Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave 23 dhjetor 2015
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR KЁRKESAT E EFIÇENCЁS PЁR BOJLERËT E UJIT QË PËRDORIN LЁNDЁ DJEGЁSE TЁ LЁNGЁT OSE TЁ GAZTЁ” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 2, e 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat e efiçencës për bojlerët e ujit që përdorin lëndë djegëse të lëngët ose të gaztë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të bojlerëve, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të bojlerëve me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR KËRKESAT E EFIÇENCËS SË DROSELAVE PËR NDRIÇIM FLUORESHENT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për kërkesat e efiçencës së droselave për ndriçim fluoreshent”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “MBI EMETIMIN E ZHURMAVE NË AMBIENT NGA PAJISJET PËR PËRDORIM NË MJEDISE TË HAPURA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 2, dhe 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Mbi emetimin e zhurmave në ambient nga pajisjet për përdorim në mjedise të hapura”, sipas tekstit bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “MBI EMRAT E FIBRAVE TEKSTILE DHE ETIKETIMI E MARKIMI PЁRKATЁS I PЁRBЁRJES SЁ FIBRAVE TЁ PRODUKTEVE TEKSTILE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Mbi emrat e fibrave tekstile dhe etiketimi e markimi përkatës i përbërjes së fibrave të produkteve tekstile”, sipas tekstit bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi 1 vit pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “ENËT E THJESHTA NËN PRESION ” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 3, pika 17, 6 dhe 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Enёt e thjeshta nёn presion”, sipas tekstit bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
2. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve, referuar në pikën 1, sipas listës bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
3. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilëve janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve, referuar në pikën 1, me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DEKLARIMIN E ETALONEVE KOMBËTARE TË MATJEVE DHE MBAJTËSIT E TYRE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Të deklarojë si etalone kombëtare të njësive të matjes në Republikën e Shqipërisë, si më poshtë vijon:
I.1.Në fushën e masës:
I.1.1. Set gramarësh, i prodhuar nga kompania Hafner GmbH, numri serial 1890810, i klasës së saktësisë E1, diapazon matjeje 1mg-5kg.
I.1.2. Gramar, i prodhuar nga kompania Hafner GmbH, numri serial 6690810, i klasës së saktësisë E1, diapazon matjeje 10kg.
I.2. Në fushën e densitetit:
I.2.1. Sferë silikoni 200g, prodhim i kompanisë Silisiumbearbeitiung Andrea Holm GmbH, numri serial 21120037.
I.3.Në fushën e forcës:
I.3.1. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi Z3, numri serial J09122, diapazon matjeje 10N-100N.
I.3.2. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi Z3, numri serial J12137, diapazon matjeje 20N-200N.
I.3.3. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi Z30A, numri serial 33330049, diapazon matjeje 50N-500N.
I.3.4. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi Z30A, numri serial 133330045, diapazon matjeje 0,1kN-1kN.
I.3.5. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi Z30A, numri serial 143730050, diapazon matjeje 0,2N-2 kN
I.3.6. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi Z3H2, numri serial J12192, diapazon matjeje 0,5kN -5kN.
I.3.7. Regjistrues force, prodhuar nga kompania GTM, tipi Z4, numri serial 001-54115, diapazon matjeje 20kN-200kN.
I.3.8. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi Z4A, numri serial 094830035, diapazon matjeje 50kN-500kN.
I.3.9. Regjistrues force, prodhuar nga kompania GTM, tipi ZST, numri serial 56262, diapazon matjeje 60kN-600kN.
I.3.10. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi C3H2, numri serial H 67600, diapazon matjeje 100kN-1MN.
I.3.11. Regjistrues force, prodhuar nga kompania GTM, tipi KTN-DZY, numri serial 56229, diapazon matjeje 0,2MN-2MN.
I.3.12. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi KDB , numri serial 092940001, diapazon matjeje 0,2MN-2MN.
I.3.13. Regjistrues force, prodhuar nga kompania HBM, tipi C18, numri serial 00285CAI, diapazon matjeje 0,3MN-3MN.
I.4.Në fushën e gjatësisë
I.4.1. Set kalibra xhonson, klasa “K” e saktësisë, tipi M121, numri serial 6044, sasia 122 copë, me diapazon nga 0,5 mm deri 100 mm.
I.4.2. Set kalibra xhonson, klasa “K” e saktësisë, tipi M121, numri serial 6045, sasia 122 copë, me diapazon nga 0,5 mm deri 100 mm (të dy setet material çelik).
I.5. Në fushën elektrike
I.5.1. Standard Reference DC, prodhim i kompanisë Fluke, tip 732B, numri serial 9255701.
I.5.2. Rezistenca standard, prodhim të kompanisë Tettex, me diapazon 1 ohm deri 1Mohm, respektivisht me numra serial: 3274, 3275, 3276, 3277, 3278, 3279 dhe 3280. (Mbajtës i etaloneve Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike, Universiteti Politeknik i Tiranës).
I.6. Në fushën e presionit
I.6.1. Instrument matës (Balancë presioni) digjital me dy sisteme matës, prodhim i kompanisë DH Budenberg, tipi DPG 10A gaz dhe DPG 10A vaj gaz, numrat serialë 9987, 9988, 9990, kufijtë e matjejeve: 0 bar – 2 bar dhe 0 psi – 1000 psi, presion jo – absolut.
I.6.2. Balancë presioni me dy kufij matjeje: kufiri i ulët 1 bar – 70 bar dhe kufiri i lartë 10 bar – 700 bar, presion jo – absolut; prodhim i kompanisë DH – Budenberg; tip 580DX, numri serial 297K, numri serial i setit të gramarëve A8912.
I.7. Në fushën e termometrisë
I.7.1. Qelizë pike 3 fishe uji, prodhim i Hart Scientific, tipi 5901A, numrat serialë G5031, G5029, kufijtë e matjejeve: 0.01 °C.
I.7.2. Qelizë pike 3 fishe uji, prodhim i Isothec, tipi B11-50-270, numri serial B11 50 1013Q, kufijtë e matjejeve: 0.01 °C.
I.7.3. Qelizë pike fikse mërkuri, prodhim i Hart Scientific, tipi 5900, numri serial Hg 06157, kufijtë e matjejeve: -38.8344 °C.
I.7.4. Qelizë pike fikse galiumi, prodhim i Isothec, tipi 17401, numri serial Ga510, kufijtë e matjejeve: 29.7646 °C.
I.7.5. Qelizë pike fikse indiumi, prodhim i Isothec, tipi 17668, numri serial In166, kufijtë e matjejeve: 156.5985 °C.
I.7.6. Qelizë pike fikse kallaji, prodhim i Isothec, tipi 17669, numri serial Sn236, kufijtë e matjejeve: 231.928 °C.
I.7.7. Qelizë pike fikse zinku, prodhim i Hart Scientific, tipi 5906, numri serial Zn06054, kufijtë e matjejeve: 419.527 °C.
I.8. Në fushën e lagështisë
I.8.1. Gjenerator lagështie, prodhim i E+E Elektronik Austri, tipi Humor 20, numri serial 111503000521, kufijtë e matjejeve: 10% deri në 95%.
I.8.2. Matës i pikës së vesës, prodhim i Michell Instruments SRL, tipi S 8000, integrale, numri serial 136463, kufijtë e matjejeve: 90°C deri në 90 °C.
I.9. Në fushën e volumeve
I.9.1. Kontalitër, prodhim i kompanisë SAMPI SPA, tipi M7-4, numri serial 1403920-02, diapason matjejes:50-500 L/min.
I.10.Në fushën e kimisë
I.10.1. Analizuesi i alkoolit në frymëmarrje, prodhim i kompanisë Drager, Alcotest, tipi 7110 evidental, numri serial ARCJ -00096.
I.10.2. Matës gazi, tipi rrotullues, prodhim i kompanisë Ritter, tipi TG 10, model 1, numri serial 0.53B.E74/201.
