e) Në territorin administrativ të Bashkisë Maliq, të Qarkut të Korçës, për;
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë dhe ledh) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 1 789.00 (një mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e nëntë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 401.00 (katërqind e një) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 530 099.00 (pesëqind e tridhjetë mijë e nëntëdhjetë e nëntë) lekësh;
ii. sipërfaqen fond kullosor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 552.00 (pesëqind e pesëdhjetë e dy) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 86.00 (tetëdhjetë e gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 56 000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh;
iii. sipërfaqen ujore (kanal, ranishte) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 7 922 (shtatë mijë e nëntëqind e njëzet e dy) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 1 289  (një mijë e dyqind e tetëdhjetë e nëntë) m2, pa kompensim;
iv. sipërfaqen rrugë automobilistike në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 8 359 (tetë mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 1 065 (një mijë e gjashtëdhjetë e pesë) m2, pa kompensim..
ë)   Në territorin administrativ të Bashkisë Fier, të Qarkut të Fierit për;
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë dhe ledh) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 119 855.00 (njëqind e nëntëmbëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 18 235.00 (tetëmbëdhjetë mijë e dyqind e tridhjetë e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 24 242 937.50 (njëzet e katër milionë e dyqind e dyzet e dy mijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë pikë pesë) lekësh;
ii. sipërfaqen fond pyjor (sipas zërave kadastralë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 2 862.00 (dy mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e dy) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 440.00 (katërqind e dyzet) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 191 116.00 (njëqind e nëntëdhjetë e një mijë e njëqind e gjashtëmbëdhjetë) lekësh;
iii. sipërfaqen ujore (përrua, kanal, moçal, lumë, zallishte) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 13 071 (trembëdhjetë mijë e shtatëdhjetë e një) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 1 940 (një mijë e nëntëqind e dyzet) m2, pa kompensim;
iv. sipërfaqen rrugë, hekurudhë, vendstrehim në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 50 013 (pesëdhjetë mijë e trembëdhjetë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 7 463 (shtatë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e tre) m2, pa kompensim.
f) Në territorin administrativ të Bashkisë Roskovec, të Qarkut të Fierit, për;
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 66 976.00 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e gjashtë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 9 937.00 (nëntë mijë e nëntëqind e tridhjetë e shtatë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 11 551 406.00 (njëmbëdhjetë milionë e pesëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e gjashtë) lekësh;
ii. sipërfaqen ujore kanal në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 5 871 (pesë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e një) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 906 (nëntëqind e gjashtë) m2, pa kompensim;
iii. sipërfaqen rrugë automobilistike në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 4 361 (katër mijë e treqind e gjashtëdhjetë e një) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 667 (gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) m2, pa kompensim.
g) Në territorin administrativ të Bashkisë Lushnjë, të Qarkut të Fierit, për:
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë) në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 4 616.00 (katër mijë e gjashtëqind e gjashtëmbëdhjetë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 901.00 (nëntëqind e një) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 1 036 502.00 (një milion e tridhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e dy) lekësh;
ii. sipërfaqen rrugë automobilistike, hekurudhë në korridorin me gjerësi përgjithësisht 52 metra, në total 5 406 (pesë mijë e katërqind e     gjashtë) m2 dhe servitutit me gjerësi përgjithësisht 8 metra, në total 821 (tetëqind e njëzet e një) m2, pa kompensim.
6. Për sipërfaqet e tokës shtetërore, që vendosen në dispozicion të shoqërisë TAP AG me kompensim, të cilat preken nga ndërtimi i projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP) dhe që vihen në përdorim të përkohshëm me kontratë qiraje për korridorin e ndërtimit ose merren në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit me qëllim ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, sipas pikave 2.a. dhe 2.c. më sipër, vlera e pagesës së kompensimit paguhet nga shoqëria TAP AG, në emër të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për llogari të buxhetit të shtetit. Vlera e pagesës për tokën shtetërore llogaritet sipas planit të rehabilitimit të jetesës për marrjen në përdorim të tokës shtetërore sipas formës së përcaktuar në pikën 1, nëpërmjet kontratës pӫr pagesӫn e qirasë dhe servitutit të përhershëm, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe shoqërisë TAP AG. Pagesa për tokën shtetërore nga ana e shoqërisë TAP AG të bëhet sipas vlerave të përcaktuara në pikën 5, të këtij vendimi, për:
a) sipërfaqet truall, që janë pronë shtetërore;
b) sipërfaqet tokë bujqësore, (arë, pemëtore dhe vreshtë);
c) sipërfaqet e fondit pyjor dhe kullosor (pyll, kullotë, livadh dhe sipërfaqe me bimësi pyjore).