I.10.3. Pajisje për kontrollin e rrjedhjes, prodhim i kompanisë MKS Instrument, PR 4000B, tipi 1179, numri serial G503953G20, G503952G20.
II. Vlerat e etaloneve kombëtare të njësive të matjeve të lartpërmendura, si dhe pasiguritë e tyre, përcaktohen nga procesi periodik i kalibrimit në institutet homologe të vendeve të tjera, që kanë të deklaruar aftësitë matëse dhe kalibruese në bazën e të dhënave të BIPM-së (Bureau International des Poids et Measures).
III. Mbajtës i etaloneve kombëtare, të përmendura më sipër, është Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, përveç etalonit kombëtar të përcaktuar në pikën I.5.2, mbajtës i të cilit është Universiteti Politeknik i Tiranës.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR INSTRUMENTET MATËSE”, NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1351, DATË 3.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR KËRKESAT TEKNIKE DHE METROLOGJIKE, PËR INSTRUMENTET MATËSE, LIGJËRISHT TË KONTROLLUARA”, DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 6 dhe 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, dhe pikës 3, të nenit 18, të ligjit nr.9875, datë 14.2.2008, “Për metrologjinë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për instrumentet matëse”, sipas tekstit bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
2. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të instrumenteve, referuar në pikën 1, sipas listës bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
3. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilëve janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të instrumenteve, referuar në pikën 1, me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik të këtij vendimi.
4. Në vendimin nr.1351, datë 3.10.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për kërkesat teknike dhe metrologjike për instrumentet matëse, ligjërisht të kontrolluara”, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në pjesën II, “Matësit materialë të gjatësisë”, shfuqizohen pjesët: “Përkufizime”, “Kërkesa teknike metrologjike” dhe “Vendosja në treg”;
b) Në pjesën III, “Masat e kapacitetit të shërbimit dhe masat vëllimore”, shfuqizohen dispozitat për masat e kapacitetit të shërbimit;
c) Në pjesën IV, “Kontatorët e taksive (Taksimetrat)”, shfuqizohen pjesët: “Përkufizime dhe përcaktime”, “Kërkesa teknike-metrologjike”, “Kërkesa të tjera” dhe “Vendosja në treg”;
ç) Në pjesën V, “Sistemet e matjes së sasive të lëngjeve, përveç ujit”, shfuqizohen pjesët: “Përkufizime-përcaktime”, “Kërkesat teknike- metrologjike”, dhe “Vendosja në treg”.
5. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR PAJISJET DHE BASHKËSITË NËN PRESION” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 6 dhe 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për pajisjet dhe bashkësitë nën presion”, sipas tekstit bashkëlidhur që është pjesë e këtij vendimi.
2. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve dhe bashkësive nën presion, referuar në pikën 1, sipas listës bashkëlidhur që është pjesë e këtij vendimi.
3. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilëve janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve dhe bashkësive nën presion, referuar në pikën 1, me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik, të këtij vendimi.
4. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PЁR PAJISJET E GAZIT” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 6 e 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
3. Miratimin e rregullit teknik “Për pajisjet e gazit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve referuar në pikën 1, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
5. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve referuar në pikën 1 me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR PAJISJET E MBROJTJES PERSONALE (PMP)” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 6 e 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
7. Miratimin e rregullit teknik “Për pajisjet e mbrojtjes personale (PMP)”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
8. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve PMP referuar në pikën 1, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
9. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve referuar në pikën 1 me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PЁR PAJISJET ELEKTRIKE TЁ PROJEKTUARA PЁR PЁRDORIM BRENDA DISA KUFIJVE TË TENSIONIT” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 6 e 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
5. Miratimin e rregullit teknik “Për pajisjet elektrike të projektuara për përdorim brenda disa kufijve të tensionit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
6. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve referuar në pikën 1, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
7. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve referuar në pikën 1 me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR PAJISJET DHE SISTEMET MBROJTЁSE PЁR PЁRDORIM NЁ AMBIENTE (ATMOSFERЁ) POTENCIALISHT SHPЁRTHYESE” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 6 dhe 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për pajisjet dhe sistemet mbrojtёse pёr pёrdorim nё ambiente (atmosferё) potencialisht shpёrthyese”, sipas tekstit bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
2. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve dhe sistemeve mbrojëse, të parashikuara për përdorim në atmosferë potencialisht shpërthyese, sipas listës bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
3. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilëve janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve dhe sistemeve mbrojëse, të parashikuara për përdorim në atmosferë potencialisht shpërthyese, me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik të këtij vendimi.
4. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR PËRPUTHSHMËRINË ELEKTROMAGNETIKE” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve pika 17, 5, pika 2, 3, pika 17, 6 dhe 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për përputhshmërinë elektromagnetike”, sipas tekstit bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
2. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të pajisjeve, referuar në pikën 1, sipas listës bashkëlidhur, që është pjesë e këtij vendimi.
3. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilëve janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të pajisjeve, referuar në pikën 1, me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik të këtij vendimi.
4. Ngarkohet Ministria Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR ASHENSORËT” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 6 e 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
11. Miratimin e rregullit teknik “Për ashensorët”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
12. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues, për prezumimin e konformitetit të ashensorëve referuar në pikën 1, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
13. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të ashensorëve, referuar në pikën 1, me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik të këtij vendimi.
14. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR MAKINERITË” DHE PЁRCAKTIMIN E LISTЁS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, pika 17, 5, pika 2, 6 e 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
15. Miratimin e rregullit teknik “Për makineritë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
16. Përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara shqiptare, me karakter referues për prezumimin e konformitetit të makinerive referuar në pikën 1, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij
17. Standardet e harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përfshirë në listën e përmendur në pikën 2, të këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për prezumimin e konformitetit të makinerive referuar në pikën 1, me kërkesat thelbësore të sigurisë, të përcaktuara në rregullin teknik të këtij vendimi.
18. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet e zbatimit të tij nga data 1.1.2016.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PЁR SIGURINЁ E ASHENSORЁVE NЁ PЁRDORIM”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 16, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
3. Miratimin e rregullit teknik “Për sigurinë e ashensorëve në përdorim”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
4. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SUEDISË, PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA SUEDEZE PËR BASHKËPUNIMIN NDËRKOMBËTAR PËR ZHVILLIM (SIDA), PËR BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, përfaqësuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA), për bashkëpunimin për zhvillim, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E FONDIT TË SHPENZIMEVE, PËR VITIN 2016, PËR AUTORITETIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE E POSTARE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 117, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e fondit të shpenzimeve, për vitin 2016, për Autoritetin e Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP), në shumën 318 570 000 (treqind e tetëmbëdhjetë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë mijë) lekë, sipas pasqyrës nr.1 që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohet Autoriteti i Komunikimeve Elektronike e Postare (AKEP) për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTEVE NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUASË (DATË 30 QERSHOR 2008, MARRËVESHJE HUAJE NR.ABA-P3), NDËRMJET QEVERISЁ SЁ REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS JAPONEZE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR (TË ZËVENDËSUAR NGA AGJENCIA JAPONEZE E BASHKËPUNIMIT NDËRKOMBËTAR NË TETOR 2008), PËR PROJEKTIN “PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË KANALIZIMEVE PËR TIRANËN E MADHE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 17 e 23, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dokumentit ndryshues (letra e JICA, datë 23 tetor 2015), të marrëveshjes së huasë (datë 30 qershor 2008, marrëveshje huaje nr.ABA-P3), ndërmjet qeverisё sё Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (të zëvendësuar nga Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në tetor 2008), për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Miratimin e dokumentit ndryshues: Rishpërndarje e fondeve të huasë (letra e JICA, datë 28 tetor 2015), të marrëveshjes së huasë (datë 30 qershor 2008, marrëveshje huaje nr.ABA-P3), ndërmjet qeverisё sё Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (të zëvendësuar nga Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në tetor 2008), për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Miratimin e dokumentit ndryshues (letra e JICA, datë 4 nëntor 2015), të marrëveshjes së huasë (datë 30 qershor 2008, marrëveshje huaje nr.ABA-P3), ndërmjet qeverisё sё Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (të zëvendësuar nga Agjencia Japoneze e Bashkëpunimit Ndërkombëtar në tetor 2008), për projektin “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 10.11.2015, PËR ÇËSHTJEN “SHARRA DHE TË TJERË KUNDËR SHQIPËRISË” (PËR ANKIMET NR.25038/08, 64376/09, 64399/09, 347/10, 1376/10, 4036/10, 12889/10, 20240/10, 29442/10, 29617/10, 33154/11 DHE 2032/12)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës’’, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.11.2015, për çështjen “Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimet nr.25038/08, (Sharra), nr.64376/09 (Xibinaku dhe të tjerë), nr.64399/09 (Frashëri), nr.347/10 (Maçi), nr.1376/10 (Çoka), nr.4036/10 (Dvorani dhe Dume), nr.12889/10 (Asllani), nr.20240/10 (Agolli), nr.29442/10, (Talipi/Peshkëpia), nr.29617/10 (Kati), nr.33154/11 (Vrioni) dhe nr.2032/12 (Lelo), sipas listës së ankuesve, në shtojcën 1, dhe shumat e përcaktuara në shtojcën 2, bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.
2. Ekzekutimin, në zbatim të vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, të vendimeve të komisioneve të kthimit dhe kompensimit të pronave ish-pronarëve, për aplikimet nr.33154/11 (Vrioni) dhe nr.347/10 (Maçi).
3. Vlerat e përcaktuara si detyrim, gjatë ekzekutimit të këtij vendimi, të konvertohen në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku është depozituar shuma, në datën e kryerjes së pagesës.
4. Vlerat e përcaktuara si detyrim, në pikën 1, të këtij vendimi, të depozitohen në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ankuesve, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.11.2015, për secilën çështje.
5. Pagimi i shumave të depozituara, sipas përcaktimeve në pikën 3, të këtij vendimi, në favor të ankuesve të çështjes “Sharra dhe të tjerë kundër Shqipërisë”, për ankimet nr.25038/08 (Sharra), nr.64376/09 (Xibinaku dhe të tjerë), nr.64399/09 (Frashëri), nr.1376/10 (Çoka), nr.4036/10 (Dvorani dhe Dume), nr.12889/10 (Asllani), nr.20240/10 (Agolli), nr.29442/10, (Talipi/Peshkëpia), nr.29617/10 (Kati), dhe nr.2032/12 (Lelo), të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit të nevojshëm ligjor për kryerjen e pagesave nga fondi i kontingjencës, brenda një afati 3-mujor, nga dita kur vendimi i gjykatës është bërë përfundimtar.
6. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 5, të këtij vendimi, mbi shumat e mësipërme të paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huasë së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.
7. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.
8. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE TË MBROJTJES SOCIALE 2015-2020 DHE TË PLANIT TË VEPRIMIT, PËR ZBATIMIN E SAJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale 2015-2020 dhe të planit të veprimit, për zbatimin e saj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Efekti financiar i zbatimit të strategjisë, për vitin 2015, është 184 800 000 (njëqind e tetëdhjetë e katër milionë e tetëqind mijë) lekë dhe do të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
3. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E ROMËVE DHE EGJIPTIANËVE, 2016-2020
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve, 2016-2020, sipas dokumentit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen të gjitha ministritë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E MASAVE PËR MËNJANIMIN E PENGESAVE NË KOMUNIKIM DHE INFRASTRUKTURË NË OFRIMIN E SHËRBIMEVE PUBLIKE PËR PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
RREGULLIME TË PËRGJITHSHME
1. Ky vendim përcakton masat për zbatimin dhe unifikimin e rregullave, në bazë të të cilave mënjanohen pengesat mjedisore dhe infrastrukturore për të bërë të mundur aksesin në strehim, transport, shëndetësi, kujdes social, arsimim, punësim dhe shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
2. Janë pengesa në komunikim:
a) vështirësitë në komunikim që kanë personat me dëmtime ndijore, veçanërisht ata me dëmtime në shikim e dëgjim;
b) vështirësitë në komunikim që kanë personat që kërkojnë formate të thjeshta për t’u lexuar dhe për t’u kuptuar.
3. Janë pengesa infrastrukturore:
a) pengesat fizike si burim vështirësish për lëvizjen e kujtdo dhe në mënyrë të veçantë të atyre që, për çfarëdolloj arsyeje, kanë një aftësi lëvizëse të kufizuar, të përhershme ose të përkohshme;
b) pengesat që kufizojnë ose pengojnë këdo në përdorimin komod dhe të sigurt të hapësirave, pajisjeve e të pjesëve përbërëse;
c) mungesa e mjeteve dhe e sinjalizimeve që lejojnë orientimin dhe njohjen e vendeve e të burimeve të rrezikut për këdo dhe, në veçanti, për personat me shikim apo dëgjim të kufizuar.
4. Ky vendim e shtrin zbatimin mbi:
a) bashkitë dhe strukturat e tyre të kontrollit, sipërmarrësit privatë, administratorët e bizneseve, kompanitë e projektimit e të zbatimit të projekteve ndërtimore, si dhe të gjitha subjektet përgjegjëse për të garantuar një mjedis pa pengesa për kategorinë e personave me aftësi të kufizuara;
b) të gjitha ndërtimet e strukturat ndërtimore të reja dhe ekzistuese, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, kryesisht objektet e shëndetit publik, banesat dhe objektet rezidenciale, shkollat dhe institucionet shkencore, objektet kulturore, objektet e kultit, qendrat tregtare, institucionet administrative e të shërbimit publik, ndërmarrjet e qendrat e punës, në mjediset e të cilave ofrohen shërbime publike, parqet, sheshet e rrugët;
c) mjetet e transportit publik;
ç) mediat dhe tërësinë e mjeteve publike apo private të informimit publik.
5. Standardet e përshtatshmërisë zbatohen në të gjitha ndërtimet e strukturat ndërtimore ekzistuese si dhe në parqet, sheshet e rrugët ekzistuese, bazuar në kërkesat e parashikuara në kreun II, të këtij vendimi.
6. Shërbimi dhe mjetet e transportit publik përmbushin kërkesat e përshtatshmërisë, të parashikuara në kreun II, të këtij vendimi.
7. Njësitë vendore përgjegjëse për transportin publik, qytetas dhe ndërqytetas, publikojnë/afishojnë në çdo stacion të mjeteve të transportit publik orarin e lëvizjes së mjeteve të përshtatura dhe monitorojnë zbatimin e tij.
8. Mjetet, mënyrat dhe formatet e komunikimit të përdorura në ofrimin e shërbimeve publike përmbushin kërkesat e përshtatshmërisë në komunikim, të parashikuara në këtë vendim.
9. Çdo subjekt, që ofron shërbime për publikun, është i detyruar që të miratojë një plan masash për zbatimin e kërkesave të këtij vendimi brenda 6 (gjashtë) muajve nga hyrja e tij në fuqi.
10. Në planin e masave përfshihet detyrimi i subjektit për:
a) evidentimin e objekteve ekzistuese dhe të shërbimeve, për të cilat nevojitet përshtatshmëria;
b) planifikimin progresiv të fondeve të nevojshme për përshtatjen;
c) përcaktimin e afatit kohor për realizimin e përshtatshmërisë.
11. Plani i masave, një kopje e të cilit i dërgohet Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, miratohet me urdhër të titullarit/drejtuesit të subjektit dhe bëhet publik.