7. Sipërfaqet e tokës shtetërore të vëna në dispozicion të përkohshëm të shoqërisë TAP AG, sipas përcaktimeve të pikës 2, shkronjat “a” dhe “b”, për t’u përdorur për korridorin e ndërtimit të Gazjellesit të projektit TAP, vihen në dispozicion të shoqërisë TAP AG deri në përfundimin e punimeve të ndërtimit dhe rehabilitimin e sipërfaqes së prekur. Shoqëria TAP AG paraqet të gjithë dokumentacionin e nevojshëm pranë Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, në rast se për nevoja të projektit kërkohet shtyrje e afatit të përdorimit të sipërfaqeve të tokës shtetërore.
8. Në rast të evidentimit të ndryshimeve të mundshme, gjatë fazës së kryerjes së punimeve në korridorin e ndërtimit dhe Korridorin e Sistemit të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), të cilat sjellin ndryshime në sipërfaqet e tokave shtetërore të vëna në dispozicion të shoqërisë TAP AG, shoqëria TAP AG paraqet në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë kërkesën për ndryshimet e nevojshme në projekt, së bashku me dokumentacionin përkatës, ku të jenë dhënë edhe ndryshimet që kërkohen të bëhen në sipërfaqet e tokave shtetërore, të vëna në dispozicion të saj në funksion të këtij vendimi.
9. Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në bazë të kërkesës së shoqërisë TAP AG për rishikimin e kushteve të lejes për ndryshime në projektin e ndërtimit të sistemit të gazsjellësit për projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), duke u bazuar në dokumentacionin përkatës, procedon me miratimin e shpejtë të ndryshimeve të nevojshme në lejen për punimet ndërtimore dhe bën njoftimin e ministrive/institucioneve përkatëse si dhe të njësive të qeverisjes vendore për ato sipërfaqe të tokave shtetërore që janë përfshirë në ndryshimet e propozuara sipas projektit TAP.
10. Në përfundim të punimeve të ndërtimit të Korridorit të Sistemit të Gazjellësit të projektit TAP, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në bazë të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria TAP AG, përgatit dhe paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave ndryshimet e mundshme për sipërfaqet faktike të tokave shtetërore dhe efektet financiare që krijohen si rezultat i këtyre ndryshimeve të sipërfaqeve faktike të tokave shtetërore që janë vënë në dispozicion të shoqërisë TAP AG dhe që preken nga ndërtimi i sistemit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP).
11. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, për sipërfaqet e tokave shtetërore që vendosen në dispozicion të shoqërisë TAP AG, nëpërmjet marrjes në përdorim të përkohshëm me kontratë qiraje për korridorin e ndërtimit, si dhe nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm për krijimin e servitutit të kalimit me qëllim ndërtimin e Korridorit të Sistemit të Gazsjellësit, që nuk është toka e infrastrukturës brenda korridorit të ndërtimit, nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë:
a) të kryhen procedurat për përditësimin dhe ndryshimet në fondin pyjor/kullosor kombëtar, si dhe ndryshimin e kategorisë së përdorimit të resursit të tokës bujqësore, si dhe për sipërfaqet e fondit pyjor e kullosor, që preken nga ndërtimi i sistemit të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP).
b) të bëhet njoftimi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për regjistrimin e së drejtës së servitutit mbi pasuritë tokë shtetërore, të vëna në dispozicion të shoqërisë TAP AG sipas listave të shtojcave 1 dhe 2 që i bashkëlidhen këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe njësitë e qeverisjes vendore, ku kalon projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
R
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË INDISË, PËR TRANSPORTIN DETAR 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I : 
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Indisë, për transportin detar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
VËNIEN NË DISPOZICION TË SHOQËRISË TRANS ADRIATIC PIPELINE AG (TAP AG), NËPËRMJET MARRJES NË PËRDORIM TË PËRHERSHËM TË SIPËRFAQEVE TË TOKAVE SHTETËRORE  QË PREKEN NGA NDËRTIMI I INFRASTRUKTURËS MBI TOKË TË PROJEKTIT TË GAZSJELLËSIT TRANS ADRIATIK (PROJEKTI TAP)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 16 e 27.1, të marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës dhe të pjesëve 1 e 3, të shtojcës 1, të marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), ratifikuar me ligjin nr.116/2013, “Për ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, duke vepruar nëpërmjet Këshillit të Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, lidhur me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), si dhe të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Trans Adriatic Pipeline AG, në lidhje me projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP)”, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: 
1. Vënien në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG), nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm me kompensim të sipërfaqes së
tokës shtetërore prej 50 867 (pesëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) m2, që preken nga ndërtimi i infrastrukturës mbi tokë të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP).
2. Vendosja në dispozicion të shoqërisë Trans Adriatic Pipeline AG (TAP AG) e sipërfaqes së tokës shtetërore do të bëhet nëpërmjet marrjes në përdorim të përhershëm, me kompensim, sipas planit për rehabilitimin e jetesës, përcaktuar në përputhje me pikën 2, të pjesës 3, të shtojcës 1 të marrëveshjes me qeverinë e vendit pritës, ratifikuar me ligjin nr.116/2013, të sipërfaqes prej 50 867 (pesëdhjetë mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e shtatë) m2 dhe me vlerë totale kompensimi prej 20 587 159.00 (njëzet milionë e pesëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e nëntë) lekësh për tokat shtetërore publike, të kategorizuara si toka bujqësore, rrugë automobilistike si dhe kanal, të përcaktuara në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij vendimi, referuar hartave dhe planeve përkatëse të rilevimit.