12. Subjektet planifikojnë në mënyrë progresive procesin e përshtatjes në përputhje me dispozitat e këtij vendimi.
13. Çdo subjekt, sipas pikës 4, të këtij vendimi, ka detyrimin që, brenda 12 (dymbëdhjetë) muajve nga data e miratimit të planit të masave, të fillojë punën për të realizuar procesin e përshtatshmërisë lidhur me objektet ekzistuese dhe shërbimet e ofruara.
14. Plani i masave e raportimet periodike/vjetore për realizimin e tyre publikohen nga subjektet e ngarkuara sipas këtij vendimi në çdo rast në faqet e internetit të institucioneve të tyre dhe dërgohen gjithashtu edhe në ministrinë përgjegjëse për çështjet e aftësisë së kufizuar.
15. Marrja e masave për përshtatshmëri, në çdo rast, do të jetë pjesë e specifikimeve teknike, si një nga kushtet e detyrueshme për t’u plotësuar në një proces prokurimi.
16. Ndalohet dhënia e financimeve ose mbështetja financiare nga ana e shtetit apo enteve publike dhe jopublike/donatorëve për ndërtimin e një vepre, me qëllim ofrimin e shërbimit publik, nëse objekti nuk përmbush kërkesat e parashikuara në këtë vendim.
KREU II
RREGULLA TË POSAÇME
1. Niveli i aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara garantohet në përputhje me kërkesat teknike, në çdo rast.
2. Çdo kërkesë teknike për përshtatshmërinë e objekteve të reja dhe atyre ekzistuese, parqeve, shesheve dhe rrugëve zbatohet sipas dispozitave të parashikuara në vendimin nr.1503, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara””.
3. Subjektet, që ofrojnë shërbim publik, garantojnë proces komunikimi dhe informimi për individët me vështirësi shikimi ose plotësisht të verbër, duke botuar në gjuhën braille dhe/ose me shkrim të zmadhuar dhe/ose në formatin audio materiale të lidhura drejtpërdrejt me interesat parësorë të këtij grupi njerëzish, duke parashikuar në mënyrë progresive edhe buxhetin përkatës të nevojshëm për përmbushjen e kësaj përshtatshmërie. Shërbimet e ofruara, ku përparësi kanë shërbimet e ofruara nga institucione të ligjit dhe tatim-taksave, institucione të arsimimit dhe botimit, të shëndetësisë, të punësimit e të transportit, respektojnë kërkesat e përshkruara në këtë vendim.
4. Ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit e bën të detyrueshëm (pjesë të kurrikulës arsimore) mësimin e gjuhës Braille, krahas mësimit të gjuhës së shkruar dhe/ose të folur shqipe në shkollën speciale për personat që nuk shikojnë, e cila është pjesë e sistemit të arsimit të detyrueshëm. 60% e stafit pedagogjik, përfshi organet drejtuese, të shkollës speciale për personat që nuk shikojnë janë persona që nuk shikojnë dhe që zotërojnë gjuhën braille.
5. Ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit merr masa për mbarëvajtjen e procesit të shndërrimit të instituteve speciale për nxënësit e verbër në qendra burimore multidisiplinare.
6. Ministria përgjegjëse për çështjet e aftësisë së kufizuar zyrtarizon dhe publikon, brenda 1 viti nga data e hyrjes në fuqi e këtij vendimi, kodin e gjuhës braille.
7. Ministria përgjegjëse për çështjet e rendit e të sigurisë pajis forcat e rendit me njohuri bazë për sinjalistikën me audio dhe forma të tjera të përshtatura për lëvizshmërinë e pavarur të njerëzve të verbër, njohjen e shkopit të bardhë, gjuhës braille dhe shenjave të tjera dalluese, si mjete identifikuese të individëve të verbër.
8. Institucionet e shërbimit të transportit publik/privat, përveç zbatimit të kërkesave për përshtatshmëri të parashikuara në vendimin nr.1503, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për shfrytëzimin e hapësirave nga ana e personave me aftësi të kufizuara””, garantojnë sistem transporti për individët e verbër ose me dëmtim të shikimit, duke përfshirë sistem të shpjegimit me audio për orientim në linjat e transportit dhe ndërthurjen e tyre.
9. Shërbimet e transportit publik ofrojnë transport qytetas me mjete tërësisht të përshtatura minimumi çdo 1 (një) orë në çdo vendqëndrim dhe shërbim transporti ndërqytetas me mjete të përshtatura për personat me vështirësi në lëvizje, minimumi një herë në ditë.
10. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim me bashkitë, realizojnë në raste të caktuara, sidomos gjatë periudhave zgjedhore, procese komunikimi konsultimi dhe këshillimi plotësisht të aksesueshme për individët e verbër, duke ofruar edhe formate të përshtatura me audio dhe/ose forma të tjera të porositura nga komuniteti i njerëzve që nuk shikojnë.
11. Operatorët e medias, ato përgjegjës për komunikimin on-line dhe subjekte që prodhojnë forma të tjera të transmetimit drejt audiencës, aplikojnë rregullat për aksesueshmëri nëpërmjet teknologjive të posaçme dhe ofrojnë për personat e verbër shpjegim në format audio të materialeve të transmetuara kryesisht me natyrë informuese, duke parashikuar në mënyrë progresive buxhetin përkatës për aplikim të përshtatshmërisë.
12. Subjektet, që ofrojnë shërbim publik, garantojnë proces komunikimi dhe informimi për individët me vështirësi në dëgjim ose që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin, duke siguruar përkthim në gjuhën shqipe të shenjave gjatë ofrimit të shërbimit për këtë komunitet e duke parashikuar në mënyrë progresive edhe buxhetin përkatës të nevojshëm për përmbushjen e kësaj përshtatshmërie. Shërbimet e ofruara, ku përparësi kanë shërbimet e ofruara nga institucione të ligjit, të shëndetësisë, financiare, të arsimit, të transportit, të punësimit e të kulturës, respektojnë kërkesat e përcaktuara në këtë vendim me kushtin që personi përfitues të ketë marrë/caktuar paraprakisht takim me to.
13. Ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit përfshin në kurrikulat e arsimit të detyrueshëm për shkollën speciale për personat që nuk dëgjojnë mësimin e gjuhës së shenjave shqipe, krahas mësimit të gjuhës shqipe, të shkruar dhe/ose të folur.
14. Ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit merr masa që të paktën 10% e personelit pedagogjik të shkollës speciale për personat që nuk dëgjojnë janë persona që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin dhe që zotërojnë gjuhën e shkruar dhe gjuhën e shenjave shqipe.
15. Ministria përgjegjëse për çështjet e arsimit ndërmerr politika për hapjen e një programi shkollimi në shkollë të lartë (bachelor/master) për përgatitjen e interpretëve/përkthyesve të gjuhës së shenjave shqipe si dhe të personelit shkencor në këtë fushë.
16. Ministria përgjegjëse për çështjet e aftësisë së kufizuar, në bashkëpunim me organizatat e personave dhe për personat që kanë aftësi të kufizuara të dëgjimit, identifikojnë çdo dy vjet nevojat për interpretë/përkthyes dhe instruktorë të mësimit të gjuhës së shenjave shqipe.
17. Ministria përgjegjëse për çështjet e aftësisë së kufizuar zyrtarizon dhe publikon, brenda 12 muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, Fjalorin e Gjuhës së Shenjave Shqipe.
18. Televizionet kombëtare transmetojnë rregullisht emisionin kryesor të lajmeve në opsionin e transmetimit të shoqëruar me titra dhe me gjuhën e shenjave.
19. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bashkëpunim me bashkitë, realizojnë në raste të caktuara, sidomos gjatë periudhave zgjedhore, procese komunikimi konsultimi dhe këshillimi në distancë, me ndihmën e teknologjisë (telefon/television/internet) si dhe nëpërmjet videokonferencave.
20. Në personat me aftësi të kufizuara të intelektit përfshihen:
a) personat që kanë vështirësi në të lexuar dhe në të nxënë nëpërmjet gjuhës (disleksi), në të shkruar (disgrafi);
b) personat me aftësi të kufizuara intelektuale/zhvillimi;
c) personat me aftësi të kufizuara të shëndetit mendor;
ç) personat me aftësi të kufizuara të të folurit/të të shqiptuarit.
21. Subjektet, që ofrojnë shërbim publik, garantojnë proces komunikimi dhe informacioni për personat me aftësi të kufizuara të intelektit, duke përdorur teknika në përshtatje me nivelin dhe formën e dëmtimit të intelektit të individit, duke parashikuar progresivisht edhe burimet njerëzore e buxhetore të nevojshme për përmbushjen e kësaj përshtatshmërie. Shërbimet e ofruara, ku përparësi kanë shërbimet e ofruara nga institucione të shëndetësisë, mbrojtjes shoqërore, arsimit, punësimit, transportit e të kulturës, respektojnë kërkesat e parashikuara në këtë vendim.
22. Në teknikat e përshtatura përfshihen minimumi:
a) dhënia e kohës së nevojshme për të procesuar, kuptuar dhe reaguar;
b) rimarrja dhe përsëritja e informacionit, shpjegimi i informacionit në gjuhë të thjeshtë, copëzimi i informacionit në koncepte më të thjeshtuara, pa e tepruar, dhënia e besimit dhe e sigurisë gjatë komunikimit;
c) të dëgjuarit e vëmendshëm, mosndërprerja e panevojshme e ligjëratës, përdorimi i fjalive e i fjalëve të thjeshta në të shkruar;
ç) përdorimi i figurave, fotove, ngjyrave në materiale të shtypura.
23. Ministria përgjegjëse për çështjet e aftësisë së kufizuar, në bashkëpunim me akademikë dhe ekspertizën e OJF-ve, përgatit, boton dhe shpërndan një udhëzues/manual për punonjësit e institucioneve të shërbimeve publike për mënyrat e komunikimit e të informimit të personave të përmendur në pikën 24, të këtij kreu, si dhe për mënyrën e përpilimit të materialeve të shkruara për këta persona.
24. Në çdo rast, çdo institucion, që komunikon dhe informon nëpërmjet teknologjisë së komunikimit dhe informimit on-line, merr masa progresive për zbatimin e kërkesave të aksesueshmërisë për personat me aftësi të kufizuara të intelektit, duke ndërtuar dhe përshtatur në përputhje me nevojat e tyre çdo medium të komunikimit dhe informimit në internet të parashikuar për ta apo për konsum publik.
KREU III
MONITORIMI DHE ANKIMI
1. Monitorimi për zbatimin e këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, i cili merr masat përkatëse sipas kompetencave të veta dhe njofton ministrinë që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar për çdo rast shkeljeje.
2. Ministria, që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar, për rastet e moszbatimit të rregullave të parashikuara në këtë vendim nga institucionet sipas pikës 4, të kreut I, të këtij vendimi, u kërkon subjekteve përkatëse të marrin masat e nevojshme dhe të korrigjojnë shkeljen brenda një afati, jo më shumë se ½ e afatit të parashikuar në planifikim.
3. Moszbatimi i rregullave të vendosura në këtë vendim përbën shkak për dhënien e masave disiplinore për punonjësit përgjegjës në përputhje me legjislacionin në fuqi.
4. Çdo subjekt, person fizik ose juridik, paraqet para ministrit që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar ankesa për shkeljen e së drejtës për aksesueshmëri në shërbime publike.
5. Ministri përgjegjës për çështjet e aftësisë së kufizuar, nëpërmjet sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, merr në shqyrtim ankesën dhe u kërkon organeve kompetente referuese marrjen e masave administrative, si dhe përgatitjen e një informacioni për Këshillin Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MASAT PËR KONTROLLIN E SHKARKIMIT TË PËRBËRËSVE ORGANIKË TË AVULLUESHËM (VOC), QË REZULTOJNË NGA MAGAZINIMI DHE SHPËRNDARJA E BENZINËS NGA TERMINALET NË STACIONET E SHITJES SË KARBURANTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 15, të ligjit nr.162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
1. Qëllimi i këtij vendimi është të llogaritë dhe të përcaktojë masat për kontrollin e përbërësve organikë të avullueshëm (VOC), të cilat gjenden në avujt e benzinës të lëshuar në atmosferë, si rezultat i magazinimit, ngarkimit dhe transportit të benzinës nga një terminal në tjetrin apo nga një terminal në një stacion shitjeje karburanti, nga industria e marketingut të benzinës, me synim pakësimin e shkarkimeve të tyre në mjedis.
2. Ky vendim i shtrin efektet e tij mbi të gjitha veprimet, instalimet, automjetet dhe anijet që përdoren për realizimin e operacioneve të cituara në pikën 1, më sipër.
3. Të gjithë termat e përdorur në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me termat e ligjit nr.162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit të mjedisit”, ndërsa termat e mëposhtëm nënkuptojnë:
a) “Anije”, çdo mjet që përdoret për lundrim në ujërat e brendshme, që ka një gjatësi (L) prej 20 metrash, ose më shumë, dhe produkti i gjatësisë (L), gjerësisë (G) dhe thellësisë (T) nuk është më i vogël se 100 m3;
b) “Avull”, çdo përbërës i gaztë që avullon nga benzina;
c) “Benzinë”, çdo derivat i naftës, i përzier ose jo me alkool apo shtesa të tjera, që ka një presion avulli reid prej 27,6 kilopaskal ose më shumë, i cili përdoret si karburant për mjete motorike, me përjashtim të gazit të lëngshëm të naftës (GLN);
ç) “Instalim ekzistues për magazinimin e benzinës, instalim ekzistues për ngarkimin e benzinës, stacion shitjeje karburanti ekzistues dhe kontejner i lëvizshëm ekzistues”, çdo instalim, stacion shitjeje karburanti dhe kontejner i lëvizshëm, që ka qenë në funksionim ose për të cilin është dhënë leje ndërtimi ose leje përdorimi, sipas legjislacionit të posaçëm, përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
d) “Instalim i ri për magazinimin e benzinës, instalim i ri për ngarkimin e benzinës, stacion i ri shitjeje karburanti dhe kontejner i ri, i lëvizshëm”, çdo instalim, stacion shitjeje karburanti dhe kontejner i lëvizshëm, që vihet në funskionim pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
dh) “Instalim magazinimi”, çdo depozitë e palëvizshme në një terminal, e përdorur për magazinimin e benzinës;
e) “Instalim ngarkimi”, çdo mjet në terminal, nëpërmjet të cilit benzina mund të ngarkohet në kontejnerë të lëvizshëm. Instalimet e ngarkimit për çisternat për transport rrugor përfshijnë një ose me shumë “krahë ngarkimi”;
ë) “Kontejner i lëvizshëm”, çdo depozitë e transportuar nëpërmjet rrjetit rrugor, hekurudhor ose ujor, e përdorur për transportimin e benzinës nga një terminal në tjetrin ose nga një terminal në stacionin e shitjes së karburanteve;
f) “Krah ngarkimi”, çdo strukturë në terminal, nëpërmjet së cilës benzina mund të ngarkohet, në çdo kohë, në një çisternë të vetme për transport rrugor. Distanca e tubit të ngarkimit nga dyshemeja e strukturës që do të ngarkohet të jetë jo më shumë se 15 cm;
g) “Magazinimi i ndërmjetëm i avujve”, magazinimi i përkohshëm i avujve në depozitë me çati të fiksuar në një terminal, për transferim të mëvonshëm dhe rikuperim në një terminal tjetër;
gj) “Njësia e rikuperimit të avullit”, pajisja për rikuperimin e benzinës nga avujt, përfshirë sistemin e depozitave buferike në terminal;
h) “Stacion shitjeje karburanti”, çdo instalim, në të cilin benzina, nga depozitat e palëvizshme të magazinimit, shpërndahet në serbatorët e karburantit të mjeteve motorike;
i) “Shkop matës”, një matës në formë shkopi të shkallëzuar për të kryer matjen e thellësisë ose sasisë së lëngut në një enë, sikurse është benzina në çisternë;
j) “Terminal”, çdo pajisje e përdorur për magazinimin dhe ngarkimin e benzinës në çisterna për transport rrugor, hekurudhor ose me anije, përfshirë të gjitha instalimet e magazinimit në vendndodhjen e pajisjes;
k) “Vlerë referencë e synuar”, udhëzimi i dhënë për vlerësimin e përgjithshëm të përshtatshmërisë së masave teknike, të parashikuara në shtojcat e këtij vendimi. Kjo vlerë nuk është një vlerë kufi, kundrejt së cilës matet performanca e instalimeve individuale, terminaleve dhe stacioneve të shitjes së karburanteve;
l) “Xhiro vjetore”, sasia më e madhe, totale, vjetore, e benzinës së ngarkuar nga instalimi i magazinimit në terminal ose nga stacioni i shitjes së karburantit në kontejner të lëvizshëm, gjatë tre viteve paraardhës.