3. Sipërfaqja e tokës shtetërore, që do të vendoset në dispozicion të përhershëm të shoqërisë TAP AG, sipas formës së përdorimit me vlerën përkatëse të kompensimit, të përcaktuar në pikën 2 për ndërtimin e infrastrukturës mbi tokë të projektit TAP, përfshihet në territorin administrativ të njësive të qeverisjes vendore, si më poshtë vijon:
a) Në territorin administrativ të Bashkisë Skrapar, të Qarkut të Beratit, për:
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë dhe ledh) prej 1 302 (një mijë e treqind e dy) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 289 044.00 (dyqind e tetëdhjetë e nëntë mijë e dyzet e katër) lekësh;
ii. sipërfaqen rrugë automobilistike prej 55.00 (pesëdhjetë e pesë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 56 000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh.
b) Në territorin administrativ të Bashkisë Devoll, të Qarkut të Korçës, për:
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë) prej 856.00 (tetëqind e pesëdhjetë e gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 192 656.00 (njëqind e nëntëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e gjashtë) lekësh;
ii. sipërfaqen kanal prej 13 374 (trembëdhjetë mijë e treqind e shtatëdhjetë e katër) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 2 621 304.00 (dy milionë e gjashtëqind e njëzet e një mijë e treqind e katër) lekësh;
iii. sipërfaqen rrugë automobilistike prej 249,00 (dyqind e dyzet e nëntë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 56 000.00 (pesëdhjetë e gjashtë mijë) lekësh.
c) Në territorin administrativ të Bashkisë Fier, të Qarkut të Fierit, për:
i. sipërfaqen tokë bujqësore (arë) prej 14 566 (katërmbëdhjetë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 12 235 440.00 (dymbëdhjetë milionë e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e katërqind e dyzet) lekësh;
ii. sipërfaqen kanal prej 8 646 (tetë mijë e gjashtëqind e dyzet e gjashtë) m2,  me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 2 170 146.00 (dy milionë e njëqind e shtatëdhjetë mijë e njëqind e dyzet e gjashtë) lekësh;
iii. sipërfaqen rrugë automobilistike prej 11 819 (njëmbëdhjetë mijë e tetëqind e nëntëmbëdhjetë) m2, me vlerë të përgjithshme kompensimi prej 2 966 569.00 (dy milionë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e nëntë) lekësh.
4. Për sipërfaqet e tokës shtetërore, që preken nga ndërtimi i infrastrukturës mbi tokë të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), e cila do të vendoset në dispozicion të përhershëm të shoqërisë TAP AG me kompensim, sipas pikës 1 më sipër, vlera e pagesës së kompensimit të paguhet nga shoqëria TAP AG, në emër të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, për llogari të buxhetit të shtetit si kompensim. Vlera e pagesës për tokën shtetërore llogaritet sipas planit të rehabilitimit të jetesës për marrjen në përdorim të tokës shtetërore. Pagesa për tokën shtetërore nga ana e shoqërisë TAP AG bëhet sipas vlerave të përcaktuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 3, të këtij vendimi, në bazë të një kontrate për pagesën e vlerës së kompensimit, të lidhur ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë dhe shoqërisë TAP AG.
5. Në rast të evidentimit të ndryshimeve të mundshme, gjatë fazës së kryerjes së punimeve të ndërtimit të infrastrukturës mbi tokë të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP), të cilat sjellin ndryshime në sipërfaqet e tokave shtetërore të vëna në dispozicion të shoqërisë TAP AG, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, shoqëria TAP AG do të paraqesë në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë kërkesën për ndryshimet e nevojshme në projekt, së bashku me dokumentacionin përkatës, ku të jenë dhënë edhe ndryshimet që kërkohen të bëhen në sipërfaqet e tokave shtetërore, të vëna në dispozicion të saj në funksion të këtij vendimi.
6. Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në bazë të kërkesës së shoqërisë TAP AG për rishikimin e kushteve të lejes për ndryshime në projektin e ndërtimit të infrastrukturës mbi tokë të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), duke u bazuar në dokumentacionin përkatës, procedon me miratimin e shpejtë të ndryshimeve të nevojshme në lejen për punimet ndërtimore dhe bën njoftimin e ministrive/institucioneve përkatëse si dhe të njësive të qeverisjes vendore për ato sipërfaqe të tokave shtetërore që janë përfshirë në ndryshimet e  projektit të shoqërisë TAP AG.