KREU II
INSTALIMET E MAGAZINIMIT
NË TERMINALE
1. Vlera referencë e synuar e humbjes totale vjetore të benzinës, nga ngarkimi dhe magazinimi në çdo instalim magazinimi në terminale, duhet të jetë, maksimumi, 0,01 % e xhiros vjetore peshë në peshë (p/p).
2. Operatorët, me qëllim që të pakësojnë humbjen totale vjetore të benzinës, që rezulton nga ngarkimi dhe magazinimi në çdo instalim magazinimi në terminale, nën vlerën e përcaktuar në pikën 1, të këtij kreu, projektojnë dhe/ose prokurojnë dhe vënë në funksionim instalime magazinimi që janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën I, të këtij vendimi.
3. Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, mbështetur në rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe në gjendjen e shëndetit publik, përcaktojnë, me urdhër të përbashkët, rast pas rasti, zonat gjeografike ku kërkesat teknike duhet të jenë më shtrënguese se ato të parashikuara në shtojcën I, të këtij vendimi.
4. Agjencia Kombëtare e Mjedisit (AKM) dhe Drejtoria Rajonale e Mjedisit (DRM), kur pajisin subjektet me lejet e mjedisit, përcaktojnë kërkesa teknike specifike për zonat gjeografike, të parashikuara në pikën 3, të këtij kreu.
5. Kërkesat e parashikuara në pikat 1 deri në 4, të këtij kreu, zbatohen për:
a) instalimet e reja, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
b) instalimet ekzistuese, në qoftë se xhiroja vjetore e ngarkimit në terminal është:
i. më e madhe se 50 000 ton/vit, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
ii. më e madhe se 25 000 ton/vit, duke filluar 6 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
c) të gjitha instalimet ekzistuese të magazinimit në terminale, duke filluar 9 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
6. Ministri përgjegjës për mjedisin miraton listën e zonave me peizazh të veçantë, që kanë nevojë për mbrojtje nga VOC-at, dhe, mbi bazën e kësaj liste, operatorët marrin masat e nevojshme, referuar këtij vendimi, për mbrojtjen e tyre.
KREU III
NGARKIMI DHE SHKARKIMI I KONTEJNERËVE
TË LËVIZSHËM NË TERMINALE
1. Vlera referencë e synuar e humbjes totale vjetore të benzinës, nga ngarkimi dhe shkarkimi i kontejnerëve të lëvizshëm në terminale, duhet të jetë, maksimumi, 0,005 % p/p e xhiros vjetore.
2. Operatorët, me qëllim që të reduktojnë humbjen vjetore të benzinës, që rezulton nga ngarkimi dhe shkarkimi i kontejnerëve të lëvizshëm në terminale, nën vlerën referencë, të përcaktuar në pikën 1, të këtij kreu, projektojnë dhe/ose prokurojnë dhe vënë në funksionim pajisje ngarkimi dhe shkarkimi që janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën II, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, mbështetur në rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe në gjendjen e shëndetit publik, përcaktojnë, me urdhër të përbashkët, rast pas rasti, zonat gjeografike ku kërkesat teknike, të parashikuara në pikën 2, të këtij kreu, duhet të jenë më shtrënguese se ato të përcaktuara në shtojcën II, bashkëlidhur këtij vendimi.
4. AKM-ja dhe DRM-ja, kur pajisin subjektet me lejet e mjedisit, përcaktojnë kushte teknike specifike për zonat gjeografike, të parashikuara në pikën 3 të këtij kreu.
5. Operatorët e të gjitha terminaleve me mjete ngarkimi për çisternat për transport rrugor pajisen me, të paktën, një krah ngarkimi, që përputhet me specifikimet për pajisjen me ngarkim nga poshtë, të përcaktuar në shtojcën IV, bashkëlidhur këtij vendimi.
6. Dispozitat e pikave 1 deri 5, të këtij kreu, zbatohen për:
a) terminalet e reja për ngarkimin në çisternat për transport rrugor, hekurudhor dhe/ose me anije, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
b) terminalet ekzistuese për ngarkimin në çisternat për transport rrugor, hekurudhor dhe/ose me anije, në qoftë se:
i. sasia totale është më e madhe se 150 000 ton/në vit, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
ii. xhiroja vjetore është më e madhe se 25 000 ton/në vit, duke filluar 6 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
c) të gjitha instalimet e tjera ngarkuese ekzistuese në terminale, për ngarkimin në çisternat për transport rrugor dhe hekurudhor, duke filluar 9 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
7. Për të gjitha çisternat për transport rrugor, krahët e ngarkimit në të gjithë terminalet, përveç rasteve kur janë përjashtuar, sipas parashikimeve të pikës 8, të këtij kreu, nga kërkesat për pajisjen e ngarkimit/furnizimit nga poshtë, të përcaktuara në shtojcën IV, bashkëlidhur këtij vendimi, do të zbatohen duke filluar 9 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
8. Pavarësisht nga sa është parashikuar, pikat nga 1 deri në 5 dhe pika 7, të këtij kreu, nuk zbatohen në terminalet:
a) ekzistuese, me xhiro vjetore më të vogël se 10 000 ton/vit;
b) e reja, me xhiro vjetore më të vogël se 5 000 ton/vit, të vendosur në ishuj të vegjël, në distancë të largët.
KREU IV
KONTEJNERËT E LËVIZSHËM
1. Operatorët që projektojnë dhe/ose prokurojnë dhe vënë në funksionim kontejnerë të lëvizshëm, plotësojnë kërkesat e mëposhtme:
a) Mbajnë në kontejner avujt e tyre, të mbetur pas shkarkimit të benzinës;
b) Pranojnë dhe mbajnë avujt e kthyer nga instalimet e magazinimit në stacionet e shitjes së karburanteve ose terminaleve, gjatë shpërndarjes së benzinës në stacionet e shitjes së karburanteve dhe në terminale. Për sa i takon çisternave për transport hekurudhor, kjo kërkohet vetëm në qoftë se ato furnizojnë me benzinë stacionet e shitjes së karburanteve ose terminalet ku bëhet magazinim i ndërmjetëm i avujve;
c) Mbajnë në kontejnerë të lëvizshëm avujt e përmendur në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike, deri sa të ringarkohen në terminal, përfshirë edhe avujt e shkarkimit përmes valvulës së çlirimit të presionit.
Në qoftë se, menjëherë pas shkarkimit të benzinës, kontejneri i lëvizshëm përdoret për produkte të ndryshme nga benzina, për aq kohë sa rikuperimi i avujve ose magazinimi i ndërmjetëm i tyre nuk është i mundur, mund të lejohet ventilimi në një zonë gjeografike ku nuk ka gjasa që shkarkimet të shkaktojnë ndikime të rëndësishme në mjedis apo shëndet;
ç) Për çisternat/kontejnerët për transport rrugor kryhen teste të rregullta për mbajtjen e avujve;
d) Për funksionimin korrekt të valvulave të vakumit/presionit në të gjithë kontejnerët e lëvizshëm kryhen inspektime periodike.
2. Kërkesat e parashikuara në pikën 1, të këtij kreu, zbatohen për çisternat:
a) e reja, për transport rrugor, hekurudhor dhe me anije, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
b) ekzistuese, për transport hekurudhor dhe me anije, në qoftë se ngarkohen në një terminal ku zbatohen kërkesat e pikës 1, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
c) ekzistuese, për transport rrugor, që më pas përshtaten për ngarkim nga poshtë, në përputhje me specifikimet e përcaktuara në shtojcën IV, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Kërkesat e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 1, të këtij kreu, nuk zbatohen për humbjet e avujve që rezultojnë nga operacionet e matjes me shkopinj, për:
a) kontejnerët ekzistues të lëvizshëm;
b) kontejnerët e rinj të lëvizshëm, të cilët vihen në funksion brenda 4 viteve, pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
KREU V
NGARKIMI NË INSTALIMET E MAGAZINIMIT NË
STACIONET E SHITJES SË KARBURANTEVE
1. Vlera referencë e synuar e humbjes totale vjetore të benzinës, nga ngarkimi në instalimet e magazinimit në stacionet e shitjes së karburanteve, duhet të jetë, maksimumi, 0,01 % p/p e xhiros vjetore.
2. Operatorët, me qëllim që të pakësojnë humbjen totale vjetore të benzinës, që rezulton nga ngarkimi në instalimet e magazinimit në stacionet e shitjes së karburanteve, nën vlerën referencë, të përcaktuar në pikën 1, të këtij kreu, projektojnë dhe/ose prokurojnë dhe vënë në funksionim pajisje ngarkimi dhe shkarkimi që janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën III, bashkëlidhur këtij vendimi.
3. Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, mbështetur në rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe në gjendjen e shëndetit publik, përcaktojnë, me urdhër të përbashkët, sipas rastit, zonat gjeografike ku kërkesat teknike, të parashikuara në pikën 2, të këtij kreu, duhet të jenë më shtrënguese se ato të përcaktuara në shtojcën III, bashkëlidhur këtij vendimi.
4. AKM-ja ose DRM-ja, kur pajisin subjektet me lejet e mjedisit, përcaktojnë kërkesat teknike specifike për zonat gjeografike, të parashikuara në pikën 3, të këtij kreu.
5. Kërkesat e parashikuara në pikat 1 deri në 3, të këtij kreu, zbatohen për:
a) stacionet e reja të shitjes së karburanteve, duke filluar nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
b) stacionet ekzistuese të shitjes së karburanteve, me xhiro vjetore:
i. më të madhe se 1 000 m3/në vit, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
ii. çfarëdo, kur ato ndodhen në zona të përhershme banimi ose zona ku punohet, duke filluar 3 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
iii. më të madhe se 500 m3/në vit, duke filluar 6 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi;
c) të gjitha stacionet e tjera ekzistuese të shitjes së karburanteve, duke filluar 9 vjet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
6. Rregullat e parashikuara në pikat 1 deri në 5, të këtij kreu, nuk zbatohen për stacionet e shitjes së karburanteve me xhiro vjetore më të ulët se 100 m3/në vit.
7. Rregullat e parashikuara në pikat 1 deri në 5, të këtij kreu, nuk zbatohen në stacionet e shitjes së karburanteve me xhiro vjetore më të ulët se 500 m3/në vit, kur stacioni i shitjes së karburantit është vendosur në një zonë gjeografike ose në një zonë ku shkarkimet e avujve nuk mund të shkaktojnë ndikime të rëndësishme në mjedis ose shëndet.
8. Ministri përgjegjës për mjedisin dhe ministri përgjegjës për shëndetësinë, mbështetur në rezultatet e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe në gjendjen e shëndetit publik, përcaktojnë, sipas rastit, zonat gjeografike, të parashikuara në pikën 7, të këtij kreu.
KREU VI
SISTEMET E MIRËMBAJTJES
1. Të gjitha sistemet e njësive të rikuperimit të avujve gjatë punës duhet të mirëmbahen në mënyrën e duhur, në përputhje me specifikimet e prodhuesit, për të siguruar integritetin dhe efikasitetin e sistemit. Nëse:
a) një komponent i sistemit pëson një defekt të rëndësishëm, ai duhet të nxirret jashtë shërbimit;
b) defekti nuk e redukton efektivitetin e sistemit nën 95 %, riparimi i tij duhet të bëhet në një periudhë, jo më shumë, se 5 ditë.
2. Ricertifikimi i sistemeve të rikuperimit të avujve të benzinës bëhet një herë në çdo 5 vjet dhe do të përfshijë të gjitha testet funksionale që janë të nevojshme për vërtetimin fillestar. Ai nënkupton zëvendësimin, riparimin dhe përmirësimin e 75 % të nyjeve funksinale dhe bëhet në prezencë të AKM-së dhe inspektoratit përgjegjës për mjedisin.
3. Poseduesit e sistemeve të rikuperimit të avujve të benzinës duhet të trajnojnë, minimalisht, një punonjës për përdorimin dhe mirëmbajtjen e tyre.
4. Në rast transferimi ose dhënie me qira të sistemit, dorëzimi i tyre bëhet me dokumentacion të rregullt.
5. Të gjitha të dhënat e sistemeve të rikuperimit shënohen në libër të veçantë dhe ruhen për dy vjet. Poseduesi duhet t’i paraqesë të dhënat brenda 7 ditëve pune, pas njoftimit të marrë nga AKM-ja.
Të dhënat duhet të përmbajnë:
– sasinë e benzinës së furnizuar;
– sasinë e benzinës së shpërndarë;
– ditarin e mirëmbajtjes dhe inspektimit;
– rezultatet e testeve dhe faturat e punimeve të kryera në komponentët e sistemit;
– lejen e lëshuar nga AKM-ja për funksionimin e sistemit.
KREU VII
MONITORIMI DHE RAPORTIMI
1. AKM-ja përgatit një raport 3-vjeçar për masat që ka marrë, me qëllim zbatimin e këtij vendimi, brenda fushës së përgjegjësisë së saj shtetërore, dhe ia dorëzon ministrit përgjegjës për mjedisin brenda 6 muajve, pas përfundimit të periudhës 3-vjeçare të mbuluar nga ky raport.
2. Raporti i parë mbulon periudhën 3-vjeçare pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.
3. Formati i raportit miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për mjedisin.
4. Raporti 3-vjeçar publikohet në faqen elektronike zyrtare të ministrisë përgjegjëse për mjedisin.
KREU VIII
INSPEKTIMI
1. Inspektorati përgjegjës për mjedisin inspekton rregullisht terminalet dhe stacionet e shitjes së karburanteve, që magazinojnë dhe shpërndajnë benzinë, kur ato janë në punë, për të verifikuar nëse:
a) ka rrjedhje në linjat e lidhjes në instalimet e tubave, dhe detyron operatorin të marrë masat e nevojshme;
b) pajisjet e ngarkimit dhe shkarkimit janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën I, të këtij vendimi;
c) pajisjet e ngarkimit dhe shkarkimit janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën II, të këtij vendimi;
ç) pajisjet e ngarkimit, për çisternat për transport rrugor, pajisen me, të paktën, një krah ngarkimi, që përputhet me specifikimet për pajisjen me ngarkim nga poshtë, të përcaktuar në shtojcën IV, të këtij vendimi;
d) kontejnerët e lëvizshëm plotësojnë kërkesat e përcaktuara në kreun V, të këtij vendimi ;
dh) pajisjet e ngarkimit dhe shkarkimit janë në përputhje me kërkesat teknike, të parashikuara në shtojcën III, të këtij vendimi.