7. Në përfundim të punimeve të ndërtimit të infrastrukturës mbi tokë të gazsjellësit të projektit TAP, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në bazë të dokumentacionit të paraqitur nga shoqëria TAP AG, përgatit dhe paraqet për miratim në Këshillin e Ministrave ndryshimet e mundshme për sipërfaqet faktike të tokave shtetërore dhe efektet financiare që krijohen si rezultat i këtyre ndryshimeve të sipërfaqeve faktike të tokave shtetërore, që janë vënë në dispozicion të shoqërisë TAP AG dhe që preken nga ndërtimi i infrastrukturës mbi tokë të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP).
8. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, për sipërfaqet e tokës shtetërore që do të vendosen në dispozicion të shoqërisë TAP AG për ndërtimin e infrastrukturës mbi tokë të projektit të Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë:
a) të kryhen procedurat për ndryshimin e kategorisë së përdorimit të resursit të tokës bujqësore për sipërfaqet e tokës bujqësore që preken nga ndërtimi i infrastrukturës mbi tokë të projektit TAP;
b) të bëhet njoftimi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për kalimin në shoqërinë TAP AG të sipërfaqeve të tokave shtetërore sipas listave të shtojcës 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Ngarkohen Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, si dhe njësitë e qeverisjes vendore, ku kalon projekti i Gazsjellësit Trans Adriatik (Projekti TAP), për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I 
                                                          
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I
Z. Alban Zusi, zëvendësministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
SHPËRBLIMIN E PRONARËVE MBI SIPËRFAQET TAKUESE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, pika 1, shkronja “c”, e 5, pika 2, të  ligjit nr.10239, datë 25.2.2010, “Për krijimin e fondit special të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpërblimin e pronarëve mbi sipërfaqet takuese të pasurive të paluajtshme, pronë private, të zëna nga ndërtimet informale në qarqet e Tiranës, Elbasanit, Korçës, Kukësit, Lezhës dhe Vlorës.
2. Vlera e përgjithshme e kompensimit të jetë 546 582 070,8 (pesëqind e dyzet e gjashtë milionë e pesëqind e tetëdhjetë e dy mijë e shtatëdhjetë presje tetë) lekë dhe sipërfaqja që shpronësohet të jetë 46 921,2 (dyzet e gjashtë mijë e nëntëqind e njëzet e një presje dy) m², sipas tabelës nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të kryejë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.
4. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
           Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
KUSHTET DHE MËNYRËN E MBROJTJES SË VEÇANTË TË PUNONJËSIT TË POLICISË USHTARAKE NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KUR, PËR SHKAK TË DETYRËS, I KËRCËNOHEN JETA, FAMILJA DHE PRONA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 42, të ligjit nr.13/2015, “Për Policinë Ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I: 
1. Punonjësit të Policisë Ushtarake, që, për shkak të detyrës, i kërcënohen jeta, familja dhe prona, i sigurohet mbrojtje e veçantë nga Policia Ushtarake.
2. Me mbrojtje të veçantë sipas këtij vendimi nënkuptohen masat me karakter organizativ e profesional për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë fizike, mbrojtjen e familjes e të pronës së punonjësit.
3. Punonjësi i kërcënuar paraqet kërkesë me shkrim për mbrojtje të veçantë të shoqëruar, sipas rastit, me certifikatën familjare. Kërkesa me shkrim duhet të përmbajë:
a) gjenealitetet e plota të punonjësit;
b) faktet dhe rrethanat, që përbëjnë rrezik për punonjësin si dhe burimin e provave ku bazohen ato;
c) llojin e masës mbrojtëse dhe kohëzgjatjen e saj.
4. Kushtet për të përfituar mbrojtje të veçantë janë:
a) Ekzistenca e rrethanave që rrezikojnë jetën, familjen dhe pronën e punonjësit;
b) Ekzistenca e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave dhe ushtrimit të detyrës nga punonjësi.
5. Për vlerësimin e kërcënimit dhe për mënyrën e sigurimit të mbrojtjes, ngrihet një komision i posaçëm i cili përbëhet nga:
a) Komandanti  i Policisë Ushtarake                     kryetar;
b) Zëvendëskomandanti i Policisë Ushtarake                     anëtar;
c) Shefi i Shtabit të Policisë  Ushtarake             anëtar;
ç) Shefi i Policisë Gjyqësore            anëtar;
d) Shefi i Policisë Kriminale            anëtar;
dh) Shefi i Operacioneve            anëtar;
e) Eprori i drejtpërdrejtë i punonjësit të kërcënuar            anëtar;
ë) Shefi i personelit          sekretar.
6. Komisioni duhet të mblidhet jo më vonë se 48 orë nga data e paraqitjes së kërkesës për mbrojtje të veçantë, ku vendos pranimin ose jo të kërkesës dhe marrjen e masave të menjëhershme për të garantuar jetën, familjen ose pronën e punonjësit, sipas rastit. Në vendim përcaktohen, sipas rastit, masat konkrete të mbrojtjes së veçantë, afati brenda të cilit sigurohet mbrojtja si dhe masa të tjera të nevojshme.
7. Masat konkrete për mënyrën e mbrojtjes së veçantë janë:
· ruajtja fizike;
· ruajtja e banesës ose e pronës;
· transferimi i punonjësit;
· dërgimi jashtë shtetit i punonjësit;
· masa të tjera, në varësi të çështjes.
8. Mbledhjet e komisionit janë të vlefshme kur janë të pranishëm jo më pak se katër anëtarë të tij. Vendimet janë të vlefshme kur miratohen të paktën nga katër anëtarë, të pranishëm në mbledhje.
9. Në rastet kur nevojitet marrja e menjëhershme e masave të mbrojtjes së veçantë, kjo bëhet me urdhër të Komandantit të Policisë Ushtarake, deri në marrjen në shqyrtim nga komisioni i vlerësimit.
10. Vendimi i komisionit të vlerësimit zbatohet nga Komandanti i Policisë Ushtarake dhe brenda 3 (tri) ditëve vihen në dijeni Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe ministri i Mbrojtjes.
11. Kundër vendimit të komisionit të vlerësimit, i interesuari mund të bëjë ankim, brenda 5 (pesë) ditëve te Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, i cili vendos lënien në fuqi ose ndryshimin e vendimit.
12. Shpenzimet për mbrojtjen e veçantë të punonjësit të kërcënuar përballohen nga buxheti për Policinë Ushtarake.
13. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe Policia Ushtarake për zbatimin e këtij vendimi.
       Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.1233, DATË 11.12.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT TË SIPËRFAQES SË TRUALLIT TË PARKUT “RINIA”, TIRANË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121, pika 1, e 124, pika 1, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:   
1. Shfuqizimin e vendimit nr.1233, datë 11.12.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për kalimin në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të sipërfaqes së truallit të parkut “Rinia”, Tiranë”.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Bashkia e Tiranës dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
          Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.153, DATË 7.4.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR ZBATIMIN
E KODIT RRUGOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8378, datë 22.7.1998, “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në rregulloren për zbatimin e Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, të miratuar me vendimin nr.153, datë 7.4.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Pas nenit 231 shtohet neni 231/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 231/1
Kriteret që duhet të plotësojë subjekti dhe rregullat për kontrollin dhe verifikimin e përputhjes me tipin e homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre, që prodhohen dhe importohen
(Neni 76 i Kodit Rrugor)
1. Subjekti, që do të kryejë shërbimin e kontrollit dhe verifikimit të përputhjes me tipin e homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre, që prodhohen dhe importohen në Republikën e Shqipërisë (që më poshtë do të quhet Subjekti i Kontrollit dhe Verifikimit), duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme.
1.1. Të ketë përvojë të suksesshme mbi 5 (pesë) vjet në realizimin e shërbimeve në fushën e homologimit të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre.
1.2. Të jetë përgjegjës për sigurimin e lejeve ose licencave sipas kërkesave të ligjeve të Republikës së Shqipërisë për kryerjen e shërbimit të kontrollit dhe verifikimit të përputhjes me tipin e homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre (që më poshtë do të quhet Shërbimi i Kontrollit dhe Verifikimit).
1.3. Të ketë personel drejtues/menaxhues teknik me përvojë pune më shumë se pesëvjeçare në fushat përkatëse të homologimit, me dëshmi/certifikata nga vendet e BE-së, në mënyrë që të garantojë me kompetencë dhe me cilësi këtë shërbim.
1.4. Të ketë staf të mjaftueshëm profesional teknik, i cili të ketë përgatitjen e nevojshme profesionale, me dëshmi/certifikata nga vendet e BE-së, përvojë pune më shume se trevjeçare në këtë fushë, në mënyrë që të kryejë me cilësi këtë shërbim.
1.5. Të ketë qendra të kontrollit dhe verifikimit të përputhjes me tipin e homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre (që më poshtë do të quhen qendra të kontrollit dhe verifikimit) të shpërndara në territorin e Republikës së Shqipërisë për kryerjen e Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit, me kushte të mjaftueshme materialo-teknike dhe kapacitete operacionale, që të garantojnë funksionimin e përshtatshëm në ushtrimin e këtij shërbimi në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
        Qendrat e kontrollit dhe verifikimit duhet të kenë:
a) sipërfaqen totale jo më pak se 1 200 (një mijë e dyqind) m²;
b) zyra të mjaftueshme për administratën, me sipërfaqe jo më pak se 150 (njëqind e pesëdhjetë) m²;
c) hapësirën për kontrollin dhe verifikimin e përputhjes me tipin e homologuar, me sipërfaqe jo më pak se 250 (dyqind e pesëdhjetë) m²;
ç) vend për parkimin e mjeteve që do të kryejnë kontrollin dhe verifikimin e përputhjes me tipin e homologuar me sipërfaqe jo më pak se 800 (tetëqind) m²;
d) pajisje kompjuterike së bashku me software-ët aplikativë nga fusha përkatëse e homologimit të mjeteve rrugore për verifikimin e karakteristikave të mjeteve rrugore;
dh)  pajisjet teknike të nevojshme e të domosdoshme për kontrollin dhe verifikimin e kërkesave e të parametrave teknikë të mjeteve rrugore.