2. Të dhënat e inspektimit duhet të përfshijnë:
a) datën e inspektimit;
b) rrjedhjet, të vërtetuara me një përshkrim të tyre, nëse ka;
c) mënyrën e përcaktuar për gjetjen e rrjedhjes;
ç) veprimet që do të kryhen për eliminimin e rrjedhjeve, me afatet përkatëse;
d) emrin e inspektorit dhe nënshkrimin e tij.
KREU IX
KUNDËRVAJTJET
Mospërmbushja e kërkesave të këtij vendimi përbën kundërvajtje administrative dhe ndëshkohet sipas shkronjës “c”, të nenit 20, të ligjit nr.162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, për veprimet/mosveprimet, nëse:
a) ka rrjedhje në linjat e lidhjes dhe instalimet e tubave, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në shtojcën II, të këtij vendimi;
b) instalimet e magazinimit nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të shtojcës I, të parashikuara në pikën 2, të kreut II, të këtij vendimi;
c) pajisjet e ngarkimit dhe shkarkimit nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të shtojcës II, të parashikuara në pikën 2, të kreut III, të këtij vendimi;
ç) pajisjet e ngarkimit për çisternat për transport rrugor nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të shtojcës IV, të parashikuara në pikën 5, të kreut III, të këtij vendimi;
d) kontejnerët e lëvizshëm nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të parashikuara në pikën 1, të kreut IV, të këtij vendimi;
dh) instalimet e magazinimit nuk janë në përputhje me kërkesat teknike të shtojcës III, të parashikuara në pikën 2, të kreut V, të këtij vendimi.
KREU X
DISPOZITA PËRFUNDIMTARE
Ngarkohen ministria përgjegjëse për mjedisin, ministria përgjegjëse për shëndetësinë, inspektorati përgjegjës për mjedisin dhe Agjencia Kombëtare e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi më 1 janar 2018.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KRIJIMIN, RUAJTJEN DHE PËRDITËSIMIN E METADATAVE, STRUKTURËN E KATALOGIMIT DHE AFATET E KRIJIMIT TË METADATAVE SPECIFIKE PËR ÇDO TEMË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 13, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e metadatave, strukturën e katalogimit dhe afatet e krijimit të metadatave specifike për çdo temë”, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), brenda 3 (tre) muajve nga hyrja në fuqi e rregullores, duhet të nxjerrë udhëzues teknik të detajuar për profilin e metadatave për krijuesit dhe përdoruesit.
3. Autoritetet përgjegjëse, sipas përcaktimeve të nenit 12, të ligjit nr.72/2012, marrin masat për krijimin e metadatave përkatëse brenda 1 viti nga hyrja në fuqi e rregullores.
4. Për temat, për të cilat nuk ekziston informacion gjeohapësinor, autoritetet publike përgjegjëse për krijimin, përpunimin dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore, depozitojnë pranë ASIG-ut, sipas përcaktimeve të nenit 12, të ligjit nr.72/2012, të dhënat gjeohapësinore dhe metadatat përkatëse të krijuara në përputhje me këtë rregullore dhe udhëzuesin teknik të përgatitur nga ASIG-u, sipas afateve të përcaktuara nga ky i fundit.
5. Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse sipas neneve 11 e 12, të ligjit nr.72/2012, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E DOKUMENTIT “STANDARDET SHTETËRORE PËR SPECIFIKIMET TEKNIKE TË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR NË SHQIPËRI, TEMA – KUFIJTË E NJËSIVE ADMINISTRATIVE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 11, pika 2, shkronja “d” dhe 16, pika 1, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës Kombëtare të Informacionit Gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e dokumentit “Standardet shtetërore për specifikimet teknike të informacionit gjeohapësinor në Shqipëri, tema – Kufijtë e njësive administrative”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet përgjegjëse për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e të dhënave gjeohapësinore, për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM, PA SHPËRBLIM, TË NJË SIPËRFAQEJE PREJ 371 M², NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË AUTORITETIT SHTETËROR PËR INFORMACIONIN GJEOHAPËSINOR (ASIG), QENDRËS “PROTIK”, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 4, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 901 e vijues, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim, pa shpërblim, të sipërfaqes prej 371 (treqind e shtatëdhjetë e një) m², të zyrave të katit të parë të ndërtesës “Godina e Inovacionit”, me numër pasurie 1/12, zona kadastrale 8160, rruga “Papa Gjon Pali II”, nr.3, në përgjegjësi administrimi të Autoritetit Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), qendrës “PROTIK”, Tiranë, për një afat prej 2 vitesh, sipas planimetrisë në aneksin 3, bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Autorizohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të lidhë aktmarrëveshje me qendrën “PROTIK”, Tiranë, për marrjen përsipër, nga ASIG-u, të mbulimit të shpenzimeve për shërbimet utilitare që i nevojiten qendrës “PROTIK”, Tiranë, në këto ambiente.
3. Vendimi nr.647, datë 19.9.2012, i Këshillit të Ministrave, “Për dhënien në përdorim, pa shpërblim, të një sipërfaqeje prej 371.41m², në përgjegjësi administrimi të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, qendrës “PROTIK”, Tiranë,” shfuqizohet.
4. Ngarkohen ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PRONËSI, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE BASHKIA BERAT, TË OBJEKTEVE DHE TË SIPËRFAQES TRUALL FUNKSIONAL, TË PRONËS NR.1045, ME EMËRTIM “OBJEKTI I ISH-REPARTIT USHTARAK NR.9910”, ME VENDNDODHJE NË LAGJEN “DONIKA KASTRIOTI”, BERAT, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 3, 5, 7 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në pronësi, nga Ministria e Mbrojtjes te Bashkia Berat, të objekteve dhe të sipërfaqes truall funksional, me sipërfaqe të përgjithshme 37 580 (tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind e tetëdhjetë) m2, të pronës nr.1045, me emërtim “Objekti i ish-repartit ushtarak nr.9910”, me vendndodhje në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, sipas planvendosjes, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për ta përdorur për krijimin e kushteve të shërbimit të varrimit për zgjerimin e varrezave publike të qytetit Berat.
2. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që i bashkëlidhet vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të hiqet prona nr.1045, me emërtim “Objekti i ish-repartit ushtarak nr.9910”, me vendndodhje në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat, sipas objekteve dhe të sipërfaqes truall funksional, me sipërfaqe të përgjithshme 37 580 (tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind e tetëdhjetë) m2, dhe të shtohet në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të llojit varreza publike, që i janë transferuar në pronësi ose në përdorim Bashkisë Berat.
3. Bashkisë Berat i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të objekteve dhe të sipërfaqes truall funksional, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë ose t’ua japë në përdorim të tretëve.
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, kryetari i Bashkisë Berat, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
* * *
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË DOKUMENTIT NDRYSHUES TË MARRËVESHJES SË GRANTIT NR.TF013972, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM/SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM, QË VEPRON SI ADMINISTRATOR I FONDEVE GRANT, TË SIGURUARA NGA DHURUES TË NDRYSHËM, NËN FONDIN E DYTË, SHUMËDHURUES, TË BESIMIT, PËR SHQIPËRINË, PËR MBËSHTETJEN PËR NGRITJEN E KAPACITETEVE PËR ZBATIMIN E SISTEMIT TË PLANIFIKIMIT TË INTEGRUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 27, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të dokumentit ndryshues të marrëveshjes së grantit nr.TF013972, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, që vepron si administrator i fondeve grant, të siguruara nga dhurues të ndryshëm, nën fondin e dytë, shumëdhurues, të besimit, për Shqipërinë, për mbështetjen për ngritjen e kapaciteteve për zbatimin e sistemit të planifikimit të integruar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.