1.6. Të sigurojë vazhdimisht paanshmëri profesionale në marrëdhëniet
      me grupet e interesit (personat fizikë apo juridikë) të cilët janë të varur në mënyrë direkte apo indirekte nga rezultati i kontrollit dhe verifikimit të përputhjes me tipin e homologuar të mjetit rrugor për të cilin konstatohet përputhshmëria.
1.7.Të ketë akreditimet/certifikimet në fushën e shërbimeve profesionale sipas standardeve ndërkombëtare ISO 17020 dhe ISO 17025.
1.8. Të ketë certifikatën për menaxhimin e cilësisë ISO 9001 dhe për menaxhimin e sigurisë së informacionit ISO 27001, si dhe sipas legjislacionit të fushës për të siguruar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
1.9. Të ketë një sistem unik dhe uniform të ofrimit të Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore në të gjitha qendrat e kontrollit dhe verifikimit.
1.10. Të ketë kapacitetet e nevojshme për monitorimin e Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore në kohë reale, përmes sistemeve të teknologjisë informative.
1.11. Të ketë nën vëzhgim me sistemin elektronik të kamerave të gjitha qendrat e kontrollit dhe verifikimit ku kryhen shërbimet e kontrollit dhe verifikimit të mjeteve rrugore etj.
1.12. Të jetë subjekt juridik dhe pas përzgjedhjes të jetë i siguruar për përgjegjësinë në ushtrimin e veprimtarisë së këtij shërbimi.
1.13. Të informojë rregullisht ministrinë përgjegjëse për transportin me anë të një raporti mujor me shkrim për gjendjen (funksionale, teknike, kapacitetin etj.) dhe sasinë e mjeteve rrugore që kanë kryer Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit, në çdo Qendër të Kontrollit dhe Verifikimit.
2. Shërbimi i Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore do të jepet me koncesion/partneritet publik privat në përputhje me legjislacionin në fuqi.
2.1 Përzgjedhja e subjektit, që do të kryejë Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore, do të realizohet nëpërmjet procedurave transparente dhe konkurrruese në përputhje me ligjin nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar.
2.2 Autoriteti kontraktues për dhënien me koncesion të Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore në Republikën e Shqipërisë është ministria përgjegjëse për transportin.
2.3 Për të kryer Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore, subjekti i shpallur fitues nga procedurat konkurruese të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, do të nënshkruajë kontratën me autoritetin kontraktues, ministrinë përgjegjëse për transportin.
3. Shërbimi i Kontrollit dhe Verifikimit do të kryhet përpara veprimeve të regjistrimit të mjeteve me motor, rimorkiove dhe sistemeve të tyre, të reja dhe të përdorura, që prodhohen ose importohen në Republikën e Shqipërisë.
3.1 Shërbimi i Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore nuk do të aplikohet për:
a) mjetet rrugore të projektuara dhe të prodhuara për/dhe në emër të ushtrisë;
b) mjetet rrugore të projektuara dhe të prodhuara për/dhe në emër të shërbimit zjarrfikës;
c) mjetet rrugore të projektuara dhe të prodhuara për/dhe në emër të policisë;
ç) mjetet rrugore me destinacion të veçantë dhe të përjashtuara nga autoriteti kontraktues, ministria përgjegjëse për transportin.
3.2 Mjetet me motor, rimorkiot dhe sistemet e tyre, të prodhuara në seri në Republikën e Shqipërisë, duhet të kryejnë Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit, për të përcaktuar shkallën e përputhshmërisë, përpara kryerjes së regjistrimit të tyre.
3.3 Mjetet me motor, rimorkiot dhe sistemet e tyre, të prodhuara individualisht në Republikën e Shqipërisë, duhet të kryejnë Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit për të përcaktuar shkallën e përputhshmërisë, përpara kryerjes së regjistrimit të tyre.
3.4 Mjetet me motor, rimorkiot dhe sistemet e tyre, të reja, të importuara në seri në Republikën e Shqipërisë, duhet të kryejnë Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit, për të përcaktuar shkallën e përputhshmërisë, përpara kryerjes së veprimeve të regjistrimit të tyre.
3.5 Mjetet me motor, rimorkiot dhe sistemet e tyre, të reja, të importuara individualisht në Republikën e Shqipërisë, duhet të kryejnë Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit, për të përcaktuar shkallën e përputhshmërisë, përpara kryerjes së veprimeve të regjistrimit të tyre.
3.6 Mjetet me motor, rimorkiot dhe sistemet e tyre, të përdorura, të importuara në Republikën e Shqipërisë, duhet të kryejnë Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit, për të përcaktuar shkallën e përputhshmërisë, përpara kryerjes së veprimeve të regjistrimit të tyre.
3.7 Mjete të përdorura do të konsiderohen mjetet rrugore të cilat janë të regjistruara në shtete të tjera dhe që importohen në Republikën e Shqipërisë.
4. Kategoritë e mjeteve rrugore, që do të kryejnë Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit përpara kryerjes së veprimeve të zhdoganimit ose regjistrimit të tyre, janë:
4.1. Ciklomotorët dhe motomjetet e kategorive L1, L2, L3, L4, L5, L6 dhe L7, të përcaktuara në nenin 47 të Kodit Rrugor.
4.2. Mjetet për transport njerëzish me të paktën 4 rrota të kategorive M1, M2 dhe M3, të përcaktuara në nenin 47 të Kodit Rrugor.
4.3. Mjetet për transport mallrash me të paktën 4 rrota të kategorive N1, N2 dhe N3, përcaktuar në nenin 47 të Kodit Rrugor.
4.4. Rimorkiot edhe gjysmërimorkiot të kategorive O1, O2, O3 dhe O4, përcaktuar në nenin 47 të Kodit Rrugor.
5. Procedura për kryerjen e Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore nga subjekti që plotëson kushtet dhe është i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus është, si më poshtë vijon.
5.1. Personi i interesuar ose përfaqësuesi i prodhuesit të mjeteve bën kërkesën për kryerjen e procedurës së Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit, si dhe dërgon mjetin rrugor te subjekti i përzgjedhur për kryerjen e këtij shërbimi.
5.2. Kërkesës për zbatimin e procedurës së Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore të reja i bashkëlidhet një nga dokumentet: kopje e homologimit të tipit të mjetit nga prodhuesi, të dhënat teknike për mjetin rrugor nga prodhuesi, certifikata e përputhshmërisë së mjetit, rimorkios, pajisjeve dhe pjesëve të mjetit (certifikata e përputhshmërisë nga prodhuesi për mjetet e prodhuara në seri, COC, apo lista e direktivave/rregulloreve ndërkombëtare që përmbush mjeti rrugor i prodhuar individualisht).
5.3. Kërkesës për zbatimin e procedurës së Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore të përdorura i bashkëlidhet një nga dokumentet: të dhënat teknike për mjetin rrugor nga prodhuesi, certifikata e përputhshmërisë së mjetit nga prodhuesi, leja e qarkullimit etj.
6. Qëllimi i Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore nga subjekti që plotëson kushtet dhe është i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus është kontrolli dhe verifikimi vlerësues i mjeteve rrugore para regjistrimit për përputhshmërinë me tipin e homologuar.
6.1. Shërbimi i Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore që importohen në Republikën e Shqipërisë ka të bëjë me zbatimin e procedurës së:
a) kontrollit identifikues të mjetit rrugor;
b) verifikimit me tipin e miratimit të mjeteve të reja apo të përdorura pavarësisht nëse janë të riparuara apo të modifikuara etj;
c) identifikimit dhe verifikimit të pjesëve, pajisjeve e sistemeve të tyre.
6.2. Shërbimi i Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore ka të bëjë dhe me procedurën e kontrollit të plotësimit të kërkesave teknike që garantojnë siguri në qarkullim, mbrojtje të shëndetit të njerëzve e të mjedisit, si dhe kërkesat e tjera të ndërlidhura me këto mjete, rimorkio apo sisteme të tyre.
6.3. Plotësimi i kërkesave teknike konsiderohet në harmoni të plotë kur, nga kontrolli dhe verifikimi identifikues në dokumentacionin e prejardhjes së mjetit dhe në mjet, është konstatuar se ekziston përputhshmëri me kërkesat e përcaktuara teknike, të cilat janë në përputhje me rregulloret respektive ndërkombëtare dhe që përmbushen të gjitha kushtet e përcaktuara.
6.4. Pas Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore, kur plotësohen kushtet e përputhshmërisë me tipin e homologuar, subjekti i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus lëshon vërtetimin e përputhshmërisë me tipin e homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre (që më poshtë do të quhet vërtetimi i përputhshmërisë).
6.5. Pas Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore, kur nuk plotësohen kushtet e përputhshmërisë me tipin e homologuar, subjekti i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus nuk lëshon vërtetimin e përputhshmërisë.
6.6. Për të rregulluar ose plotësuar kushtet e përputhshmërisë me tipin e homologuar të mjeteve rrugore, subjekti i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus do të përcaktojë një periudhë kohore të arsyeshme, afat deri në 60 ditë, për të bërë përmirësimet e nevojshme nga personi i interesuar.
6.7. Kur dhe mbas periudhës për të bërë përmirësimet e nevojshme, të përcaktuar nga subjekti i përzgjedhur për të kryer Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit, rezulton përsëri jo në përputhje me tipin e homologuar, subjekti i përzgjedhur nuk lëshon vërtetimin e përputhshmërisë dhe njofton Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor që të mos lejohet të kryhen veprimet e regjistrimit për këto mjete rrugore.
6.8. Modeli i vërtetimit të përputhshmërisë me tipin e homologuar të mjeteve me motor, të rimorkiove dhe sistemeve të tyre përgatitet nga subjekti i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus dhe miratohet nga ministri përgjegjës për transportin.
7. Ankimimi ndaj refuzimit të lëshimit të vërtetimit të përputhshmërisë pas Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore me tipin e homologuar.
7.1. Kundër refuzimit të lëshimit të vërtetimit të përputhshmërisë së mjetit rrugor, sipas pikës 5.5, të këtij neni, mund të bëhet ankimim sipas dispozitave të Kodit të Procedurave Administrative pranë autoritetit mbikëqyrës të subjektit të përzgjedhur, në Këshillin e Ekspertëve të mjeteve rrugore të ministrisë përgjegjëse për transportin.
7.2. Këshilli i Ekspertëve të mjeteve rrugore përbëhet nga pesë anëtarë, të kualifikuar në fushën përkatëse dhe miratohet nga ministri përgjegjës për transportin.
7.3. Anëtarët e Këshillit të Ekspertëve rekomandohet të jenë inxhinierë të kualifikuar në fushën përkatëse: dy nga bota akademike e fushës përkatëse, dy nga ministria përgjegjëse për transportin dhe që mbulojnë fushën përkatëse dhe një nga subjekti i përzgjedhur nga autoriteti kontraktues për të kryer Shërbimin e Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore.
7.4. Këshilli i Ekspertëve shqyrton ankesat për refuzimin e lëshimit të vërtetimit të përputhshmërisë së mjetit rrugor sipas aktit nënligjor të ministrit përgjegjës për transportin, brenda afatit kohor prej        15 ditësh nga data e pranimit të ankesës.
7.5. Këshilli i Ekspertëve, pasi shqyrton ankesën dhe kërkesat e palëve, jep rekomandime dhe ide konstruktive teknike për gjetjen e zgjidhjes, për të kryer ndryshimet e nevojshme në funksion të përputhshmërisë me kriteret e kërkuara për mjetet rrugore.
8. Mjetet me motor, rimorkiot dhe sistemet e tyre, të cilat importohen në Republikën e Shqipërisë, duhet të jenë të pajisura me vërtetimin e përputhshmërisë me tipin e homologuar nga subjekti i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus, në përputhje me pikat e këtij neni, në mënyrë që të mund t’u kryhen veprimet e regjistrimit të tyre nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor.
9. Mjetet me motor, rimorkiot dhe sistemet e tyre, të cilat prodhohen në Republikën e Shqipërisë, duhet të jenë të pajisura me vërtetimin e përputhshmërisë me tipin e homologuar nga subjekti i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus, në përputhje me pikat e këtij neni, në mënyrë që të mund t’u kryhen veprimet e regjistrimit të tyre nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimve të Transportit Rrugor.
10. Zgjidhja e kontratës së Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore me koncesion/partneritet publik privat kryhet, si më poshtë vijon.
10.1. Autoriteti kontraktues gëzon të drejtën të zgjidhë kontratën e koncesionit/partneritetit publik privat në mënyrë të njëanshme, në rast se subjekti që plotëson kushtet dhe është i përzgjedhur nga autoriteti kontraktus nuk plotëson detyrimet dhe kushtet e Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore.
10.2 Detyrimet dhe kushtet e Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore do të parashikohen shprehimisht në kontratën e koncesionit/partneritetit publik privat ndërmjet autoritetit kontraktues dhe subjektit që plotëson kushtet dhe është i përzgjedhur nga autoriteti kontraktues.”.
2. Në pikën 1, të nenit 232, fjalët “… pranë degëve në rrethe të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bazë të vendndodhjes së shoqërisë që ka bërë modifikimin …” zëvendësohen me “… pranë subjektit të licencuar nga ministri përgjegjës për transportin, sipas kritereve të përcaktuara në aktin nënligjor të ministrit …”.
3. Në pikën 2, të nenit 232, fjalët “… zyra përkatëse e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, sipas përcaktimeve të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve …” zëvendësohen me “… pranë subjektit të licencuar nga ministri përgjegjës për transportin, sipas përcaktimeve në aktin nënligjor të ministrit …”.
4. Në pikën 1, të nenit 248, pas shkronjës “l” shtohet shkronja ll”, me këtë përmbajtje:
“ll) Targat e mjeteve rrugore të Ministrisë së Mbrojtjes: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat jeshile e errët. Shenja dalluese MM (Ministria e Mbrojtjes), figura III.4/1.m, figura III.4/2.m dhe figura III.3/g.”.
5. Në pikën 1, të shtojcës X, pas shkronjës “n” shtohen shkronjat “nj” dhe “o”, me këtë përmbajtje:
“nj) Targa e mjeteve rrugore të Ministrisë së Mbrojtjes (e përparme dhe e pasme) mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike “MM”, tri karaktere numerike dhe dy karaktere alfabetike (Figurat III.4/1.m dhe Figura III.4/2.m).
o) Targa e motomjeteve të Ministrisë së Mbrojtjes (e pasme) mban, sipas radhës, emblemën, dy karaktere alfabetike “MM”, dy karaktere numerike dhe një karakter alfabetik (Figura III.3/g).”.
II. Ngarkohen ministri i Transportit dhe Infrastrukturës dhe ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.